Te Pilati
(Mt 27.1-2, Mt 11-14Mk 15.1-5Gjn 18.28-38)1 Atëherë tërë turma e tyre u ngrit, e çuan Jezuin te Pilati 2 dhe filluan ta padisnin kështu: «E zumë këtë njeri duke e nxjerrë popullin tonë nga udha. Ai ndalon t'i paguhen taksat Cezarit, e quan veten Krisht e thotë se është mbret». 3 Atëherë Pilati e pyeti: «A je ti mbreti i judenjve?». Jezui iu përgjigj: «Ti vetë po e thua». 4 Atëherë Pilati u tha kryepriftërinjve e turmave: «Nuk gjej asnjë faj te ky njeri». 5 Por ata ngulnin këmbë e thoshin: «Ai e ngre popullin në këmbë duke mësuar njerëzit nëpër tërë Judenë, që nga Galilea deri këtu».
Te Herodi
6 Kur e dëgjoi këtë, Pilati pyeti nëse ky njeri ishte galileas. 7 Si mori vesh se Jezui vinte nga krahina që qeverisej prej Herodit, e dërgoi tek ai, meqenëse Herodi gjendej në Jerusalem ato ditë. 8 Kur e pa Jezuin, Herodi u gëzua shumë. Ai kishte shumë kohë që donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar për Jezuin e shpresonte ta shihte duke bërë ndonjë shenjë. 9 Ai e pyeti gjatë, por Jezui nuk iu përgjigj. 10 Aty ishin edhe kryepriftërinjtë e shkruesit, të cilët e padisnin plot zemërim. 11 Edhe Herodi me ushtarët e vet e tallën dhe e përqeshën Jezuin. Pastaj i hodhën mbi supe një veshje të shndritshme dhe e dërguan te Pilati. 12 Atë ditë Herodi e Pilati u bënë miq me njëri-tjetrin, sepse më parë kishin qenë në armiqësi.
Dënimi me vdekje
(Mt 27.15-26Mk 15.6-15Gjn 18.39—19.16)13 Atëherë Pilati thirri kryepriftërinjtë, krerët dhe popullin 14 e u tha: «Më keni sjellë këtë njeri e më thoni se ai e nxjerr popullin nga udha. Ja, unë e hetova para syve tuaj, por nuk e gjeta te ky njeri fajin për të cilin e padisni 15 dhe as Herodi, sepse ai e ktheu te ne. Ky nuk ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen. 16-17 Prandaj do ta ndëshkoj e do ta liroj ». 18 Atëherë ata bërtitën të gjithë së bashku: «Vrite këtë e na liro Barabën». 19 Barabën e kishin futur në burg për një kryengritje që kishte ndodhur në qytet dhe për vrasje. 20 Pilati, që dëshironte ta lironte Jezuin, iu drejtua përsëri atyre, 21 por ata bërtisnin e thoshin: «Kryqëzoje, kryqëzoje!». 22 Për të tretën herë ai u tha: «Përse, ç'të keqe ka bërë? Nuk kam gjetur tek ai asnjë faj për ta dënuar me vdekje, prandaj do ta ndëshkoj e do ta liroj». 23 Por ata ngulnin këmbë dhe kërkonin me britma të mëdha që të kryqëzohej. Ulërimat e tyre bëheshin gjithnjë e më të forta. 24 Atëherë Pilati vendosi t'u plotësohej kërkesa. 25 Liroi njeriun që kishin kërkuar, atë që ishte futur në burg për kryengritje e vrasje, dhe u dorëzoi Jezuin, siç dëshironin ata.
Kryqëzimi
(Mt 27.32-44Mk 15.21-32Gjn 19.17-27)26 Ndërsa po e çonin për ta kryqëzuar, morën njëfarë Simoni nga Kirena, i cili po vinte nga ara dhe i ngarkuan kryqin që ta mbartte pas Jezuit. 27 Një turmë e madhe njerëzish shkonin pas tij. Mes tyre ishin edhe disa gra që rrihnin kraharorin e qanin për të, 28 por Jezui u kthye drejt tyre e u tha: «Bija të Jerusalemit, mos qani për mua, por qani për veten dhe për fëmijët tuaj. 29 Po vijnë ditët në të cilat do të thuhet: “Lum shterpat, lum ato që nuk lindën kurrë dhe gjinjtë që nuk mëkuan!”.
30 Atëherë do të fillojnë t'u thonë maleve:
“Bini mbi ne”
dhe kodrave:
“Na mbuloni!”.
31 Dhe nëse bëjnë kështu me drurin e njomë, çfarë do të ndodhë me të thatin?».
32 Ata sollën edhe dy keqbërës të tjerë për t'i kryqëzuar bashkë me Jezuin. 33 Kur arritën te vendi që quhej: «Kafka», kryqëzuan aty Jezuin dhe të dy keqbërësit, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë të tij.
34 Pastaj Jezui tha: «Atë, fali, se nuk dinë çfarë bëjnë ».
Dhe ata hodhën short për të ndarë rrobat e tij.
35 Populli rrinte aty e shikonte, ndërsa krerët e përqeshnin e thoshin: «Të tjerët i shpëtoi. Nëse ai është Krishti i Perëndisë, i Zgjedhuri, le ta shpëtojë veten». 36 Edhe ushtarët e përqeshnin. Ata erdhën, i sollën uthull 37 e i thanë: «Nëse je mbreti i judenjve, shpëto veten!». 38 Mbi të gjendej ky mbishkrim : «Ky është mbreti i judenjve».
39 Njëri nga keqbërësit e varur në kryq e fyente duke i thënë: «A nuk je ti Krishti? Shpëto veten dhe ne!». 40 Por tjetri e qortoi e i tha: «A nuk e druan Perëndinë, ti që po vuan të njëjtin dënim si ai? 41 Ne jemi dënuar me të drejtë, se po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi bërë, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe». 42 Pastaj tha: «Jezu, kujtohu për mua kur të shkosh në mbretërinë tënde». 43 Jezui iu përgjigj: «Me të vërtetë po të them, sot ti do të jesh me mua në parajsë».
Vdekja
(Mt 27.45-46Mk 15.33-41Gjn 19.28-30)44 Aty nga mesdita, errësira mbuloi gjithë tokën deri në orën tre pasdite. 45 Dielli u zu e veli i tempullit u gris më dysh. 46 Atëherë Jezui thirri me zë të lartë e tha: «Atë, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim ». Pasi tha këto, dha shpirt.
47 Kur pa çfarë kishte ndodhur, kryeqindësi përlëvdoi Perëndinë e tha: «Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë».
48 Të gjitha turmat që ishin mbledhur aty për të parë këtë ngjarje, panë se çfarë ndodhi e u kthyen duke rrahur kraharorin. 49 Ndërsa të gjithë të njohurit e tij, bashkë me gratë që e kishin ndjekur që nga Galilea, rrinin në njëfarë largësie dhe shikonin këto gjëra.
Varrimi
(Mt 27.57-61Mk 15.42-47Gjn 19.38-42)50 Aty ishte një njeri i mirë e i drejtë me emrin Jozef. Ai ishte anëtar i sinedrit, 51 por nuk e kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Jozefi ishte nga Arimateja, një qytet i Judesë, dhe priste mbretërinë e Perëndisë. 52 Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezuit. 53 Atëherë e zbriti nga kryqi, e mbështolli me një pëlhurë prej liri dhe e vendosi në një varr të hapur në shkëmb, ku nuk ishte vënë ende askush.
54 Ishte e premte, duke u gdhirë e shtunë. 55 Gratë, që kishin ardhur nga Galilea me Jezuin, e ndoqën pas Jozefin. Ato e panë varrin dhe sesi ishte vendosur trupi i Jezuit. 56 Pastaj u kthyen dhe përgatitën vajra erëmirë e mirrë.
Ngjallja
(Mt 28.1-10Mk 16.1-8Gjn 20.1-10)Të shtunën pushuan sipas ligjit.
1 Et surgens omnis multitudo eorum
duxerunt illum ad Pilatum
2 Coeperunt autem accusare illum dicentes
hunc invenimus subvertentem gentem nostram
et prohibentem tributa dari Caesari
et dicentem se Christum regem esse
3 Pilatus autem interrogavit eum dicens tu es rex Iudaeorum
at ille respondens ait tu dicis
4 Ait autem Pilatus ad principes sacerdotum et turbas
nihil invenio causae in hoc homine
5 At illi invalescebant dicentes
commovet populum docens per universam Iudaeam
et incipiens a Galilaea usque huc
6 Pilatus autem audiens Galilaeam
interrogavit si homo Galilaeus esset
7 et ut cognovit quod de Herodis potestate esset
remisit eum ad Herodem
qui et ipse Hierosolymis erat illis diebus
8 Herodes autem viso Iesu gavisus est valde
erat enim cupiens ex multo tempore videre eum
eo quod audiret multa de illo
et sperabat signum aliquod videre ab eo fieri
9 interrogabat autem illum multis sermonibus
at ipse nihil illi respondebat
10 Stabant etiam principes sacerdotum et scribae
constanter accusantes eum
11 Sprevit autem illum Herodes cum exercitu suo
et inlusit indutum veste alba et remisit ad Pilatum
12 et facti sunt amici Herodes et Pilatus in ipsa die
nam antea inimici erant ad invicem
13 Pilatus autem convocatis principibus sacerdotum et magistratibus et
plebe
14 dixit ad illos
obtulistis mihi hunc hominem quasi avertentem populum
et ecce ego coram vobis interrogans
nullam causam inveni in homine isto
ex his in quibus eum accusatis
15 Sed neque Herodes
nam remisi vos ad illum et ecce nihil dignum morte actum est ei
16 Emendatum ergo illum dimittam
17 necesse autem habebat dimittere eis per diem festum unum
18 Exclamavit autem simul universa turba dicens
tolle hunc et dimitte nobis Barabban
19 qui erat propter seditionem quandam factam in civitate et
homicidium missus in carcerem
20 Iterum autem Pilatus locutus est ad illos
volens dimittere Iesum
21 at illi succlamabant dicentes crucifige crucifige illum
22 Ille autem tertio dixit ad illos quid enim mali fecit iste
nullam causam mortis invenio in eo
corripiam ergo illum et dimittam
23 At illi instabant vocibus magnis postulantes ut crucifigeretur
et invalescebant voces eorum
24 Et Pilatus adiudicavit fieri petitionem eorum
25 dimisit autem illis eum
qui propter homicidium et seditionem missus fuerat in carcerem
quem petebant
Iesum vero tradidit voluntati eorum
26 Et cum ducerent eum
adprehenderunt Simonem quendam Cyrenensem venientem de villa
et inposuerunt illi crucem portare post Iesum
27 Sequebatur autem illum multa turba populi
et mulierum quae plangebant et lamentabant eum
28 conversus autem ad illas Iesus dixit
filiae Hierusalem nolite flere super me
sed super vos ipsas flete et super filios vestros
29 quoniam ecce venient dies in quibus dicent
beatae steriles et ventres qui non genuerunt
et ubera quae non lactaverunt
30 tunc incipient dicere montibus cadite super nos
et collibus operite nos
31 quia si in viridi ligno haec faciunt in arido quid
fiet
32 Ducebantur autem et alii duo nequam cum eo ut interficerentur
33 Et postquam venerunt in locum qui vocatur Calvariae
ibi crucifixerunt eum
Et latrones unum a dextris et alterum a sinistris
34 Iesus autem dicebat
Pater dimitte illis non enim sciunt quid faciunt
Dividentes vero vestimenta eius miserunt sortes
35 et stabat populus expectans
Et deridebant illum principes cum eis dicentes
alios salvos fecit se salvum faciat si hic est Christus Dei electus
36 Inludebant autem ei et milites
accedentes et acetum offerentes illi
37 dicentes
si tu es rex Iudaeorum salvum te fac
38 Erat autem et superscriptio inscripta super illum
litteris graecis et latinis et hebraicis
hic est rex Iudaeorum
39 Unus autem de his qui pendebant latronibus
blasphemabat eum dicens
si tu es Christus salvum fac temet ipsum et nos
40 Respondens autem alter increpabat illum dicens
neque tu times Deum quod in eadem damnatione es
41 et nos quidem iuste nam digna factis recipimus
hic vero nihil mali gessit
42 et dicebat ad Iesum
Domine memento mei cum veneris in regnum tuum
43 et dixit illi Iesus amen dico tibi hodie mecum eris in paradiso
44 Erat autem fere hora sexta
et tenebrae factae sunt in universa terra
usque in nonam horam
45 et obscuratus est sol
Et velum templi scissum est medium
46 Et clamans voce magna Iesus ait
Pater in manus tuas commendo spiritum meum
et haec dicens exspiravit
47 Videns autem centurio quod factum fuerat
glorificavit Deum dicens vere hic homo iustus erat
48 Et omnis turba eorum qui simul aderant ad spectaculum istud
et videbant quae fiebant
percutientes pectora sua revertebantur
49 stabant autem omnes noti eius a longe
et mulieres quae secutae erant eum a Galilaea haec
videntes
50 Et ecce vir nomine Ioseph qui erat decurio
vir bonus et iustus
51 hic non consenserat consilio et actibus eorum
ab Arimathia civitate Iudaeae
qui expectabat et ipse regnum Dei
52 hic accessit ad Pilatum et petiit corpus Iesu
53 Et depositum involvit sindone
et posuit eum in monumento exciso
in quo nondum quisquam positus fuerat
54 Et dies erat parasceves et sabbatum inlucescebat
55 subsecutae autem mulieres quae cum ipso venerant de Galilaea
viderunt monumentum et quemadmodum positum erat corpus eius
56 Et revertentes paraverunt aromata et unguenta
et sabbato quidem siluerunt secundum mandatum