Shtojcë
1 Sedekia ishte njëzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem. E ëma e tij quhej Hamitala dhe ishte bija e Jeremisë nga Libnahu. 2 Ai bëri çka është keq në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë Jehojakimi. 3 Ishte Zoti që, nga zemërimi, i solli këto fatkeqësi mbi Jerusalem e mbi Judë, derisa i dëboi nga prania e tij. Edhe Sedekia ngriti krye kundër mbretit të Babilonisë.
4 Në ditën e dhjetë të muajit të dhjetë të vitit të nëntë të mbretërimit të Sedekisë, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi me gjithë ushtrinë e tij për të sulmuar Jerusalemin, ngriti fushimin përballë qytetit dhe ngriti një mur rrethues rreth e rrotull tij. 5 Qyteti mbeti i rrethuar deri në vitin e njëmbëdhjetë të mbretërimit të Sedekisë. 6 Ditën e nëntë të muajit të katërt uria u bë aq e rëndë në qytet saqë nuk kishte më ushqim për popullin. 7 U hap një e çarë në qytet dhe të gjithë luftëtarët u arratisën e dolën nga qyteti natën, në drejtim të Arabahut, përmes portës që ndodhej mes dy mureve, pranë kopshtit të mbretit, ndërsa kaldenjtë e mbanin qytetin të rrethuar. 8 Ushtarët e kaldenjve e ndoqën pas mbretin dhe e kapën Sedekinë në fushën e Jerikosë. Mbretin e kishte braktisur e gjithë ushtria e tij. 9 Ata e kapën dhe e çuan te mbreti i Babilonisë në Riblah, në tokën e Hamatit, ku ai i shpalli vendimin. 10 Mbreti i Babilonisë ia theri bijtë Sedekisë para syve. Ai theri edhe të gjithë prijësit e Judës në Riblah. 11 Sedekisë i nxori sytë dhe e lidhi me vargonj. Mbreti i Babilonisë e mori në Babiloni dhe e mbajti në burg deri ditën kur vdiq.
12 Në ditën e dhjetë të muajit të pestë të vitit të nëntëmbëdhjetë të mbretërimit të Nabukodonosorit, në Babiloni, Nebuzaradani, kryerojtari në shërbim të mbretit të Babilonisë, hyri në Jerusalem. 13 Ai dogji tempullin e Zotit, pallatin mbretëror dhe u vuri zjarrin të gjitha shtëpive të Jerusalemit, veçanërisht shtëpive të fisnikëve. 14 Mbarë ushtria e kaldenjve, bashkë me kryerojtarin, shkatërruan muret e Jerusalemit. 15 Vegjëlinë dhe pjesën tjetër të popullit, ata që i ishin dorëzuar mbretit të Babilonisë, dhe zyrtarët e tjerë i shpërnguli në mërgim Nebuzaradani, kryerojtari. 16 Nebuzaradani, kryerojtari, la disa nga më të varfrit e vendit për vreshtari e bujqësi.
17 Kaldenjtë copëtuan shtyllat e bronzit, bazat dhe detin prej bronzi, që ishin në tempullin e Zotit dhe tërë bronzin e çuan në Babiloni. 18 Morën edhe rrethjet, lopatëzat, thikat, kovat, kupat dhe të gjitha pajisjet prej bronzi që përdoreshin për shërbesat. 19 Kryerojtari mori edhe govatat, mangallët, stërpikëset, kupëzat, shandanët, kusitë e gotat, të artat e të argjendtat. 20 Pesha e bronzit të të gjitha pajisjeve të dy shtyllave të detit të vetëm, të dymbëdhjetë qeve prej bronzi, që ishin nën të, e të mbartësve që i kishte bërë mbreti Solomon për tempullin e Zotit, nuk mund të llogaritej. 21 Njëra prej shtyllave ishte e lartë nëntë metra dhe duhej një fill gjashtë metra i gjatë për t'i matur gjerësinë. Trashësinë e kishte katër gisht, se brenda ishte golle. 22 Sipër kishte një kokë prej bronzi dhe lartësia e kokës ishte dy metra e gjysmë. Përreth kokës kishte një rrjetë e disa shegë, gjithçka prej bronzi. Njësoj ishte edhe shtylla tjetër, bashkë me shegët. 23 Shegët ishin nëntëdhjetë e gjashtë. Shegët përreth rrjetës ishin gjithsej njëqind.
24 Kryerojtari mori robër edhe kryepriftin Serajah, priftin e rendit të dytë, Sofoninë, dhe tre rojtarët e pragut të tempullit. 25 Nga qyteti mori robër zyrtarin që mbikëqyrte luftëtarët, shtatë këshilltarë të mbretit, që i gjeti në qytet, shkruesin e kreut të ushtrisë, që thërriste ushtarë djemtë e popullit, si dhe gjashtëdhjetë vetë nga ata që u gjendën në mes të qytetit. 26 Nebuzaradani, kryerojtari, i zuri robër dhe ia çoi mbretit të Babilonisë në Riblah. 27 Atëherë mbreti i Babilonisë i goditi për vdekje në Riblah, në vendin e Hamatit. Kështu, populli i Judës u shpërngul nga dheu i vet.
28 Kjo është njerëzia që Nabukodonosori shpërnguli: në vitin e shtatë, tre mijë e njëzet e tre judenj; 29 në vitin e tetëmbëdhjetë të Nabukodonosorit, nga Jerusalemi u shpërngulën tetëqind e tridhjetë e dy vetë; 30 në vitin e njëzetetretë të Nabukodonosorit, Nebuzaradani, kryerojtari, shpërnguli shtatëqind e dyzet e pesë judenj. Gjithsej katër mijë e pesëqind vetë.
Lirimi i Jehojakinit
31 Tridhjetë e shtatë vjet pas shpërnguljes së Jehojakinit, mbretit të Judës, në robëri, Evil Merodaku u bë mbret i Babilonisë. Në ditën e njëzetepestë të muajit të dymbëdhjetë, në fillim të mbretërimit të tij, e liroi Jehojakinin, mbretin e Judës, dhe e nxori nga burgu. 32 Ai fliste me dashamirësi me Jehojakinin dhe i caktoi një fron më të lartë se mbretërve të tjerë që ishin me të në Babiloni. 33 Jehojakini ndërroi rrobat e burgut dhe hëngri në një tryezë me mbretin deri në fund të jetës. 34 Mbreti i Babilonisë i dha çdo ditë sasinë e caktuar të gjërave që i nevojiteshin deri ditën që vdiq.
1 filius viginti et unius anni Sedecias cum regnare
coepisset
et undecim annis regnavit in Hierusalem
et nomen matris eius Amithal
filia Hieremiae de Lobna
2 et fecit malum in oculis Domini iuxta omnia quae fecerat Ioachim
3 quoniam furor Domini erat in Hierusalem et in Iuda
usquequo proiceret eos a facie sua
et recessit Sedecias a rege Babylonis
4 factum est autem in anno nono regni eius
in mense decimo decima mensis
venit Nabuchodonosor rex Babylonis
ipse et omnis exercitus eius adversum Hierusalem
et obsederunt eam
et aedificaverunt contra eam munitiones in circuitu
5 et fuit civitas obsessa
usque ad undecimum annum regis Sedeciae
6 mense autem quarto nona mensis
obtinuit fames in civitate
et non erant alimenta populo terrae
7 et disrupta est civitas et omnes viri bellatores fugerunt
et exierunt de civitate nocte
per viam portae quae est inter duos muros et ducit ad hortum regis
Chaldeis obsidentibus urbem in gyro
et abierunt per viam quae ducit in heremum
8 persecutus est autem exercitus Chaldeorum regem
et adprehenderunt Sedeciam in deserto quod est iuxta Hiericho
et omnis comitatus eius diffugit ab eo
9 cumque conprehendissent regem
adduxerunt eum ad regem Babylonis
in Reblatha quae est in terra Emath
et locutus est ad eum iudicia
10 et iugulavit rex Babylonis filios Sedeciae in oculis eius
sed et omnes principes Iudae occidit in Reblatha
11 et oculos Sedeciae eruit et vinxit eum conpedibus
et adduxit eum rex Babylonis in Babylonem
et posuit eum in domo carceris usque ad diem mortis eius
12 in mense autem quinto decima mensis
ipse est annus nonusdecimus Nabuchodonosor regis Babylonis
venit Nabuzardan princeps militiae
qui stabat coram rege Babylonis in Hierusalem
13 et incendit domum Domini et domum regis
et omnes domos Hierusalem
et omnem domum magnam igne conbusit
14 et totum murum Hierusalem per circuitum
destruxit cunctus exercitus Chaldeorum
qui erat cum magistro militiae
15 de pauperibus autem populi
et de reliquo vulgo quod remanserat in civitate
et de perfugis qui transfugerant ad regem Babylonis
et ceteros de multitudine transtulit Nabuzardan princeps militiae
16 de pauperibus vero terrae reliquit Nabuzardan princeps militiae
in vinitores et in agricolas
17 columnas quoque aereas quae erant in domo Domini et bases
et mare aereum quod erat in domo Domini
confregerunt Chaldei et tulerunt omne aes eorum in Babylonem
18 et lebetas et creagras et psalteria et fialas et
mortariola
et omnia vasa aerea quae in ministerio fuerant tulerunt
19 et hydrias et thymiamateria et urceos
et pelves et candelabra et mortaria et cyatos
quotquot aurea aurea
et quotquot argentea argentea
tulit magister militiae
20 columnas duas et mare unum
vitulos duodecim aereos qui erant sub basibus
quas fecerat rex Salomon in domo Domini
non erat pondus aeris omnium vasorum horum
21 de columnis autem
decem et octo cubiti altitudinis erant in columna una
et funiculus duodecim cubitorum circuibat eam
porro grossitudo eius quattuor digitorum
et intrinsecus cava erat
22 et capitella super utramque aerea
altitudo capitelli unius quinque cubitorum
et retiacula 23 et mala granata nonaginta sex dependentia
omnia mala granata centum retiaculis
circumdabantur
24 et tulit magister militiae Saraiam sacerdotem primum
et Sophoniam sacerdotem secundum et tres custodes vestibuli
25 et de civitate tulit eunuchum unum
qui erat praepositus super viros bellatores
et septem viros de his qui videbant faciem regis
qui inventi sunt in civitate
et scribam principem militum qui probabat tirones
et sexaginta viros de populo terrae
qui inventi sunt in medio civitatis
26 tulit autem eos Nabuzardan magister militiae
et duxit eos ad regem Babylonis in Reblatha
27 et percussit eos rex Babylonis
et interfecit eos in Reblatha in terra Emath
et translatus est Iuda de terra sua
28 iste est populus quem transtulit Nabuchodonosor
in anno septimo Iudaeos tria milia et viginti tres
29 in anno octavodecimo Nabuchodonosor
de Hierusalem animas octingentas triginta duas
30 in anno vicesimo tertio Nabuchodonosor
transtulit Nabuzardan magister militiae
Iudaeorum animas septingentas quadraginta quinque
omnes ergo animae quattuor milia sescentae
31 et factum est in tricesimo septimo anno transmigrationis Ioachim
regis Iudae
duodecimo mense vicesima quinta mensis
elevavit Evilmerodach rex Babylonis ipso anno regni sui
caput Ioachim regis Iudae
et eduxit eum de domo carceris
32 et locutus est cum eo bona
et posuit thronum eius super thronos regum
qui erant post se in Babylone
33 et mutavit vestimenta carceris eius
et comedebat panem coram eo semper cunctis diebus vitae suae
34 et cibaria eius cibaria perpetua dabantur ei a rege Babylonis
statuta per singulos dies
usque ad diem mortis suae cunctis diebus vitae eius