Shërbëtori i Zotit
1 Dëgjomëni, o ujdhesa,
bëni kujdes, o popuj të largët!
Zoti më thirri që në ngjizje,
e kujtoi emrin tim
që kur isha në bark të nënës.
2 Gojën time e bëri si shpata e mprehtë,
nën hijen e dorës së tij më mbajti fshehur,
më bëri të jem një shigjetë që shndrin,
në kukurën e vet ai më fshehu.
3 E më tha: «Ti je shërbëtori im, o Izrael,
në të cilin do të dëftej lavdinë time».
4 E unë thashë: «Më kot u mundova,
më kot i shterova fuqitë e mia,
e drejta ime është pranë Zotit,
shpërblimi im është te Perëndia im».
5 Kështu thotë tani Zoti,
ai që më dha trajtën e shërbëtorit të vet
që në barkun e nënës,
për të kthyer tek ai Jakobin,
për të mbledhur rreth tij Izraelin.
U bëra i lavdishëm në sytë e Zotit,
Perëndia im u bë fuqia ime.
6 Ai më tha: «Tepër pak është të jesh shërbëtori im,
për të ringritur fiset e Jakobit,
për të rikthyer tepricën e Izraelit.
Po të caktoj si dritë të popujve,
që të jesh shpëtimi im deri në skajet e tokës».
7 Kështu i thotë Zoti, shpenguesi i Izraelit,
i shenjti i Izraelit, atij që e përbuzin njerëzit,
atij që e përçmojnë kombet, skllavit të sundimtarëve:
Mbretërit do të shohin e do të ngrihen në këmbë,
princat do të bien përmbys,
për shkak të Zotit, që është besnik,
të shenjtit të Izraelit, që të zgjodhi ty.
Përtëritja e Izraelit
8 Kështu thotë Zoti:
Në kohën e duhur të jam gjendur,
ditën e shpëtimit të kam ndihmuar.
Të kam ruajtur,
të kam caktuar të jesh besëlidhja e popullit,
që vendin ti ta përtërish,
që të rindash trashëgimitë e shkatërruara,
9 për t'u thënë të burgosurve: «Dilni!»,
atyre që janë në errësirë: «Shfaquni!».
Përgjatë udhëve do të kullotin,
kullotat do t'i kenë mbi çdo kodër të zhveshur.
10 Nuk do të kenë uri, nuk do të kenë etje,
nuk do t'u bjerë as vapa e as dielli,
se do t'u prijë ai që ka mëshirë për ta,
nëpër burime ujërash do t'i çojë.
11 Gjithë malet e mia në udhë do t'i kthej,
rrugët e mia të mëdha më lart do t'i ngre.
12 Ja, këta do të vijnë nga larg,
ata nga veriu e perëndimi,
të tjerë nga dheu i Sinimit.

13 Ngazëlloni, o qiej, gëzohu ti, o tokë,
brohoritni ju, o male,
se Zoti e ngushëllon popullin e vet,
është i mëshirshëm me të varfrit e tij.
14 Sioni tha: «Më braktisi Zoti,
Zoti më ka harruar».
15 A mund ta harrojë gruaja foshnjën e vet
e të mos i dhimbset fryti i barkut të vet?
Por edhe sikur ato të harronin,
unë ty nuk të harroj!
16 Ja, të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia,
muret e tua gjithmonë para syve i kam.
17 Bijtë e tu po vijnë me nxitim,
ata që të rrënuan e të shkatërruan po ikin prej teje.
18 Ngriji sytë rreth e qark e shiko,
të gjithë po mblidhen e po vijnë te ti!
Pasha jetën time, kumton Zoti,
do t'i veshësh të gjithë si stoli,
porsi nusja do të ngjishesh me ta.
19 Se rrënojat e gërmadhat e tua,
bashkë me vendet e tua të shkretuara,
të ngushta do të jenë tani për banorët e tu,
ndërsa ata që të përpinin, larg do t'ia mbathin.
20 Edhe bijtë e atyre që t'i kishin rrëmbyer
do të të thonë në vesh:
«Tepër i ngushtë është ky vend për mua,
më bëj vend, që të mund të banoj».
21 Atëherë ti do të thuash në zemër:
«Po këta prej kujt më lindën?
Unë nuk mund të lindja dhe shterp isha,
në mërgim dhe dëbuar kam qenë.
Po këta kush i rriti?
Ja, unë kisha mbetur vetëm,
këta, vallë, nga më dolën?».
22 Kështu thotë Zoti Perëndi:
Ja, do ta ngre dorën drejt kombeve,
për nga popujt do ta ngre flamurin.
Në krahë do t'i sjellin atëherë bijtë e tu,
bijat e tua do t'i mbajnë mbi supe.
23 Mbretërit do të jenë birësuesit e bijve të tu,
princeshat e tyre, mëndeshat e tua.
Me fytyrë përdhe do të përkulen para tyre,
do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua.
Atëherë do ta dish se unë jam Zoti,
ata që shpresojnë në mua s'do të turpërohen.
24 A mund t'i merret vallë preja të fortit?
A mund të shpëtojë i drejti prej robëruesit?
25 Se kështu thotë Zoti:
Robërit do t'i merren edhe të fortit,
preja do t'i rrëmbehet tiranit.
Kundërshtarëve të tu do t'u kundërvihem
e bijtë e tu do t'i shpëtoj.
26 Ata që të shtypin do t'i bëj të hanë mishin e vet,
si me musht me gjakun e vet do të dehen.
Çdo qenie atëherë do ta dijë
se unë jam Zoti, shpëtimtari yt,
jam shpenguesi yt, i fuqishmi i Jakobit.
1 audite insulae et adtendite populi de longe
Dominus ab utero vocavit me
de ventre matris meae recordatus est nominis mei
2 et posuit os meum quasi gladium acutum
in umbra manus suae protexit me
et posuit me sicut sagittam electam in faretra sua abscondit me
3 et dixit mihi servus meus es tu Israhel
quia in te gloriabor
4 et ego dixi in vacuum laboravi
sine causa et vane fortitudinem meam consumpsi
ergo iudicium meum cum Domino et opus meum cum Deo meo
5 et nunc dicit Dominus formans me ex utero servum sibi
ut reducam Iacob ad eum
et Israhel non congregabitur
et glorificatus sum in oculis Domini
et Deus meus factus est fortitudo mea
6 et dixit parum est ut sis mihi servus
ad suscitandas tribus Iacob et feces Israhel convertendas
dedi te in lucem gentium
ut sis salus mea usque ad extremum terrae
7 haec dicit Dominus redemptor Israhel Sanctus eius
ad contemptibilem animam ad abominatam gentem
ad servum dominorum
reges videbunt et consurgent principes et adorabunt
propter Dominum quia fidelis est et Sanctum Israhel qui elegit te
8 haec dicit Dominus
in tempore placito exaudivi te et in die salutis auxiliatus sum tui
et servavi te et dedi te in foedus populi
ut suscitares terram et possideres hereditates dissipatas
9 ut diceres his qui vincti sunt exite et his qui in tenebris revelamini
super vias pascentur et in omnibus planis pascua eorum
10 non esurient neque sitient et non percutiet eos aestus et sol
quia miserator eorum reget eos
et ad fontes aquarum portabit eos
11 et ponam omnes montes meos in viam
et semitae meae exaltabuntur
12 ecce isti de longe venient
et ecce illi ab aquilone et mari et isti de terra australi
13 laudate caeli et exulta terra iubilate montes laudem
quia consolatus est Dominus populum suum
et pauperum suorum miserebitur
14 et dixit Sion dereliquit me Dominus et Dominus oblitus est mei
15 numquid oblivisci potest mulier infantem suum
ut non misereatur filio uteri sui
et si illa oblita fuerit ego tamen non obliviscar tui
16 ecce in manibus meis descripsi te
muri tui coram oculis meis semper
17 venerunt structores tui destruentes te et dissipantes a te exibunt
18 leva in circuitu oculos tuos et vide
omnes isti congregati sunt venerunt tibi
vivo ego dicit Dominus quia omnibus his velut ornamento vestieris
et circumdabis tibi eos quasi sponsa
19 quia deserta tua et solitudines tuae et terra ruinae tuae
nunc angusta erunt prae habitatoribus
et longe fugabuntur qui absorbebant te
20 adhuc dicent in auribus tuis filii sterilitatis tuae
angustus mihi est locus fac spatium mihi ut habitem
21 et dices in corde tuo quis genuit mihi istos
ego sterilis et non pariens transmigrata et captiva
et istos quis enutrivit
ego destituta et sola et isti ubi hic erant
22 haec dicit Dominus Deus
ecce levo ad gentes manum meam
et ad populos exaltabo signum meum
et adferent filios tuos in ulnis et filias tuas super umeros portabunt
23 et erunt reges nutricii tui et reginae nutrices tuae
vultu in terra dimisso adorabunt te
et pulverem pedum tuorum lingent
et scies quia ego Dominus
super quo non confundentur qui expectant eum
24 numquid tolletur a forte praeda
aut quod captum fuerit a robusto salvum esse poterit
25 quia haec dicit Dominus
equidem et captivitas a forte tolletur
et quod ablatum fuerit a robusto salvabitur
eos vero qui iudicaverunt te ego iudicabo
et filios tuos ego salvabo
26 et cibabo hostes tuos carnibus suis
et quasi musto sanguine suo inebriabuntur
et sciet omnis caro quia ego Dominus salvans te
et redemptor tuus Fortis Iacob