Mëkate të ndryshme
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Thuaju izraelitëve: nëse ndonjë izraelit apo i ardhur, që jeton në Izrael, i kushton fëmijën e vet si fli Molekut, të vritet. Populli i vendit ta vrasë me gurë. 3 Unë vetë do të kthehem kundër atij njeriu dhe do ta zhbihet prej popullit të tij, sepse ai ia dhuroi fëmijën Molekut, duke e ndotur shenjtëroren time dhe duke përdhosur emrin tim të shenjtë. 4 Nëse populli i vendit i mbyll sytë për të mos e parë atë njeri, që i dhuron fëmijën Molekut, dhe nuk e vret, 5 unë do të kthehem vetë kundër atij njeriu e kundër farefisit të tij dhe do ta zhbij prej popullit të tij, bashkë me të gjithë ata që kurvërojnë duke u dhënë pas Molekut. 6 Unë do të kthehem edhe kundër atij që kurvëron, duke u dhënë pas atyre që thërrasin shpirtra të vdekurish e pas yshtarëve, dhe do ta zhbij prej popullit të tij. 7 Shenjtërohuni dhe jini të shenjtë, sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
8 Mbajini vendimet e mia dhe zbatojini ato. Unë jam Zoti që ju shenjtëron. 9 Nëse dikush mallkon të atin dhe të ëmën, të vritet. Ka mallkuar të atin dhe të ëmën, prandaj gjaku i tij bie mbi vetë atë. 10 Nëse dikush shkel kurorën me një grua të martuar, domethënë me gruan e të afërtit, ai që kurvëroi dhe ajo që kurvëroi duhet të vriten. 11 Nëse dikush bie në shtrat me njerkën, duke zbuluar kështu lakuriqësinë e të atit, të vritet bashkë me njerkën dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta. 12 Nëse dikush bie në shtrat me të renë e vet, të vriten që të dy. Kanë kryer një shtrembërim. Gjaku i tyre rëntë mbi ta. 13 Nëse një mashkull bie në shtrat me një mashkull, siç bëhet me një femër, kanë kryer fëlligështi. Të vriten që të dy dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta. 14 Nëse dikush martohet me një grua dhe me nënën e saj, ka kryer poshtërsi. Edhe ai, edhe ato të digjen në zjarr.
Mes jush nuk do të ketë poshtërsi.
15 Nëse dikush kryen marrëdhënie me një kafshë, të vritet edhe ai, edhe kafsha. 16 Nëse një grua jepet me epsh pas një kafshe, të vritet edhe gruaja, edhe kafsha. Të vriten dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta. 17 Nëse dikush merr për grua motrën e vet, bijën e atit të vet apo bijën e nënës së vet, dhe sheh lakuriqësinë e saj dhe ajo të tijën, kjo është vepër e turpshme. Le të zhbihen në sy të popullit, sepse ka zbuluar lakuriqësinë e së motrës, dhe ai le të mbajë fajin e vet. 18 Nëse dikush bie në shtrat me ndonjë grua gjatë të përmuajshmeve të saj dhe i zbulon lakuriqësinë, duke zbuluar burimin e gjakrrjedhjes së saj, por edhe ajo të gjakrrjedhjes së vet, të zhbihen që të dy prej popullit.
19 Mos e zbulo lakuriqësinë e motrës së nënës sate apo të motrës së atit tënd, sepse zbulon lakuriqësinë e të afërmit. Këta le të mbajnë fajin e vet. 20 Nëse dikush bie në shtrat me gruan e ungjit të vet, zbulon lakuriqësinë e ungjit. Ai dhe gruaja do të mbajnë fajin e vet dhe do të vdesin pa fëmijë. 21 Kush merr gruan e të vëllait, kryen gjë të papastër. Ai ka parë lakuriqësinë e të vëllait dhe do të mbetet pa fëmijë.
22 Mbajini të gjitha rregullat e mia dhe të gjitha vendimet e mia, zbatojini ato, që të mos ju vjellë edhe ju toka, në të cilën po ju çoj për të banuar. 23 Mos jetoni sipas ligjeve të kombeve, që unë po dëboj para jush, sepse ata i kanë bërë të gjitha këto, prandaj më janë neveritur. 24 Juve ju kam thënë: do ta merrni si trashëgim tokën e tyre dhe unë do t'ju jap si trashëgim një tokë, në të cilën rrjedh qumësht e mjaltë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju ka ndarë prej popujve të tjerë. 25 Bëni dallim mes kafshëve të papastra e të pastra, mes zogjve të papastër e të pastër dhe mos u ndotni me kafshë, me shpendë e me çdo gjë që zvarritet mbi tokë dhe që për ju unë i kam ndarë si të papastra. 26 Do të jeni të shenjtë për mua, sepse unë, Zoti, jam i shenjtë dhe ju kam ndarë prej popujve, që të më përkisni mua. 27 Ai burrë ose ajo grua që thërrasin shpirtra të vdekurish apo që yshtin, të vriten. Le t'i vrasin me gurë dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta».
1 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
2 haec loqueris filiis Israhel
homo de filiis Israhel et de advenis qui habitant in Israhel
si quis dederit de semine suo idolo Moloch morte moriatur
populus terrae lapidabit eum
3 et ego ponam faciem meam contra illum
succidamque eum de medio populi sui
eo quod dederit de semine suo Moloch
et contaminaverit sanctuarium meum
ac polluerit nomen sanctum meum
4 quod si neglegens populus terrae
et quasi parvipendens imperium meum
dimiserit hominem qui dederit de semine suo Moloch
nec voluerit eum occidere
5 ponam faciem meam super hominem illum et
cognationem eius
succidamque et ipsum et omnes qui consenserunt ei
ut fornicarentur cum Moloch
de medio populi sui
6 anima quae declinaverit ad magos et ariolos
et fornicata fuerit cum eis
ponam faciem meam contra eam
et interficiam illam de medio populi sui
7 sanctificamini et estote sancti quia ego Dominus Deus vester
8 custodite praecepta mea et facite ea ego Dominus qui sanctifico vos
9 qui maledixerit patri suo et matri morte moriatur
patri matrique maledixit sanguis eius sit super eum
10 si moechatus quis fuerit cum uxore alterius
et adulterium perpetrarit cum coniuge
proximi sui
morte moriantur et moechus et adultera
11 qui dormierit cum noverca sua et revelaverit ignominiam patris sui
morte moriantur ambo sanguis eorum sit super eos
12 si quis dormierit cum nuru sua
uterque moriantur quia scelus operati sunt
sanguis eorum sit super eos
13 qui dormierit cum masculo coitu femineo
uterque operati sunt nefas morte moriantur
sit sanguis eorum super eos
14 qui supra uxorem filiam duxerit matrem eius
scelus operatus est vivus ardebit cum eis
nec permanebit tantum nefas in medio vestri
15 qui cum iumento et pecore coierit morte moriatur
pecus quoque occidite
16 mulier quae subcubuerit cuilibet iumento simul interficietur cum eo
sanguis eorum sit super eos
17 qui acceperit sororem suam filiam patris sui vel filiam matris suae
et viderit turpitudinem eius
illaque conspexerit fratris ignominiam
nefariam rem operati sunt occidentur in conspectu populi sui
eo quod turpitudinem suam mutuo revelarint
et portabunt iniquitatem suam
18 qui coierit cum muliere in fluxu menstruo
et revelaverit turpitudinem eius
ipsaque aperuerit fontem sanguinis sui
interficientur ambo de medio populi sui
19 turpitudinem materterae tuae et amitae tuae non
discoperies
qui hoc fecerit ignominiam carnis suae nudavit
portabunt ambo iniquitatem suam
20 qui coierit cum uxore patrui vel avunculi sui
et revelaverit ignominiam cognationis suae
portabunt ambo peccatum suum absque liberis morientur
21 qui duxerit uxorem fratris sui rem facit inlicitam
turpitudinem fratris sui revelavit
absque filiis erunt
22 custodite leges meas atque iudicia et facite ea
ne et vos evomat terra quam intraturi estis et habitaturi
23 nolite ambulare in legitimis nationum
quas ego expulsurus sum ante vos
omnia enim haec fecerunt et abominatus sum eos
24 vobis autem loquor
possidete terram eorum quam dabo vobis in hereditatem
terram fluentem lacte et melle
ego Dominus Deus vester qui separavi vos a ceteris populis
25 separate ergo et vos iumentum mundum ab inmundo
et avem mundam ab inmunda
ne polluatis animas vestras in pecore et in avibus et cunctis quae moventur in terra
et quae vobis ostendi esse polluta
26 eritis sancti mihi quia sanctus ego sum Dominus
et separavi vos a ceteris populis ut essetis mei
27 vir sive mulier in quibus pythonicus vel divinationis fuerit spiritus morte moriantur
lapidibus obruent eos
sanguis eorum sit super illos