Jehojakimi djeg shkrimet e Jeremisë
1 Në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës, Jeremisë iu drejtua kjo fjalë e Zotit e i tha: 2 «Merr një rrotull e shkruaj në të të gjitha fjalët që të thashë kundër Izraelit, kundër Judës e kundër të gjitha kombeve, që nga koha e Josisë e deri më sot. 3 Ndoshta njerëzit e shtëpisë së Judës do të dëgjojnë të gjithë zezonën që kam ndër mend të bëj kundër tyre, prandaj do të heqin dorë secili nga sjellja e vet e ligë e unë do t'ua fal fajin e mëkatin».
4 Jeremia thirri Barukun, birin e Neriahut, dhe Baruku shkroi në rrotull çfarë i tha Jeremia, të gjitha fjalët që i kishte thënë Zoti. 5 Atëherë Jeremia urdhëroi Barukun e i tha: «Unë e kam të ndaluar e nuk mund të shkoj në tempullin e Zotit, 6 prandaj shko ti në tempullin e Zotit, në një ditë agjërimi dhe lexo fjalët e Zotit në rrotullën që shkrove siç të thashë unë. Lexoji që t'i dëgjojnë edhe të gjithë judenjtë që do të vijnë prej qyteteve të tyre. 7 Ndoshta përgjërimi i tyre do të mbërrijë para Zotit dhe secili do të heqë dorë prej sjelljeve të veta të liga, sepse i madh është zemërimi e hidhërimi që lajmëroi Zoti kundrejt këtij populli». 8 Baruku, biri i Neriahut, bëri gjithçka i urdhëroi profeti Jeremi për leximin e librit të fjalëve të Zotit në tempullin e Zotit.
9 Në vitin e pestë të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës, në muajin e nëntë, u shpall një agjërim para Zotit për të gjithë popullin e Jerusalemit dhe për të gjithë popullin që kishte ardhur në Jerusalem prej qyteteve të Judës. 10 Baruku lexoi rrotullën, para gjithë popullit, fjalët e Jeremisë, në tempullin e Zotit, në dhomën e Gemariahut, birit të Shafanit, shkruesit, në tremen e epërme, te hyrja e Portës së Re të shtëpisë së Zotit.
11 Mikea, biri i Gemariahut, të birit të Shafanit, i dëgjoi të gjitha fjalët e Zotit të lexuara nga rrotulla, 12 zbriti nga pallati mbretëror në dhomën e shkruesit dhe, ja, ishin ulur të gjithë prijësit: Elishamai, shkrues; Delajahu, biri i Shemajahut; Elnatani, biri i Akborit; Gemariahu, biri i Shafanit, Sedekia, biri i Hananiahut dhe të gjithë prijësit. 13 Mikea u tregoi të gjitha fjalët që kishte dëgjuar kur Baruku kishte lexuar rrotullën para popullit. 14 Atëherë të gjithë prijësit dërguan Jehudiun, birin e Netanjahut, të birit të Shelemiahut, të birit të Kushit, për t'i thënë Barukut: «Merre në dorë rrotullën që lexove para popullit dhe eja». Atëherë Baruku, biri i Neriahut, mori në dorë rrotullën e shkoi tek ata. 15 I thanë: «Ulu e lexoje para nesh». Baruku e lexoi para tyre. 16 Kur i dëgjuan të gjitha ato fjalë, u kthyen tërë frikë nga njëri-tjetri e i thanë Barukut: «Të gjitha këto fjalë duhet t'ia tregojmë mbretit». 17 Pastaj e pyetën Barukun: «Na trego, pra, si i shkrove të gjitha këto fjalë. Prej gojës së tij?». 18 Baruku u përgjigj: «Ai m'i shpalli të gjitha këto fjalë dhe unë i shkrova me bojë në rrotull». 19 Prijësit i thanë Barukut: «Shko e fshihu ti dhe Jeremia e të mos e marrë vesh njeri ku gjendeni».
20 Ata shkuan te mbreti në treme, pasi e kishin lënë rrotullën në dhomën e shkruesit Elishama, dhe i treguan mbretit gjithçka. 21 Atëherë mbreti dërgoi Jehudiun të merrte rrotullën. Jehudiu e mori nga dhoma e Elishamait, shkruesit, dhe e lexoi para mbretit e para të gjithë prijësve që rrinin më këmbë pranë mbretit. 22 Mbreti rrinte ulur në pjesën dimërore të pallatit dhe kishte përpara mangallin me zjarrin ndezur, se ishte muaji i nëntë. 23 Pasi Jehudiu lexoi tri a katër shtylla, mbreti filloi t'i priste me briskun e shkruesit dhe t'i hidhte në zjarr, në mangall, derisa tërë rrotulla u dogj në zjarrin e mangallit. 24 As mbreti e as prijësit e tij nuk u trembën e nuk i shqyen petkat kur i dëgjuan këto fjalë. 25 Edhe kur Elnatani, Delajahu e Gemariahu iu lutën mbretit të mos e digjte rrotullën, ai nuk i dëgjoi, 26 përkundrazi, urdhëroi Jerahmelin, birin e mbretit, Serajahun, birin e Azrielit, dhe Shelemiahun, birin e Abdelit, t'i kapnin Barukun, shkruesin, dhe profetin Jeremi. Por Zoti i kishte fshehur.
27 Pasi mbreti e dogji rrotullën me fjalët që kishte shkruar Baruku siç kishin dalë nga goja e Jeremisë, fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë e i tha: 28 «Merr prapë një rrotull tjetër e shkruaj në të të gjitha fjalët që ishin në rrotullën e mëparshme, të cilën e dogji Jehojakimi, mbreti i Judës. 29 Shpall kundër Jehojakimit, mbretit të Judës: “Kështu thotë Zoti: ti e dogje atë rrotull duke thënë: ‘Pse ke shkruar se vërtet do të vijë mbreti i Babilonisë, do ta shkatërrojë këtë vend e do të zhbijë njerëz e kafshë?’. 30 Prandaj, kështu thotë Zoti kundër Jehojakimit, mbretit të Judës: nuk do të ketë kush të ulet pas tij në fronin e Davidit dhe kufoma e tij do të hidhet përjashta, në vapën e ditës e në acarin e natës. 31 Unë do ta ndëshkoj atë, pasardhësit e tij dhe shërbëtorët e tij, për shkak të ligësisë së tyre. Mbi ta, mbi banorët e Jerusalemit dhe mbi popullin e Judës do të dërgoj tërë zezonën që lajmërova kundër tyre, por ata nuk më dëgjuan”».
32 Jeremia mori një tjetër rrotull e ia dha Barukut, birit të Neriahut, shkruesit, i cili shkroi çfarë doli nga goja e Jeremisë, të gjitha fjalët e rrotullës, që kishte djegur në zjarr Jehojakimi, mbreti i Judës. Atyre fjalëve iu shtuan edhe shumë të tjera si ato.
1 et factum est in anno quarto Ioachim filii Iosiae regis
Iuda
factum est verbum hoc ad Hieremiam a Domino dicens
2 tolle volumen libri
et scribes in eo omnia verba quae locutus sum tibi
adversum Israhel et Iudam et adversum omnes gentes
a die qua locutus sum ad te ex diebus Iosiae usque ad diem hanc
3 si forte audiente domo Iuda universa mala quae ego cogito facere eis
revertatur unusquisque a via sua pessima
et propitius ero iniquitati et peccato eorum
4 vocavit ergo Hieremias Baruch filium Neriae
et scripsit Baruch ex ore Hieremiae
omnes sermones Domini quos locutus est ad eum in volumine libri
5 et praecepit Hieremias Baruch dicens
ego clausus sum nec valeo ingredi domum Domini
6 ingredere ergo tu et lege de volumine
in quo scripsisti ex ore meo verba Domini
audiente populo in domo Domini in die ieiunii
insuper et audiente universo Iuda
qui veniunt de civitatibus suis leges eis
7 si forte cadat oratio eorum in conspectu Domini
et revertatur unusquisque a via sua pessima
quoniam magnus furor et indignatio
quam locutus est Dominus adversum populum hunc
8 et fecit Baruch filius Neriae
iuxta omnia quae praeceperat ei Hieremias propheta
legens ex volumine sermones Domini in domo Domini
9 factum est autem in anno quinto Ioachim filii Iosiae
regis Iuda in mense nono
praedicaverunt ieiunium in conspectu Domini
omni populo in Hierusalem et universae multitudini
quae confluxerat de civitatibus Iuda in Hierusalem
10 legitque Baruch ex volumine sermones Hieremiae in domo Domini
in gazofilacio Gamariae filii Saphan scribae
in vestibulo superiori in introitu portae novae domus Domini
audiente omni populo
11 cumque audisset Micheas filius Gamariae filii Saphan
omnes sermones Domini ex libro
12 descendit in domum regis ad gazofilacium scribae
et ecce ibi omnes principes sedebant
Elisama scriba et Dalaias filius Semeiae
et Elnathan filius Achobor et Gamarias filius Saphan
et Sedecias filius Ananiae et universi principes
13 et nuntiavit eis Micheas omnia verba
quae audivit legente Baruch ex volumine in auribus populi
14 miserunt itaque omnes principes ad Baruch
Iudi filium Nathaniae filii Selemiae filii Chusi dicentes
volumen ex quo legisti audiente populo sume in manu tua et veni
tulit ergo Baruch filius Neriae volumen in manu sua et venit ad eos
15 et dixerunt ad eum sede et lege haec in auribus nostris
et legit Baruch in auribus eorum
16 igitur cum audissent omnia verba
obstipuerunt unusquisque ad proximum suum
et dixerunt ad Baruch
nuntiare debemus regi omnes sermones istos
17 et interrogaverunt eum dicentes
indica nobis quomodo scripsisti omnes sermones istos ex ore eius
18 dixit autem eis Baruch
ex ore suo loquebatur quasi legens ad me omnes sermones istos
et ego scribebam in volumine atramento
19 et dixerunt principes ad Baruch
vade et abscondere tu et Hieremias et nemo sciat ubi sitis
20 et ingressi sunt ad regem in atrium
porro volumen commendaverunt in gazofilacio Elisamae scribae
et nuntiaverunt audiente rege omnes sermones
21 misitque rex Iudi ut sumeret volumen
qui tollens illud de gazofilacio Elisamae scribae
legit audiente rege et universis principibus qui stabant circa regem
22 rex autem sedebat in domo hiemali in mense nono
et posita erat arula coram eo plena prunis
23 cumque legisset Iudi tres pagellas vel quattuor
scidit illud scalpello scribae
et proiecit in igne qui erat super arulam
donec consumeretur omne volumen igni qui erat in arula
24 et non timuerunt neque sciderunt vestimenta sua
rex et omnes servi eius qui audierunt universos sermones istos
25 verumtamen Elnathan et Dalaias et Gamarias
contradixerunt regi ne conbureret librum et non audivit eos
26 et praecepit rex Hieremahel filio Ammelech
et Saraiae filio Ezrihel et Selemiae filio Abdehel
ut conprehenderent Baruch scribam et Hieremiam prophetam
abscondit autem eos Dominus
27 et factum est verbum Domini ad Hieremiam
postquam conbuserat rex volumen
et sermones quos scripserat Baruch ex ore Hieremiae dicens
28 rursum tolle volumen aliud
et scribe in eo omnes sermones priores
qui erant in volumine primo
quod conbusit Ioachim rex Iuda
29 et ad Ioachim regem Iuda dices haec dicit Dominus
tu conbusisti volumen illud dicens
quare scripsisti in eo adnuntians
festinus veniet rex Babylonis et vastabit terram hanc
et cessare faciet ex illa hominem et iumentum
30 propterea haec dicit Dominus contra Ioachim regem Iuda
non erit ex eo qui sedeat super solium David
et cadaver eius proicietur ad aestum per diem et ad gelu per noctem
31 et visitabo contra eum et contra semen eius
et contra servos eius iniquitates suas
et adducam super eos et super habitatores Hierusalem
et super viros Iuda
omne malum quod locutus sum ad eos et non audierunt
32 Hieremias autem tulit volumen aliud
et dedit illud Baruch filio Neriae scribae
qui scripsit in eo ex ore Hieremiae
omnes sermones libri quem conbuserat Ioachim rex Iuda
igni
et insuper additi sunt sermones multo plures
quam ante fuerant