Përndjekja e Jeremisë
1 Prifti Pashhur, biri i Imerit, kryepërgjegjës në tempullin e Zotit, e dëgjoi Jereminë duke profetizuar këto gjëra. 2 Pashhuri e rrahu profetin Jeremi dhe e futi në qelinë që gjendej te Porta e Epërme e Benjaminit, në tempullin e Zotit. 3 Të nesërmen, kur Pashhuri e nxori Jereminë nga qelia, Jeremia i tha: «Zoti nuk do të të thërrasë më Pashhur, por “tmerr rreth e qark”. 4 Se kështu thotë Zoti: ja, do të të fus tmerrin ty e mbarë miqve të tu. Do të bien prej shpatës së armiqve të tyre e ti do t'i shohësh me sytë e tu. Mbarë Judën do ta dorëzoj në dorë mbretit të Babilonisë. Ai do t'i shpërngulë në Babiloni e do t'i godasë me shpatë. 5 Mbarë pasurinë e këtij qyteti, të gjitha pronat, të gjitha gjërat e çmueshme dhe të gjitha thesaret e mbretërve të Judës do t'ua dorëzoj armiqve të tyre. Ata do t'i plaçkitin, do t'i kapin e do t'i shpërngulin në Babiloni. 6 Edhe ti, Pashhur, e gjithë sa banojnë në shtëpinë tënde, do të shkoni në robëri, në Babiloni do të shkoni, atje do të vdisni e atje do të varroseni, ti e të gjithë miqtë e tu, për të cilët ke profetizuar rrejshëm.
Ankimi i Jeremisë
7 Ti më joshe, o Zot, e unë u josha,
më munde e fitove.
Shpoti u bëra tërë ditën,
të gjithë tallen me mua
8 Se sa herë flas, bërtas:
“Dhunë e rrënim!”, thërras,
se shkak qesëndie u bë për mua fjala e Zotit
e shkak përqeshjeje tërë ditën.
9 Thosha me vete: “Nuk do ta kujtoj më,
e nuk do të flas më në emrin e tij”.
Por kisha në zemër një si zjarr flakërues,
të ndryrë brenda kockave të mia.
U orvata ta ndalja,
por nuk munda.
10 Dëgjoja pëshpërimat e shumicës:
“Tmerr rreth e qark!
Paditeni! Ta paditim!”.
Të gjithë dashamirësit e mi
prisnin rrëzimin tim:
“Ndoshta do të gënjehet,
mund ta mposhtim
e të marrim hak kundër tij”.
11 Por Zoti është me mua porsi trim i frikshëm,
ndaj do të dridhen përndjekësit e mi
e nuk do të ngadhënjejnë.
Do të koriten fare,
se nuk do t'ia dalin,
me turp të përhershëm
që nuk do të harrohet.
12 O Zoti i ushtrive, që e shqyrton të drejtin,
që shqyrton veshkat e zemrën,
shfaqma hakmarrjen tënde kundër tyre,
se ty ta parashtrova çështjen time.
13 Këndojini Zotit,
lëvdojeni Zotin,
se e çliroi jetën e nevojtarit
nga dora e keqbërësit.
14 Mallkuar dita kur u linda!
Dita kur më lindi ime më
mos qoftë e bekuar!
15 Mallkuar qoftë njeriu
që i solli lajmin tim eti e i tha:
“Të ka lindur djalë”
e me ngazëllim e ngazëlleu.
16 Ai njeri qoftë si qyteti,
që Zoti e përmbysi pa mëshirë.
Dëgjoftë britma në ag
e ulërima në mesditë,
17 se nuk më la të vdisja që në bark;
ime më do të ishte për mua varr
e barku i saj shtatzënë përjetë.
18 Pse dola nga barku,
për të parë mund e pikëllim
e për t'i sosur me turp ditët e mia?».
1 et audivit Phassur filius Emmer sacerdos
qui constitutus erat princeps in domo Domini
Hieremiam prophetantem sermones istos
2 et percussit Phassur Hieremiam prophetam
et misit eum in nervum
quod erat in porta Beniamin superiori in domo Domini
3 cumque inluxisset in crastinum eduxit Phassur Hieremiam de nervo
et dixit ad eum Hieremias
non Phassur vocavit Dominus nomen tuum sed Pavorem undique
4 quia haec dicit Dominus ecce ego dabo te in pavorem
te et omnes amicos tuos
et corruent gladio inimicorum suorum
et oculi tui videbunt
et omnem Iudam dabo in manu regis Babylonis
et traducet eos in Babylonem et percutiet eos gladio
5 et dabo universam substantiam civitatis huius
et omnem laborem eius omneque pretium
et cunctos thesauros regum Iuda dabo in manu inimicorum eorum
et diripient eos et tollent et ducent in Babylonem
6 tu autem Phassur et omnes habitatores domus tuae
ibitis in captivitatem
et in Babylonem venies et ibi morieris ibique sepelieris
tu et omnes amici tui quibus prophetasti mendacium
7 seduxisti me Domine et seductus sum
fortior me fuisti et invaluisti
factus sum in derisum tota die
omnes subsannant me
8 quia iam olim loquor vociferans
iniquitatem et vastitatem clamito
et factus est mihi sermo Domini in obprobrium et in derisum tota die
9 et dixi non recordabor eius neque loquar ultra in nomine illius
et factus est in corde meo quasi ignis exaestuans claususque in ossibus
meis
et defeci ferre non sustinens
10 audivi enim contumelias multorum et terrorem in circuitu
persequimini et persequamur eum
ab omnibus viris qui erant pacifici mei et custodientes latus meum
si quo modo decipiatur et praevaleamus adversus eum
et consequamur ultionem ex eo
11 Dominus autem mecum est quasi bellator fortis
idcirco qui persequuntur me cadent et infirmi erunt
confundentur vehementer
quia non intellexerunt obprobrium sempiternum
quod numquam delebitur
12 et tu Domine exercituum probator iusti qui vides renes et cor
videam quaeso ultionem tuam ex eis
tibi enim revelavi causam meam
13 cantate Domino laudate Dominum
quia liberavit animam pauperis de manu malorum
14 maledicta dies in qua natus sum
dies in qua peperit me mater mea non sit benedicta
15 maledictus vir qui adnuntiavit patri meo dicens
natus est tibi puer masculus
et quasi gaudio laetificavit eum
16 sit homo ille ut sunt civitates
quas subvertit Dominus et non paenituit eum
audiat clamorem mane et ululatum in tempore meridiano
17 qui non me interfecit a vulva
ut fieret mihi mater mea sepulchrum
et vulva eius conceptus aeternus
18 quare de vulva egressus sum ut viderem laborem et dolorem
et consumerentur in confusione dies mei