Bekimet
1 «Mos bëni idhuj të rremë e as shtatore idhujsh për veten tuaj, mos ngrini shtylla të shenjta e mos bëni gurë me fytyra të gdhendura për t'i adhuruar në tokën tuaj, se unë jam Zoti, Perëndia juaj. 2 Mbajini të shtunat e mia e druani shenjtëroren time. Unë jam Zoti.
3 Nëse ecni sipas vendimeve të mia, nëse i mbani urdhërimet e mia e i zbatoni ato, 4 do t'ju jap shira në kohën e duhur, që toka të japë prodhim dhe që pemët e arave të mbushen me fruta. 5 Atëherë korrjet tuaja do të zgjatin deri në kohën e vjeljes dhe vjelja deri në kohën e korrjes. Do të hani bukë sa të ngiheni e do të jetoni të sigurt në vendin tuaj.
6 Do t'i jap paqe vendit e do të flini të qetë, pa ju trembur kush. Bishat e egra do t'i zhduk prej vendit tuaj dhe shpata nuk do ta përshkojë. 7 Do t'i ndiqni armiqtë e ata do të bien para jush prej shpatës. 8 Pesë prej jush do të ndjekin njëqind prej tyre dhe njëqind prej jush do të ndjekin dhjetë mijë prej tyre. Armiqtë do të bien prej shpatës suaj.
9 Do ta kthej vështrimin nga ju, do t'ju bëj pjellorë e do t'ju shtoj dhe besëlidhjen time me ju do ta mbaj. 10 Do të hani prej prodhimit të vjetër e do t'ju zgjatë, mandej do ta hidhni për t'i bërë vend prodhimit të ri. 11 Do ta ngre banesën time mes jush e nuk do t'ju përbuz. 12 Do të eci mes jush, do të jem Perëndia juaj e ju do të jeni populli im. 13 Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxora prej tokës së Egjiptit, që të mos ishit më skllevër të tyre. Unë i theva shufrat e zgjedhës suaj, që të ecnit me kokën lart».
Dënimet
14 «Por, nëse nuk më dëgjoni e nuk i zbatoni këto urdhërime, 15 nëse i hidhni poshtë rregullat e mia, nëse i përbuzni vendimet e mia dhe nuk i zbatoni urdhërimet e mia, por e thyeni besëlidhjen time, 16 atëherë edhe unë do t'ju ndëshkoj. Do t'ju shtie tmerrin, do t'ju rraskapit e do t'ju fus ethet. Sytë do t'ju mpaken e jeta do t'ju venitet. Do të mbillni, por më kot, sepse armiqtë do t'jua hanë të korrat. 17 Do të kthehem kundër jush e do të mposhteni prej armiqve. Ata që ju urrejnë do të sundojnë mbi ju e do të merrni arratinë pa ju ndjekur kush.
18 Nëse nuk do të më dëgjoni edhe pas kësaj, do t'jua shtatëfishoj ndëshkimet për shkak të mëkateve tuaja. 19 Do ta poshtëroj krenarinë e madhështisë tuaj dhe qiellin do t'jua bëj si hekur e tokën si bronz. 20 Mundi do t'u shkojë kot, se toka s'do të japë prodhim e pemët s'do të japin fruta. 21 Nëse veproni kundër meje dhe nëse nuk më dëgjoni, do t'jua shtatëfishoj plagët tuaja sipas mëkateve tuaja. 22 Do të lëshoj kundër jush egërsirat që do t'ju lënë pa fëmijë, do t'ju shfarosin bagëtitë, do t'ju pakësojnë në numër dhe udhët do t'jua shkretojnë.
23 Nëse edhe pas këtyre nuk do të ndreqeni për t'u kthyer tek unë, por do të veproni kundër meje, 24 edhe unë do të veproj kundër jush e do t'ju godas shtatëfish për shkak të mëkateve tuaja. 25 Do të dërgoj mbi ju shpatën hakmarrëse të besëlidhjes sime dhe, kur të mblidheni nëpër qytetet tuaja, do të dërgoj ndër ju murtajën e do të bini në dorë të armiqve. 26 Kur t'jua thyej enën e bukës, vetëm dhjetë gra do të pjekin bukë për ju në një furrë të vetme dhe bukën do t'jua japin me masë. Do të hani, por nuk do të ngiheni.
27 Nëse nuk më dëgjoni as kështu dhe veproni kundër meje, 28 do të veproj edhe unë kundër jush i zemëruar e do t'ju ndëshkoj shtatëfish për shkak të mëkateve tuaja. 29 Do të hani mishin e bijve tuaj dhe do të ushqeheni me mishin e bijave tuaja. 30 Faltoret tuaja në vende të larta do t'i shkatërroj, altarët e temjanit do t'i rrënoj, kufomat tuaja do t'i bëj pirg mbi kufomat e idhujve tuaj e do t'ju përbuz. 31 Qytetet tuaja do t'i kthej në gërmadha, altarët tuaj do t'i rrënoj e nuk do ta nuhas erën e këndshme të flive tuaja. 32 Do ta shkretoj tokën tuaj. Armiqtë tuaj, që banojnë në të, do të shtangen nga habia kur ta shohin, 33 ndërsa ju do t'ju hapërdaj ndër kombe dhe do të vringëllij shpatën pas jush. Toka juaj do të mbetet e shkretë dhe qytetet tuaja do të kthehen në gërmadha.
34 Atëherë toka do të shijojë prehjen e të shtunave të saj gjatë kohës që do të jetë e shkretë. Kur të jeni në vendin e armiqve tuaj, toka do të pushojë dhe do të shijojë të shtunat e saj. 35 Do të prehet gjatë gjithë kohës që do të jetë e shkretë, sepse nuk pushoi gjatë të shtunave tuaja, kur banonit në të.
36 Atyre që do të mbesin gjallë prej jush nëpër vendet e armiqve, do t'u fus në zemër tmerrin. Edhe fërfërima e gjethes që bie do t'i bëjë t'ia mbathin. Do të ikin prej shpatës dhe do të bien pa i ndjekur kush. 37 Do të përplasen me njëri-tjetrin si të iknin prej shpatës, pa i ndjekur kush. Asnjëri prej jush nuk do t'i bëjë dot ballë armikut. 38 Do të shuheni mes kombeve dhe do t'ju përpijë toka e armiqve tuaj. 39 Edhe ata prej jush që do të mbesin gjallë nëpër vendet e armiqve tuaj, do të kalben në paudhësitë e tyre. Do të kalben bashkë me etërit e tyre për shkak të paudhësive të tyre».
Premtimi i përtëritjes
40 «Ata që do të mbesin, do ta pranojnë paudhësinë e tyre dhe paudhësinë e etërve të tyre, kur më tradhtuan e vepruan kundër meje. 41 Prandaj, edhe unë veprova kundër tyre e i degdisa në vendin e armiqve të tyre.
Nëse zemra e tyre e parrethprerë përulet dhe ata e pranojnë paudhësinë, 42 atëherë unë do të kujtohem për besëlidhjen time me Jakobin, për besëlidhjen time me Isakun dhe për besëlidhjen time me Abrahamin. Do të kujtohem edhe për tokën, 43 e cila, kur të jetë braktisur prej tyre dhe të ketë mbetur e shkretë, do të shijojë të shtunat e veta. Ndërsa ata do të pranojnë ndëshkimin e paudhësisë së tyre, sepse nuk i pranuan vendimet e mia dhe i përbuzën rregullat e mia.
44 Por, edhe kur të jenë në tokën e armiqve nuk do të heq dorë prej tyre, nuk do t'i përbuz, që të mos marrin fund dhe nuk do ta zhbëj besëlidhjen time me ta. Unë jam Zoti, Perëndia i tyre. 45 Do t'u kujtoj besëlidhjen që bëra me të parët e tyre, të cilët i nxora prej dheut të Egjiptit para syve të kombeve, që të bëhem Perëndia i tyre. Unë jam Zoti».
46 Këto janë rregullat, vendimet e ligjet që Zoti caktoi mes tij dhe izraelitëve përmes Moisiut në malin e Sinait.
1 ego Dominus Deus vester non facietis vobis idolum et sculptile
nec titulos erigetis
nec insignem lapidem ponetis in terra vestra ut adoretis eum
ego enim sum Dominus Deus vester
2 custodite sabbata mea
et pavete ad sanctuarium meum ego Dominus
3 si in praeceptis meis ambulaveritis
et mandata mea custodieritis et feceritis ea
dabo vobis pluvias temporibus suis
4 et terra gignet germen suum et pomis arbores replebuntur
5 adprehendet messium tritura vindemiam
et vindemia occupabit sementem
et comedetis panem vestrum in saturitatem
et absque pavore habitabitis in terra vestra
6 dabo pacem in finibus vestris dormietis et non erit qui exterreat
auferam malas bestias et gladius non transibit terminos vestros
7 persequemini inimicos vestros et corruent coram
vobis
8 persequentur quinque de vestris centum alienos
et centum ex vobis decem milia
cadent inimici vestri in conspectu vestro gladio
9 respiciam vos et crescere faciam
multiplicabimini et firmabo pactum meum vobiscum
10 comedetis vetustissima veterum
et vetera novis supervenientibus proicietis
11 ponam tabernaculum meum in medio vestri
et non abiciet vos anima mea
12 ambulabo inter vos et ero vester Deus
vosque eritis populus meus
13 ego Dominus Deus vester
qui eduxi vos de terra Aegyptiorum ne serviretis eis
et qui confregi catenas cervicum vestrarum ut incederetis erecti
14 quod si non audieritis me nec feceritis omnia mandata mea
15 si spreveritis leges meas et iudicia mea contempseritis
ut non faciatis ea quae a me constituta sunt
et ad irritum perducatis pactum meum
16 ego quoque haec faciam vobis
visitabo vos velociter in egestate et ardore
qui conficiat oculos vestros et consumat animas
frustra seretis sementem quae ab hostibus devorabitur
17 ponam faciem meam contra vos
et corruetis coram hostibus vestris
et subiciemini his qui oderunt vos
fugietis nemine persequente
18 sin autem nec sic oboedieritis mihi
addam correptiones vestras septuplum propter peccata vestra
19 et conteram superbiam duritiae vestrae
daboque caelum vobis desuper sicut ferrum et terram aeneam
20 consumetur in cassum labor vester
non proferet terra germen nec arbores poma praebebunt
21 si ambulaveritis ex adverso mihi nec volueritis audire me
addam plagas vestras usque in septuplum propter
peccata vestra
22 emittamque in vos bestias agri
quae consumant et vos et pecora vestra
et ad paucitatem cuncta redigant desertaeque fiant viae vestrae
23 quod si nec sic volueritis recipere disciplinam
sed ambulaveritis ex adverso mihi
24 ego quoque contra vos adversus incedam
et percutiam vos septies propter peccata vestra
25 inducamque super vos gladium ultorem foederis mei
cumque confugeritis in urbes
mittam pestilentiam in medio vestri
et trademini hostium manibus
26 postquam confregero baculum panis vestri
ita ut decem mulieres in uno clibano coquant panes
et reddant eos ad pondus
et comedetis et non saturabimini
27 sin autem nec per haec audieritis me sed ambulaveritis contra me
28 et ego incedam adversum vos in furore contrario
et corripiam vos septem plagis propter peccata vestra
29 ita ut comedatis carnes filiorum et filiarum
vestrarum
30 destruam excelsa vestra et simulacra confringam
cadetis inter ruinas idolorum vestrorum
et abominabitur vos anima mea
31 in tantum ut urbes vestras redigam in solitudinem
et deserta faciam sanctuaria vestra
nec recipiam ultra odorem suavissimum
32 disperdamque terram vestram
et stupebunt super ea inimici vestri
cum habitatores illius fuerint
33 vos autem dispergam in gentes et evaginabo post vos gladium
eritque terra vestra deserta et civitates dirutae
34 tunc placebunt terrae sabbata sua cunctis diebus
solitudinis suae
quando fueritis
35 in terra hostili
sabbatizabit et requiescet in sabbatis solitudinis suae
eo quod non requieverit in sabbatis vestris
quando habitabatis in ea
36 et qui de vobis remanserint
dabo pavorem in cordibus eorum in regionibus hostium
terrebit eos sonitus folii volantis et ita fugient quasi gladium
cadent nullo sequente
37 et corruent singuli super fratres suos quasi bella fugientes
nemo vestrum inimicis audebit resistere
38 peribitis inter gentes et hostilis vos terra consumet
39 quod si et de his aliqui remanserint
tabescent in iniquitatibus suis in terra inimicorum suorum
et propter peccata patrum suorum et sua adfligentur
40 donec confiteantur iniquitates suas et maiorum suorum
quibus praevaricati sunt in me
et ambulaverunt ex adverso mihi
41 ambulabo igitur et ego contra eos
et inducam illos in terram hostilem
donec erubescat incircumcisa mens eorum
tunc orabunt pro impietatibus suis
42 et recordabor foederis mei
quod pepigi cum Iacob et Isaac et Abraham
terrae quoque memor ero
43 quae cum relicta fuerit ab eis
conplacebit sibi in sabbatis suis patiens solitudinem propter illos
ipsi vero rogabunt pro peccatis suis
eo quod abiecerint iudicia mea et leges meas despexerint
44 et tamen etiam cum essent in terra
hostili
non penitus abieci eos
neque sic despexi ut consumerentur
et irritum facerem pactum meum cum eis
ego enim sum Dominus Deus eorum
45 et recordabor foederis mei pristini
quando eduxi eos de terra Aegypti in conspectu gentium
ut essem Deus eorum ego Dominus Deus
haec sunt praecepta atque iudicia et leges
quas dedit Dominus inter se et inter
filios Israhel in monte Sinai per manum
Mosi