Shfarosja e pasardhësve të Ahabit
1 Ahabi kishte shtatëdhjetë bij, që jetonin në Samari. Jehu u dërgoi letra zyrtarëve të Samarisë, pleqësisë së Izrelit dhe kujdestarëve të bijve të Ahabit, ku shkruante: 2 «Ju që kujdeseni për bijtë e zotërisë suaj dhe zotëroni karroca, kuaj, qytete të fortifikuara dhe armë, 3 zgjidhni birin më të mirë e më të përshtatshëm të zotërisë suaj, vëreni të ulet mbi fronin e të atit dhe luftoni për familjen e zotërisë suaj». 4 Por ata u trembën shumë e thanë: «Ja, nuk u bënë dot ballë dy mbretër e si do t'i bëjmë ne?». 5 Atëherë mbikëqyrësi i pallatit mbretëror, qeveritari i qytetit, pleqësia dhe kujdestarët e bijve të mbretit i dërguan lajm Jehut e i thanë: «Jemi shërbëtorët e tu dhe do të bëjmë ç'të thuash ti. Nuk do të caktojmë asnjë mbret. Bëj si të të duket më mirë». 6 Atëherë Jehu u shkroi një letër të dytë e u tha: «Nëse jeni me mua dhe nëse më dëgjoni mua, merrini kokat e djemve të zotërisë suaj dhe ejani nesër në këtë orë tek unë në Izrel». Shtatëdhjetë bijtë e mbretit qëndronin me fisnikët e qytetit, të cilët i rritnin. 7 Sapo u mbërriti letra, i morën shtatëdhjetë bijtë e mbretit e i vranë. Kokat e tyre i vunë nëpër shporta dhe ia çuan Jehut në Izrel. 8 Një lajmëtar erdhi e i tha: «I sollën kokat e bijve të mbretit». Atëherë Jehu tha: «Vërini te porta e qytetit të ndarë në dy pirgje, deri në mëngjes». 9 Të nesërmen në mëngjes, Jehu doli, qëndroi para gjithë popullit e tha: «Ju jeni të drejtë, ndërsa unë u ngrita kundër Joramit, zotërisë tim, dhe e vrava. Po të gjithë këta kush i vrau? 10 Dijeni, pra, se asnjë nga fjalët që tha Zoti kundër shtëpisë së Ahabit nuk ra poshtë dhe se Zoti bëri atë që kishte thënë përmes shërbëtorit të tij, Elisë». 11 Atëherë Jehu vrau të gjithë ata që kishin mbetur në Izrel prej shtëpisë së Ahabit, të gjithë fisnikët, të njohurit dhe priftërinjtë e tij, pa lënë gjallë asnjë prej tyre.
12 Mandej Jehu u ngrit për të shkuar në Samari. Gjatë rrugës, kur po mbërrinte në Beteked të Barinjve, 13 hasi vëllezërit e Ahazjahut, mbretit të Judës, e i pyeti: «Kush jeni ju?». Ata i thanë: «Jemi vëllezërit e Ahazjahut dhe kemi ardhur të përshëndetim bijtë e mbretit dhe bijtë e nënës mbretëreshë». 14 Atëherë Jehu urdhëroi: «Kapini të gjallë!». I kapën të gjallë dhe i vranë pranë pusit të Betekedit. Ishin dyzet e dy burra e nuk shpëtoi asnjë prej tyre.
15 Kur u largua prej andej, Jehu hasi Jehonadabin, birin e Rekabit, i cili ishte nisur për ta takuar. Jehu e bekoi e i tha: «A është besnike zemra jote ndaj meje, siç është besnike zemra ime ndaj teje?». Jehonadabi i tha: «Po». Jehu iu përgjigj: «Nëse është, jepma dorën». Ai zgjati dorën, Jehu e mori me vete në karrocë 16 e i tha: «Eja me mua e shiko zellin tim për Zotin». Jehu e mbajti Jehonadabin në karrocën e tij gjatë udhës. 17 Kur mbërritën në Samari, Jehu vrau të gjithë të mbijetuarit e shtëpisë së Ahabit, që gjendeshin në qytet, derisa e shfarosi krejt shtëpinë e Ahabit, sipas fjalës që i kishte thënë Zoti Elisë.
Shkatërrimi i adhurimit të Baalit
18 Jehu mblodhi gjithë popullin e i tha: «Ahabi i ka shërbyer pak Baalit. Jehu do t'i shërbejë më shumë. 19 Prandaj m'i thërrisni këtu të gjithë profetët e Baalit, të gjithë ata që i shërbejnë dhe të gjithë priftërinjtë e tij. Të mos mungojë asnjë, sepse dua t'i kushtoj Baalit një fli të madhe. Kush mungon, do të vritet». Por Jehu e bëri këtë gjë me dredhi, për t'i shfarosur të gjithë ata që i shërbenin Baalit. 20 Pastaj Jehu tha: «Shpallni një të kremte të shenjtë në nder të Baalit». Ata e shpallën të kremten e shenjtë. 21 Jehu dërgoi lajmëtarë në mbarë Izraelin dhe të gjithë ata që i shërbenin Baalit erdhën në të kremte. Nuk mbeti njeri pa shkuar. Hynë të gjithë në tempullin e Baalit dhe tempulli u mbush cep më cep. 22 Jehu i tha kujdestarit të veshjeve: «Nxirrni veshjet për të gjithë ata që i shërbejnë Baalit». Kujdestari ua solli veshjet. 23 Atëherë Jehu shkoi bashkë me Jehonadabin, birin e Rekabit, në tempullin e Baalit e u tha shërbëtorëve të Baalit: «Shihni mirë se mos ka ndonjë shërbëtor të Zotit këtu mes jush. Të jenë vetëm shërbëtorët e Baalit». 24 Kështu, ata hynë për të kushtuar therore dhe fli shkrumbimi. Jehu kishte vënë përjashta tetëdhjetë burra, të cilëve u kishte thënë: «Nëse ndonjëri prej jush lë të ikë ndonjë prej këtyre njerëzve që po ju dorëzoj, do ta paguajë me jetën e vet».
25 Pas kushtimit të flisë së shkrumbimit, Jehu u dha urdhër rojave dhe prijësve ushtarakë: «Hyni dhe vritini! Të mos ju shpëtojë asnjë!». Rojat dhe prijësit ushtarakë i kaluan në teh të shpatës, i hodhën kufomat jashtë dhe hynë në shenjtëroren e tempullit të Baalit. 26 Nxorën prej andej përmendoret e shenjta të tempullit të Baalit dhe i dogjën. 27 Pasi shkatërruan përmendoren e shenjtë, e shkatërruan tempullin e Baalit dhe e kthyen në nevojtore, siç është edhe sot e kësaj dite.
Mbretërimi i Jehut
28 Kështu, Jehu e zhduku Baalin prej Izraelit. 29 E megjithatë ai nuk u shmang nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e shtyu Izraelin në mëkat dhe nuk hoqi dorë nga viçat e artë në Betel e në Dan. 30 Atëherë Zoti i tha Jehut: «Meqenëse veprove mirë, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e mi, dhe zbatove gjithçka që doja kundër shtëpisë së Ahabit, pasardhësit e tu do të ulen mbi fronin e Izraelit deri në brezninë e katërt». 31 Por Jehu nuk dëgjoi e nuk eci me gjithë zemër sipas ligjit të Zotit, Perëndisë së Izraelit. Ai nuk u kthye prej mëkateve të Jeroboamit, i cili shtyu edhe Izraelin në mëkat.
32 Në atë kohë, Zoti filloi t'i marrë toka Izraelit. Hazaeli i mposhti izraelitët në të gjithë kufijtë 33 në lindje të Jordanit dhe pushtoi mbarë tokën e Gileadit, që i përkiste fiseve të Gadit, Rubenit dhe Manaseut, që nga Aroeri në luginën e Arnonit e deri në Gilead e në Bashan. 34 Bëmat e tjera të Jehut, të gjitha veprat dhe trimëritë e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit. 35 Jehu u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Samari. Pas tij mbretëroi Jehoahazi, i biri. 36 Jehu mbretëroi mbi Izraelin për njëzet e tetë vjet në Samari.
1 erant autem Ahab septuaginta filii in Samaria
scripsit ergo Hieu litteras et misit in Samariam ad optimates civitatis
et ad maiores natu et ad nutricios Ahab dicens
2 statim ut acceperitis litteras has
qui habetis filios domini vestri
et currus et equos et civitates firmas et arma
3 eligite meliorem et eum qui vobis placuerit de filiis domini vestri
et ponite eum super solium patris sui
et pugnate pro domo domini vestri
4 timuerunt illi vehementer et dixerunt
ecce duo reges non potuerunt stare coram eo
et quomodo nos valebimus resistere
5 miserunt ergo praepositus domus
et praefectus civitatis et maiores natu et nutricii
ad Hieu dicentes
servi tui sumus quaecumque iusseris faciemus
nec constituemus regem
quodcumque tibi placet fac
6 rescripsit autem eis litteras secundo dicens
si mei estis et oboeditis mihi tollite capita filiorum domini vestri
et venite ad me hac eadem hora cras in Hiezrahel
porro filii regis septuaginta viri apud optimates civitatis nutriebantur
7 cumque venissent litterae ad eos
tulerunt filios regis et occiderunt septuaginta viros
et posuerunt capita eorum in cofinis
et miserunt ad eum in Hiezrahel
8 venit autem nuntius et indicavit ei dicens
adtulerunt capita filiorum regis
qui respondit ponite ea duos acervos
iuxta introitum portae usque mane
9 cumque diluxisset egressus est et stans dixit ad omnem populum
iusti estis si ego coniuravi contra dominum meum et interfeci eum
quis percussit omnes hos
10 videte ergo nunc quoniam non cecidit de sermonibus Domini in terram
quos locutus est Dominus super domum Ahab
et Dominus fecit quod locutus est in manu servi sui Heliae
11 percussit igitur Hieu omnes
qui reliqui erant de domo Ahab in Hiezrahel
et universos optimates eius et notos et sacerdotes
donec non remanerent ex eo reliquiae
12 et surrexit et venit in Samariam
cumque venisset ad Camaram pastorum in via
13 invenit fratres Ahaziae regis Iuda
dixitque ad eos quinam estis vos
at illi responderunt fratres Ahaziae sumus
et descendimus ad salutandos filios regis et filios reginae
14 qui ait conprehendite eos vivos
quos cum conprehendissent vivos
iugulaverunt eos in cisterna iuxta Camaram
quadraginta duos viros
et non reliquit ex eis quemquam
15 cumque abisset inde
invenit Ionadab filium Rechab in occursum sibi et benedixit ei
et ait ad eum
numquid est cor tuum rectum sicut cor meum cum corde tuo
et ait Ionadab est
si est inquit da manum tuam
qui dedit manum suam
at ille levavit eum ad se in curru
16 dixitque ad eum
veni mecum et vide zelum meum pro Domino
et inpositum currui suo
17 duxit in Samariam
et percussit omnes qui reliqui fuerant de Ahab in
Samaria usque ad unum
iuxta verbum Domini quod locutus est per Heliam
18 congregavit ergo Hieu omnem populum et dixit ad eos
Ahab coluit Baal parum ego autem colam eum amplius
19 nunc igitur omnes prophetas Baal et universos servos eius
et cunctos sacerdotes ipsius vocate ad me
nullus sit qui non veniat
sacrificium enim grande est mihi Baal
quicumque defuerit non vivet
porro Hieu faciebat hoc insidiose ut disperderet cultores Baal
20 dixit sanctificate diem sollemnem Baal
vocavitque
21 et misit in universos terminos Israhel
et venerunt cuncti servi Baal
non fuit residuus ne unus quidem qui non veniret
et ingressi sunt templum Baal
et repleta est domus Baal a summo usque ad summum
22 dixitque his qui erant super vestes
proferte vestimenta universis servis Baal
et protulerunt eis vestes
23 ingressusque Hieu et Ionadab filius Rechab templum Baal
et ait cultoribus Baal
perquirite et videte ne quis forte vobiscum sit de servis Domini
sed ut sint soli servi Baal
24 ingressi sunt igitur ut facerent victimas et holocausta
Hieu autem praeparaverat sibi foris octoginta viros et
dixerat eis
quicumque fugerit de hominibus his
quos ego adduxero in manus vestras
anima eius erit pro anima illius
25 factum est ergo cum conpletum esset holocaustum
praecepit Hieu militibus et ducibus suis
ingredimini et percutite eos nullus evadat
percusseruntque eos ore gladii et proiecerunt
milites et duces
et ierunt in civitatem templi Baal
26 et protulerunt statuam de fano Baal
et conbuserunt
27 et comminuerunt eam
destruxerunt quoque aedem Baal
et fecerunt pro ea latrinas usque ad diem hanc
28 delevit itaque Hieu Baal de Israhel
29 verumtamen a peccatis Hieroboam filii Nabath qui peccare fecerat Israhel non recessit
nec dereliquit vitulos aureos qui erant in Bethel et in Dan
30 dixit autem Dominus ad Hieu
quia studiose fecisti quod rectum erat et placebat in
oculis meis
et omnia quae erant in corde meo fecisti contra domum Ahab
filii tui usque ad quartam generationem sedebunt super thronum Israhel
31 porro Hieu non custodivit
ut ambularet in lege Domini Dei Israhel in toto corde suo
non enim recessit a peccatis Hieroboam qui peccare fecerat Israhel
32 in diebus illis coepit Dominus taedere super Israhel
percussitque eos Azahel in universis finibus Israhel
33 a Iordane contra orientalem plagam
omnem terram Galaad et Gad et Ruben et Manasse
ab Aroer quae est super torrentem Arnon et Galaad et Basan
34 reliqua autem verborum Hieu et universa quae fecit et fortitudo eius
nonne haec scripta sunt in libro verborum dierum regum Israhel
35 et dormivit Hieu cum patribus suis sepelieruntque eum in Samaria
et regnavit Ioachaz filius eius pro eo
36 dies autem quos regnavit Hieu super Israhel
viginti et octo anni sunt in Samaria