Çlirimi i Izraelit
1 Por Zoti do të ketë dhembshuri për Jakobin e do ta zgjedhë përsëri Izraelin dhe në tokën e tyre sërish do t'i vendosë. Me ta do të bashkohen edhe të huajt e do të lidhen me shtëpinë e Jakobit. 2 Popuj të tjerë do t'i marrin izraelitët e do t'i çojnë në vendin e tyre. Atëherë shtëpia e Izraelit do t'i marrë si trashëgimi në tokën e Zotit e do t'i bëjë shërbëtorë e shërbëtore për vete. Ata që i patën robëruar do të bëhen robërit e tyre dhe izraelitët do të sundojnë mbi ata që dikur i sundonin. 3 Kur Zoti të të ketë çliruar prej vuajtjes, prej mjerimit e prej skllavërisë së rëndë, nën zgjedhën e së cilës ishe, 4 do të thuash këtë fjalë shpotitëse kundër mbretit të Babilonisë:
Si mbaroi kështu tirani?
Si mori fund shtypja?
5 Zoti e theu shkopin e të paudhëve,
skeptrin e tiranëve e copëtoi,
6 që i godiste popujt me furi,
që i gjuante pa pushim,
që me zemërim i nënshtronte kombet,
që i përndiqte pa mëshirë.
7 E qetë prehet toka mbarë,
brohorasin kudo me gëzim.
8 Për ty gëzojnë edhe bredhat,
gëzojnë cedrat e Libanit:
«Që atëherë kur u shove ti,
s'erdhi më kush për të na prerë!».
9 Edhe skëterra poshtë për ty u vu në lëvizje,
ardhjen tënde duke pritur,
për ty i ngriti hijet e të vdekurve,
të gjithë ata që dikur sundonin tokën,
prej froneve të tyre i bëri të ngrihen
gjithë mbretërit e kombeve.
10 Të gjithë do të marrin fjalën.
«U këpute edhe ti si ne», do të thonë,
«Edhe ti u bëre njëlloj si ne».
11 Në skëterrë u plandos madhëria jote,
bashkë me tingëllimën e harpave të tua,
krimbat do të kesh tani për shtrojë,
vemjet për mbulesë.
12 Po si re prej qiellit, o dritësjellës,
ti, o biri i agimit?
U përplase përdhe edhe ti,
ti që mbi kombet ngadhënjeje.
13 Në zemër ti thoshe: «Në qiell kam për t'u ngjitur,
fronin mbi yjet e Perëndisë do ta ngre.
Do të ulem mbi malin e tubimit,
atje në skaj të veriut.
14 Do të ngjitem përsipër reve,
do të bëhem si i Tejlarti».
15 Por, ja që je plandosur në skëterrë,
në skajin më të thellë të gropës.
16 Kush të sheh, sytë t'i ngul,
me vëmendje të vështron:
«A nuk është ky ai që trandte tokën,
që i bënte mbretëritë të dridheshin?
17 Ai që botën shkretëtirë e bëri,
që qytetet ia rrafshoi
e të burgosurit kurrë nuk i liroi?».
18 Tërë mbretërit e kombeve,
të gjithë prehen me lavdi,
secili në varrin e vet.
19 Por ty të kanë flakur jashtë varrit,
si atë degën e kalbur,
i mbështjellë me të therurit,
me të shpuarit nga shpata,
të hedhur mbi pllakat e varrit,
si kufomë shkelur me këmbë.
20 Ti nuk do të varrosesh si ata,
se vendin tënd e ke shkretuar,
e popullin tënd e ke shfarosur.
Fara e keqbërësve
nuk do të përmendet më kurrë.
21 Bëni gati shfarosjen për bijtë e tij,
për paudhësinë e etërve të tyre,
që të mos ngrihen më për të zotëruar tokën,
që të mos mbushin më faqen e dheut.
22 Do të ngrihem kundër tyre, kumton Zoti i ushtrive,
Babilonisë do t'ia shfaros emrin,
bashkë me ç't'i ketë mbetur, me farë e me fis,
kumton Zoti,
23 do ta bëj fole iriqësh,
do ta kthej në moçal.
Do ta fshij me fshesë shkatërrimi,
kumton Zoti i ushtrive.
24 Zoti i ushtrive është betuar:
përnjëmend, siç e mendova,
ashtu do të ndodhë,
siç e shestova, ashtu do të jetë.
25 Do ta mposht Asirinë në tokën time,
në malet e mia do ta shkel me këmbë.
Zgjedha e saj do të hiqet prej tyre,
barra e saj do t'u bjerë prej shpatullave.
26 Ky është vendimi i marrë kundër mbarë tokës,
ky është krahu i shtrirë mbi mbarë kombet!
27 Sepse kështu vendosi Zoti i ushtrive,
kush mund të kundërshtojë?
Krahu i tij është shtrirë tashmë,
kush mund t'ia kthejë pas?
Profeci kundër filistinëve
28 Vitin që vdiq mbreti Ahaz, u bë kjo profeci:
29 mos u gëzo ti, o Filiste e tërë,
se u thye shkopi që të rrihte.
Nga rrënja e gjarprit do të dalë nepërka
e pjella e tij do të jetë dragua fluturues.
30 Të parëlindurit e skamnorëve do të kenë ç'të hanë
e të varfrit do të pushojnë në qetësi.
Me uri do ta zhbij rrënjën tënde
e ç'të ketë mbetur prej teje do të vritet.
31 Vajto, o portë! Jepja gjëmës, o qytet!
Dridhu ti, o Filiste e tërë,
se po vjen tymi nga veriu
e nga radhët e tij s'ikën kush.
32 E ç'përgjigje do t'u japin
lajmëtarëve të kombeve?
«Sionin e ka themeluar Zoti.
Në të do të gjejnë strehim
të mjerët e popullit të tij».
1 prope est ut veniat tempus eius et dies eius non elongabuntur
miserebitur enim Dominus Iacob et eliget adhuc de Israhel
et requiescere eos faciet super humum suam
adiungetur advena ad eos et adherebit domui Iacob
2 et tenebunt eos populi et adducent eos in locum suum
et possidebit eos domus Israhel super terram Domini in servos et ancillas
et erunt capientes eos qui se ceperant et subicient exactores suos
3 et erit in die illa cum requiem dederit tibi Deus a labore
tuo
et a concussione tua et a servitute dura qua ante servisti
4 sumes parabolam istam contra regem Babylonis et dices
quomodo cessavit exactor quievit tributum
5 contrivit Dominus baculum impiorum
virgam dominantium
6 caedentem populos in indignatione
plaga insanabili subicientem in furore gentes
persequentem crudeliter
7 conquievit et siluit omnis terra gavisa est et exultavit
8 abietes quoque laetatae sunt super te et cedri Libani
ex quo dormisti non ascendit qui succidat nos
9 infernus subter conturbatus est in occursum adventus tui
suscitavit tibi gigantas omnes principes
terrae
surrexerunt de soliis suis omnes principes nationum
10 universi respondebunt et dicent tibi
et tu vulneratus es sicut nos nostri similis effectus es
11 detracta est ad inferos superbia tua concidit cadaver tuum
subter te sternetur tinea et operimentum tuum erunt vermes
12 quomodo cecidisti de caelo lucifer qui mane oriebaris
corruisti in terram qui vulnerabas gentes
13 qui dicebas in corde tuo
in caelum conscendam super astra Dei exaltabo solium meum
sedebo in monte testamenti in lateribus aquilonis
14 ascendam super altitudinem nubium ero similis
Altissimo
15 verumtamen ad infernum detraheris in profundum laci
16 qui te viderint ad te inclinabuntur teque prospicient
numquid iste est vir qui conturbavit terram qui concussit regna
17 qui posuit orbem desertum et urbes eius destruxit
vinctis eius non aperuit carcerem
18 omnes reges gentium universi dormierunt in gloria
vir in domo sua
19 tu autem proiectus es de sepulchro tuo quasi stirps inutilis
pollutus et obvolutus
qui interfecti sunt gladio
et descenderunt ad fundamenta laci
quasi cadaver putridum
20 non habebis consortium
neque cum eis in sepultura
tu enim terram disperdisti
tu populum occidisti
non vocabitur in aeternum semen pessimorum
21 praeparate filios eius occisioni
in iniquitate patrum eorum
non consurgent nec hereditabunt terram
neque implebunt faciem orbis civitatum
22 et consurgam super eos dicit Dominus exercituum
et perdam Babylonis nomen et reliquias et germen et progeniem
ait Dominus
23 et ponam eam in possessionem ericii et in paludes aquarum
et scopabo eam in scopa terens dicit Dominus exercituum
24 iuravit Dominus exercituum dicens
si non ut putavi ita erit
et quomodo mente tractavi
25 sic eveniet
ut conteram Assyrium in terra mea
et in montibus meis conculcem eum
et auferetur ab eis iugum eius
et onus illius ab umero eorum tolletur
26 hoc consilium quod cogitavi super omnem terram
et haec est manus extenta super universas gentes
27 Dominus enim exercituum decrevit et quis poterit infirmare
et manus eius extenta et quis avertet eam
28 in anno quo mortuus est rex Ahaz factum est onus istud
29 ne laeteris Philisthea omnis tu
quoniam comminuta est virga percussoris tui
de radice enim colubri egredietur regulus
et semen eius absorbens volucrem
30 et pascentur primogeniti pauperum
et pauperes fiducialiter requiescent
et interire faciam in fame radicem tuam
et reliquias tuas interficiam
31 ulula porta clama civitas prostrata est Philisthea omnis
ab aquilone enim fumus venit
et non est qui effugiat agmen eius
32 et quid respondebitur nuntiis gentis
quia Dominus fundavit Sion
et in ipsa sperabunt pauperes populi eius