Ndarja e Kanaanit
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Urdhëroji izraelitët e thuaju: “Ja, po hyni në tokën e Kanaanit. Kjo është trashëgimia që do t'ju bjerë për pjesë, toka e Kanaanit me kufijtë e saj: 3 kufiri juaj jugor do të shtrihet nëpër shkretëtirën e Cinit, përbri Edomit. Në juglindje kufiri do të nisë nga skaji i detit të Kripur, 4 do të kthejë drejt jugut në shpatin e Akrabimit e do të përshkojë Cinin derisa të arrijë në jug të Kadesh Barnesë. Pastaj do të vijojë drejt Hacaradarit e do të arrijë Acmonin. 5 Prej Acmonit kufiri do të kthejë drejt luginës së Egjiptit, derisa të dalë në det .
6 Në perëndim do të keni për kufi bregun e detit të Madh. Ai do të jetë kufiri perëndimor.
7 Kufirin verior caktojeni nga deti i Madh deri në malin Hor. 8 Nga mali Hor do të vijoni në Lebo Hamat derisa të arrini në Cedad. 9 Pastaj kufiri do të shtrihet nëpër Zifronë derisa të arrijë Hacar Enanin. Ky do të jetë kufiri juaj verior.
10 Kufirin lindor caktojeni nga Hacar Enani deri në Shefam. 11 Pastaj kufiri të zbresë nga Shefami në Riblah, në anën lindore të Ainit. Prej andej do të vijojë të zbresë derisa të mbërrijë në krahun lindor të detit Kineret. 12 Pastaj do të zbresë përgjatë Jordanit derisa të arrijë detin e Kripur. Toka brenda këtyre kufijve do të jetë e juaja”».
13 Moisiu i urdhëroi izraelitët: «Kjo është toka që do të trashëgoni me short, toka që Zoti urdhëroi t'u jepet nëntë fiseve e gjysmë, 14 sepse fisi i Rubenit, fisi i Gadit e gjysma e fisit të Manaseut e kanë marrë trashëgimin sipas familjeve të etërve. 15 Këto dy fise e gjysmë e morën trashëgimin e tyre në anën lindore të Jordanit, kundruall Jerikosë».
Prijësit e fiseve
16 Pastaj Zoti i dha Moisiut: 17 «Tokën do t'jua ndajnë prifti Eleazar e Jozuehu, biri i Nunit. 18 Merr edhe nga një prijës për çdo fis për të ndarë tokën. 19 Këta janë emrat e tyre: prej fisit të Judës, Kalebi, biri i Jefunehut; 20 prej fisit të Simeonit, Samueli, biri i Amihudit; 21 prej fisit të Benjaminit, Elidadi, biri i Kislonit; 22 prej fisit të Danit, prijësi Buki, biri i Jogliut; 23 prej bijve të Jozefit, për fisin e Manaseut, prijësi Haniel, biri i Efodit; 24 prej fisin e Efraimit, prijësi Kemuel, biri i Shiftanit; 25 prej fisit të Zabulonit, prijësi Elicafan, biri i Parnakut; 26 prej fisit të Isaharit, prijësi Paltiel, biri i Azanit; 27 prej fisit të Asherit, prijësi Ahiud, biri i Shelomiut; 28 dhe prej fisit të Neftaliut, prijësi Pedahel, biri i Amihudit». 29 Këta janë njerëzit që Zoti urdhëroi për t'u ndarë izraelitëve trashëgiminë në tokën e Kanaanit.
1 locutus est Dominus ad Mosen
2 praecipe filiis Israhel et dices ad eos
cum ingressi fueritis terram Chanaan
et in possessionem vobis sorte ceciderit
his finibus terminabitur
3 pars meridiana incipiet a solitudine Sin quae est iuxta Edom
et habebit terminos contra orientem mare Salsissimum
4 qui circumibunt australem plagam per ascensum Scorpionis
ita ut transeant Senna
et perveniant in meridiem usque ad Cadesbarne
unde egredientur confinia ad villam nomine Addar
et tendent usque Asemona
5 ibitque per gyrum terminus ab Asemona usque ad torrentem
Aegypti
et maris Magni litore finietur
6 plaga autem occidentalis a mari Magno incipiet
et ipso fine cludetur
7 porro ad septentrionalem plagam
a mari Magno termini incipient
pervenientes usque ad montem Altissimum
8 a quo venies in Emath usque ad
terminos Sedada
9 ibuntque confinia usque Zephrona et villam Henan
hii erunt termini in parte aquilonis
10 inde metabuntur fines contra orientalem plagam
de villa Henan usque Sephama
11 et de Sephama descendent termini in Rebla contra fontem
inde pervenient contra orientem ad mare Chenereth
12 et tendent usque Iordanem
et ad ultimum Salsissimo cludentur mari
hanc habebitis terram per fines suos in circuitu
13 praecepitque Moses filiis Israhel dicens
haec erit terra quam possidebitis sorte
et quam iussit dari Dominus novem tribubus et dimidiae
tribui
14 tribus enim filiorum Ruben per familias suas
et tribus filiorum Gad iuxta cognationum numerum
media quoque tribus Manasse
15 id est duae semis tribus
acceperunt partem suam trans Iordanem contra Hiericho ad orientalem
plagam
16 et ait Dominus ad Mosen
17 haec sunt nomina virorum qui terram vobis divident
Eleazar sacerdos et Iosue filius Nun
18 et singuli principes de tribubus singulis
19 quorum ista sunt vocabula
de tribu Iuda Chaleb filius Iepphonne
20 de tribu Symeon Samuhel filius Ammiud
21 de tribu Beniamin Helidad filius Chaselon
22 de tribu filiorum Dan Bocci filius Iogli
23 filiorum Ioseph de tribu Manasse Hannihel filius Ephod
24 de tribu Ephraim Camuhel filius Sephtan
25 de tribu Zabulon Elisaphan filius Pharnach
26 de tribu Isachar dux Faltihel filius Ozan
27 de tribu Aser Ahiud filius Salomi
28 de tribu Nepthali Phedahel filius Ameiud
29 hii sunt quibus praecepit Dominus
ut dividerent filiis Israhel terram Chanaan