Mjeshtrat e punimeve
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Ja, me emër e thirra Becalelin, birin e Uriut, nipin e Hurit, prej fisit të Judës. 3 E mbusha me shpirtin e Perëndisë, me urti, me dituri, me njohuri dhe me çdo lloj mjeshtërie, 4 që të mbikëqyrë punimet e arit, argjendit dhe bronzit, 5 të gdhendë drurët dhe gurët që duhen dhe të bëjë çdo gjë. 6 Kam caktuar gjithashtu Oholiabin, birin e Ahisamakut, prej fisit të Danit, që ta ndihmojë. Të gjithë mjeshtrave u kam dhënë urtinë për të bërë gjithçka që të urdhërova: 7 tendën e takimit, arkën e dëshmisë me pajtimoren mbi të, tërë pajisjet e tendës, 8 tryezën me enët përkatëse, shandanin e pastër me enët përkatëse, altarin e temjanit, 9 altarin e flive të shkrumbimit me enët përkatëse, legenin me bazën, 10 rrobat e endura, rrobat e shenjta të priftit Aron, rrobat priftërore të bijve të tij, 11 vajin e vajosjes dhe temjanin erëkëndshëm për shenjtëroren. Ata do t'i bëjnë ashtu siç të urdhërova».
Dita e shtunë
12 Zoti i tha Moisiut: 13 «Thuaju izraelitëve: “Tregoni kujdes që të mbani të shtunën time, sepse ajo është shenjë mes meje dhe jush, brez pas brezi, që ta dini se unë, Zoti, ju shenjtëroj. 14 Mbajeni të shtunën, sepse është e shenjtë për ju. Kush e përdhos, të dënohet me vdekje. Kush punon atë ditë, të zhbihet prej popullit. 15 Gjashtë ditë do të punohet, por dita e shtatë do të jetë e shtunë, një pushim i shenjtë për nder të Zotit. Kush bën punë të shtunën, të dënohet me vdekje. 16 Prandaj izraelitët ta mbajnë e ta kremtojnë të shtunën brez pas brezi, si një besëlidhje të përjetshme. 17 Ajo është shenjë e përjetshme mes meje dhe izraelitëve, sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin e tokën, por ditën e shtatë pushoi dhe u çlodh”».
18 Kur mbaroi së foluri me Moisiun në malin e Sinait, Zoti i dha dy rrasat e dëshmisë, rrasat e gurit, të shkruara nga vetë dora e Perëndisë.
1 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
2 ecce vocavi ex nomine Beselehel filium Uri filii Hur de tribu Iuda
3 et implevi eum spiritu Dei
sapientia intellegentia et scientia in omni opere
4 ad excogitandum fabre quicquid fieri potest
ex auro et argento et aere
5 marmore et gemmis et diversitate lignorum
6 dedique ei socium Hooliab filium Achisamech de tribu Dan
et in corde omnis eruditi posui sapientiam
ut faciant cuncta quae praecepi tibi
7 tabernaculum foederis et arcam testimonii
et propitiatorium quod super eam est
et cuncta vasa tabernaculi
8 mensamque et vasa eius
candelabrum purissimum cum vasis suis
et altaria thymiamatis
9 et holocausti
et omnia vasa eorum
labium cum basi sua
10 vestes sanctas in ministerio Aaron sacerdoti et filiis eius
ut fungantur officio suo in sacris
11 oleum unctionis et thymiama aromatum in sanctuario
omnia quae praecepi tibi facient
12 et locutus est Dominus ad Mosen dicens
13 loquere filiis Israhel et dices ad eos
videte ut sabbatum meum custodiatis
quia signum est inter me et vos in generationibus vestris
ut sciatis quia ego Dominus qui sanctifico vos
14 custodite sabbatum sanctum est enim vobis
qui polluerit illud morte morietur
qui fecerit in eo opus peribit anima illius de medio populi sui
15 sex diebus facietis opus
in die septimo sabbatum est requies sancta Domino
omnis qui fecerit opus in hac die morietur
16 custodiant filii Israhel sabbatum
et celebrent illud in generationibus suis
pactum est sempiternum
17 inter me et filios Israhel
signumque perpetuum
sex enim diebus fecit Dominus caelum et terram
et in septimo ab opere cessavit
18 dedit quoque Mosi conpletis huiuscemodi
sermonibus in monte Sinai
duas tabulas testimonii lapideas scriptas digito Dei