1 Moisiu u tha izraelitëve gjithçka që i kishte urdhëruar Zoti.
Rregullat për zotimet
2 Atëherë Moisiu u tha prijësve të fiseve të izraelit: «Ja çfarë urdhëron Zoti: 3 kushdo që i zotohet Zotit ose betohet që të përmbushë ndonjë kusht, të mos e shkelë fjalën e dhënë, por ta çojë atë në vend. 4 Kur një grua i zotohet Zotit ose bën ndonjë kusht ndërkohë që është e re dhe jeton në shtëpinë e të atit, 5 nëse i ati dëgjon për zotimin dhe kushtin e saj e nuk i bën zë, atëherë të gjitha zotimet dhe kushtet e bëra prej saj janë të vlefshme. 6 Por nëse e ndalon kur dëgjon për to, zotimet dhe kushtet e bëra prej saj janë të pavlefshme dhe Zoti do ta falë, sepse i ati e ndaloi.
7 Kur martohet pasi është zotuar apo pasi ka bërë ndonjë kusht me mendjelehtësi, 8 nëse i shoqi dëgjon për to e nuk i bën zë, atëherë zotimet dhe kushtet e bëra prej saj janë të vlefshme. 9 Por nëse ai e ndalon kur dëgjon për to, atëherë ai do të zhbëjë zotimin dhe kushtin e bërë me mendjelehtësi prej saj dhe Zoti do ta falë. 10 Ndërsa të gjitha zotimet, të gjitha kushtet e bëra nga një vejushë apo nga një e ndarë do të jenë të vlefshme.
11 Kur ajo është në shtëpinë e të shoqit dhe zotohet e betohet për të përmbushur ndonjë kusht, 12 nëse i shoqi dëgjon për to, por nuk i bën zë dhe nuk e ndalon, atëherë të gjitha zotimet dhe kushtet e bëra prej saj janë të vlefshme. 13 Nëse i shoqi i zhbën kur dëgjon për to, atëherë gjithçka për të cilat ajo u zotua e bëri kusht nuk do të jenë të vlefshme. I shoqi i ka zhbërë dhe Zoti do ta falë. 14 I shoqi ka të drejtë të pranojë apo zhbëjë çdo zotim ose kusht që ajo bën për të përulur veten.
15 Nëse i shoqi nuk i bën zë brenda ditës, atëherë ai i ka pranuar të gjitha zotimet dhe kushtet e bëra prej saj. Ato do të jenë të vlefshme, sepse ai nuk i bëri zë ditën kur dëgjoi për to. 16 Nëse i zhbën më vonë, ai do të jetë fajtor në vend të saj». 17 Këto janë rregullat që Zoti i urdhëroi Moisiut në lidhje me burrin e gruan, atin e të bijën, kur ajo është e re dhe jeton ende në shtëpinë e tij.
1 narravitque Moses filiis Israhel omnia quae ei Dominus imperarat
2 et locutus est ad principes tribuum filiorum Israhel
iste est sermo quem praecepit Dominus
3 si quis virorum votum Domino voverit
aut se constrinxerit iuramento
non faciet irritum verbum suum
sed omne quod promisit implebit
4 mulier si quippiam voverit et se constrinxerit iuramento
quae est in domo patris sui et in aetate adhuc puellari
si cognoverit pater votum quod pollicita est
et iuramentum quo obligavit animam suam
et tacuerit voti rea erit
5 quicquid pollicita est et iuravit opere conplebit
6 sin autem statim ut audierit contradixerit pater
et vota et iuramenta eius irrita erunt
nec obnoxia tenebitur sponsioni
eo quod contradixerit pater
7 si maritum habuerit et voverit aliquid
et semel verbum de ore eius egrediens
animam illius obligaverit iuramento
8 quo die audierit vir et non contradixerit voti rea erit
reddet quodcumque promiserat
9 sin autem audiens statim contradixerit
et irritas fecerit pollicitationes eius
verbaque quibus obstrinxerat animam suam
propitius ei erit Dominus
10 vidua et repudiata quicquid voverint reddent
11 uxor in domo viri cum se voto constrinxerit et iuramento
12 si audierit vir et tacuerit nec contradixerit sponsioni
reddet quodcumque promiserat
13 sin autem extemplo contradixerit
non tenebitur promissionis rea quia maritus contradixit
et Dominus ei propitius erit
14 si voverit et iuramento se constrinxerit
ut per ieiunium vel ceterarum rerum abstinentiam adfligat animam suam
in arbitrio viri erit ut faciat sive non faciat
15 quod si audiens vir tacuerit et in alteram diem distulerit sententiam
quicquid voverat atque promiserat reddet
quia statim ut audivit tacuit
16 sin autem contradixerit postquam rescivit
portabit ipse iniquitatem eius
17 istae sunt leges quas constituit Dominus Mosi
inter virum et uxorem
inter patrem et filiam quae in puellari adhuc aetate est
vel quae manet in parentis domo