Agjërimi i rremë
1 Fjala e Zotit iu drejtua Zakarisë në vitin e katërt të mbretit Dar, në ditën e katërt të muajit të nëntë që quhet Kislev. 2 Beteli kishte dërguar Sarecerin e Regem Melekun bashkë me shpurën e tij, që t'i përgjëroheshin Zotit 3 e të pyesnin priftërinjtë që ishin në shtëpinë e Zotit të ushtrive dhe profetët: «A të mbaj zi e të agjëroj në muajin e pestë siç kam bërë ngaherë këto vite?». 4 Atëherë fjala e Zotit të ushtrive m'u drejtua: 5 «Thuaji mbarë popullit të vendit e priftërinjve: “Kur agjëruat e vajtuat në muajin e pestë e të shtatë, gjatë këtyre shtatë viteve, a me të vërtetë për mua e bëtë? 6 Po kur hani e pini, a nuk e bëni për veten tuaj? 7 A nuk thoshte Zoti të njëjtat fjalë përmes profetëve të mëparshëm, kur Jerusalemi ishte ende i banuar e në paqe me qytetet përreth, kur Negevi e Shefelahu ishin të banuara?”».
Gjykimi
8 Fjala e Zotit iu drejtua Zakarisë: 9 «Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Gjykoni me drejtësi e sipas të vërtetës. Tregohuni të mëshirshëm e të dhembshur me njëri-tjetrin. 10 Mos e shtypni vejushën, bonjakun, të ardhurin e të vobektin. Mos shestoni të keqen e tjetrit”. 11 Por, ata nuk deshën t'i kushtonin vëmendje, me kokëfortësi ia kthyen shpinën e zunë veshët që të mos dëgjonin. 12 I ngurtësuan zemrat që të mos dëgjonin ligjin e fjalët që Zoti i ushtrive kishte dërguar me shpirtin e tij përmes profetëve të mëparshëm. Dhe Zoti i ushtrive u zemërua shumë. 13 Prandaj as unë nuk i dëgjova kur më thirrën, thotë Zoti i ushtrive, sikurse nuk më dëgjuan kur unë i thërrisja. 14 I degdisa mes gjithë kombeve që nuk njihnin e toka mbeti e shkretë, asnjë nuk shkonte e vinte më. Kështu e kthyen tokën e këndshme në shkretinë».
1 et factum est in anno quarto Darii regis
factum est verbum Domini ad Zacchariam
in quarta mensis noni qui est casleu
2 et miserunt ad domum Dei Sarasar et Rogomelech
et viri qui erant cum eo
ad deprecandam faciem Domini
3 ut dicerent sacerdotibus domus Domini exercituum et prophetis loquentes
numquid flendum mihi est in mense quinto
vel sanctificare me debeo sicuti feci iam multis
annis
4 et factum est verbum Domini exercituum ad me dicens
5 loquere ad omnem populum terrae et ad sacerdotes dicens
cum ieiunaretis et plangeretis in quinto et septimo
per hos septuaginta annos
numquid ieiunium ieiunastis mihi
6 et cum comedistis
et cum bibistis
numquid non vobis comedistis
et vobismet ipsis bibistis
7 numquid non sunt verba quae locutus est Dominus
in manu prophetarum priorum
cum adhuc Hierusalem habitaretur
et esset opulenta ipsa et urbes in circuitu eius
et ad austrum et in campestribus habitaretur
8 et factum est verbum Domini ad Zacchariam dicens
9 haec ait Dominus exercituum dicens
iudicium verum iudicate
et misericordiam et miserationes facite unusquisque cum fratre suo
10 et viduam et pupillum et advenam et pauperem nolite calumniari
et malum vir fratri suo non cogitet in corde suo
11 et noluerunt adtendere
et verterunt scapulam recedentem
et aures suas adgravaverunt ne audirent
12 et cor suum posuerunt adamantem ne audirent legem
et verba quae misit Dominus exercituum in spiritu suo
per manum prophetarum priorum
et facta est indignatio magna a Domino exercituum
13 et factum est sicut locutus est et non audierunt
sic clamabunt et non exaudiam dicit Dominus exercituum
14 et dispersi eos per omnia regna quae nesciunt
et terra desolata est ab eis eo quod non esset transiens et revertens
et posuerunt terram desiderabilem in desertum