Jereminë e hedhin në sternë
1 Shefatjahu, biri i Matanit, Gedaliahu, biri i Pashhurit, Jehukali, biri i Shelemiahut, dhe Pashhuri, biri i Malkjahut, i dëgjuan fjalët që i shpalli Jeremia mbarë popullit, duke thënë: 2 «Kështu thotë Zoti: kush qëndron në këtë qytet, do të vdesë prej shpatës, prej urisë e prej murtajës, por kush do të shkojë me kaldenjtë do të jetojë, do të përfitojë si plaçkë lufte shpirtin e vet e do të jetojë. 3 Kështu thotë Zoti: ky qytet vërtet do të bjerë në dorë të ushtrisë së mbretit të Babilonisë e ai do ta pushtojë». 4 Atëherë prijësit i thanë mbretit: «Le të dënohet me vdekje ky njeri, se ai po ua pret kështu duart luftëtarëve që kanë mbetur në këtë qytet dhe mbarë popullit, duke u thënë fjalë të tilla. Se ky njeri nuk kërkon të mirën e këtij populli, por të keqen». 5 Mbreti Sedeki u përgjigj: «Ja, është në dorën tuaj, se mbreti nuk mund të bëjë asgjë kundër jush». 6 Ata e morën Jereminë dhe e hodhën në sternën e Malkiahut, birit të mbretit, që gjendej në tremen e burgut dhe e zbritën Jereminë me litarë. Në sternë nuk kishte ujë, por baltë dhe Jeremia u zhyt në baltë.
Shpëtimi i Jeremisë
7 Kur dëgjoi Ebedmeleku, kushiti eunuk i pallatit mbretëror, se Jereminë e kishin hedhur në sternë, ndërsa mbreti rrinte ulur te Porta e Benjaminit, 8 Ebedmeleku doli nga pallati mbretëror e i tha mbretit: 9 «Imzot mbret, vepruan me ligësi këta burra me gjithçka i bënë profetit Jeremi, duke e hedhur në sternë. Ai do të vdesë prej urisë, se nuk ka më bukë në qytet». 10 Atëherë mbreti i dha urdhër Ebedmelekut, kushitit, e i tha: «Merr me vete tre burra prej këtu e nxirre profetin Jeremi nga sterna para se të vdesë». 11 Ebedmeleku mori burrat me vete dhe shkoi në pallatin mbretëror, poshtë qilarit, mori që andej disa lecka e zhele e ia hodhi Jeremisë në sternë me litarë. 12 Ebedmeleku, kushiti, i tha Jeremisë: «Lidhi leckat e zhelet poshtë sqetullave, bashkë me litarin». Jeremia veproi ashtu. 13 Atëherë e ngritën Jereminë me litar dhe e nxorën jashtë sternës. Jeremia qëndroi në tremen e rojës.
Jeremia përsërit paralajmërimin
14 Mbreti Sedeki dërgoi njerëz për ta sjellë Jereminë te hyrja e tretë e tempullit të Zotit. Mbreti i tha Jeremisë: «Unë po të pyes për diçka, mos më fshih asgjë». 15 Jeremia iu përgjigj Sedekisë: «Nëse të tregoj, a nuk do të më vrasësh? Edhe nëse të jap këshillë, nuk do të më dëgjosh». 16 Atëherë mbreti Sedeki iu betua tinëz Jeremisë: «Pasha Zotin, që na dha këtë jetë, nuk do të të vras, as do të të lë në dorë të këtyre njerëzve që po kërkojnë të të marrin shpirtin».
17 Atëherë Jeremia i tha Sedekisë: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: nëse u dorëzohesh prijësve të mbretit të Babilonisë, do ta shpëtosh jetën dhe ky qytet nuk do të digjet me zjarr. Do të jetosh ti dhe shtëpia jote. 18 Por nëse nuk dorëzohesh te prijësit e mbretit të Babilonisë, atëherë ky qytet do të bjerë në dorë të kaldenjve. Ata do ta djegin me zjarr e ti nuk do t'u shpëtosh nga duart». 19 Mbreti Sedeki iu përgjigj Jeremisë: «Unë kam frikë nga judenjtë që janë dorëzuar te kaldenjtë, se mos bie në dorë të tyre e sillen keq me mua». 20 Por Jeremia i tha: «Nuk do të të dorëzojnë. Dëgjoje zërin e Zotit për çfarë po të them dhe gjithçka do të shkojë mbarë e do ta shpëtosh jetën. 21 Por nëse nuk pranon të dorëzohesh, kjo është fjala që më dëftoi Zoti: 22 ja, të gjitha gratë që mbetën në pallatin mbretëror të Judës do t'u dorëzohen prijësve të mbretit të Babilonisë e do të thonë:
të mashtruan e të mundën
njerëzit me të cilët ishe i sigurt.
Kur këmbët të ngecën në baltë
ata ta kthyen shpinën.
23 Të gjitha gratë e bijtë tuaj do t'u dorëzohen kaldenjve, por as ti nuk do të shpëtosh prej dorës së tyre. Do të kapesh prej dorës së mbretit të Babilonisë dhe ky qytet do të digjet me zjarr».
24 Sedekia i tha Jeremisë: «Askush të mos i marrë vesh këto fjalë, që të mos vdesësh. 25 E nëse prijësit dëgjojnë se kam folur me ty dhe vijnë te ti e të thonë: “Na trego çfarë i the mbretit e çfarë të tha mbreti, mos na fshih asgjë, që të mos vdesësh”, 26 ti do t'u thuash: “Iu përgjërova mbretit, që të mos më kthente në shtëpinë e Jonatanit e të vdisja atje”». 27 Atëherë të gjithë prijësit erdhën te Jeremia dhe e pyetën. Ai u përgjigj siç e kishte urdhëruar mbreti, prandaj ata nuk folën më me të, se nuk u përhap asnjë fjalë. 28 Jeremia mbeti në tremen e burgut deri kur u mor Jerusalemi. Dhe Jerusalemi u mor.
1 audivit autem Saphatias filius Matthan
et Gedelias filius
Phassur
et Iuchal filius Selemiae et Phassur filius Melchiae
sermones quos Hieremias loquebatur ad omnem populum dicens
2 haec dicit Dominus
quicumque manserit in civitate hac morietur gladio et fame et peste
qui autem profugerit ad Chaldeos vivet
et erit anima eius sospes et vivens
3 haec dicit Dominus
tradenda tradetur civitas haec in manu
exercitus regis Babylonis
et capiet eam
4 et dixerunt principes regi rogamus ut occidatur homo iste
de industria enim dissolvit manus virorum bellantium
qui remanserunt in civitate hac
et manus universi populi loquens ad eos iuxta verba haec
siquidem homo hic non quaerit pacem populi
huius sed malum
5 et dixit rex Sedecias ecce ipse in manibus vestris est
nec enim fas est regem vobis quicquam negare
6 tulerunt ergo Hieremiam
et proiecerunt eum in lacu Melchiae
filii Ammelech
qui erat in vestibulo carceris
et submiserunt Hieremiam in funibus
et in lacum non erat aqua sed lutum
descendit itaque Hieremias in caenum
7 audivit autem Abdemelech Aethiops vir eunuchus
qui erat in domo regis
quod misissent Hieremiam in lacum
porro rex sedebat in porta Beniamin
8 et egressus est Abdemelech de domo regis
et locutus est ad regem dicens
9 domine mi rex malefecerunt viri isti omnia
quaecumque perpetrarunt contra Hieremiam prophetam
mittentes eum in lacum ut moriatur ibi fame
non sunt enim panes ultra in civitate
10 praecepit itaque rex Abdemelech Aethiopi dicens
tolle tecum hinc triginta viros
et leva Hieremiam prophetam de lacu antequam moriatur
11 adsumptis ergo Abdemelech secum viris
ingressus est domum regis quae erat sub cellario
et tulit inde veteres pannos et antiqua quae conputruerant
et submisit ea ad Hieremiam in lacum per funiculos
12 dixitque Abdemelech Aethiops ad Hieremiam
pone veteres pannos et haec scissa et putrida
sub cubitu manuum tuarum et subter
funes
fecit ergo Hieremias sic
13 et extraxerunt Hieremiam funibus et eduxerunt eum de lacu
mansit autem Hieremias in vestibulo carceris
14 et misit rex Sedecias et tulit ad se Hieremiam prophetam
ad ostium tertium quod erat in domo Domini
et dixit rex ad Hieremiam
interrogo ego te sermonem ne abscondas a me aliquid
15 dixit autem Hieremias ad Sedeciam
si adnuntiavero tibi numquid non interficies me
et si consilium tibi dedero non me audies
16 iuravit ergo rex Sedecias Hieremiae clam dicens
vivit Dominus qui fecit nobis animam hanc
si occidero te et si tradidero te in manu virorum istorum
qui quaerunt animam tuam
17 et dixit Hieremias ad Sedeciam
haec dicit Dominus exercituum Deus Israhel
si profectus exieris ad principes regis Babylonis
vivet anima tua et civitas haec non succendetur igni
et salvus eris tu et domus tua
18 si autem non exieris ad principes regis Babylonis
tradetur civitas haec in manu Chaldeorum
et succendent eam igni et tu non effugies de manu eorum
19 et dixit rex Sedecias ad Hieremiam
sollicitus sum propter Iudaeos qui transfugerunt ad Chaldeos
ne forte tradar in manus eorum et inludant mihi
20 respondit autem Hieremias non te tradent
audi quaeso vocem Domini quam ego loquor ad te
et bene tibi erit et vivet anima tua
21 quod si nolueris egredi iste est sermo quem ostendit mihi Dominus
22 ecce omnes mulieres quae remanserunt in domo regis Iuda
educentur ad principes regis Babylonis
et ipsae dicent seduxerunt te et praevaluerunt adversum te
viri pacifici tui demerserunt in caeno et lubrico pedes tuos
et recesserunt a te
23 et omnes uxores tuae et filii tui educentur ad Chaldeos
et non effugies manus eorum sed in manu regis Babylonis capieris
et civitatem hanc conburet igni
24 dixit ergo Sedecias ad Hieremiam
nullus sciat verba haec et non morieris
25 si autem audierint principes quia locutus sum tecum
et venerint ad te et dixerint tibi
indica nobis quid locutus sis cum rege
ne celes nos et non te interficiemus
et quid locutus est tecum rex
26 dices ad eos prostravi ego preces meas coram rege
ne me reduci iuberet in domum Ionathan et ibi morerer
27 venerunt ergo omnes principes ad Hieremiam
et interrogaverunt eum
et locutus est eis iuxta omnia verba quae praeceperat ei rex
et cessaverunt ab eo nihil enim fuerat auditum
28 mansit vero Hieremias in vestibulo carceris
usque ad diem quo capta est Hierusalem
et factum est ut caperetur Hierusalem