Fundi i Efraimit
1 «Kur Efraimi merrte fjalën, të kallte datën,
përlëvdohej ai në Izrael,
por për Baalin u bë fajtor e vdiq.
2 Edhe tani vazhdojnë të mëkatojnë,
bëjnë për vete idhuj të metaltë,
idhuj të argjendtë e të punuar,
vepra mjeshtërish janë ato.
Për ta thuhet:
“Janë njerëz që flijojnë e viçat adhurojnë”.
3 Ndaj do të jenë si mjegulla e mëngjesit,
porsi vesa që zhduket herët,
porsi byku i lëmit që era largon,
porsi tymi që nga tymtari del.
4 Unë, Zoti, jam Perëndia yt
që në tokën e Egjiptit
Perëndi tjetër nuk njeh pos meje,
as shpëtimtar tjetër nuk ka.
5 Unë të njoha në shkretëtirë,
në vendin e thatë.
6 I kullota e u nginë,
si u nginë, ngritën krye,
ndaj dhe më harruan.
7 Si luani do të bëhem për ta,
si leopardi do të rri në pritë.
8 Do t'u turrem si arusha,
që të vegjlit ia kanë rrëmbyer.
Do t'ua shqyej zgavrat e kraharorit,
do t'i përpij porsi luani,
si egërsira që i bën copë e çikë.
9 U shkatërrove, o Izrael,
se ishe kundër meje,
kundër atij që të ndihmon .
10 Ku është mbreti yt tani
që tërë qytetet të t'i shpëtojë?
Ku janë gjyqtarët e tu,
për të cilët the:
“Më jep mbret e princa!”?
11 I mëritur, ta dhashë mbretin,
i zemëruar, ta mora mbrapsht.
12 U shënua faji i Efraimit,
u ruajt mëkati i tij.
13 Është si një foshnjë e marrë
që në dhimbjet e lindjes
nuk del në kohë nga barku i nënës.
14 A t'i shpaguaj nga dora e skëterrës?
Nga vdekja a t'i shpengoj?
Ku është, o vdekje, murtaja jote?
Ku është, o skëterrë, shkatërrimi yt?
Mëshira m'u fsheh prej syve!
15 E në begatoftë mes vëllezërve,
do të vijë një erë përvëluese,
erë e Zotit prej shkretëtirës,
që burimet t'ia thajë,
krojet t'ia shterojë,
tërë thesaret e çmuara t'ia plaçkisë».
1 loquente Ephraim horror invasit Israhel
et deliquit in Baal et mortuus est
2 et nunc addiderunt ad peccandum
feceruntque sibi conflatile de argento suo
quasi similitudinem idolorum
factura artificum totum est
his ipsi dicunt immolate homines vitulos adorantes
3 idcirco erunt quasi nubes matutina
et sicut ros matutinus praeteriens
sicut pulvis turbine raptus ex area
et sicut fumus de fumario
4 ego autem Dominus Deus tuus ex terra Aegypti
et Deum absque me nescies et salvator non est praeter me
5 ego cognovi te in deserto in terra solitudinis
6 iuxta pascua sua et adimpleti sunt et saturati
elevaverunt cor suum et obliti sunt
mei
7 et ero eis quasi leaena sicut pardus in via Assyriorum
8 occurram eis quasi ursa raptis catulis
et disrumpam interiora iecoris eorum
et consumam eos ibi quasi leo bestia agri scindet eos
9 perditio tua Israhel tantummodo in me auxilium tuum
10 ubi est rex tuus maxime nunc salvet te in omnibus urbibus tuis
et iudices tui de quibus dixisti da mihi regem et principes
11 dabo tibi regem in furore meo et auferam in indignatione mea
12 conligata est iniquitas Ephraim absconditum peccatum eius
13 dolores parturientis venient ei
ipse filius non sapiens nunc enim non stabit in contritione filiorum
14 de manu mortis liberabo eos de morte redimam eos
ero mors tua o mors ero morsus tuus inferne
consolatio abscondita est ab oculis meis
15 quia ipse inter fratres dividet
adducet urentem ventum Dominus de deserto ascendentem
et siccabit venas eius et desolabit fontem eius
et ipse diripiet thesaurum omnis vasis desiderabilis