Izraeli lufton me kananitët e mbetur
1 Pas vdekjes së Jozuehut, izraelitët e pyetën Zotin: «Kush nga ne duhet të dalë i pari në luftë kundër kananitëve?». 2 Zoti iu përgjigj: «I pari do të dalë Juda. Ja, unë ia kam dorëzuar tokën». 3 Fisi i Judës i tha fisit të Simeonit, vëllait të vet: «Dil me mua për të luftuar kundër kananitëve për pjesën time të trashëgimisë dhe pastaj do të dal edhe unë me ty për pjesën tënde». Fisi i Simeonit shkoi me të. 4 Fisi i Judës doli për luftë dhe Zoti u dorëzoi kananitët dhe perizitët. Në Bezek ata vranë dhjetë mijë burra. 5 Në Bezek gjetën Adonibezekun. E sulmuan dhe mposhtën kananitët e perizitët. 6 Adonibezeku mori arratinë, por ata iu vunë pas, e kapën dhe i prenë gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve. 7 Atëherë Adonibezeku tha: «Shtatëdhjetë mbretërve ua preva gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve e ata mblidhnin thërrime nën tryezën time. Siç ua bëra unë atyre, po ma bën Perëndia mua». Pastaj e sollën në Jerusalem, ku edhe vdiq.
8 Pasardhësit e Judës sulmuan Jerusalemin dhe e pushtuan. Banorët i vranë me shpatë, ndërsa qytetit i vunë flakën. 9 Më pas ata sulmuan kananitët që banonin në malësi, në Negev dhe në ultësirë. 10 Pastaj fisi i Judës sulmoi kananitët që banonin në Hebron, i cili më parë quhej Kirjat Arba. Aty mposhtën Sheshain, Ahimanin e Talmain.
11 Mandej marshoi kundër banorëve të Debirit, i cili më parë quhej Kirjat Sefer. 12 Atëherë Kalebi tha: «Atij që do të pushtojë Kirjat Seferin do t'i jap për grua time bijë, Aksahanë». 13 Qytetin e pushtoi Otnieli, biri i Kenazit, vëllai i vogël i Kalebit, dhe Kalebi i dha për grua të bijën, Aksahanë. 14 Kur ajo erdhi tek Otnieli, ai e nxiti që t'i kërkonte të atit një arë. Ndërsa zbriste nga gomari, Kalebi e pyeti: «Çfarë ke?». 15 Ajo i tha: «Më jep një gjë si bekim. Më ke dhënë tokë në Negev, por dua të më japësh edhe ndonjë burim uji». Atëherë Kalebi i dha burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.
16 Pasardhësit e Keniut, vjehrrit të Moisiut, u larguan nga qyteti i Palmave bashkë me pasardhësit e Judës dhe shkuan të banonin me popullin në shkretëtirën e Judës, në Negev të Aradit. 17 Fisi i Judës marshoi bashkë me fisin e Simeonit, vëllait të vet, dhe së bashku sulmuan kananitët që banonin në Cepat. Cepatin e shkatërruan plotësisht dhe e quajtën Hormah. 18 Pastaj fisi i Judës pushtoi Gazën me rrethina, Ashkelonin me rrethina dhe Ekronin me rrethina. 19 Zoti ishte me fisin e Judës dhe Juda e pushtoi malësinë, por banorët e ultësirës nuk mundi t'i dëbojë, sepse kishin qerre hekuri. 20 Hebronin ia dhanë Kalebit, siç kishte thënë Moisiu, dhe Kalebi i dëboi të tre bijtë e Anakut. 21 Pasardhësit e Benjaminit nuk mundën t'i dëbojnë jebusitët që banonin në Jerusalem, prandaj edhe jebusitët banojnë në Jerusalem bashkë me pasardhësit e Benjaminit edhe sot e kësaj dite.
22 Pasardhësit e Jozefit shkuan në Betel dhe Zoti ishte me ta. 23 Ata kishin dërguar më parë njerëz që ta përgjonin qytetin. Beteli quhej më parë Luz. 24 Përgjuesit panë një njeri që po dilte nga qyteti e i thanë: «Ti na trego si të hyjmë në qytet e ne do të tregohemi të mëshirshëm me ty». 25 Atëherë u tregoi si të hynin në qytet dhe i vranë me shpatë banorët e qytetit. Atë e lanë të ikte me gjithë familjen e tij. 26 Ai njeri shkoi në vendin e hititëve dhe ndërtoi një qytet, të cilin e quajti Luz, emër që e mban edhe sot e kësaj dite.
27 Fisi i Manaseut nuk mundi të dëbonte banorët e Bet Sheanit, Tanakut, Dorit, Ibleamit dhe Megidosë, si edhe të fshatrave përreth tyre, sepse kananitët ishin treguar të vendosur të banonin në atë vend. 28 Kur izraelitët u bënë më të fortë, i kthyen kananitët në robër pune, por nuk i dëbuan plotësisht.
29 Fisi i Efraimit nuk mundi t'i dëbonte kananitët që banonin në Gezer, prandaj dhe kananitët banojnë mes tyre në Gezer.
30 Fisi i Zabulonit nuk mundi t'i dëbonte banorët e Kitronit dhe të Nahalolit. Kananitët banojnë mes tyre dhe u bënë robër pune.
31 Fisi i Asherit nuk i dëboi dot banorët e Akosë, Sidonit, Ahlabit, Akzibit, Helbahut, Afikut dhe Rehobit, 32 prandaj dhe, për shkak se nuk i dëboi dot, fisi i Asherit banon mes kananitëve, banorëve të asaj toke.
33 Fisi i Neftaliut nuk i dëboi dot banorët e Bet Shemeshit dhe të Bet Anatit, por banoi mes kananitëve, banorëve të asaj toke. Banorët e Bet Shemeshit dhe të Bet Anatit u bënë robër pune për ta.
34 Amoritët i shtynë pasardhësit e Danit nëpër male dhe nuk i lanë të zbrisnin në luginë. 35 Ata ishin të vendosur për të banuar në malin Heres, në Ajalon dhe në Shalbim. Por, kur pasardhësit e Jozefit u bënë më të fuqishëm, i detyruan amoritët të punonin për ta. 36 Kufiri i amoritëve shtrihej nga e përpjeta e Akrabimit, nga Selau e lart.
1 Post mortem Iosue consuluerunt filii Israhel Dominum dicentes
quis ascendet ante nos contra Chananeum et erit dux belli
2 dixitque Dominus Iudas ascendet
ecce tradidi terram in manus eius
3 et ait Iudas Symeoni fratri suo
ascende mecum in sorte mea et pugna contra Chananeum
ut et ego pergam tecum in sorte tua
et abiit cum eo Symeon
4 ascenditque Iudas
et tradidit Dominus Chananeum ac Ferezeum in manus eorum
et percusserunt in Bezec decem milia virorum
5 inveneruntque Adonibezec in Bezec
et pugnaverunt contra eum
ac percusserunt Chananeum et Ferezeum
6 fugit autem Adonibezec quem secuti conprehenderunt
caesis summitatibus manuum eius ac pedum
7 dixitque Adonibezec
septuaginta reges amputatis manuum ac pedum summitatibus
colligebant sub mensa mea ciborum reliquias
sicut feci ita reddidit mihi Deus
adduxeruntque eum in Hierusalem et ibi mortuus est
8 obpugnantes ergo filii Iuda Hierusalem ceperunt eam
et percusserunt in ore gladii tradentes cunctam incendio civitatem
9 et postea descendentes pugnaverunt contra Chananeum
qui habitabat in montanis et ad meridiem et in campestribus
10 pergensque Iudas contra Chananeum qui habitabat in Hebron
cui nomen fuit antiquitus Cariatharbe
percussit Sisai et Ahiman et Tholmai
11 atque inde profectus abiit ad habitatores Dabir
cuius nomen vetus erat Cariathsepher id est civitas Litterarum
12 dixitque Chaleb
qui percusserit Cariathsepher et vastaverit eam
dabo ei Axam filiam meam uxorem
13 cumque cepisset eam Othonihel filius Cenez frater Chaleb minor
dedit ei filiam suam coniugem
14 quam pergentem in itinere monuit vir suus
ut peteret a patre suo agrum
quae cum suspirasset sedens asino
dixit ei Chaleb quid habes
15 at illa respondit da mihi benedictionem
quia terram arentem dedisti mihi da et inriguam aquis
dedit ergo ei Chaleb inriguum superius et inriguum inferius
16 filii autem Cinei cognati Mosi
ascenderunt de civitate Palmarum cum filiis Iuda
in desertum sortis eius quod est ad meridiem Arad
et habitaverunt cum eo
17 abiit autem Iudas cum Symeone fratre suo
et percusserunt simul Chananeum qui habitabat in Sephath
et interfecerunt eum
vocatumque est nomen urbis Horma id est anathema
18 cepitque Iudas Gazam cum finibus suis
et Ascalonem atque Accaron cum terminis suis
19 fuitque Dominus cum Iuda et montana possedit
nec potuit delere habitatores vallis quia falcatis curribus abundabant
20 dederuntque Chaleb Hebron sicut dixerat Moses
qui delevit ex ea tres filios Enach
21 Iebuseum autem habitatorem Hierusalem non deleverunt filii Beniamin
habitavitque Iebuseus cum filiis Beniamin in Hierusalem
usque in praesentem diem
22 domus quoque Ioseph ascendit in Bethel fuitque Dominus cum eis
23 nam cum obsiderent urbem quae prius Luza vocabatur
24 viderunt hominem egredientem de civitate dixeruntque ad eum
ostende nobis introitum civitatis et faciemus tecum misericordiam
25 qui cum ostendisset eis percusserunt urbem in ore gladii
hominem autem illum et omnem cognationem eius dimiserunt
26 qui dimissus abiit in terram Etthim et aedificavit ibi civitatem
vocavitque eam Luzam
quae ita appellatur usque in praesentem diem
27 Manasses quoque non delevit Bethsan et Thanach cum viculis suis
et habitatores Dor et Ieblaam
et Mageddo cum viculis suis
coepitque Chananeus habitare cum eis
28 postquam autem confortatus est Israhel
fecit eos tributarios et delere noluit
29 Ephraim etiam non interfecit Chananeum qui habitabat in Gazer
sed habitavit cum eo
30 Zabulon non delevit habitatores Cetron et Naalon
sed habitavit Chananeus in medio eius factusque est ei tributarius
31 Aser quoque non delevit habitatores Achcho et Sidonis
Alab et Achazib et Alba et Afec et Roob
32 habitavitque in medio Chananei habitatoris illius terrae
nec interfecit eum
33 Nepthali non delevit habitatores Bethsemes et Bethanath
et habitavit inter Chananeum habitatorem terrae
fueruntque ei Bethsemitae et Bethanitae tributarii
34 artavitque Amorreus filios Dan in monte
nec dedit eis locum ut ad planiora descenderent
35 habitavitque in monte Hares quod interpretatur testaceo
in Ahilon et Salabim
et adgravata est manus domus Ioseph factusque est ei tributarius
36 fuit autem terminus Amorrei
ab ascensu Scorpionis Petra et superiora loca