Mbretërimi i Manaseut në Judë
1 Manaseu ishte dymbëdhjetë vjeç kur u bë mbret i Judës. Ai mbretëroi pesëdhjetë e pesë vjet në Jerusalem. E ëma quhej Hefciba. 2 Manaseu bëri çka është keq në sytë e Zotit, duke ndjekur doket e pështira të kombeve që Zoti kishte dëbuar para syve të izraelitëve. 3 Ai rindërtoi faltoret në vende të larta, që ati i tij, Ezekia, i kishte shkatërruar, ngriti altarë për Baalin, punoi një shtyllë të Asherasë, ashtu siç kishte bërë Ahabi, mbreti i Izraelit, dhe adhuroi tërë yjet e qiellit e u shërbeu si perëndi. 4 Ndërtoi altarë idhujsh edhe brenda tempullit të Zotit, për të cilin vetë Zoti kishte thënë: «Në Jerusalem do të vë emrin tim». 5 I ndërtoi altarë mbarë ushtrisë qiellore në të dyja tremet e tempullit të Zotit. 6 Manaseu kushtoi edhe të birin si fli në zjarr, u mor me shortari e me magji, u këshillua me ata që thërrasin shpirtra të vdekurish e me shortarë dhe bëri aq shumë ligësi para syve të Zotit, saqë ndezi zemërimin e tij. 7 Ai punoi edhe një shtyllë të Asherasë dhe e vuri në tempullin e Zotit, për të cilin Zoti i kishte thënë Davidit dhe Solomonit, birit të Davidit: «Në këtë tempull dhe në Jerusalem, të cilin e zgjodha ndër të gjitha fiset e Izraelit, unë do të vendos emrin tim në amshim. 8 Unë nuk do të lejoj më që këmbët e izraelitëve të enden larg kësaj toke, të cilën ua dhashë paraardhësve të tyre, veçse ata të zbatojnë të gjitha urdhërimet e mbarë ligjin që unë i dhashë shërbëtorit tim, Moisiut». 9 Por ata nuk dëgjuan dhe Manaseu i joshi të bëjnë më shumë ligësi se kombet që Zoti shkatërroi para syve të izraelitëve.
10 Atëherë Zoti foli përmes profetëve, shërbëtorëve të tij, e tha: 11 «Manaseu, mbreti i Judës ka bërë gjëra të pështira e madje ka bërë më shumë ligësi se të gjitha ligësitë e amoritëve që ishin para tij. Me idhujt që bëri ka shtyrë edhe Judën në mëkat. 12 Prandaj, kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Ja, unë do të sjell aq shumë fatkeqësi mbi Jerusalemin e mbi Judën, saqë kush ta dëgjojë, do t'i buçasin veshët. 13 Do të shtrij mbi Jerusalem litarin, me të cilin mata shkatërrimin e Samarisë, dhe sheshuesin, me të cilin sheshova shtëpinë e Ahabit. Jerusalemin do ta fshij ashtu siç fshihet kupa, që pasi e fshin, e kthen përmbys. 14 Të mbeturit nga trashëgimia ime do t'i braktis e do t'i jap në duart e armiqve, që të bëhen pre e plaçkë për armiqtë, 15 sepse ata bënë çka është keq në sytë e mi dhe ndezën zemërimin tim, që nga dita kur nxora paraardhësit e tyre nga Egjipti e deri sot e kësaj dite”».
16 Manaseu derdhi gjakun e aq shumë të pafajshmëve, saqë e mbushi Jerusalemin buzë më buzë, pa marrë parasysh mëkatet e tjera, me të cilat shtyu edhe Judën të bëjë çka është keq në sytë e Zotit. 17 Bëmat e tjera të Manaseut, veprat dhe mëkatet e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 18 Manaseu u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në kopshtin e shtëpisë së tij, në kopshtin e Uzait. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amoni.
Mbretërimi i Amonit në Judë
19 Amoni ishte njëzet e dy vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për dy vjet në Jerusalem. E ëma quhej Meshulemete dhe ishte bija e Harucit nga Jotbahu. 20 Amoni bëri çka është keq në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe i ati, Manaseu. 21 Ai ndoqi në çdo hap udhën e të atit, u shërbeu idhujve, të cilëve u kishte shërbyer edhe i ati, dhe i adhuroi. 22 Ai e braktisi Zotin, Perëndinë e etërve të tij, dhe nuk ndoqi udhën e Zotit. 23 Shërbëtorët e Amonit u ngritën kundër tij dhe e vranë brenda në pallatin mbretëror. 24 Por populli i atij vendi i vrau të gjithë ata që ishin ngritur kundër mbretit Amon dhe në vend të tij bënë mbret Josinë, të birin. 25 Bëmat e tjera të Amonit dhe veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 26 Amonin e varrosën në varrin e tij, në kopshtin e Uzait. Në vend të tij mbretëroi i biri, Josia.
1 duodecim annorum erat Manasses cum regnare coepisset
et quinquaginta quinque annis regnavit in Hierusalem
nomen matris eius Aphsiba
2 fecitque malum in conspectu Domini
iuxta idola gentium quas delevit Dominus a facie filiorum Israhel
3 conversusque est et aedificavit excelsa
quae dissipaverat Ezechias pater eius
et erexit aras Baal et fecit lucos sicut fecerat Ahab rex Israhel
et adoravit omnem militiam caeli et coluit eam
4 extruxitque aras in domo Domini
de qua dixit Dominus in Hierusalem ponam nomen meum
5 et extruxit altaria universae militiae caeli
in duobus atriis templi Domini
6 et transduxit filium suum per ignem
et ariolatus est et observavit auguria
et fecit pythones et aruspices multiplicavit
ut faceret malum coram Domino et inritaret eum
7 posuit quoque idolum luci quem fecerat in templo Domini
super quo locutus est Dominus ad David
et ad Salomonem filium eius
in templo hoc et in Hierusalem quam elegi de cunctis tribubus Israhel
ponam nomen meum in sempiternum
8 et ultra non faciam commoveri pedem Israhel
de terra quam dedi patribus eorum
sic tamen si custodierint opere omnia
quae praecepi eis
et universam legem quam mandavit eis servus meus Moses
9 illi vero non audierunt sed seducti sunt a Manasse
ut facerent malum super gentes
quas contrivit Dominus a facie filiorum Israhel
10 locutusque est Dominus in manu servorum suorum prophetarum dicens
11 quia fecit Manasses rex Iuda abominationes istas pessimas
super omnia quae fecerunt Amorrei ante eum
et peccare fecit etiam Iudam in inmunditiis suis
12 propterea haec dicit Dominus Deus Israhel
ecce ego inducam mala super Hierusalem et Iudam
ut quicumque audierit tinniant ambae aures eius
13 et extendam super Hierusalem funiculum Samariae
et pondus domus Ahab
et delebo Hierusalem sicut deleri solent tabulae
delens vertam et ducam crebrius stilum super faciem eius
14 dimittam vero reliquias hereditatis meae
et tradam eas in manu inimicorum eius
eruntque in vastitate et rapina
cunctis adversariis suis
15 eo quod fecerint malum coram me
et perseveraverint inritantes me
ex die qua egressi sunt patres eorum ex Aegypto
usque ad diem hanc
16 insuper et sanguinem innoxium fudit Manasses multum nimis
donec impleret Hierusalem usque ad os
absque peccatis suis quibus peccare fecit Iudam
ut faceret malum coram Domino
17 reliqua autem sermonum Manasse
et universa quae fecit et peccatum eius quod peccavit
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Iuda
18 dormivitque Manasses cum patribus suis
et sepultus est in horto domus suae in horto Aza
et regnavit Amon filius eius pro eo
19 viginti et duo annorum erat Amon cum regnare
coepisset
duobusque annis regnavit in Hierusalem
nomen matris eius Mesallemeth filia Arus de Iethba
20 fecitque malum in conspectu Domini
sicut fecerat Manasses pater eius
21 et ambulavit in omni via per quam ambulaverat pater eius
servivitque inmunditiis quibus servierat pater suus
et adoravit eas
22 et dereliquit Dominum Deum patrum suorum
et non ambulavit in via Domini
23 tetenderuntque ei insidias servi sui
et interfecerunt regem in domo sua
24 percussit autem populus terrae omnes
qui coniuraverant contra regem Amon
et constituerunt sibi regem Iosiam filium eius pro eo
25 reliqua autem sermonum Amon quae fecit
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Iuda
26 sepelieruntque eum in sepulchro suo in horto Aza
et regnavit Iosias filius eius pro eo