Sëmundja dhe shërimi i Ezekisë
1 Asokohe Ezekia u sëmur për vdekje. Atëherë profeti Isai, biri i Amosit, shkoi tek ai e i tha: «Kështu thotë Zoti: ndreqi punët e shtëpisë sate, se nuk do të jetosh gjatë. Do të vdesësh». 2 Ezekia u kthye me fytyrë nga muri e iu lut Zotit: 3 «Të lutem, o Zot, kujtohu se kam ecur në praninë tënde me besnikëri e me zemër të çiltër dhe kam bërë çka është mirë në sytë e ty». Dhe qau me ngashërim. 4 Isaia nuk ishte larguar ende nga tremja qendrore e pallatit, kur iu drejtua fjala e Zotit: 5 «Kthehu pas e thuaji Ezekisë, prijësit të popullit tim: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Davidit, atit tënd: e dëgjova lutjen tënde e i pashë lotët e tu. Ja, po të shëroj dhe pas tri ditësh ke për të shkuar në tempullin e Zotit. 6 Do të të jap edhe pesëmbëdhjetë vite jetë dhe do të të shpëtoj nga dora e mbretit të Asirisë. Këtë qytet do ta mbroj për hir të emrit tim dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim”». 7 Isaia tha: «Sillni një kulaç me fiq». Kulaçin ia vunë mbi plagë dhe Ezekia u shërua.
8 Atëherë Ezekia i tha Isaisë: «Cila është shenja se Zoti do të më shërojë e se të tretën ditë do të shkoj në tempullin e Zotit9 Isaia i tha: «Shenja se Zoti do ta bëjë këtë gjë është kjo: a dëshiron që hija të zgjatet dhjetë shkallëza para apo dhjetë shkallëza pas?». 10 Ezekia i tha: «Është e lehtë që hija të zgjatet dhjetë shkallëza para. Le të zgjatet dhjetë shkallëza pas». 11 Profeti Isai iu lut Zotit dhe Zoti e ktheu hijen dhjetë shkallëza pas përgjatë shkallëve, nëpër të cilat kishte zbritur më parë Ahazi.
Të dërguarit babilonas
12 Asokohe, mbreti i Babilonisë Berodak Baladani, biri i Baladanit, i dërgoi Ezekisë një dhuratë dhe një letër, sepse kishte marrë vesh se kishte qenë sëmurë. 13 Ezekia i priti të dërguarit dhe u tregoi vendin ku ruhej tërë thesari i tij, argjendi, floriri, erërat e mira dhe vajrat erëmirë. U tregoi edhe vendin ku ruheshin armët dhe tërë vendet ku ruheshin thesaret e tij. Ezekia nuk la asgjë pa u treguar në pallat dhe në gjithë mbretërinë e tij. 14 Atëherë profeti Isai shkoi te mbreti Ezeki e i tha: «Nga vinin ata burra e çfarë të thanë?». Ezekia i tha: «Vijnë nga një vend i largët, nga Babilonia». 15 Isaia e pyeti: «E çfarë panë në pallatin tënd?». Ezekia iu përgjigj: «Panë gjithçka ndodhet në pallatin tim e nuk lashë pa u treguar asgjë nga thesaret e mia».
16 Atëherë Isaia i the Ezekisë: «Dëgjo, pra, fjalën e Zotit: 17 “Ja, po vijnë ditët, kur gjithçka që gjendet në pallatin tënd dhe gjithçka që kanë mbledhur paraardhësit e tu deri më sot, do të çohet në Babiloni e këtu nuk do të mbetet asgjë”, thotë Zoti. 18 Babilonasit do të marrin edhe disa prej djemve të tu, që do të lindin prej teje, dhe do t'i bëjnë eunukë në pallatin e mbretit të Babilonisë». 19 Ezekia i tha Isaisë: «E mirë është fjala që të ka thënë Zoti». E me vete mendonte: «Të paktën, sa të jem gjallë unë, do të ketë paqe e siguri».
20 Bëmat e tjera të Ezekisë, të gjitha trimëritë e tij, veprat që ndërtoi, pellgu dhe ujësjellësi që i solli ujë qytetit, janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 21 Ezekia u preh me paraardhësit dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Manaseu.
1 in diebus illis aegrotavit Ezechias usque ad mortem
et venit ad eum Esaias filius Amos prophetes
dixitque ei haec dicit Dominus Deus
praecipe domui tuae morieris enim et non vives
2 qui convertit faciem suam ad parietem
et oravit Dominum dicens
3 obsecro Domine
memento quomodo ambulaverim coram te
in veritate et in corde perfecto
et quod placitum est coram te fecerim
flevit itaque Ezechias fletu magno
4 et antequam egrederetur Esaias mediam partem atrii
factus est sermo Domini ad eum dicens
5 revertere et dic Ezechiae duci populi mei
haec dicit Dominus Deus David patris tui
audivi orationem tuam
vidi lacrimam tuam et ecce sanavi te
die tertio ascendes templum Domini
6 et addam diebus tuis quindecim annos
sed et de manu regis Assyriorum liberabo te et civitatem hanc
et protegam urbem istam propter me et propter David servum meum
7 dixitque Esaias adferte massam ficorum
quam cum adtulissent et posuissent super ulcus eius curatus
est
8 dixerat autem Ezechias ad Esaiam
quod erit signum quia Dominus me sanabit
et quia ascensurus sum die tertio templum Domini
9 cui ait Esaias hoc erit signum a Domino
quod facturus sit Dominus sermonem quem locutus est
vis ut accedat umbra decem lineis
an ut revertatur totidem gradibus
10 et ait Ezechias facile est umbram crescere decem lineis
nec hoc volo ut fiat sed ut revertatur retrorsum decem gradibus
11 invocavit itaque Esaias propheta Dominum
et reduxit umbram per lineas quibus iam descenderat in horologio Ahaz
retrorsum decem gradibus
12 in tempore illo misit Berodach Baladan filius Baladan rex
Babyloniorum
litteras et munera ad Ezechiam
audierat enim quod aegrotasset Ezechias
13 laetatus est autem in adventum eorum Ezechias
et ostendit eis domum aromatum
et aurum et argentum et pigmenta varia
unguenta quoque et domum vasorum suorum
et omnia quae habere potuerat in thesauris suis
non fuit quod non monstraret eis Ezechias
in domo sua et in omni potestate sua
14 venit autem Esaias propheta ad regem Ezechiam dixitque ei
quid dixerunt viri isti aut unde venerunt ad te
cui ait Ezechias de terra longinqua venerunt de Babylone
15 at ille respondit quid viderunt in domo tua
ait Ezechias omnia quae sunt in domo mea viderunt
nihil est quod non monstraverim eis in thesauris meis
16 dixit itaque Esaias Ezechiae audi sermonem Domini
17 ecce dies venient
et auferentur omnia quae sunt in domo tua
et quae condiderunt patres tui usque in diem hanc in Babylone
non remanebit quicquam ait Dominus
18 sed et de filiis tuis qui egredientur ex te quos generabis tollentur
et erunt eunuchi in palatio regis Babylonis
19 dixit Ezechias ad Esaiam
bonus sermo Domini quem locutus est
sit pax et veritas in diebus meis
20 reliqua autem sermonum Ezechiae et omnis fortitudo eius
et quomodo fecerit piscinam et aquaeductum
et introduxerit aquas in civitatem
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Iuda
21 dormivitque Ezechias cum patribus suis
et regnavit Manasses filius eius pro eo