Kumti i tretë
1 Balaami, kur pa se i pëlqeu Zotit ta bekojë Izraelin, nuk shkoi si herët e tjera për të kërkuar ndonjë ogur. Qëndroi me fytyrë nga shkretëtira, 2 ngriti sytë e soditi Izraelin që fushonte sipas fiseve. Atëherë shpirti i Perëndisë erdhi mbi të 3 e Balaami ia nisi këngës:
«Kumti i Balaamit, birit të Beorit,
kumti i burrit symprehtë.
4 Kumti i atij, që dëgjon fjalët e Perëndisë,
që syhapur bie përmbys
e sheh vegimet e të gjithëpushtetshmit.
5 Sa të bukura tendat e tua, o Jakob,
banesat e tua, o Izrael.
6 Porsi palmat që shtrihen radhë,
porsi pemishtet anë lumit,
porsi aloet e mbjella nga Zoti,
porsi cedrat buzë ujit.
7 Nga kovat ujë do t'i gurrojë
e farës së tij uji s'do t'i mungojë.
Më lart se Agagu mbreti i tij do të ngrihet,
mbretëria e tij do të lartësohet.
8 Si brirë demi të egër e ka Perëndinë
që nga Egjipti e shpëtoi.
Ai i përpin kombet, armiqtë e tij.
Eshtrat ua thërmon,
me shigjeta i dërrmon.
9 Kruspet, shtrihet porsi luan,
e kush guxon ta zgjojë?
I bekuar është ai që të bekon,
i mallkuar ai që të mallkon».
10 Atëherë Balakut iu ndez zemërimi kundër Balaamit e duke rrahur duart i tha: «Të thirra të m'i mallkosh armiqtë, kurse ti ke tri herë që veç i bekon. 11 Prandaj, ik nga erdhe! Të thashë se do të të shpërbleja mirë, por ja që Zoti të la pa shpërblim». 12 Balaami iu përgjigj: «Po a nuk u thashë edhe unë lajmëtarëve që më dërgove: 13 “Edhe sikur Balaku të më japë shtëpinë e tij plot me argjend e me ar, vetë nuk mund t'i bëj bisht aspak fjalës së Zotit. Do të them vetëm atë që më thotë Zoti”. 14 Tani do të kthehem te populli im, por më parë më lër të të lajmëroj se çfarë do t'i bëjë në të ardhmen ky popull popullit tënd».
Kumti i fundit
15 Atëherë ia nisi këngës:
«Kumti i Balaamit, birit të Beorit,
kumti i burrit symprehtë.
16 Kumti i atij që dëgjon fjalët e Perëndisë,
që njeh udhët e të Tejlartit,
që syhapur bie përmbys,
e sheh vegimet e të gjithëpushtetshmit.
17 E shoh, por jo tash,
e vërej, por jo afër,
një yll që del nga Jakobi,
një skeptër që ngrihet nga Izraeli.
Ia plas tëmthat Moabit,
e kryet bijve të Setit.
18 Edomi do të zaptohet,
Seiri do të zaptohet nga armiqtë,
por Izraeli trimërohet.
19 Dikush nga Jakobi sundon
e banorët që mbijetojnë ai i shkatërron».
20 Pastaj vështroi drejt Amalekut e ia nisi këngës:
«I pari mes kombeve ishte Amaleku,
por në fund shkatërrimi i plotë e pret».
21 Pastaj vështroi drejt Kenitit e ia nisi këngës:
«Të sigurt e ke banesën
e mbi shkrepa folenë e vendose,
22 por Kaini është caktuar për t'u djegur.
Sa gjatë do të të mbajë Ashuri në robëri?».
23 Ai vijoi këngën:
«Mjerë! Kush do të rrojë kur Perëndia ta bëjë këtë?
24 Prej Kitimi dalin anije,
Ashurin shkretojnë, Eberin shkretojnë,
por në fund do të shkatërrohet ai vetë».
25 Atëherë Balaami u ngrit e u kthye në vendlindje. Edhe Balaku shkoi udhës së vet.
1 cumque vidisset Balaam
quod placeret Domino ut benediceret Israheli
nequaquam abiit ut ante perrexerat ut augurium quaereret
sed dirigens contra desertum vultum suum
2 et elevans oculos
vidit Israhel in tentoriis commorantem per tribus suas
et inruente in se spiritu Dei
3 adsumpta parabola ait
dixit Balaam filius Beor dixit homo cuius obturatus est oculus
4 dixit auditor sermonum Dei
qui visionem Omnipotentis intuitus est
qui cadit et sic aperiuntur oculi eius
5 quam pulchra tabernacula tua Iacob et tentoria tua Israhel
6 ut valles nemorosae ut horti iuxta fluvios inrigui
ut tabernacula quae fixit Dominus
quasi cedri propter aquas
7 fluet aqua de situla eius
et semen illius erit in aquas multas
tolletur propter Agag rex eius et auferetur regnum illius
8 Deus eduxit illum de Aegypto
cuius fortitudo similis est rinocerotis
devorabunt gentes hostes illius
ossaque eorum confringent et perforabunt sagittis
9 accubans dormivit ut leo
et quasi leaena quam suscitare nullus audebit
qui benedixerit tibi erit ipse benedictus
qui maledixerit in maledictione reputabitur
10 iratusque Balac contra Balaam conplosis manibus ait
ad maledicendum inimicis meis vocavi te
quibus e contrario tertio benedixisti
11 revertere ad locum tuum
decreveram quidem magnifice honorare te
sed Dominus privavit te honore disposito
12 respondit Balaam ad Balac
nonne nuntiis tuis quos misisti ad me dixi
13 si dederit mihi Balac plenam domum suam argenti et auri
non potero praeterire sermonem Domini Dei mei
ut vel boni quid vel mali proferam ex corde meo
sed quicquid Dominus dixerit hoc loquar
14 verumtamen pergens ad populum meum dabo consilium
quid populus tuus huic populo faciat extremo tempore
15 sumpta igitur parabola rursum ait
dixit Balaam filius Beor dixit homo cuius obturatus est oculus
16 dixit auditor sermonum Dei
qui novit doctrinam Altissimi et visiones Omnipotentis videt
qui cadens apertos habet oculos
17 videbo eum sed non modo intuebor illum sed non prope
orietur stella ex Iacob et consurget virga de Israhel
et percutiet duces Moab vastabitque omnes filios Seth
18 et erit Idumea possessio eius hereditas Seir cedet inimicis suis
Israhel vero fortiter aget
19 de Iacob erit qui dominetur et perdat reliquias civitatis
20 cumque vidisset Amalech adsumens parabolam ait
principium gentium Amalech cuius extrema perdentur
21 vidit quoque Cineum et adsumpta parabola ait
robustum est quidem habitaculum tuum
sed si in petra posueris nidum tuum
22 et fueris electus de stirpe Cain
quamdiu poteris permanere
Assur enim capiet te
23 adsumptaque parabola iterum locutus est
heu quis victurus est quando ista faciet Deus
24 venient in trieribus de Italia superabunt Assyrios
vastabuntque Hebraeos et ad extremum etiam ipsi peribunt
25 surrexitque Balaam et reversus est in locum suum
Balac quoque via qua venerat rediit