Lufta me Amalekun
1 Samueli i tha Saulit: «Unë jam ai që Zoti dërgoi për të të vajosur mbret mbi popullin e tij, Izraelin, prandaj dëgjoje fjalën e Zotit: 2 “Kështu thotë Zoti i ushtrive: po e dënoj Amalekun për çka bëri kundër Izraelit, sepse e pengoi kur doli nga Egjipti. 3 Tani pra, sulmoje Amalekun e shfaros gjithçka gjendet në të. Mos ki mëshirë. Vriti me burra, gra, fëmijë, foshnja, qe, dhen, deve e gomarë”».
4 Atëherë Sauli thirri popullin dhe e rreshtoi në Telaim. Ata ishin dyqind mijë këmbësorë dhe dhjetë mijë burra prej Judës. 5 Sauli mbërriti para qytetit të Amalekut e vuri pritë te vau. 6 Pastaj u tha kenitëve: «Ikni prej amalekitëve, që të mos ju shkatërroj bashkë me ta, se treguat mirësi ndaj gjithë izraelitëve kur dolën nga Egjipti». Kështu, kenitët u larguan prej amalekitëve. 7 Sauli e sulmoi Amalekun nga Havilahu deri në Shur që është kundruall Egjiptit. 8 E kapi të gjallë Agagun, mbretin e amalekitëve, ndërsa mbarë popullin e kaloi në teh të shpatës. 9 Sauli e populli kursyen Agagun, dhentë e qetë më të mira, bagëtitë e majme, qengjat e çdo gjë që ishte e mirë, që nuk deshën t'i shfarosnin. Gjithçka të pavlerë e shfarosën.
Shfronëzimi i Saulit
10 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Samuelit: 11 «Jam penduar që e bëra mbret Saulin, se më ka kthyer shpinën e nuk i zbaton fjalët e mia». Samueli u trishtua e i thirri Zotit gjithë natën. 12 Samueli u ngrit në të gdhirë për ta takuar Saulin që herët dhe e lajmëruan se Sauli, pasi kishte mbërritur në Karmel, ku kishte ngritur një përmendore për vete, ishte kthyer dhe kishte kaluar për në Gilgal. 13 Samueli shkoi tek ai dhe kur Sauli e takoi, i tha: «Të bekoftë Zoti! Ia mbajta fjalën Zotit». 14 Por Samueli iu përgjigj: «Ç'është kjo blegërimë qengjash që po më kapin veshët? Ç'është kjo pëllitje lopësh që po dëgjoj?». 15 Sauli i tha: «I sollëm prej Amalekut. Populli i kurseu dhentë e qetë më të mira për t'ia kushtuar Zotit, Perëndisë tënd, ndërsa pjesën tjetër e shfarosëm». 16 Samueli i tha Saulit: «Hesht! Do të të tregoj se çfarë më tha Zoti mbrëmë». Sauli i tha: «Fol!». 17 Samueli i tha: «Edhe pse të duket vetja i vogël, je kreu i fiseve të Izraelit. Zoti të vajosi mbret mbi Izraelin. 18 Zoti të dërgoi e të tha: “Shfarosi amalekitët, ata mëkatarë. Lufto kundër tyre derisa t'i shkatërrosh”. 19 Përse, pra, nuk e dëgjove zërin e Zotit, por iu vërsule plaçkës duke bërë ligësi në sytë e Zotit?». 20 Sauli iu përgjigj Samuelit: «E kam dëgjuar zërin e Zotit. Shkova siç më dërgoi Zoti dhe e kapa Agagun, mbretin e amalekitëve, ndërsa amalekitët i shfarosa. 21 Populli mori për plaçkë dhentë e qetë më të mira, që ishin caktuar për t'u shfarosur, për t'ia kushtuar në Gilgal Zotit, Perëndisë tënd».
22 Atëherë Samueli i tha:
«Pse, a i pëlqejnë Zotit flitë e shkrumbimit e flitë e tjera
më shumë se t'i dëgjohet fjala?
Ja, më mirë është dëgjesa, se flitë,
më mirë vëmendja, se dhjami i deshve.
23 Kundërshtimi është si mëkati i shortarisë,
kokëfortësia si ligësia e idhujtarisë.
Ngaqë e përbuze fjalën e Zotit,
ai e përbuzi sundimin tënd».
24 Atëherë Sauli i tha Samuelit: «Mëkatova, sepse shkela fjalën e Zotit dhe fjalët e tua. Pata frikë popullin dhe dëgjova fjalën e tij. 25 Tani, pra, ma fal mëkatin e kthehu bashkë me mua që të adhuroj Zotin». 26 Samueli i tha: «Jo, nuk do të kthehem me ty, se ti e përbuze fjalën e Zotit e Zoti të përbuzi si mbret të Izraelit». 27 Samueli bëri të largohej, por Sauli e kapi prej fundit të petkut e ia shqeu. 28 Samueli i tha: «Sot, Zoti e shqeu mbretërinë e Izraelit prej teje e ia dhuroi një tjetri që është më i mirë se ti. 29 Për më tepër ai që është lavdia e Izraelit nuk gënjen e nuk pendohet, se nuk është njeri që të pendohet». 30 Sauli i tha: «Kam mëkatuar, por të lutem më ndero para pleqësisë së popullit e para Izraelit e kthehu me mua që të adhuroj Zotin, Perëndinë tënd». 31 Samueli u kthye me të dhe Sauli adhuroi Zotin.
32 Samueli tha: «Ma sillni Agagun, mbretin e Amalekut». Agagu erdhi në pranga dhe mendonte se nuk i kanosej më vdekja. 33 Por Samueli tha: «Siç la shpata jote gra pa fëmijë, ashtu do të mbetet edhe nëna jote pa fëmijë». Dhe Samueli e theri Agagun para Zotit, në Gilgal.
34 Samueli shkoi në Ramah, ndërsa Sauli shkoi në shtëpinë e vet në Gibeahun e Saulit. 35 Samueli nuk e pa më Saulin gjatë gjithë jetës së vet, por vajtoi për të, se Zoti ishte penduar që e kishte bërë mbret mbi Izraelin.
1 et dixit Samuhel ad Saul
me misit Dominus ut unguerem te in regem super populum eius Israhel
nunc ergo audi vocem Domini
2 haec dicit Dominus exercituum
recensui quaecumque fecit Amalech Israheli
quomodo restitit ei in via cum ascenderet de Aegypto
3 nunc igitur vade et percute Amalech
et demolire universa eius
non parcas ei
sed interfice a viro usque ad mulierem
et parvulum atque lactantem
bovem et ovem camelum et asinum
4 praecepit itaque Saul populo et recensuit eos quasi agnos
ducenta milia peditum et decem milia virorum Iuda
5 cumque venisset Saul usque ad civitatem Amalech
tetendit insidias in torrente
6 dixitque Saul Cineo
abite recedite atque descendite ab Amalech
ne forte involvam te cum eo
tu enim fecisti misericordiam cum omnibus filiis Israhel
cum ascenderent de Aegypto
et recessit Cineus de medio Amalech
7 percussitque Saul Amalech
ab Evila donec venias Sur
quae est e regione Aegypti
8 et adprehendit Agag regem Amalech vivum
omne autem vulgus interfecit in ore gladii
9 et pepercit Saul et populus Agag
et optimis gregibus ovium et armentorum
et vestibus et arietibus et universis quae pulchra erant
nec voluerunt disperdere ea
quicquid vero vile fuit et reprobum hoc demoliti sunt
10 factum est autem verbum Domini ad Samuhel dicens
11 paenitet me quod constituerim Saul regem
quia dereliquit me et verba mea opere non implevit
contristatusque est Samuhel et clamavit ad Dominum tota nocte
12 cumque de nocte surrexisset Samuhel ut iret ad Saul mane
nuntiatum est Samuheli eo quod venisset Saul in Carmelum
et erexisset sibi fornicem triumphalem
et reversus transisset descendissetque in Galgala
venit ergo Samuhel ad Saul
et
13 dixit ei Saul
benedictus tu Domino implevi verbum Domini
14 dixitque Samuhel
et quae est haec vox gregum quae resonat in auribus meis
et armentorum quam ego audio
15 et ait Saul de Amalech adduxerunt ea
pepercit enim populus melioribus ovibus et armentis
ut immolarentur Domino Deo tuo
reliqua vero occidimus
16 dixit autem Samuhel ad Saul
sine me et indicabo tibi quae locutus sit Dominus ad me nocte
dixitque ei loquere
17 et ait Samuhel nonne cum parvulus esses in oculis tuis
caput in tribubus Israhel factus es
unxitque te Dominus regem super Israhel
18 et misit te Dominus in via et ait
vade et interfice peccatores Amalech
et pugnabis contra eos usque ad internicionem eorum
19 quare ergo non audisti vocem Domini sed versus ad praedam es
et fecisti malum in oculis Domini
20 et ait Saul ad Samuhelem
immo audivi vocem Domini
et ambulavi in via per quam misit me Dominus
et adduxi Agag regem Amalech et Amalech interfeci
21 tulit autem populus de praeda oves et boves
primitias eorum quae caesa sunt
ut immolet Domino Deo suo in Galgalis
22 et ait Samuhel
numquid vult Dominus holocausta aut victimas
et non potius ut oboediatur voci Domini
melior est enim oboedientia quam victimae
et auscultare magis quam offerre adipem arietum
23 quoniam quasi peccatum ariolandi est repugnare
et quasi scelus idolatriae nolle adquiescere
pro eo ergo quod abiecisti sermonem Domini
abiecit te ne sis rex
24 dixitque Saul ad Samuhel
peccavi quia praevaricatus sum sermonem Domini et verba tua
timens populum et oboediens voci eorum
25 sed nunc porta quaeso peccatum meum
et revertere mecum ut adorem Dominum
26 et ait Samuhel ad Saul
non revertar tecum quia proiecisti sermonem Domini
et proiecit te Dominus ne sis rex super Israhel
27 et conversus est Samuhel ut abiret
ille autem adprehendit summitatem pallii eius quae et scissa est
28 et ait ad eum Samuhel
scidit Dominus regnum Israhel a te hodie
et tradidit illud proximo tuo meliori te
29 porro Triumphator in Israhel non parcet
et paenitudine non flectetur
neque enim homo est ut agat paenitentiam
30 at ille ait peccavi
sed nunc honora me coram senibus populi mei
et coram Israhel
et revertere mecum ut adorem Dominum Deum tuum
31 reversus ergo Samuhel secutus est Saulem
et adoravit Saul Dominum
32 dixitque Samuhel adducite ad me Agag regem Amalech
et oblatus est ei Agag pinguissimus
et dixit Agag sicine separat amara mors
33 et ait Samuhel
sicut fecit absque liberis mulieres gladius tuus
sic absque liberis erit inter mulieres mater tua
et in frusta concidit Samuhel Agag coram
Domino in Galgalis
34 abiit autem Samuhel in Ramatha
Saul vero ascendit in domum suam in Gabaath
35 et non vidit Samuhel ultra Saul usque ad diem mortis suae
verumtamen lugebat Samuhel Saul
quoniam Dominum paenitebat
quod constituisset regem Saul super Israhel