Çmimet e shpengimeve
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Fol me izraelitët e thuaju: nëse dikush duhet t'i kushtojë Zotit një njeri, le t'i japë sipas vlerësimit tënd. 3 Për një mashkull njëzet deri në gjashtëdhjetë vjeç, vlera është pesëdhjetë sikla argjendi sipas peshës së shenjtërores. 4 Për një femër vlera është tridhjetë sikla. 5 Për një mashkull pesë deri në njëzet vjeç, vlera është njëzet sikla, ndërsa për një femër, dhjetë sikla. 6 Për një mashkull një muajsh deri në pesë vjeç, vlera është pesë sikla, ndërsa për një femër, tri sikla. 7 Për një mashkull gjashtëdhjetë vjeç e sipër, vlera është pesëmbëdhjetë sikla, ndërsa për një femër, dhjetë sikla. 8 Nëse është i varfër e nuk mund ta paguajë vlerën, të sillet para priftit, që të bëjë vlerësimin. Prifti ta caktojë vlerën sipas mundësive që ka ai që bëri kushtimin.
9 Nëse ndokush i kushton Zotit si fli një kafshë, prej kafshëve që pranohen si kushtim për Zotin, ajo kafshë është e shenjtë. 10 Nuk mund të ndërrohet e nuk mund të zëvendësohet kafsha e mirë me një më të keqe apo e keqja me një më të mirë. Nëse ndokush i ndërron kafshët, atëherë edhe ajo që ndërrohet, edhe ajo me të cilën u ndërrua do të jenë të shenjta. 11 Nëse ndokush i kushton Zotit një kafshë të papastër, le ta sjellë kafshën para priftit. 12 Prifti ta vlerësojë nëse është e mirë apo e keqe dhe çmimi të caktohet sipas vlerësimit të tij. 13 Nëse dëshiron mandej ta shpengojë, le t'i shtojë çmimit edhe të pestën.
14 Nëse ndokush e shenjtëron shtëpinë për Zotin, prifti ta vlerësojë nëse është e mirë apo e keqe dhe çmimi të caktohet sipas vlerësimit të tij. 15 Nëse dëshiron ta shpengojë shtëpinë e shenjtëruar, le t'i shtojë çmimit edhe të pestën dhe shtëpia i mbetet atij.
16 Nëse ndokush i shenjtëron Zotit një pjesë të arës së vet, çmimi të caktohet sipas sasisë së farës që duhet për mbjellje. Nëse toka mbillet me treqind kilogramë elb, çmimi të jetë pesëdhjetë sikla argjendi. 17 Nëse e shenjtëron arën gjatë pesëdhjetëvjetorit, le të çmohet sipas këtij vlerësimi. 18 Por, nëse e shenjtëron arën pas pesëdhjetëvjetorit, prifti ta caktojë çmimin duke zbritur numrin e viteve që mbesin deri në pesëdhjetëvjetor. 19 Nëse dëshiron ta shpengojë arën e shenjtëruar, le t'i shtojë çmimit edhe të pestën e vlerës dhe ara i mbetet atij. 20 Nëse nuk e shpengon arën, por ia shet një tjetri, nuk mund ta shpengojë më. 21 Në pesëdhjetëvjetor, ara i shenjtërohet Zotit si arë e caktuar për përkushtim dhe bëhet pronë e priftit. 22 Nëse i shenjtërohet Zotit një arë e blerë, që nuk është e trashëguar, 23 prifti të bëjë vlerësimin sipas numrit të viteve deri në pesëdhjetëvjetor dhe po atë ditë të bëhet pagesa për arën që iu shenjtërua Zotit. 24 Në pesëdhjetëvjetor ara t'i kthehet pronarit që e shiti, domethënë atij që e kishte pasur trashëgim. 25 Të gjitha vlerësimet të bëhen sipas siklës së shenjtërores. Sikla peshon dhjetë gramë.
26 Pjella e parë e kafshëve, qoftë viç apo qengj, nuk mund t'i shenjtërohet Zotit, sepse të parëlindurit i përkasin tashmë Zotit. 27 Nëse kafsha është e papastër, mund të shpengohet duke i shtuar çmimit të pestën e vlerës. Nëse nuk shpengohet, le të shitet sipas vlerësimit tuaj.
28 Nëse dikush i cakton Zotit si përkushtim ndonjë prej gjërave që i përkasin, njeri, kafshë apo arë, përkushtimi as mund të shitet, as mund të shpengohet. Çdo gjë që i caktohet Zotit si përkushtim është e shenjtë dhe i përket Zotit. 29 Çdo njeri që është caktuar për t'u shfarosur, të mos shpengohet, por të vritet.
30 Një e dhjeta e prodhimeve të tokës, prodhimet e të mbjellave apo të pemëve, i përket Zotit dhe është gjë e shenjtë për Zotin. 31 Kush dëshiron të shpengojë një pjesë të së dhjetës, le t'i shtojë çmimit të pestën e vlerës. 32 Një e dhjeta e gjedhëve dhe e dhenve, që kalojnë nën shkopin e bariut, është gjë e shenjtë dhe i përket Zotit. 33 Mos bëj dallim mes kafshës së mirë e kafshës së keqe dhe mos e ndërro me tjetër. Nëse e ndërron, edhe ajo që ndërrohet, edhe ajo me të cilën u ndërrua do të jenë të shenjta dhe nuk mund të shpengohen».
34 Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut në malin e Sinait për izraelitët.
1 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
2 loquere filiis Israhel et dices ad eos
homo qui votum fecerit et spoponderit Deo animam suam
sub aestimatione dabit pretium
3 si fuerit masculus
a vicesimo usque ad sexagesimum annum
dabit quinquaginta siclos argenti ad mensuram sanctuarii
4 si mulier triginta
5 a quinto autem anno usque ad vicesimum
masculus dabit viginti siclos femina decem
6 ab uno mense usque ad annum quintum
pro masculo dabuntur quinque sicli pro femina tres
7 sexagenarius et ultra masculus dabit quindecim siclos femina decem
8 si pauper fuerit et aestimationem reddere non valebit
stabit coram sacerdote
et quantum ille aestimaverit et viderit eum posse reddere tantum dabit
9 animal autem quod immolari potest Domino
si quis voverit sanctum erit
10 et mutari non poterit id est nec melius malo nec peius bono
quod si mutaverit
et ipsum quod mutatum est et illud pro quo mutatum est
consecratum erit Domino
11 animal inmundum quod immolari Domino non potest
si quis voverit adducetur ante sacerdotem
12 qui diiudicans utrum bonum an malum sit statuet pretium
13 quod si dare voluerit is qui offert
addet supra aestimationis quintam
partem
14 homo si voverit domum suam et sanctificaverit Domino
considerabit eam sacerdos utrum bona an mala sit
et iuxta pretium quod ab eo fuerit constitutum venundabitur
15 sin autem ille qui voverat voluerit redimere eam
dabit quintam partem aestimationis supra et habebit domum
16 quod si agrum possessionis suae voverit et consecraverit Domino
iuxta mensuram sementis aestimabitur pretium
si triginta modiis hordei seritur terra
quinquaginta siclis veniet
argenti
17 si statim ab anno incipientis iobelei voverit agrum
quanto valere potest tanto aestimabitur
18 sin autem post aliquantum temporis
supputabit sacerdos pecuniam
iuxta annorum qui reliqui sunt numerum usque ad iobeleum
et detrahetur ex pretio
19 quod si voluerit redimere agrum ille qui voverat
addet quintam partem aestimatae pecuniae et possidebit eum
20 sin autem noluerit redimere sed alteri cuilibet fuerit venundatus
ultra eum qui voverat redimere non poterit
21 quia cum iobelei venerit dies sanctificatus erit Domino
et possessio consecrata ad ius pertinet sacerdotum
22 si ager emptus et non de possessione maiorum sanctificatus fuerit Domino
23 supputabit sacerdos iuxta annorum numerum usque ad iobeleum pretium
et dabit ille qui voverat eum Domino
24 in iobeleo autem revertetur ad priorem dominum qui vendiderat eum
et habuerat in sortem possessionis suae
25 omnis aestimatio siclo sanctuarii ponderabitur
siclus viginti obolos habet
26 primogenita quae ad Dominum pertinent
nemo sanctificare poterit et vovere
sive bos sive ovis fuerit Domini sunt
27 quod si inmundum est animal
redimet qui obtulit iuxta aestimationem tuam
et addet quintam partem pretii
si redimere noluerit vendetur alteri
quantocumque a te fuerit aestimatum
28 omne quod Domino consecratur
sive homo fuerit sive animal sive ager
non veniet nec redimi
poterit
quicquid semel fuerit consecratum sanctum sanctorum erit Domino
29 et omnis consecratio quae offertur ab homine
non redimetur sed morte morietur
30 omnes decimae terrae sive de frugibus sive de pomis arborum
Domini sunt et illi sanctificantur
31 si quis autem voluerit redimere decimas suas
addet quintam partem earum
32 omnium decimarum boves et oves et caprae
quae sub pastoris virga transeunt
quicquid decimum venerit sanctificabitur Domino
33 non eligetur nec bonum nec malum nec altero commutabitur
si quis mutaverit
et quod mutatum est et pro quo mutatum est
sanctificabitur Domino et non redimetur
34 haec sunt praecepta quae mandavit Dominus Mosi
ad filios Israhel in monte Sinai
EXPLICIT LIBER VAIECRAID EST LEVITICUS