Vegimi i shandanit
1 Atëherë engjëlli që po fliste me mua u kthye e më zgjoi siç zgjohet dikush nga gjumi. 2 Dhe më tha: «Çfarë sheh?». Unë i thashë: «Ja, po shoh një shandan krejt të artë. Në majë ka një kupë me shtatë llamba e të shtatë llambat kanë në majë nga shtatë buzë. 3 Pranë gjenden dy pemë ulliri, njëra në të djathë të kupës, tjetra në të majtë». 4 Pastaj i thashë engjëllit që po më fliste: «Çfarë janë këto, imzot?». 5 Ai m'u përgjigj: «A nuk e ditke se ç'janë këto?». Unë thashë: «Jo, imzot!». 6 Ai m'u përgjigj: «Ja fjala e Zotit për Zorobabelin: “Jo me fuqi e as me forcë, por me shpirtin tim, thotë Zoti i ushtrive. 7 Kush je ti, o mal i madh? Rrafsh do të bëhesh para Zorobabelit! Ai do ta nxjerrë gurin e qoshes me brohoritjen: ‘Sa i hijshëm! Sa i hijshëm!’”».
8 Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua: 9 «Duart e Zorobabelit do të hedhin themelet e kësaj shtëpie dhe po duart e tij do ta përfundojnë. Kështu do ta dini se Zoti i ushtrive më dërgoi te ju. 10 Kushdo që e përbuzi ditën e punëve të vogla do të gëzohet kur të shohë plumbçin në dorën e Zorobabelit. Këto shtatë llamba janë shtatë sytë e Zotit që e përshkojnë mbarë tokën».
11 Unë iu përgjigja: «Po këto dy pemët e ullirit në të djathë e në të majtë të shandanit çfarë janë?». 12 Dhe e pyeta për së dyti: «Çfarë janë këto dy degë ulliri që përmes dy gypave të artë derdhin lëngun e tyre të artë?». 13 Ai më tha: «A nuk e ditke se ç'janë këto?». Unë thashë: «Jo, imzot!». 14 Ai tha: «Këta janë dy të vajosurit që qëndrojnë para Zotit të mbarë tokës».
1 et reversus est angelus qui loquebatur in me
et suscitavit me quasi virum qui suscitatur de somno suo
2 et dixit ad me quid tu vides
et dixi vidi et ecce candelabrum aureum totum
et lampas eius super caput ipsius
et septem lucernae eius super illud
septem et septem infusoria lucernis
quae erant super caput illius
3 et duae olivae super illud
una a dextris lampadis et una a sinistris eius
4 et respondi et aio ad angelum qui loquebatur in me dicens
quid sunt haec domine mi
5 et respondit angelus qui loquebatur in me et dixit ad me
numquid nescis quid sunt haec
et dixi non domine mi
6 et respondit et ait ad me dicens
hoc est verbum Domini ad Zorobabel dicens
non in exercitu nec in robore
sed in spiritu meo dicit Dominus exercituum
7 quis tu mons magne coram Zorobabel in planum
et educet lapidem primarium et exaequabit gratiam gratiae eius
8 et factum est verbum Domini ad me dicens
9 manus Zorobabel fundaverunt domum istam
et manus eius perficient eam
et scietis quia Dominus exercituum misit me ad vos
10 quis enim despexit dies parvos
et laetabuntur et videbunt lapidem stagneum in manu Zorobabel
septem isti oculi Domini
qui discurrunt in universa terra
11 et respondi et dixi ad eum
quid sunt duae olivae istae
ad dextram candelabri et ad sinistram eius
12 et respondi secundo et dixi ad eum
quid sunt duae spicae olivarum
quae sunt iuxta duo rostra aurea
in quibus sunt suffusoria ex auro
13 et ait ad me dicens numquid nescis quid sunt haec
et dixi non domine
14 et dixit isti duo filii olei
qui adsistunt Dominatori universae terrae