Premtimi i Zotit
1 Fjala e Zotit të ushtrive m'u drejtua: 2 «Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Jam plot zell për Sionin. Më djeg zelli për të”. 3 Kështu thotë Zoti: “Po kthehem në Sion e mes Jerusalemit do të banoj. Jerusalemi do të quhet qyteti Besnik, mali i Zotit të ushtrive, mali i Shenjtë!”. 4 Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Sheshet e Jerusalemit do të kenë sërish pleq e plaka, secili me shkop në dorë për shkak të moshës së thyer. 5 Sheshet e qytetit do të mbushen me djem e vajza që lodrojnë nëpër rrugë”. 6 Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Sado e pamundur të duket në sytë e tepricës së popullit në ato ditë, nuk do të jetë e pamundur për mua, kumton Zoti i ushtrive”. 7 Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Ja, po e shpëtoj popullin tim nga toka e lindjes e nga toka ku perëndon dielli. 8 Do t'i kthej të banojnë në Jerusalem. Ata do të jenë populli im e unë Perëndia i tyre, në drejtësi e në të vërtetë”.
9 Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Jepuni duarve, o ju që i dëgjuat këto kohë fjalët e profetëve, të cilët folën kur u hodh themeli i shtëpisë së Zotit të ushtrive, që të rindërtoni tempullin. 10 Se para kësaj kohe nuk kishte shpërblim as për punën e njeriut e as për mundin e kafshës, nuk kishte paqe prej armikut për këdo që shkonte e vinte, se unë ju vija kundër njëri-tjetrit. 11 Por, tani nuk do të sillem si më parë me tepricën e këtij populli, kumton Zoti i ushtrive. 12 Fara e paqes do të mbillet, hardhia do të japë fryt, toka do të prodhojë e qielli shiun do ta derdhë. Të gjitha këto do t'ia jap për pjesë tepricës së këtij populli. 13 Sikurse u bëtë mallkim mes kombeve, o shtëpia e Judës e shtëpia e Izraelit, po kështu do të shndërroheni në bekim mes tyre, kur unë t'ju shpëtoj. Mos kini, pra, frikë e merrni zemër!”.
14 Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Sikurse vendosa t'ju ndëshkoja për shkak se u zemërova me etërit tuaj, thotë Zoti i ushtrive, e nuk tregova mëshirë, 15 po kështu u ktheva këto ditë për t'i sjellë mirësi Jerusalemit e shtëpisë së Judës, ndaj mos kini frikë. 16 Këto janë gjërat që duhet të bëni: i thoni të vërtetën njëri-tjetrit e tregohuni plotësisht të drejtë kur të bëni gjyq nëpër kuvende. 17 Askush të mos shestojë të keqen e tjetrit. Mos u jepni pas zotimeve të rreme, se i urrej të gjitha këto, kumton Zoti”».
18 Atëherë fjala e Zotit të ushtrive m'u drejtua: 19 «Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Agjërimi i muajit të katërt, i muajit të pestë, i muajit të shtatë e i muajit të dhjetë do të kthehet në ditë gëzimi, feste e kremtimi për shtëpinë e Judës, ndaj duajeni të vërtetën e paqen!”.
20 Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Do të vijnë edhe popuj të tjerë e banorë të shumë qyteteve”. 21 Banorët e njërit qytet do t'u thonë të tjerëve: “Ejani të shkojmë t'i përgjërohemi Zotit e të kërkojmë Zotin e ushtrive. Edhe unë do të shkoj!”. 22 Kështu do të vijnë në Jerusalem shumë popuj e kombe të fuqishme për ta kërkuar Zotin e ushtrive e për t'iu përgjëruar. 23 Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Ato ditë dhjetë vetë nga kombe e gjuhë të ndryshme do të kapen pas fundit të rrobës së një judeu e do t'i thonë: na lër të vijmë me ty, se dëgjuam që Perëndia është me ju!”».
1 et factum est verbum Domini exercituum dicens
2 haec dicit Dominus exercituum zelatus sum Sion zelo magno
et indignatione magna zelatus sum eam
3 haec dicit Dominus exercituum
reversus sum ad Sion et habitabo in medio Hierusalem
et vocabitur Hierusalem civitas veritatis
et mons Domini exercituum mons sanctificatus
4 haec dicit Dominus exercituum
adhuc habitabunt senes et anus in plateis Hierusalem
et viri baculus in manu eius prae multitudine dierum
5 et plateae civitatis conplebuntur infantibus
et puellis ludentibus in plateis eius
6 haec dicit Dominus exercituum
si difficile videbitur in oculis reliquiarum populi huius
in diebus illis
numquid in oculis meis difficile erit dicit Dominus exercituum
7 haec dicit Dominus exercituum
ecce ego salvabo populum meum de terra orientis
et de terra occasus solis
8 et adducam eos et habitabunt in medio Hierusalem
et erunt mihi in populum et ego ero eis in Deum
in veritate et iustitia
9 haec dicit Dominus exercituum confortentur manus vestrae
qui auditis in diebus his sermones istos per os prophetarum
in die qua fundata est domus Domini exercituum
ut templum aedificaretur
10 siquidem ante dies illos merces hominum non erat
nec merces iumentorum erat
neque introeunti et exeunti erat pax prae tribulatione
et dimisi omnes homines unumquemque contra proximum suum
11 nunc autem non iuxta dies priores ego faciam reliquiis populi huius
dicit Dominus exercituum
12 sed semen pacis erit
vinea dabit fructum suum
et terra dabit germen suum et caeli dabunt rorem suum
et possidere faciam reliquias populi huius universa haec
13 et erit sicut eratis maledictio in gentibus
domus Iuda et domus Israhel
sic salvabo vos et eritis benedictio
nolite timere confortentur manus vestrae
14 quia haec dicit Dominus exercituum
sicut cogitavi ut adfligerem vos
cum ad iracundiam provocassent patres vestri me dicit Dominus
15 et non sum misertus
sic conversus cogitavi in diebus istis
ut benefaciam Hierusalem et domui Iuda
nolite timere
16 haec sunt ergo verba quae facietis
loquimini veritatem unusquisque cum proximo suo
veritatem et iudicium pacis iudicate in portis vestris
17 et unusquisque malum contra amicum suum ne cogitetis in cordibus vestris
et iuramentum mendax ne diligatis
omnia enim haec sunt quae odi dicit Dominus
18 et factum est verbum Domini exercituum ad me dicens
19 haec dicit Dominus exercituum
ieiunium quarti et ieiunium quinti
et ieiunium septimi et ieiunium decimi
erit domui Iuda in gaudium et in laetitiam
et in sollemnitates praeclaras
veritatem tantum et pacem diligite
20 haec dicit Dominus exercituum
usquequo veniant populi et habitent in civitatibus multis
21 et vadant habitatores unus ad alterum dicentes
eamus et deprecemur faciem Domini
et quaeramus Dominum exercituum
vadam etiam ego
22 et venient populi multi et gentes robustae
ad quaerendum Dominum exercituum in Hierusalem
et deprecandam faciem Domini
23 haec dicit Dominus exercituum
in diebus illis in quibus adprehendent decem homines ex omnibus linguis gentium
et adprehendent fimbriam viri iudaei dicentes ibimus vobiscum
audivimus enim quoniam Deus vobiscum est