Udhëzimet për tempullin
1 Davidi mblodhi në Jerusalem të gjithë prijësit e Izraelit, prijësit e fiseve, prijësit e rendeve në shërbim të mbretit, kryemijësit e kryeqindësit, kujdestarët e të gjitha bagëtive dhe pasurive të mbretit e të bijve të tij, bashkë me oborrtarët, trimat dhe të gjithë ushtarët e fuqishëm. 2 Davidi u ngrit në këmbë e tha: «Dëgjomëni, o vëllezërit e mi e populli im. E kisha për zemër të ndërtoja një shtëpi ku të prehet arka e besëlidhjes së Zotit dhe shtroja e këmbëve të Perëndisë tonë, prandaj i bëra përgatitjet për ndërtim. 3 Por Perëndia më tha: “Nuk do të ndërtosh shtëpi për emrin tim, sepse je luftëtar e ke derdhur gjak”. 4 Zoti, Perëndia i Izraelit, më zgjodhi mua nga mbarë shtëpia e tim eti, për të më bërë mbret mbi Izraelin përgjithmonë, sepse ai zgjodhi Judën si prijës dhe, në shtëpinë e Judës, shtëpinë e atit tim. Ndër bijtë e atit tim, i pëlqeu të më bënte mua mbret mbi mbarë Izraelin. 5 Prej të gjithë bijve të mi, sepse Zoti më ka dhënë shumë bij, ai zgjodhi Solomonin, birin tim, që të ulet në fronin e mbretërisë së Zotit në Izrael. 6 Ai më tha: “Solomoni, biri yt, do të ndërtojë shtëpinë time dhe tremet e mia, sepse unë e zgjodha për bir e unë do të jem ati i tij. 7 Do ta caktoj mbretërinë e tij deri në amshim, nëse do të jetë i fortë në zbatimin e urdhërimeve dhe të vendimeve të mia, si sot”. 8 Tani, në sytë e mbarë Izraelit, bashkësisë së Zotit, dhe para Perëndisë që po na dëgjon, zbatojini e hetojini të gjitha urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, që të zotëroni këtë tokë të mirë e t'ua lini trashëgim bijve tuaj pas jush në amshim».
Detyrat e Solomonit
9 «Ndërsa ti, Solomon, biri im, njihe Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji me gjithë zemër e me gjithë dëshirën e shpirtit, sepse Zoti i heton të gjitha zemrat dhe i kupton të gjitha prirjet e mendimet. Nëse e kërkon, bëhet i gjindshëm, por nëse e shpërfill, do të të flakë tej përgjithmonë. 10 Shiko, tani, se Zoti të zgjodhi të ndërtosh një shtëpi për shenjtëroren. Ji i fortë e kryeje!».
11 Pastaj Davidi i dha Solomonit, të birit, gjedhen e portikut, të tempullit, të qilarëve, të dhomave të epërme, të dhomave të brendshme dhe të sallës së pajtimores, 12 gjedhen e gjithçkaje që kishte në mendje për tremet e shtëpisë së Zotit e për të gjitha dhomat anësore, për qilarët e shtëpisë së Perëndisë e për qilarët e dhuratave të shenjta, 13 për rendet e priftërinjve e të levitëve dhe të gjithë veprimtarisë së shërbesës në shtëpinë e Zotit, si edhe për të gjitha enët e shërbesës në shtëpinë e Zotit, 14 sasinë e arit për të gjitha enët e arta për secilën shërbesë, sasinë e argjendit për enët e secilës shërbesë, 15 sasinë e arit për shandanët e llambat e tyre, sipas përdorimit të secilit shandan e të llambave të tyre, si edhe sasinë e argjendit për shandanët, sipas përdorimit të secilit shandan në shërbesë, 16 sasinë e arit për secilën tryezë të bukës së paraqitjes, argjendin për tryezat e argjendta, 17 pirunët, kupat, brokat prej ari të kulluar, sasinë e arit për kupat, për secilën kupë të artë, dhe sasinë e argjendit për secilën kupë, 18 sasinë e arit të kulluar për altarin e temjanit dhe gjedhen për karrocën e artë të kerubëve me krahët e shpalosur që mbulonin arkën e besëlidhjes së Zotit. 19 Gjithçka ishte shkruar për mua me dorën e Zotit dhe sqaronte zbatimet e asaj trajte.
20 Pastaj Davidi i tha Solomonit, të birit: «Bëhu i fortë e guximtar. Puno pa u trembur e pa frikë, sepse Zoti Perëndi, Perëndia im, është me ty. Nuk do të të braktisë e nuk do të të lërë vetëm derisa ta kryesh tërë punën për shtëpinë e Zotit. 21 Ja rendet e priftërinjve dhe të levitëve për të gjithë shërbesën e shtëpisë së Perëndisë. Për çdo punim do të kesh me vete zejtarë plot vullnet. Prijësit e mbarë populli janë nën urdhrat e tu».
1 convocavit igitur David omnes principes Israhel
duces tribuum et praepositos turmarum qui ministrabant regi
tribunos quoque et centuriones
et qui praeerant substantiae et possessionibus regis
filiosque suos cum eunuchis et potentes
et robustissimos quosque in exercitu Hierusalem
2 cumque surrexisset rex et stetisset ait
audite me fratres mei et populus meus
cogitavi ut aedificarem domum
in qua requiesceret arca foederis Domini
et scabillum pedum Dei nostri
et ad aedificandum omnia praeparavi
3 Deus autem dixit mihi
non aedificabis domum nomini meo
eo quod sis vir bellator et sanguinem fuderis
4 sed elegit Dominus Deus Israhel me de universa domo patris
mei
ut essem rex super Israhel in sempiternum
de Iuda enim elegit principes
porro de domo Iuda domum patris mei
et de filiis patris mei placuit ei
ut me eligeret regem super cunctum Israhel
5 sed et de filiis meis
filios enim multos dedit mihi Dominus
elegit Salomonem filium meum
ut sederet in throno regni Domini super Israhel
6 dixitque mihi
Salomon filius tuus aedificabit domum meam et atria mea
ipsum enim elegi mihi in filium et ego ero ei in patrem
7 et firmabo regnum eius usque in aeternum
si perseveraverit facere praecepta mea et iudicia sicut et hodie
8 nunc igitur coram universo coetu Israhel
audiente Deo nostro
custodite et perquirite cuncta mandata Domini Dei nostri
ut possideatis terram bonam
et relinquatis eam filiis vestris post vos
usque in sempiternum
9 tu autem Salomon fili mi scito Deum patris tui
et servi ei corde perfecto et animo voluntario
omnia enim corda scrutatur Dominus
et universas mentium cogitationes intellegit
si quaesieris eum invenies
si autem dereliqueris illum proiciet te in aeternum
10 nunc ergo quia elegit te Dominus ut aedificares domum sanctuarii
confortare et perfice
11 dedit autem David Salomoni filio suo
descriptionem porticus et templi et cellariorum et cenaculi
et cubiculorum in adytis et domus propitiationis
12 nec non et omnium quae cogitaverat atriorum et exedrarum per circuitum
in thesauros domus Domini et in thesauros sanctorum
13 divisionumque sacerdotalium et leviticarum in omnia opera domus Domini
et in universa vasa ministerii templi Domini
14 aurum in pondere per singula vasa ministerii
argenti quoque pondus pro vasorum ad opera diversitate
15 sed et ad candelabra aurea et ad lucernas eorum
aurum pro mensura uniuscuiusque candelabri et lucernarum
similiter et in candelabris argenteis et in lucernis
eorum
pro diversitate mensurae pondus argenti tradidit
16 aurum quoque dedit in mensas propositionis
pro diversitate mensarum
similiter et argentum in alias mensas argenteas
17 ad fuscinulas quoque et fialas et turibula ex auro purissimo
et leunculos aureos
pro qualitate mensurae pondus distribuit in leunculum et leunculum
similiter et in leones argenteos diversum argenti pondus separavit
18 altari autem in quo adoletur incensum
aurum purissimum dedit
ut ex ipso fieret similitudo quadrigae cherubin
extendentium alas et velantium arcam foederis Domini
19 omnia inquit venerunt scripta manu Domini ad me
ut intellegerem universa opera exemplaris
20 dixit quoque David Salomoni filio suo
viriliter age et confortare et fac ne timeas et ne paveas
Dominus enim Deus meus tecum erit
et non dimittet te nec derelinquet
donec perficias omne opus ministerii domus Domini
21 ecce divisiones sacerdotum et Levitarum
in omne ministerium domus Domini adsistunt tibi
et parati sunt et noverunt tam principes quam populus
facere omnia praecepta tua