Ndëshkimi i pestë
1 Zoti i tha Moisiut: «Shko fol me faraonin e thuaji: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i hebrenjve: lëre popullin tim të shkojë e të më shërbejë! 2 Nëse nuk e lë, por e pengon, 3 dora e Zotit do të godasë me murtajë të rëndë bagëtitë e tua në fushë, kuajt, gomarët, devetë, lopët e delet. 4 Zoti do të bëjë dallim mes bagëtive të Izraelit dhe bagëtive të Egjiptit, që asgjë të mos e prekë gjënë e izraelitëve. 5 Zoti e ka caktuar kohën. Nesër do ta bëjë këtë gjë mbi tokë!”». 6 Të nesërmen Zoti e bëri këtë gjë dhe tërë bagëtitë e egjiptianëve ngordhën. Prej bagëtive të izraelitëve nuk ngordhi asnjë. 7 Faraoni dërgoi njerëz për të parë dhe ja, asnjë nga bagëtitë e izraelitëve nuk kishte ngordhur. Por faraoni u tregua kokëfortë dhe nuk e la popullin të shkojë.
Ndëshkimi i gjashtë
8 Atëherë Zoti i tha Moisiut e Aronit: «Mbushini duart me hirin e furrës dhe Moisiu ta hedhë në ajër para faraonit. 9 Një pluhur i imët do të përhapet mbi mbarë tokën e Egjiptit. Atëherë njerëz e kafshë në tërë Egjiptin do të mbulohen me çibanë e lunga». 10 Kështu, ata morën hi dhe qëndruan para faraonit. Moisiu e hodhi në ajër dhe njerëzit e kafshët u mbuluan me çibanë e lunga. 11 Madje as magjistarët nuk mund të përballeshin më me Moisiun, sepse çibanët i kishin mbuluar edhe ata vetë bashkë me mbarë Egjiptin. 12 Por Zoti e ngurtësoi zemrën e faraonit dhe ai nuk i dëgjoi, siç Zoti i kishte thënë Moisiut.
Ndëshkimi i shtatë
13 Zoti i tha Moisiut: «Ngrihu herët në mëngjes, dil para faraonit e thuaji: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i hebrenjve: lëre popullin tim të shkojë e të më shërbejë, 14 se kësaj here do t'i lëshoj të gjitha gjëmat jo vetëm mbi shërbëtorët dhe popullin tënd, por edhe mbi ty, që ta dish se askush nuk është si unë në mbarë tokën. 15 Po të kisha ngritur dorë për të të ndëshkuar me murtajë ty dhe popullin tënd, ti do të ishe zhdukur prej faqes së dheut. 16 Megjithatë të kam mbajtur gjallë që të të tregoj forcën time e që të shpallet emri im në të gjithë tokën. 17 E ti ende i kundërvihesh popullit tim dhe nuk e lë të shkojë. 18 Ja pra, nesër në këtë kohë do të bëj të bjerë breshër i fortë, një breshër i tillë nuk ka rënë kurrë në Egjipt, qëkurse u formua e deri tani. 19 Prandaj, dërgo njerëz të fusin brenda bagëtitë e tua dhe gjithçka ke në fushë, sepse çdo kafshë apo njeri që mbetet jashtë, do ta zërë breshri e do të vdesë”». 20 Disa nga shërbëtorët e faraonit që patën frikë nga fjala e Zotit i futën brenda shërbëtorët dhe bagëtitë e tyre, 21 por ata që nuk i vunë vesh fjalës së Zotit i lanë shërbëtorët dhe bagëtitë e tyre në fushë.
22 Atëherë Zoti i tha Moisiut: «Ngrije dorën drejt qiellit, që të bjerë breshër mbi tërë tokën e Egjiptit, mbi njerëz, mbi kafshë dhe mbi çdo bimë në fushë!». 23 Moisiu ngriti shkopin drejt qiellit dhe Zoti bëri që qielli të gjëmojë e të shkreptijë dhe të bjerë breshër mbi tokën e Egjiptit. 24 Ra breshër dhe rrufetë çanë qiellin. Një gjë kaq e rëndë nuk ishte parë kurrë në tërë tokën e Egjiptit, që nga fillimet e tij si komb. 25 Breshri goditi tërë tokën e Egjiptit, gjithçka që ishte në fushë, njerëz e kafshë. Çdo bimë e fushës u dëmtua dhe çdo pemë e fushës u thye. 26 Vetëm në tokën e Goshenit, ku banonin izraelitët, nuk ra breshër.
27 Atëherë faraoni thirri Moisiun e Aronin e u tha: «Kësaj here kam bërë faj. Zoti ka të drejtë, ndërsa unë dhe populli im e kemi gabim. 28 Lutjuni Zotit, se nuk durohen më breshri dhe gjëmimet e Perëndisë! Do t'ju lë të shkoni, nuk do t'ju mbaj më». 29 Moisiu i tha: «Sapo të dal nga qyteti do të çoj duart drejt Zotit. Gjëmimet do të pushojnë, nuk do të ketë më breshër e do ta dish se toka i përket Zotit. 30 Por unë e di se as ti e as shërbëtorët e tu nuk e druajnë ende Zotin Perëndi».
31 Breshri kishte dëmtuar lirin dhe elbin, sepse në atë kohë elbi kishte nxjerrë kallëza e liri kishte lulëzuar. 32 Por gruri e tërshëra nuk ishin dëmtuar, sepse ishin drithëra të vonshëm.
33 Kur u largua nga faraoni e nga qyteti, Moisiu çoi duart drejt Zotit. Atëherë breshri dhe gjëmimet e qiellit pushuan dhe as një pikë shiu nuk ra mbi tokë. 34 Kur pa se shiu, breshri dhe gjëmimet pushuan, faraoni vijoi të mëkatojë. Ai dhe shërbëtorët e tij u treguan kokëfortë. 35 Zemra e tij u ngurtësua dhe nuk i la izraelitët të shkojnë, siç kishte thënë Zoti përmes Moisiut.
1 dixit autem Dominus ad Mosen
ingredere ad Pharaonem et loquere ad eum
haec dicit Dominus Deus Hebraeorum
dimitte populum meum ut sacrificet mihi
2 quod si adhuc rennuis et retines eos
3 ecce manus mea erit super agros tuos
et super equos et asinos et camelos et boves et oves
pestis valde gravis
4 et faciet Dominus mirabile
inter possessiones Israhel et possessiones Aegyptiorum
ut nihil omnino intereat ex his quae pertinent
ad filios Israhel
5 constituitque Dominus tempus dicens
cras faciet Dominus verbum istud in terra
6 fecit ergo Dominus verbum hoc altero die
mortuaque sunt omnia animantia Aegyptiorum
de animalibus vero filiorum Israhel nihil omnino periit
7 et misit Pharao ad videndum
nec erat quicquam mortuum de his quae possidebat Israhel
ingravatumque est cor Pharaonis et non dimisit populum
8 et dixit Dominus ad Mosen et Aaron
tollite plenas manus cineris de camino
et spargat illud Moses in caelum coram Pharao
9 sitque pulvis super omnem terram Aegypti
erunt enim in hominibus et in iumentis
vulnera et vesicae turgentes
in universa terra Aegypti
10 tuleruntque cinerem de camino
et steterunt contra Pharao
et sparsit illud Moses in caelum
factaque sunt vulnera vesicarum turgentium
in hominibus et in iumentis
11 nec poterant malefici stare coram Mosen
propter vulnera quae in illis erant et in omni terra Aegypti
12 induravitque Dominus cor Pharaonis
et non audivit eos sicut locutus est Dominus ad Mosen
13 dixit quoque Dominus ad Mosen
mane consurge et sta coram Pharao
et dices ad eum haec dicit Dominus Deus Hebraeorum
dimitte populum meum ut sacrificet mihi
14 quia in hac vice mittam omnes plagas meas super cor tuum
super servos tuos et super populum tuum
ut scias quod non sit similis mei in omni terra
15 nunc enim extendens manum
percutiam te et populum tuum peste
peribisque de terra
16 idcirco autem posui te ut ostendam in te fortitudinem meam
et narretur nomen meum in omni terra
17 adhuc retines populum meum et non vis eum dimittere
18 en pluam hac ipsa hora cras grandinem multam nimis
qualis non fuit in Aegypto
a die qua fundata est usque in praesens tempus
19 mitte ergo iam nunc
et congrega iumenta tua et omnia quae habes in agro
homines enim et iumenta et universa quae inventa fuerint foris
nec congregata de agris
cecideritque super ea grando morientur
20 qui timuit verbum Domini de servis Pharao
fecit confugere servos suos et iumenta in domos
21 qui autem neglexit sermonem Domini
dimisit servos suos et iumenta in agris
22 et dixit Dominus ad Mosen extende manum tuam in caelum
ut fiat grando in universa terra Aegypti
super homines et super iumenta
et super omnem herbam agri in terra Aegypti
23 extenditque Moses virgam in caelum
et Dominus dedit tonitrua et grandinem
ac discurrentia fulgura super terram
pluitque Dominus grandinem super terram Aegypti
24 et grando et ignis inmixta pariter
ferebantur
tantaeque fuit magnitudinis
quanta ante numquam apparuit in universa terra Aegypti
ex quo gens illa condita est
25 et percussit grando in omni terra Aegypti
cuncta quae fuerunt in agris ab homine usque ad iumentum
cunctam herbam agri percussit grando
et omne lignum regionis confregit
26 tantum in terra Gessen ubi erant filii Israhel grando non cecidit
27 misitque Pharao et vocavit Mosen et Aaron dicens ad eos
peccavi etiam nunc
Dominus iustus ego et populus meus impii
28 orate Dominum et desinant tonitrua Dei et grando
ut dimittam vos et nequaquam hic ultra maneatis
29 ait Moses cum egressus fuero de urbe
extendam palmas meas ad Dominum
et cessabunt tonitrua et grando non erit
ut scias quia Domini est terra
30 novi autem quod et tu et servi tui necdum timeatis Dominum Deum
31 linum ergo et hordeum laesum est
eo quod hordeum esset virens et linum iam folliculos germinaret
32 triticum autem et far non sunt laesa quia serotina erant
33 egressusque Moses a Pharaone et ex urbe
tetendit manus ad Dominum
et cessaverunt tonitrua et grando
nec ultra stillavit pluvia super terram
34 videns autem Pharao quod cessasset pluvia et grando et tonitrua
auxit peccatum
35 et ingravatum est cor eius et servorum illius
et induratum nimis
nec dimisit filios Israhel
sicut praeceperat Dominus per manum Mosi