Vajtim për mëkatin e Izraelit
1 «Dëgjojeni këtë fjalë, që unë po thur si vajtim kundër jush, o shtëpia e Izraelit!
2 Ra e më s'do të ngrihet
virgjëresha e Izraelit.
U harrua në tokën e vet,
s'ka kush ta ngrejë.
3 Kështu thotë Zoti, Zoti im:
qytetit që dërgoi në luftë një mijë vetë,
do t'i mbesin vetëm njëqind
e atij që dërgoi njëqind,
do t'i mbesin vetëm dhjetë,
për shtëpinë e Izraelit.
4 Kështu thotë Zoti për shtëpinë e Izraelit:
kërkomëni e do të jetoni!
5 Mos kërkoni Betelin,
në Gilgal mos shkoni
e as nëpër Bershebë mos kaloni,
se Gilgali vërtet do të shpërngulet,
Beteli do të zhbëhet.
6 Kërkoni Zotin e do të jetoni!
Përndryshe do të vërshojë si zjarri
në shtëpinë e Jozefit, do ta përpijë
e s'do të ketë kush ta shuajë zjarrin në Betel.
7 O ju që krimbni drejtësinë
e të drejtën hidhni përdhe.

8 Ai që bëri Shenjëzat e Orionin,
që kthen terrin në agim
e ditën në natë e terratis,
ai që mbledh ujërat e deteve
e mbi faqen e dheut i dikon,
Zot është emri i tij.
9 Ai kundër të fortit shkatërrimin flakëron,
e mbi fortesat rrënimin dërgon.
10 O ju, që urreni gjyqtarin në kuvend
e atë që flet të vërtetën përçmoni,
11 ngaqë të varfrit i vini taksë
e tagër merrni nga drithi i tij,
shtëpitë prej guri që ndërtuat nuk do t'i banoni,
vreshtat e vyer që mbollët nuk do t'i shijoni.
12 I di shkeljet tuaja të shumta,
mëkatet tuaja të mëdha,
o ju, që kundërshtoni të drejtin e merrni mitë,
ju, që vendosni ta hidhni tej të vobektin.
13 Ndaj i urti hesht në këtë kohë,
se kohë të liga janë këto.

14 Kërkoni të mirën e jo të ligën,
që të jetoni,
që me ju të jetë Zoti, Perëndia i ushtrive,
siç edhe thatë.
15 Urreni të ligën, duajeni të mirën,
vendosni drejtësinë në kuvend.
Ndoshta Zoti, Perëndia i ushtrive,
do ta mëshirojë tepricën e Jozefit.
16 Ndaj kështu thotë Zoti, Zoti im,
Perëndia i ushtrive,
në çdo shesh do të vihet kujë,
në çdo rrugicë do të thuhet: Mjerë, Mjerë!
Do të thërrasin bujkun, që zi të mbajë,
njehatoret për të vajtuar.
17 Në çdo vresht do të dëgjohen vaje,
se mes teje unë do të kaloj,
thotë Zoti.

18 Mjerë ata që dëshirojnë ditën e Zotit.
Pse e kërkoni ditën e Zotit?
Ajo është terr e jo dritë!
19 Është siç i ndodh atij
që ia mbath prej luanit,
por has arushën,
që hyn brenda në shtëpi,
mbështet dorën në mur
e gjarpri ia kafshon.
20 A s'është dita e Zotit errësirë e jo dritë,
terr e jo shkëlqim?
21 I urrej, i përçmoj të kremtet tuaja,
festat ku mblidheni nuk më kënaqin.
22 E në më kushtofshi fli shkrumbimi,
kushtimet tuaja s'do t'i pranoj,
flitë e majme të paqtimit s'do t'i vështroj.
23 Ma hiqni zhurmën e këngëve,
tingullin e lirës nuk e dëgjoj.
24 Le të rrjedhë drejtësia si uji,
e drejta porsi përroi që kurrë s'shteron.
25 A më sollët kushtime e flijime
dyzet vjet në shkretëtirë, o shtëpia e Izraelit?
26 Ju lartësoni Sikutin si mbret,
Kijunin si idhull e yllin si hyjni,
që i bëtë për veten tuaj.
27 Ndaj do t'ju shpërngul përtej Damaskut, thotë Zoti.
Perëndi i ushtrive është emri i tij».
1 audite verbum istud quod ego levo super vos planctum domus Israhel
cecidit non adiciet ut resurgat
2 virgo Israhel
proiecta est in terram suam non est qui suscitet eam
3 quia haec dicit Dominus Deus
urbs de qua egrediebantur mille relinquentur in ea centum
et de qua egrediebantur centum
relinquentur in ea decem in domo Israhel
4 quia haec dicit Dominus domui Israhel
quaerite me et vivetis
5 et nolite quaerere Bethel
et in Galgala nolite intrare et in Bersabee non transibitis
quia Galgala captiva ducetur et Bethel erit inutilis
6 quaerite Dominum et vivite
ne forte conburatur ut ignis domus Ioseph
et devorabit et non erit qui extinguat Bethel
7 qui convertitis in absinthium iudicium
et iustitiam in terra relinquitis
8 facientem Arcturum et Orionem
et convertentem in mane tenebras
et diem nocte mutantem
qui vocat aquas maris et effundit eas super faciem terrae
Dominus nomen eius
9 qui subridet vastitatem super robustum
et depopulationem super potentem adfert
10 odio habuerunt in porta corripientem
et loquentem perfecte abominati sunt
11 idcirco pro eo quod diripiebatis pauperem
et praedam electam tollebatis ab eo
domos quadro lapide aedificabitis et non habitabitis in eis
vineas amantissimas plantabitis et non bibetis vinum earum
12 quia cognovi multa scelera vestra et fortia peccata vestra
hostes iusti accipientes munus
et pauperes in porta deprimentes
13 ideo prudens in tempore illo tacebit quia tempus malum est
14 quaerite bonum et non malum ut vivatis
et erit Dominus Deus exercituum vobiscum sicut dixistis
15 odite malum et diligite bonum et constituite in porta iudicium
si forte misereatur Dominus Deus exercituum reliquiis Ioseph
16 propterea haec dicit Dominus Deus exercituum Dominator
in omnibus plateis planctus
et in cunctis quae foris sunt dicetur vae vae
et vocabunt agricolam ad luctum
et ad planctum eos qui sciunt plangere
17 et in omnibus vineis erit planctus
quia pertransibo in medio tui dicit Dominus
18 vae desiderantibus diem Domini
ad quid eam vobis
dies Domini ista tenebrae et non lux
19 quomodo si fugiat vir a facie leonis et occurrat ei ursus
et ingrediatur domum
et innitatur manu sua super parietem et mordeat eum coluber
20 numquid non tenebrae dies Domini et non lux
et caligo et non splendor in ea
21 odi et proieci festivitates vestras
et non capiam odorem coetuum vestrorum
22 quod si adtuleritis mihi holocaustomata
et munera vestra non suscipiam
et vota pinguium vestrorum non respiciam
23 aufer a me tumultum carminum tuorum
et cantica lyrae tuae non audiam
24 et revelabitur quasi aqua iudicium et iustitia quasi torrens fortis
25 numquid hostias et sacrificium obtulistis mihi
in deserto quadraginta annis domus Israhel
26 et portastis tabernaculum Moloch vestro
et imaginem idolorum vestrorum
sidus dei vestri quae fecistis vobis
27 et migrare vos faciam trans Damascum
dixit Dominus Deus exercituum nomen eius