Cofari flet për ndëshkimin e të paudhëve
1 Cofar Namatiti u përgjigj e tha:
2 «Tani mendja më thotë të të përgjigjem,
për shkak të ngacmimit që është në mua.
3 Dëgjova një ligjërim që më fyen
e përgjigjen ma jep fryma e mençurisë.
4 A nuk e di se, ngaherë,
qëkurse njeriu u vendos mbi dhe,
5 të paudhët galdojnë për pak kohë
e të pafetë gëzojnë veç një grimë?
6 Edhe po të arrijë gjer në qiell madhështia e tij,
e koka e tij të prekë retë,
7 do të bjerë përgjithmonë, si jashtëqitja e vet
e ata që e patën parë do të thonë: “Ku iku?”.
8 Si ëndrra do të davaritet e nuk do të gjendet,
do të zhduket si vegimi i natës.
9 Syri që e pa një herë, më nuk do ta shikojë
e nuk do ta shohë as vendi i vet.
10 Skamnorët do t'i përkrahin bijtë e tij,
me duart e veta do ta kthejnë pasurinë.
11 Eshtrat e tij dikur në lule të rinisë,
bashkë me të në pluhur do të prehen.
12 Nëse i duket e ëmbël në gojë ligësia
dhe e mban fshehur nën gjuhë,
13 e ruan, por nuk e gëlltit,
e mban brenda në gojë,
14 në bark do t'i prishet ushqimi
e në zorrë helm nepërke do t'i bëhet.
15 Pasurinë që gëlltiti do ta vjellë,
Perëndia nga barku do t'ia nxjerrë.
16 Helmin e gjarprit do të thithë
e gjuha e nepërkës do ta vrasë.
17 Nuk do të shohë më tek rrjedh lumi,
përroi me mjaltë e me gjalpë.
18 Do ta kthejë çfarë fitoi e nuk do ta hajë,
nuk do t'i gëzojë fitimet e tregtisë,
19 se i shtypi e i shpërfilli skamnorët,
pushtoi shtëpitë që s'kishte ndërtuar,
20 se barku i tij kurrë nuk u ngop
e nga babëzia asgjë nuk i shpëtoi.
21 Asgjë nuk i shpëtoi grykësisë së tij,
prandaj nuk do të zgjasë mirëqenia e tij.
22 Në kulmin e begatisë do ta gjejë mjerimi,
shuplaka e çdo lloj kobi do ta godasë.
23 Kur të jetë duke mbushur barkun,
Perëndia do ta godasë me zjarrin e zemërimit,
do t'ia lëshojë prushin si shi.
24 Do t'i shpëtojë ushtës së hekurt,
por do ta shporojë harku i bronztë.
25 Do ta shkulë prej shpinës,
por mëlçinë rrufeja do t'ia godasë
e tmerri do ta pushtojë.
26 Terri i thellë i rri në pritë,
flaka që askush s'e ndezi do ta djegë
e do të shkretojë ç'ka i mbeti në tendë.
27 Qiejt do ta zbulojnë ligësinë e tij
e toka kundër tij do të ngrihet.
28 Të mirat e shtëpisë së tij do të firojnë,
në ditën e zemërimit të tij do të zhduken.
29 Këtë fat i caktoi Perëndia njeriut të paudhë,
këtë trashëgimi i caktoi Perëndia».
1 respondens autem Sophar Naamathites dixit
2 idcirco cogitationes meae variae succedunt sibi
et mens in diversa rapitur
3 doctrinam qua me arguis audiam
et spiritus intellegentiae meae respondebit mihi
4 hoc scio a principio ex quo positus est homo super terram
5 quod laus impiorum brevis sit
et gaudium hypocritae ad instar puncti
6 si ascenderit usque ad caelum superbia eius
et caput eius nubes tetigerit
7 quasi sterquilinium in fine perdetur
et qui eum viderant dicent ubi est
8 velut somnium avolans non invenietur
transiet sicut visio nocturna
9 oculus qui eum viderat non videbit
neque ultra intuebitur eum locus suus
10 filii eius adterentur egestate
et manus illius reddent ei dolorem suum
11 ossa eius implebuntur vitiis adulescentiae eius
et cum eo in pulverem dormient
12 cum enim dulce fuerit in ore eius malum
abscondet illud sub lingua sua
13 parcet illi et non derelinquet illud
et celabit in gutture suo
14 panis eius in utero illius vertetur in fel aspidum
intrinsecus
15 divitias quas devoravit evomet et de ventre illius extrahet eas Deus
16 caput aspidum suget
occidet eum lingua viperae
17 non videat rivulos fluminis torrentes mellis et butyri
18 luet quae fecit omnia nec tamen consumetur
iuxta multitudinem adinventionum suarum sic et sustinebit
19 quoniam confringens nudavit pauperes
domum rapuit et non aedificavit eam
20 nec est satiatus venter eius
et cum habuerit quae cupierat possidere non poterit
21 non remansit de cibo eius
et propterea nihil permanebit de bonis eius
22 cum satiatus fuerit artabitur
aestuabit et omnis dolor inruet in eum
23 utinam impleatur venter eius ut emittat in eum iram furoris sui
et pluat super illum bellum suum
24 fugiet arma ferrea et inruet in arcum aereum
25 eductus et egrediens de vagina sua et fulgurans in amaritudine sua
vadent et venient super eum horribiles
26 omnes tenebrae absconditae sunt in occultis eius
devorabit eum ignis qui non succenditur
adfligetur relictus in tabernaculo suo
27 revelabunt caeli iniquitatem eius et terra consurget adversus eum
28 apertum erit germen domus illius detrahetur in die furoris Dei
29 haec est pars hominis impii a Deo
et hereditas verborum eius a Domino