Jeremia paralajmëron Sedekinë
1 Sedekia, biri i Josisë, u bë mbret në vend të Konjahut, birit të Jehojakimit. Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, e bëri mbret në tokën e Judës. 2 Megjithatë, as ai, as shërbëtorët e tij, as populli i vendit nuk i dëgjuan fjalët që kishte shpallur Zoti me anë të profetit Jeremi.
3 Mbreti Sedeki dërgoi te Jeremia Jehukalin, birin e Shelemiahut, dhe priftin Sofoni, birin e Masejahut, për t'i thënë: «Lutju për ne Zotit, Perëndisë tonë». 4 Jeremia hynte e dilte në popull, se nuk e kishin futur ende në burg. 5 Ushtria e faraonit kishte dalë nga Egjipti dhe kaldenjtë, që e kishin rrethuar Jerusalemin, sapo e morën vesh, u larguan nga Jerusalemi.
6 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua profetit Jeremi e i tha: 7 «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Kështu thuaji mbretit të Judës, që të dërgoi tek unë, për të më pyetur, se, ja, ushtria e faraonit, që erdhi për t'ju ndihmuar, po kthehet në Egjipt, në tokën e vet. 8 Atëherë do të kthehen kaldenjtë, do të luftojnë kundër këtij qyteti, do ta pushtojnë e do ta djegin me zjarr”. 9 Kështu thotë Zoti: mos e gënjeni veten duke thënë: “Kaldenjtë do të largohen nga ne”, se ata nuk do të largohen. 10 Se, edhe nëse e shpartalloni mbarë ushtrinë e kaldenjve, që po lufton kundër jush, e nëse mbeten ndër ta vetëm të plagosurit, secili do të ngrihej nga tenda e vet e do t'i vinte zjarrin këtij qyteti».
Burgosja e Jeremisë
11 Kur ushtria e kaldenjve u largua nga Jerusalemi, për shkak të ushtrisë së faraonit, 12 Jeremia doli nga Jerusalemi për të shkuar në tokën e Benjaminit, për të marrë pjesën që i takonte mes popullit. 13 Kur ishte te porta e Benjaminit, një përgjegjës i rojtarëve me emrin Irijah, biri i Shelemiahut, të birit të Hahanjahut, e kapi profetin Jeremi e i tha: «Po kalon me kaldenjtë». 14 Jeremia u përgjigj: «Gënjeshtër! Nuk po kaloj me kaldenjtë». Por Irijahu nuk e dëgjoi. E kapi Jereminë dhe e çoi te prijësit. 15 Prijësit ishin të zemëruar me Jereminë. E rrahën dhe e futën në burg, në shtëpinë e shkruesit Jonatan, të cilën e kishin kthyer në burg. 16 Pasi Jeremia kishte hyrë në sternë, në një qeli, dhe kishte ndenjur aty shumë ditë, 17 mbreti Sedeki çoi njerëz për ta marrë dhe mbreti e pyeti fshehurazi, në pallatin e vet: «A ka ndonjë fjalë nga Zoti?». Jeremia u përgjigj: «Ka» dhe tha: «Ti do të biesh në dorë të mbretit të Babilonisë». 18 Pastaj Jeremia i tha mbretit Sedeki: «Çfarë mëkati kam bërë kundër teje, kundër shërbëtorëve të tu e kundër këtij populli, që më keni futur në burg? 19 E ku janë profetët tuaj që profetizonin për ju e thoshin: “Mbreti i Babilonisë nuk do të vijë kundër jush e kundër kësaj toke”? 20 Tani dëgjo, imzot mbret, mbaje parasysh lutjen time. Mos më kthe në shtëpinë e shkruesit Jonatan, që të mos vdes atje». 21 Mbreti Sedeki dha urdhër ta vinin Jereminë në tremen e burgut. I jepnin çdo ditë një kulaç bukë nga Rruga e Furrtarëve, deri kur mbaroi tërë buka në qytet. Kështu, Jeremia mbeti në tremen e burgut.
1 et regnavit rex Sedecias filius Iosiae pro Iechonia filio Ioachim
quem constituit regem Nabuchodonosor rex Babylonis in terra Iuda
2 et non oboedivit ipse et servi eius et populus terrae
verbis Domini quae locutus est in manu Hieremiae prophetae
3 et misit rex Sedecias Iuchal filium Selemiae
et Sophoniam filium Maasiae sacerdotem
ad Hieremiam prophetam dicens
ora pro nobis Dominum Deum nostrum
4 Hieremias autem libere ambulabat in medio populi
non enim miserant eum in custodiam carceris
igitur exercitus Pharao egressus est Aegyptum
et audientes Chaldei qui obsidebant Hierusalem huiuscemodi nuntium
recesserunt ab Hierusalem
5 et factum est verbum Domini ad Hieremiam prophetam dicens
6 haec dicit Dominus Deus Israhel
sic dicetis regi Iuda qui misit vos ad me ad interrogandum
ecce exercitus Pharaonis qui egressus est vobis in auxilium
revertetur in terram suam in Aegyptum
7 et redient Chaldei et bellabunt contra civitatem hanc
et capient eam et incendent igni
8 haec dicit Dominus
nolite decipere animas vestras dicentes
euntes abibunt et recedent a nobis Chaldei
quia non abibunt
9 sed et si percusseritis omnem exercitum Chaldeorum
qui proeliantur adversum vos
et derelicti fuerint ex eis aliqui vulnerati
singuli de tentorio suo consurgent
et incendent civitatem hanc igni
10 ergo cum recessisset exercitus Chaldeorum ab Hierusalem
propter exercitum Pharaonis
11 egressus est Hieremias de Hierusalem ut iret in terram Beniamin
et divideret ibi possessionem in conspectu civium
12 cumque pervenisset ad portam Beniamin
erat ibi custos portae per vices
nomine Hierias filius Selemiae filii Ananiae
et adprehendit Hieremiam prophetam dicens ad Chaldeos profugis
13 et respondit Hieremias falsum est non fugio ad Chaldeos
et non audivit eum sed conprehendit Hierias Hieremiam
et adduxit eum ad principes
14 quam ob rem irati principes contra Hieremiam
caesum eum miserunt in carcerem
qui erat in domo Ionathan scribae
ipse enim praepositus erat super carcerem
15 itaque ingressus est Hieremias in domum laci
et in ergastula
et sedit ibi Hieremias diebus multis
16 mittens autem rex Sedecias tulit eum
et interrogavit in domo sua abscondite et dixit
putasne est sermo a Domino
et dixit Hieremias est
et ait in manu regis Babylonis traderis
17 et dixit Hieremias ad regem Sedeciam
quid peccavi tibi et servis tuis et populo tuo
quia misisti me in domum carceris
18 ubi sunt prophetae vestri qui prophetabant vobis et dicebant
non veniet rex Babylonis super vos et super terram hanc
19 nunc ergo audi obsecro domine mi rex
valeat deprecatio mea in conspectu tuo
et ne me remittas in domum Ionathan scribae ne
moriar ibi
20 praecepit ergo rex Sedecias
ut traderetur Hieremias in vestibulo carceris
et daretur ei torta panis cotidie excepto pulmento
donec consumerentur omnes panes de civitate
et mansit Hieremias in vestibulo carceris