Kombet që mbetën
1 Këto janë kombet që la Zoti për të vënë në provë Izraelin dhe të gjithë izraelitët, të cilët nuk i kishin përjetuar luftrat e Kanaanit, 2 vetëm me qëllimin që të mësonin të luftonin breznitë e izraelitëve, që nuk e kishin provuar më parë luftën: 3 pesë sunduesit e filistinëve, gjithë kananitët, sidonasit dhe hivitët, që banonin në malin e Libanit, nga mali i Baal Hermonit deri në Lebo Hamat. 4 Ishin lënë që të vinin në provë Izraelin, për të parë nëse do t'u bindeshin urdhërimeve që Zoti u kishte dhënë etërve të tyre përmes Moisiut. 5 Kështu, izraelitët jetuan mes kananitëve, hititëve, amoritëve, perizitëve, hivitëve dhe jebusitëve. 6 Izraelitët morën për gra bijat e tyre, u dhanë për gra bijat e veta dhe u shërbyen perëndive të tyre.
Otnieli
7 Izraelitët bënë ligësi në sytë e Zotit dhe e harruan Zotin, Perëndinë e tyre. Ata u shërbyen Baalëve dhe shtyllave të Asherasë. 8 Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër tyre dhe ai i dorëzoi te Kushan Rishtaimit, mbreti i Aram Naharaimit. Izraelitët i shërbyen Kushan Rishtaimit për tetë vjet. 9 Izraelitët thirrën në ndihmë Zotin dhe ai u dërgoi si shpëtimtar Otnielin, birin e Kenazit, vëllanë e vogël të Kalebit. 10 Shpirti i Zotit ishte me të dhe ai u bë gjyqtar i Izraelit. Otnieli doli për të luftuar dhe Zoti i dorëzoi Kushan Rishtaimin, mbretin e Aramit. Otnieli ngadhënjeu mbi Kushan Rishtaimin. 11 Vendi pati paqe për dyzet vjet. Pastaj Otnieli, biri i Kenazit, vdiq.
Ehudi
12 Izraelitët filluan sërish të bënin ligësi në sytë e Zotit, prandaj dhe Zoti i dha forcë Eglonit, mbretit të Moabit, që t'i kundërvihej Izraelit, për shkak të ligësisë që kishte bërë në sytë e Zotit. 13 Egloni mblodhi rreth vetes pasardhësit e Amonit dhe të Amalekut, sulmoi Izraelin, e mposhti dhe pushtoi qytetin e Palmave. 14 Izraelitët i shërbyen Eglonit, mbretit të Moabit, për tetëmbëdhjetë vjet.
15 Atëherë izraelitët thirrën në ndihmë Zotin dhe Zoti u dërgoi si shpëtimtar Ehudin, birin e Gerait, nga fisi i Benjaminit, që ishte mëngjarash. Izraelitët e dërguan t'i çonte tagrat Eglonit, mbretit të Moabit. 16 Ehudi bëri një shpatë me dy tehe, rreth gjysmë metri të gjatë, dhe e ngjeshi në ijën e djathtë nën rroba. 17 Ehudi shkoi t'i japë tagrat Eglonit, mbretit të Moabit. Egloni ishte shumë i shëndoshë. 18 Pasi i dhanë tagrat, Ehudi urdhëroi të largoheshin ata që kishin mbajtur tagrat. 19 Kur mbërritën tek idhujt në Gilgal, Ehudi u kthye e i tha Eglonit: «Kam diçka për të të thënë në vesh, o mbret!». Mbreti dha urdhër që të mbahej qetësi dhe të gjithë ata që e shoqëronin dolën jashtë. 20 Ehudi iu afrua mbretit, që rrinte ulur i vetëm në dhomën e sipërme e të freskët, e i tha: «Kam për të të thënë një fjalë nga Perëndia». Mbreti u ngrit nga froni. 21 Atëherë Ehudi shtriu dorën e majtë, nxori shpatën nga ija e djathtë dhe ia nguli mbretit në bark. 22 Shpata u fut me gjithë dorëz, derisa e mbuloi dhjami. Ehudi nuk e tërhoqi shpatën nga barku i mbretit dhe mbretit i dolën zorrët . 23 Ehudi mbylli derën e dhomës së sipërme nga pas dhe i vuri shulin. Pastaj doli nga portiku.
24 Pasi doli Ehudi, erdhën shërbëtorët e mbretit dhe panë se dyert e dhomës ishin të mbyllura me shul. Ata thanë: «Me siguri do të jetë duke kryer nevojat vetjake në dhomën e freskët». 25 Pritën gjatë, por mbreti nuk po e hapte derën e dhomës së sipërme. Atëherë morën çelësin, hapën derën dhe panë zotërinë e tyre të shtrirë përtokë e të vdekur.
26 Ndërsa ata prisnin, Ehudi kishte ikur. Ai kaloi vendin e idhujve dhe arriti në Sejrah. 27 Me të mbërritur, i ra bririt të dashit në malin e Efraimit. Atëherë izraelitët zbritën nga mali bashkë me të e ai u printe. 28 Ehudi u tha izraelitëve: «Ejani pas meje, sepse Zoti jua dorëzoi juve moabitët, armiqtë tuaj». Ata zbritën me të, zunë vaun e Jordanit, që të çon në Moab, dhe nuk lanë askënd të kalonte. 29 Asokohe vranë rreth dhjetë mijë moabitë, të gjithë burra të fortë e trima. Asnjëri prej tyre nuk shpëtoi. 30 Atë ditë Moabi iu nënshtrua Izraelit dhe vendi pati paqe për tetëdhjetë vjet.
Shamgari
31 Pas Ehudit erdhi Shamgari, biri i Anatit. Ai vrau gjashtëqind burra filistinë me një hosten qesh dhe e shpëtoi Izraelin.
1 hae sunt gentes quas Dominus dereliquit
ut erudiret in eis Israhelem
et omnes qui non noverant bella Chananeorum
2 et postea discerent filii eorum certare cum hostibus
et habere consuetudinem proeliandi
3 quinque satrapas Philisthinorum
omnemque Chananeum et Sidonium atque Eveum
qui habitabat in monte Libano
de monte Baalhermon usque ad introitum Emath
4 dimisitque eos ut in ipsis experiretur Israhelem
utrum audiret mandata Domini
quae praeceperat patribus eorum per manum Mosi an non
5 itaque filii Israhel habitaverunt in medio Chananei
et Hetthei et Amorrei et Ferezei et Evei et Iebusei
6 et duxerunt uxores filias eorum
ipsique filias suas eorum filiis tradiderunt
et servierunt diis eorum
7 feceruntque malum in conspectu Domini et obliti sunt Dei sui
servientes Baalim et Astharoth
8 iratusque Dominus contra Israhel
tradidit eos in manus Chusanrasathaim regis Mesopotamiae
servieruntque ei octo annis
9 et clamaverunt ad Dominum
qui suscitavit eis salvatorem et liberavit eos
Othonihel videlicet filium Cenez fratrem Chaleb minorem
10 fuitque in eo spiritus Domini et iudicavit Israhel
egressusque est ad pugnam
et tradidit Dominus in manu eius Chusanrasathaim
regem Syriae
et oppressit eum
11 quievitque terra quadraginta annis
et mortuus est Othonihel filius Cenez
12 addiderunt autem filii Israhel facere malum in conspectu Domini
qui confortavit adversum eos Eglon regem Moab
quia fecerunt malum in conspectu eius
13 et copulavit ei filios Ammon et Amalech
abiitque et percussit Israhel atque possedit Urbem palmarum
14 servieruntque filii Israhel Eglon regi Moab decem et octo annis
15 et postea clamaverunt ad Dominum
qui suscitavit eis salvatorem
vocabulo Ahoth filium Gera filii Iemini
qui utraque manu utebatur pro dextera
miseruntque filii Israhel per illum munera Eglon regi Moab
16 qui fecit sibi gladium ancipitem
habentem in medio capulum longitudinis palmae manus
et accinctus est eo subter sagum in dextro femore
17 obtulitque munera Eglon regi Moab
erat autem Eglon crassus nimis
18 cumque obtulisset ei munera
prosecutus est socios qui cum eo venerant
19 et reversus de Galgalis ubi erant idola dixit ad regem
verbum secretum habeo ad te o rex
et ille imperavit silentium
egressisque omnibus qui circa eum erant
20 ingressus est Ahoth ad eum
sedebat autem in aestivo cenaculo solus
dixitque verbum Dei habeo ad te
qui statim surrexit de throno
21 extenditque Ahoth manum sinistram
et tulit sicam de dextro femore suo infixitque eam in ventre eius
22 tam valide ut capulus ferrum sequeretur in vulnere
ac pinguissimo adipe stringeretur
nec eduxit gladium sed ita ut percusserat reliquit in corpore
statimque per secreta naturae alvi stercora proruperunt
23 Ahoth autem clausis diligentissime ostiis cenaculi et obfirmatis sera
24 per posticam egressus est
servique regis ingressi viderunt clausas fores cenaculi atque dixerunt
forsitan purgat alvum in aestivo cubiculo
25 expectantesque diu donec erubescerent
et videntes quod nullus aperiret tulerunt clavem
et aperientes invenerunt dominum suum iacentem in terra mortuum
26 Ahoth autem dum illi turbarentur effugit
et pertransiit locum Idolorum unde reversus fuerat
venitque in Seirath
27 et statim insonuit bucina in monte Ephraim
descenderuntque cum eo filii Israhel ipso in fronte gradiente
28 qui dixit ad eos sequimini me
tradidit enim Dominus inimicos nostros Moabitas in manus nostras
descenderuntque post eum
et occupaverunt vada Iordanis quae transmittunt in Moab
et non dimiserunt transire quemquam
29 sed percusserunt Moabitas in tempore illo circiter decem milia
omnes robustos et fortes viros
nullus eorum evadere potuit
30 humiliatusque est Moab die illo sub manu Israhel
et quievit terra octoginta annis
31 post hunc fuit Samgar filius Anath
qui percussit de Philisthim sescentos viros vomere
et ipse quoque defendit Israhel