Kundër profetëve të rremë
1 Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 2 «Bir i njeriut, profetizo kundër profetëve të Izraelit. Profetizo e thuaju atyre që profetizojnë si t'u dojë zemra, ta dëgjojnë fjalën e Zotit. 3 Kështu thotë Zoti im, Zoti: mjerë profetët e marrë që shkojnë pas shpirtit të vet pa parë asgjë. 4 Si dhelprat mes rrënojave janë profetët e tu, o Izrael. 5 Ju nuk jeni ngjitur te të çarat e nuk keni muruar asnjë mur për shtëpinë e Izraelit, që të qëndronte në betejë, në ditën e Zotit. 6 Kanë parë kotësinë dhe parashikimin e rremë ata që thonë: “Kumton Zoti” e Zoti nuk i ka dërguar, por presin t'ua vërtetojë fjalën. 7 A nuk keni parë një vegim të kotë dhe një parashikim të rremë, ju që thoni: “Kumton Zoti”, kur unë nuk kam folur? 8 Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: meqë keni shpallur mashtrime dhe keni parë vegime të rreme, atëherë ja ku më keni kundër jush, kumton Zoti im, Zoti. 9 Dora ime do të jetë kundër profetëve që kanë vegime të kota e parashikime të rreme. Ata nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e popullit tim, nuk do të shkruhen në librin e bijve të Izraelit e nuk do të hyjnë në tokën e Izraelit. Atëherë do ta merrni vesh se unë jam Zoti juaj, Zoti. 10 Meqë e mashtrojnë popullin tim, duke thënë: “Paqe!”, por paqe nuk ka dhe kur populli e ndërtoi murin ata vetëm e lyen me gëlqere, 11 thuaju atyre që e lyejnë me gëlqere se do të shembet. Do të bjerë shi rrëmbyes, do të bjerë breshër gurësh e do të shpërthejë një erë e stuhishme. 12 Dhe, ja, kur të bjerë muri, a nuk do t'ju pyesin: “Ku është suvaja me të cilën e kishit suvatuar?”. 13 Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: do të shpërthej një erë të stuhishme për shkak të zemërimit tim, një shi rrëmbyes për shkak të tërbimit tim dhe, për shkak të mërisë, do të bjerë breshër gurësh e do të sjellë rrënimin e plotë. 14 Do ta shemb murin, që keni mbuluar me gëlqere, do ta rrëzoj përdhe e do t'i dalin themelet. Ai do të shembet, ju do të merrni fund në mes të tij e do ta merrni vesh se unë jam Zoti. 15 Do ta shteroj mërinë time kundër murit dhe kundër atyre që e kanë suvatuar. Atëherë do t'ju them se nuk ka as mur, as suvatues, 16 as profetë të Izraelit që profetizonin për Jerusalemin dhe shihnin për të një vegim paqeje, kur nuk ka paqe, kumton Zoti im, Zoti.
17 Dhe ti, bir i njeriut, drejtoju bijave të popullit tënd që profetizojnë sipas mendjes së vet dhe profetizo kundër tyre. 18 Thuaj se kështu thotë Zoti im, Zoti: mjerë ato që lidhin rrathë në çdo kyç duarsh e bëjnë shami për koka të çdo mase, për të gjuajtur shpirtrat e njerëzve. Mos vallë do të gjuani shpirtrat e popullit tim e do të shpëtoni shpirtrat tuaj? 19 Ju më keni përdhosur para popullit tim për një grusht elb e për ndonjë copë bukë, duke vrarë njerëzit që nuk duheshin vrarë dhe duke mbajtur gjallë njerëzit që nuk duheshin mbajtur gjallë, duke e mashtruar popullin tim që e dëgjon gënjeshtrën. 20 Prandaj, kështu thotë Zoti im, Zoti: ja ku më keni kundër rrathëve tuaj, me të cilët gjuani shpirtrat porsi zogjtë. Do t'jua shqyej nga krahët e do t'i shpëtoj shpirtrat që ju gjuani porsi zogjtë. 21 Do t'jua shqyej shamitë e do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja. Ai nuk do të jetë më pre e duarve tuaja, prandaj do ta merrni vesh se unë jam Zoti. 22 Se ju e keni tulatur me mashtrim zemrën e drejtë, por unë nuk e kisha tulatur, dhe ia keni forcuar krahët të ligut, që të mos hiqte dorë nga ligësia e vet e të jetonte. 23 Prandaj nuk do të shihni më vegime të rreme e nuk do të bëni më parashikime. Unë do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja e ju do ta merrni vesh se unë jam Zoti».
1 et factus est sermo Domini ad me dicens
2 fili hominis vaticinare ad prophetas Israhel qui prophetant
et dices prophetantibus de corde suo audite verbum Domini
3 haec dicit Dominus Deus vae prophetis insipientibus
qui sequuntur spiritum suum et nihil vident
4 quasi vulpes in desertis prophetae tui Israhel erant
5 non ascendistis ex adverso
neque opposuistis murum pro domo Israhel
ut staretis in proelio in die Domini
6 vident vana et divinant mendacium
dicentes ait Dominus cum Dominus non miserit eos
et perseveraverunt confirmare sermonem
7 numquid non visionem cassam vidistis
et divinationem mendacem locuti estis
et dicitis ait Dominus cum ego non sim locutus
8 propterea haec dicit Dominus Deus
quia locuti estis vana et vidistis mendacium
ideo ecce ego ad vos ait Dominus Deus
9 et erit manus mea super prophetas
qui vident vana et divinant mendacium
in concilio populi mei non erunt
et in scriptura domus Israhel non scribentur
nec in terra Israhel ingredientur
et scietis quia ego Dominus Deus
10 eo quod deceperint populum meum dicentes pax et non est pax
et ipse aedificabat parietem
illi autem liniebant eum luto absque paleis
11 dic ad eos qui liniunt absque temperatura
quod casurus sit
erit enim imber inundans
et dabo lapides praegrandes desuper inruentes
et ventum procellae dissipantem
12 siquidem ecce cecidit paries
numquid non dicetur vobis
ubi est litura quam levistis
13 propterea haec dicit Dominus Deus
et erumpere faciam spiritum tempestatum in indignatione mea
et imber inundans in furore meo erit
et lapides grandes in ira in consummationem
14 et destruam parietem
quem levistis absque
temperamento
et adaequabo eum terrae et revelabitur fundamentum eius
et cadet et consumetur in medio eius
et scietis quia ego sum Dominus
15 et conplebo indignationem meam in parietem
et in his qui linunt eum
absque temperamento
dicamque vobis non est paries
et non sunt qui linunt eum
16 prophetae Israhel qui prophetant ad Hierusalem
et vident ei visionem pacis et non est pax ait Dominus Deus
17 et tu fili hominis pone faciem tuam contra filias populi tui
quae prophetant de corde suo
et vaticinare super eas
18 et dic
haec ait Dominus Deus
vae quae consuunt pulvillos sub omni cubito
manus
et faciunt cervicalia sub capite universae aetatis
ad capiendas animas
cum caperent animas populi mei vivificabant animas eorum
19 et violabant me ad populum meum
propter pugillum hordei et fragmen panis
ut interficerent animas quae non moriuntur
et vivificarent animas quae non vivunt
mentientes populo meo credenti mendaciis
20 propter hoc haec dicit Dominus Deus
ecce ego ad pulvillos vestros quibus vos capitis animas volantes
et disrumpam eos de brachiis vestris
et dimittam animas quas vos capitis animas ad volandum
21 et disrumpam cervicalia vestra
et liberabo populum meum de manu vestra
neque erunt ultra in manibus vestris ad praedandum
et scietis quia ego Dominus
22 pro eo quod maerere fecistis cor iusti mendaciter
quem ego non contristavi
et confortastis manus impii
ut non reverteretur a via sua mala et viveret
23 propterea vana non videbitis
et divinationes non divinabitis amplius
et eruam populum meum de manu vestra
et scietis quoniam ego Dominus