Mbretërimi i Ezekisë në Judë
1 Në vitin e tretë të mbretërimit të Hosesë, birit të Elahut, në Izrael, Ezekia, biri i Ahazit, u bë mbret i Judës. 2 Ezekia ishte njëzet e pesë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për njëzet e nëntë vjet në Jerusalem. E ëma quhej Abija dhe ishte e bija e Zakarisë. 3 Ezekia bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit, siç kishte bërë Davidi, paraardhësi i tij. 4 Ai i shkatërroi faltoret në vende të larta, përmendoret e shenjta i rrënoi dhe shtyllat e Asherasë i thërrmoi. Ai copëtoi edhe gjarprin prej bronzi, që kishte bërë Moisiu, sepse deri në atë kohë izraelitët i kushtonin temjan gjarprit që quhej Nehushtan. 5 Ezekia besonte te Zoti, Perëndia i Izraelit. Pas tij dhe para tij nuk pati më asnjë mbret të ngjashëm me të në Judë. 6 Ai u dha pas Zotit e nuk u largua prej tij, por i mbajti urdhërimet që Zoti i kishte dhënë Moisiut. 7 Kështu, Zoti ishte me të dhe gjithçka që bënte i shkonte mbarë. Ezekia ngriti krye kundër mbretit të Asirisë e nuk iu nënshtrua. 8 Ai i sulmoi filistinët deri në Gazë e deri në kufijtë e saj, që nga kulla e vrojtimit e deri te qyteti i fortifikuar.
9 Në vitin e katërt të mbretërimit të Ezekisë, që ishte viti i shtatë i mbretërimit të Hosesë, birit të Elahut, në Izrael, Shalmaneseri, mbreti i Asirisë, sulmoi Samarinë dhe e rrethoi. 10 Pas tre vjetësh Samaria u pushtua. Kjo ndodhi në vitin e gjashtë të mbretërimit të Ezekisë, që ishte viti i nëntë i mbretërimit të Hosesë në Izrael. 11 Mbreti i Asirisë e shpërnguli Izraelin në Asiri dhe i vendosi izraelitët në Halah, në krahinën e Gozanit pranë lumit Habor dhe në qytetet e Medës, 12 sepse izraelitët nuk e kishin dëgjuar Zotin, Perëndinë e tyre, dhe e kishin shkelur besëlidhjen e tij. Ata nuk i kishin vënë vesh dhe nuk i kishin zbatuar as urdhërimet që Zoti i kishte dhënë Moisiut, shërbëtorit të tij.
Sulmi i Sankeribit
13 Në vitin e katërmbëdhjetë të mbretërimit të Ezekisë, Sankeribi, mbreti i Asirisë, sulmoi qytetet e fortifikuara të Judës dhe i pushtoi. 14 Atëherë Ezekia, mbreti i Judës, i dërgoi lajmëtarë mbretit të Asirisë në Lakish, e i tha: «Kam gabuar. Largohu nga trojet e mia dhe do të pranoj çdo detyrim që do të më caktosh». Mbreti i Asirisë i vuri si detyrim Ezekisë, mbretit të Judës, nëntë mijë kilogramë argjend dhe nëntëqind kilogramë ar. 15 Ezekia i dha të gjithë argjendin që ndodhej në tempullin e Zotit dhe në thesarin e pallatit mbretëror. 16 Po në atë kohë, Ezekia, mbreti i Judës, hoqi arin, me të cilin kishte mbuluar dyert e tempullit të Zotit, si edhe shtalkat, e ia dha mbretit të Asirisë. 17 Mbreti i Asirisë dërgoi nga Lakishi te mbreti Ezeki në Jerusalem kreun e ushtrisë, kreun e zyrtarëve dhe kreun e fushimit me një ushtri të madhe. Me të mbërritur në Jerusalem, ata u ndalën tek ujësjellësi i pellgut të sipërm, që gjendet në udhën që të çon në fushën e Rrobalarësit. 18 Ata thirrën mbretin dhe në takim me ta doli Eliakimi, biri i Hilkiahut, kujdestari i pallatit mbretëror, Shebnau, shkruesi, dhe Joahu, biri i Asafit, shkresarit.
19 Kreu i ushtrisë së Asirisë u tha: «Thuajini Ezekisë: kështu thotë mbreti i madh, mbreti i Asirisë: ku e gjen gjithë këtë besim? 20 Mendon se fjalët e gojës janë këshillimi dhe forca që duhen për luftë? Ku e ke varur shpresën, që guxon të ngresh krye kundër meje? 21 Mos shpreson gjë tek Egjipti, ai kallam i thyer, mbi të cilin nëse mbështetet njeri i çahet e i shpohet dora? I tillë është faraoni, mbreti i Egjiptit, për ata që shpresojnë tek ai. 22 Apo mos do të më thuash te Zoti, Perëndia juaj? Por, a nuk ishte Ezekia ai që shkatërroi faltoret në vende të larta dhe altarët e tyre? A nuk ishte ai që e urdhëroi Judën dhe Jerusalemin të adhurojnë vetëm para këtij altari në Jerusalem? 23 E tani, vër këtë bast me zotërinë tim, mbretin e Asirisë: ai të jep dy mijë kuaj, po arrite të gjesh kalorës për ta. 24 E si do ta mundësh qoftë edhe qeveritarin më të vogël të zotërisë tim? Apo shpreson tek Egjipti për kuaj e kalorës? 25 A mos kujton se kam ardhur pa dëshirën e Zotit për ta shkatërruar këtë vend? Ishte Zoti ai që më tha ta sulmoja këtë tokë e ta shkatërroja».
26 Atëherë Eliakimi, biri i Hilkiahut, Shebnau dhe Joahu i thanë kreut të ushtrisë: «Të lutemi, fol aramaisht me ne, shërbëtorët e tu, sepse e kuptojmë, e mos fol në judaisht, sepse të dëgjon populli që rri mbi mure». 27 Por kreu i ushtrisë u tha: «Mendoni se zotëria im më dërgoi t'ia them këto fjalë vetëm juve dhe zotërisë suaj? Le t'i dëgjojnë edhe këta burra që rrinë mbi mure, sepse së shpejti kanë për të ngrënë bashkë me ju jashtëqitjet e veta dhe kanë për të pirë shurrën e vet».
28 Atëherë u ngrit kreu i fushimit të Asirisë, foli me zë të lartë në judaisht e tha: «Dëgjoni fjalët e mbretit të madh, mbretit të Asirisë! 29 Kështu thotë mbreti: “Mos u gënjeni nga Ezekia, se nuk do t'ju shpëtojë dot nga dora ime. 30 Mos e lejoni t'ju bëjë të shpresoni te Zoti, kur t'ju thotë: ‘Do të na shpëtojë patjetër Zoti. Ky qytet nuk ka për të rënë në duart e mbretit të Asirisë’”. 31 Mos e dëgjoni Ezekinë, sepse kështu thotë mbreti i Asirisë: “Bëni paqe me mua e dorëzohuni tek unë dhe secili do të hajë prej vreshtit të vet dhe prej fiqve të vet dhe do të pijë ujë prej pusit të vet, 32 derisa të vij e t'ju çoj në një vend të ngjashëm me vendin tuaj, në një vend plot drithë e verë, në një tokë buke e vreshtash, në një tokë ullinjsh, vaji e mjalti. Kështu, do të jetoni e nuk do të vdisni. Mos e dëgjoni Ezekinë, sepse ju mashtron kur ju thotë se do t'ju shpëtojë Zoti. 33 Cilin prej kombeve shpëtuan perënditë e tyre nga dora e mbretit të Asirisë? 34 Ku janë perënditë e Hamatit dhe Arpadit? Ku janë perënditë e Sefarvaimit, të Henës dhe të Avahut? A mos e shpëtuan Samarinë prej dorës sime? 35 Kush nga tërë perënditë e këtyre vendeve e shpëtoi vendin e vet nga dora ime, që Zoti ta shpëtuaka Jerusalemin nga duart e mia?”».
36 Populli heshti dhe nuk i ktheu asnjë përgjigje, sepse mbreti kishte urdhëruar të mos i përgjigjeshin. 37 Eliakimi, biri i Hilkiahut, kujdestari i pallatit mbretëror, Shebnau, shkruesi, dhe Joahu, biri i Asafit, shkresari, u kthyen tek Ezekia, shqyen rrobat e i treguan fjalët e kreut të ushtrisë së Asirisë.
1 anno tertio Osee filii Hela regis Israhel
regnavit Ezechias filius Ahaz regis Iuda
2 viginti quinque annorum erat cum regnare coepisset
et viginti et novem annis regnavit in Hierusalem
nomen matris eius Abi filia Zacchariae
3 fecitque quod erat bonum coram Domino
iuxta omnia quae fecerat David pater suus
4 ipse dissipavit excelsa et contrivit statuas et succidit lucos
confregitque serpentem aeneum quem fecerat Moses
siquidem usque ad illud tempus filii Israhel adolebant ei incensum
vocavitque eum Naasthan
5 in Domino Deo Israhel speravit
itaque post eum non fuit similis ei de cunctis regibus Iuda
sed neque in his qui ante eum fuerunt
6 et adhesit Domino et non recessit a vestigiis eius
fecitque mandata eius quae praeceperat Dominus Mosi
7 unde et erat Dominus cum eo
et in cunctis ad quae procedebat sapienter se agebat
rebellavit quoque contra regem Assyriorum et non servivit ei
8 ipse percussit Philistheos usque Gazam
et omnes terminos eorum
a turre custodum usque ad civitatem muratam
9 anno quarto regis Ezechiae
qui erat annus septimus Osee filii Hela regis Israhel
ascendit Salmanassar rex Assyriorum Samariam
et obpugnavit eam
10 et cepit
nam post annos tres anno sexto Ezechiae
id est nono anno Osee regis Israhel capta est Samaria
11 et transtulit rex Assyriorum Israhel in Assyrios
conlocavitque eos in Ala et in Habor fluviis Gozan
in civitatibus Medorum
12 quia non audierunt vocem Domini Dei sui
sed praetergressi sunt pactum eius
omnia quae praeceperat Moses servus Domini
non audierunt neque fecerunt
13 anno quartodecimo regis Ezechiae
ascendit Sennacherib rex Assyriorum ad universas civitates Iuda munitas
et cepit eas
14 tunc misit Ezechias rex Iuda nuntios
ad regem Assyriorum Lachis dicens
peccavi recede a me et omne quod inposueris mihi feram
indixit itaque rex Assyriorum Ezechiae regi Iudae
trecenta talenta argenti et triginta talenta auri
15 deditque Ezechias omne argentum
quod reppertum fuerat in domo Domini et in thesauris regis
16 in tempore illo confregit Ezechias valvas templi Domini
et lamminas auri quas ipse adfixerat
et dedit eas regi Assyriorum
17 misit autem rex Assyriorum Tharthan et Rabsaris et Rabsacen
de Lachis ad regem Ezechiam cum manu valida Hierusalem
qui cum ascendissent venerunt in Hierusalem
et steterunt iuxta aquaeductum piscinae superioris
quae est in via agri Fullonis
18 vocaveruntque regem
egressus est autem ad eos Eliachim filius Helciae praepositus domus
et Sobna scriba
et Ioahe filius Asaph a commentariis
19 dixitque ad eos Rabsaces loquimini Ezechiae
haec dicit rex magnus rex Assyriorum
quae est ista fiducia qua niteris
20 forsitan inisti consilium ut praepares te ad proelium
in quo confidis ut audeas rebellare
21 an speras in baculo harundineo atque confracto Aegypto
super quem si incubuerit homo
comminutus ingreditur manum eius et perforabit eam
sic est Pharao rex Aegypti omnibus qui confidunt in se
22 quod si dixeritis mihi in Domino Deo nostro habemus fiduciam
nonne iste est cuius abstulit Ezechias excelsa et altaria
et praecepit Iudae et Hierusalem
ante altare hoc adorabitis in Hierusalem
23 nunc igitur transite ad dominum meum regem Assyriorum
et dabo vobis duo milia equorum
et videte an habere valeatis ascensores eorum
24 et quomodo potestis resistere
ante unum satrapam de servis domini mei minimis
an fiduciam habes in Aegypto propter currus et equites
25 numquid sine Domini voluntate ascendi ad locum istum
ut demolirer eum
Dominus dixit mihi ascende ad terram hanc et demolire eam
26 dixerunt autem Eliachim filius Helciae et Sobna et Ioahe Rabsaci
precamur ut loquaris nobis servis tuis syriace
siquidem intellegimus hanc linguam
et non loquaris nobis iudaice
audiente populo qui est super murum
27 responditque eis Rabsaces
numquid ad dominum tuum et ad te misit me dominus meus
ut loquerer sermones hos
et non ad viros qui sedent super murum
ut comedant stercora sua et bibant urinam suam vobiscum
28 stetit itaque Rabsaces et clamavit voce magna iudaice
et ait audite verba regis magni regis Assyriorum
29 haec dicit rex non vos seducat Ezechias
non enim poterit eruere vos de manu mea
30 neque fiduciam vobis tribuat super Domino dicens
eruens liberabit nos Dominus
et non tradetur civitas haec in manu regis Assyriorum
31 nolite audire Ezechiam haec enim dicit rex Assyriorum
facite mecum quod vobis est utile et egredimini ad me
et comedet unusquisque de vinea sua et de ficu sua
et bibetis aquas de cisternis vestris
32 donec veniam et transferam vos in terram
quae similis terrae vestrae est
in terram fructiferam et fertilem vini
terram panis et vinearum terram olivarum et olei ac mellis
et vivetis et non moriemini
nolite audire Ezechiam qui vos decipit dicens
Dominus liberabit nos
33 numquid liberaverunt dii gentium terram suam
de manu regis Assyriorum
34 ubi est deus Emath et Arfad
ubi est deus Sepharvaim Ana et Ava
numquid liberaverunt Samariam de manu mea
35 quinam illi sunt in universis diis terrarum
qui eruerunt regionem suam de manu mea
ut possit eruere Dominus Hierusalem de manu mea
36 tacuit itaque populus et non respondit ei quicquam
siquidem praeceptum regis acceperant ut non responderent ei
37 venitque Eliachim filius Helciae praepositus domus
et Sobna scriba
et Ioahe filius Asaph a commentariis
ad Ezechiam scissis vestibus et nuntiaverunt ei verba Rabsacis