Idhujtaria e Rehoboamit
1 Kur mbretëria e Rehoboamit u bë më e fortë dhe më e qëndrueshme, ai e mbarë Izraeli e braktisën ligjin e Zotit. 2 Për shkak të mëkateve të tyre kundër Zotit, në vitin e pestë të mbretërimit të Rehoboamit, Shishaku, mbreti i Egjiptit sulmoi Jerusalemin 3 me një mijë e dyqind qerre lufte, gjashtëdhjetë mijë kalorës dhe me luftëtarë të panumërt libianë, sukitë dhe kushitë, që kishin ardhur bashkë me të nga Egjipti. 4 Shishaku pushtoi qytetet e fortifikuara të Judës dhe arriti deri në Jerusalem. 5 Atëherë profeti Shemajah shkoi te Rehoboami dhe te prijësit e Judës, që ishin mbledhur në Jerusalem për shkak të sulmit të Shishakut, e u tha: «Kështu thotë Zoti: “Ju më latë mua, prandaj edhe unë ju lashë në duart e Shishakut”». 6 Atëherë prijësit e Izraelit dhe mbreti u përulën e thanë: «Zoti është i drejtë». 7 Kur Zoti e pa përulësinë e tyre, i foli Shemajahut e i tha: «Meqenëse u përulën, nuk do t'i shkatërroj. Pas pak do t'u sjell shpëtimin dhe nuk do ta derdh zemërimin tim mbi Jerusalemin përmes Shishakut. 8 Por do të bëhen skllevër të Shishakut, që ta kuptojnë ç'do të thotë të më shërbejnë mua e ç'do të thotë t'u shërbejnë mbretërve të tokës».
9 Shishaku, mbreti i Egjiptit, e sulmoi Jerusalemin dhe plaçkiti thesaret e tempullit të Zotit, thesaret e pallatit mbretëror e gjithçka tjetër. Ai plaçkiti edhe shqytet e arta që kishte punuar Solomoni. 10 Në vend të tyre mbreti Rehoboam bëri shqyte bronzi dhe ua dorëzoi krerëve të ushtarëve, që ruanin hyrjen e pallatit mbretëror. 11 Sa herë që mbreti shkonte në tempullin e Zotit, ushtarët vinin e merrnin shqytet dhe i kthenin sërish në vendin ku mbaheshin armët. 12 Meqenëse mbreti e përuli veten, Zoti e largoi zemërimin prej tij dhe nuk e shkatërroi plotësisht. Për më tepër, në Judë pati edhe gjëra të mira.
13 Mbreti Rehoboam u mëkëmb sërish në Jerusalem dhe vazhdoi të mbretëronte. Rehoboami ishte dyzet vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi për shtatëmbëdhjetë vjet në Jerusalem, në qytetin që vetë Zoti e kishte zgjedhur mes fiseve të Izraelit për të vendosur emrin e tij. E ëma e Rehoboamit quhej Naamë dhe ishte amonite. 14 Rehoboami bëri çka është keq, sepse nuk u dha pas Zotit me gjithë zemër.
15 Bëmat e hershme dhe të vonshme të Rehoboamit janë të shkruara në Kronikat e profetit Shemajah dhe në Shënimet e Breznive të Idoit, atij që shihte vegime. Mes Rehoboamit dhe Jeroboamit pati përherë luftë. 16 Rehoboami u preh me paraardhësit e tij dhe e varros në qytetin e Davidit. Pas tij mbretëroi i biri, Abijahu.
1 cumque roboratum fuisset regnum Roboam et confortatum
dereliquit legem Domini et omnis Israhel cum eo
2 anno autem quinto regni Roboam
ascendit Sesac rex Aegypti in Hierusalem
quia peccaverunt Domino
3 cum mille ducentis curribus et sexaginta milibus equitum
nec erat numerus vulgi quod venerat cum eo ex Aegypto
Lybies scilicet et Trogoditae et Aethiopes
4 cepitque civitates munitissimas in Iuda
et venit usque Hierusalem
5 Semeias autem propheta ingressus est ad Roboam
et principes Iuda qui congregati fuerant in Hierusalem fugientes Sesac
dixitque ad eos haec dicit Dominus
vos reliquistis me et ego reliqui vos in manu Sesac
6 consternatique principes Israhel et rex dixerunt
iustus est Dominus
7 cumque vidisset Dominus quod humiliati essent
factus est sermo Domini ad Semeiam dicens
quia humiliati sunt non disperdam eos
daboque eis pauxillum auxilii
et non stillabit furor meus super Hierusalem per manum Sesac
8 verumtamen servient ei
ut sciant distantiam servitutis meae et servitutis regni
terrarum
9 recessit itaque Sesac rex Aegypti ab Hierusalem
sublatis thesauris domus Domini et domus regis
omniaque secum tulit et clypeos aureos quos fecerat Salomon
10 pro quibus fecit rex aeneos
et tradidit illos principibus scutariorum
qui custodiebant vestibulum palatii
11 cumque introiret rex domum Domini
veniebant scutarii et tollebant eos
iterumque referebant ad armamentarium suum
12 verumtamen quia humiliati sunt
aversa est ab eis ira Domini nec deleti sunt penitus
siquidem et in Iuda inventa sunt opera bona
13 confortatus est igitur rex Roboam in Hierusalem atque regnavit
quadraginta autem et unius anni erat cum regnare coepisset
et decem septemque annis regnavit in Hierusalem
urbe quam elegit Dominus
ut confirmaret nomen suum ibi de cunctis tribubus Israhel
nomenque matris eius Naama Ammanitis
14 fecit autem malum
et non praeparavit cor suum ut quaereret Dominum
15 opera vero Roboam prima et novissima
scripta sunt in libris Semeiae prophetae et Addo videntis
et diligenter exposita
pugnaveruntque adversum se Roboam et Hieroboam cunctis diebus
16 et dormivit Roboam cum patribus suis
sepultusque est in civitate David
et regnavit Abia filius eius pro eo