Temjanicat
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Thuaji Eleazarit, birit të priftit Aron, t'i heqë temjanicat nga kufomat e shkrumbuara e ta shpërndajë andej-këtej zjarrin që është në to, sepse temjanicat janë shenjtëruar. 3 Temjanicat e këtyre mëkatarëve, që e pësuan me jetën e tyre, farkëtoji si pllaka për të veshur altarin, sepse ia paraqitën Zotit dhe u shenjtëruan. Ato të shërbejnë si shenjë qortuese për izraelitët». 4 Atëherë prifti Eleazar i mori temjanicat prej bronzi nga kufomat e shkrumbuara dhe i farkëtoi si pllaka për altarin, 5 për të shërbyer si përkujtimore për izraelitët që askush, përveç pasardhësve të Aronit, të mos afrohet për t'i kushtuar Zotit temjan, përndryshe do ta pësojë si Koreu e njerëzit e tij. Kështu Eleazari bëri siç i tha Zoti përmes Moisiut.
6 Të nesërmen, tërë bashkësia e izraelitëve murmuriti kundër Moisiut e Aronit: «E vratë popullin e Zotit!». 7 Por, kur u mblodh kundër Moisiut e Aronit, bashkësia u kthye drejt tendës së takimit dhe ja, reja e mbuloi tendën dhe u dëftua lavdia e Zotit. 8 Atëherë Moisiu e Aroni mbërritën para tendës së takimit. 9 Zoti i tha Moisiut: 10 «Largohuni nga kjo bashkësi që t'i përpij menjëherë». Ata ranë me fytyrë përdhe 11 dhe Moisiu i tha Aronit: «Merre temjanicën, mbushe me zjarr nga altari dhe me temjan. Nxito drejt bashkësisë e shlyej mëkatin e tyre, sepse ka shpërthyer zemërimi i Zotit dhe po pllakos gjëma!». 12 Aroni e mori siç i tha Moisiu dhe vrapoi në mes të bashkësisë. Tashmë mes tyre kishte filluar gjëma. Ai e mbushi me temjan dhe e shleu mëkatin e popullit. 13 Qëndroi ndërmjet të vdekurve e të gjallëve dhe gjëma u ndal.
14 Dyzet mijë e katërqind veta vdiqën nga kjo gjëmë pa përmendur ata që vdiqën për shkak të Koreut. 15 Kur u ndal gjëma, Aroni u kthye te Moisiu, në hyrje të tendës së takimit.
Shkopi i Aronit
16 Zoti i tha Moisiut: 17 «Fol me izraelitët e merr nga një shkop për çdo fis, për çdo prijës të familjeve të etërve, gjithsej dymbëdhjetë shkopinj. Në secilin shkop shkruaj emrin e prijësit përkatës. 18 Emrin e Aronit shkruaje te shkopi i Levit, se duhet të ketë nga një shkop për çdo krye të familjeve të etërve. 19 Pastaj, vendosi në tendën e takimit para dëshmisë, atje ku takohem me ju. 20 Shkopi i atij që do të zgjedh, do të lulëzojë. Kështu do t'i heq qafe murmuritjet e izraelitëve që nuk reshtin kundër jush».
21 Moisiu foli me izraelitët e çdo prijës i familjeve të etërve i dha nga një shkop. Gjithsej ishin dymbëdhjetë shkopinj. Mes tyre ishte edhe shkopi i Aronit. 22 Moisiu i vendosi në tendën e dëshmisë në prani të Zotit. 23 Të nesërmen, Moisiu hyri në tendën e dëshmisë dhe, ja, shkopi i Aronit, nga fisi i Levit, kishte lulëzuar. Ai kishte nxjerrë sytha, kishte bulëzuar e kishte prodhuar bajame. 24 Atëherë Moisiu i nxori të gjithë shkopinjtë nga prania e Zotit para tërë popullit të Izraelit. Ata i panë dhe secili mori shkopin e vet.
25 Zoti i tha Moisiut: «Ktheje shkopin e Aronit te dëshmia, që të ruhet si shenjë për kryengritësit. Kështu, do t'i japësh fund murmuritjeve kundër meje, që ata të mos vdesin». 26 Moisiu bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti. 27 Izraelitët i thanë Moisiut: «Ja, morëm fund! U zhbimë! Të gjithë ne mbaruam! 28 Kushdo që i afrohet tendës së Zotit, vdes. A thua kështu do të vdesim e do të marrim fund?!».
1 et locutus est Dominus ad Mosen dicens
2 loquere ad filios Israhel
et accipe ab eis virgas singulas per cognationes suas
a cunctis principibus tribuum virgas duodecim
et uniuscuiusque nomen superscribes virgae suae
3 nomen autem Aaron erit in tribu Levi
et una virga cunctas eorum familias continebit
4 ponesque eas in tabernaculo foederis
coram testimonio ubi loquar ad te
5 quem ex his elegero germinabit virga eius
et cohibebo a me querimonias filiorum Israhel
quibus contra vos murmurant
6 locutusque est Moses ad filios Israhel
et dederunt ei omnes principes virgas per singulas tribus
fueruntque virgae duodecim absque virga Aaron
7 quas cum posuisset Moses coram Domino in tabernaculo testimonii
8 sequenti die regressus
invenit germinasse virgam Aaron in domo Levi
et turgentibus gemmis eruperant flores
qui foliis dilatatis in amigdalas deformati sunt
9 protulit ergo Moses omnes virgas de conspectu Domini ad cunctos filios
Israhel
videruntque et receperunt singuli virgas suas
10 dixitque Dominus ad Mosen
refer virgam Aaron in tabernaculum testimonii ut servetur ibi
in signum rebellium filiorum
et quiescant querellae eorum a me ne moriantur
11 fecitque Moses sicut praeceperat Dominus
12 dixerunt autem filii Israhel ad Mosen
ecce consumpti sumus omnes perivimus
13 quicumque accedit ad tabernaculum Domini moritur
num usque ad internicionem cuncti delendi sumus