Rrëfimi i mëkatit
1 E teksa Ezra po lutej e po pohonte fajin me lot, i përgjunjur para tempullit të Perëndisë, u mblodh rreth tij një turmë e madhe izraelitësh, burra, gra e fëmijë, dhe mbarë populli qante me ngashërim. 2 Atëherë foli Shekanjahu, biri i Jehielit, nga bijtë e Elamit, e i tha Ezrës: «Jemi treguar të pabesë ndaj Perëndisë tonë dhe jemi martuar me gra të huaja nga popujt vendas. Por, ka ende shpresë për Izraelin. 3 Prandaj, le të bëjmë një besëlidhje me Perëndinë tonë e le t'i dëbojmë të gjitha gratë e huaja, bashkë me ata që kanë lindur prej tyre, sipas këshillës së Zotit dhe sipas urdhërimit të Perëndisë tonë. Le të veprohet sipas ligjit. 4 Ngrihu, pra, sepse kjo është punë për ty. Ne jemi me ty. Bëhu i fortë e vepro!». 5 Ezra u ngrit dhe i bëri krerët e priftërinjve, të levitëve dhe të mbarë Izraelit të betoheshin se do të vepronin siç u tha. Ata u betuan. 6 Mandej Ezra u largua nga tempulli i Perëndisë, shkoi në shtëpinë e Jehohananit, birit të Eliashibit, dhe bujti aty. Nuk hëngri bukë e nuk piu ujë, sepse mbante zi për mëkatin e të kthyerve nga robëria.
7 Atëherë doli një shpallje në Judë e në Jerusalem se të gjithë të kthyerit nga robëria duhej të mblidheshin në Jerusalem. 8 Kush nuk do të vinte brenda tri ditësh në Jerusalem, sipas vendimit të krerëve dhe të pleqësisë, do t'i merrej gjithë pasuria e do të përjashtohej prej bashkësisë së të kthyerve nga robëria.
9 Të gjithë burrat e Judës e të Benjaminit u mblodhën brenda tri ditëve në Jerusalem. Ishte dita e njëzetë e muajit të nëntë. Mbarë populli u ul në sheshin e tempullit të Perëndisë, duke u dridhur për shkak të kësaj ngjarjeje dhe prej shiut të fortë. 10 Atëherë prifti Ezra u ngrit e u tha: «Ju keni kryer tradhti, kur jeni martuar me gra të huaja, dhe kështu e keni shtuar fajin e Izraelit. 11 Prandaj, përlëvdoni Zotin, Perëndinë e etërve tuaj dhe veproni sipas vullnetit të tij. Ndahuni nga populli i vendit dhe nga gratë e huaja». 12 Mbarë bashkësia u përgjigj e tha me zë të lartë: «Po, do të bëjmë siç thua ti. 13 Por, ka shumë popull, shiu nuk po ndalet e nuk mund të rrimë jashtë. Për më tepër, kjo punë nuk bëhet për një apo dy ditë, sepse jemi shumë që kemi gabuar në këtë pikë. 14 Le të qëndrojnë këtu krerët tani e të përfaqësojnë gjithë bashkësinë. Mandej, të gjithë ata që janë martuar me gra të huaja nëpër qytetet tona, të vijnë në një kohë të caktuar me pleqtë dhe me gjyqtarët e qytetit, derisa të largohet prej nesh zemërimi i Perëndisë tonë për shkak të kësaj çështjeje».
15 Vetëm Jonatani, biri i Asahelit, dhe Jahzejahu, biri i Tikvahut, e kundërshtuan këtë gjë, të përkrahur nga Meshulami dhe leviti Shabeta. 16 Ashtu vepruan të kthyerit nga robëria. Prifti Ezra dhe krerët e familjeve sipas klaneve të paraardhësve u zgjodhën të gjithë me emër e u ulën për të shqyrtuar çështjen në ditën e parë të muajit të dhjetë. 17 Ditën e parë të muajit të parë zgjidhën rastet e burrave që ishin martuar me gra të huaja.
Të martuarit me të huaja
18 Ndër bijtë e priftërinjve që ishin martuar me gra të huaja ishin disa nga bijtë e Jozuehut, të birit të Jocadakut, dhe të vëllezërve të tij, Masejahu, Eliezeri, Jaribi e Gedaliahu. 19 Ata u zotuan se do t'i dëbonin gratë e tyre dhe do të kushtonin nga një dash si fli mëkati. 20 Nga bijtë e Imerit ishin Hananiu e Zebadjahu; 21 nga bijtë e Harimit, Masejahu, Elia, Shemajahu, Jehieli e Uziahu; 22 nga bijtë e Pashhurit, Eljoenai, Masejahu, Ishmaeli, Netaneli, Jozabadi dhe Eleasahu; 23 nga levitët, Jozabadi, Shimei, Kelajahu, që është Kelitai, Petahiahu, Juda dhe Eliezeri; 24 nga këngëtarët, Eliashibi; nga derëtarët, Shalumi, Telemi e Uri. 25 Nga izraelitët ishin këta: nga bijtë e Faroshit, Ramiahu, Izijahu, Malkjahu, Mijamini, Eleazari, Malkjahu e Benajahu; 26 nga bijtë e Elamit, Matanjahu, Zakaria, Jehieli, Abdiu, Jeremoti dhe Elia; 27 nga bijtë e Zatuit, Eljoenai, Eliashibi, Matanjahu, Jeremoti, Zabadi e Azizai; 28 nga bijtë e Bebait, Jehohanani, Hananiahu, Zabai e Atlaji; 29 nga bijtë e Baniut, Meshulami, Maluku, Adajahu, Jashubi, Sheali e Jeremoti; 30 nga bijtë e Pahat Moabit, Adnai, Kelali, Benajahu, Masejahu, Matanjahu, Becaleli, Binui e Manaseu; 31 nga bijtë e Harimit, Eliezeri, Ishjahu, Malkjahu, Shemajahu, Simeoni, 32 Benjamini, Maluku e Shemarjahu; 33 nga bijtë e Hashumit, Matenai, Matatahu, Zabadi, Elifeleti, Jeremai, Manaseu dhe Shimei; 34 nga bijtë e Baniut, Madai, Amrami, Ueli, 35 Benajahu, Bedejahu, Keluhu, 36 Vaniahu, Meremoti, Eliashibi, 37 Matanjahu, Matenai, Jasai, 38 Baniu, Binui, Shimei, 39 Shelemiahu, Natani, Adajahu, 40 Maknadebai, Shashai, Sharai, 41 Azareli, Shelemiahu, Shemarjahu, 42 Shalumi, Amarjahu e Jozefi; 43 nga bijtë e Neboit, Jejeli, Matitjahu, Zabadi, Zebinai, Jadai, Joeli e Benajahu. 44 Të gjithë këta ishin të martuar me gra të huaja dhe disa prej tyre kishin pasur edhe fëmijë prej këtyre grave .
1 sic ergo orante Ezra et inplorante eo
et flente et iacente ante templum Dei
collectus est ad eum de Israhel coetus grandis nimis
virorum et mulierum puerorumque
et flevit populus multo fletu
2 et respondit Sechenia filius Iehihel de filiis Helam et dixit Ezrae
nos praevaricati sumus in Deum nostrum
et duximus uxores alienigenas de populis terrae
et nunc si est paenitentia Israhel super hoc
3 percutiamus foedus cum Deo nostro
ut proiciamus universas uxores et eos qui de his nati sunt
iuxta voluntatem Domini
et eorum qui timent praeceptum Dei nostri
secundum legem fiat
4 surge tuum est decernere nosque erimus tecum
confortare et fac
5 surrexit ergo Ezras
et adiuravit principes sacerdotum Levitarum et omnem
Israhel
ut facerent secundum verbum hoc
et iuraverunt
6 et surrexit Ezras ante domum Dei
et abiit ad cubiculum Iohanan filii Eliasib et ingressus est illuc
panem non comedit et aquam non bibit
lugebat enim in transgressione eorum
qui de captivitate venerant
7 et missa est vox in Iuda et in Hierusalem
omnibus filiis transmigrationis
ut congregarentur in Hierusalem
8 et omnis qui non venerit in tribus diebus
iuxta consilium principum et seniorum
auferetur universa substantia eius
et ipse abicietur de coetu transmigrationis
9 convenerunt igitur omnes viri Iuda et Beniamin in Hierusalem tribus
diebus
ipse est mensis nonus vicesimo die mensis
et sedit omnis populus in platea domus Dei
trementes pro peccato et pluviis
10 et surrexit Ezras sacerdos et dixit ad eos
vos transgressi estis et duxistis uxores alienigenas
ut adderetis super delictum Israhel
11 et nunc date confessionem Domino Deo patrum vestrorum
et facite placitum eius
et separamini a populis terrae et ab uxoribus alienigenis
12 et respondit universa multitudo dixitque voce magna
iuxta verbum tuum ad nos sic fiat
13 verumtamen quia populus multus est et tempus pluviae
et non sustinemus stare foris
et opus non est diei unius vel duorum
vehementer quippe peccavimus in sermone isto
14 constituantur principes in universa multitudine
et omnes in civitatibus nostris qui duxerunt uxores alienigenas
veniant in temporibus statutis
et cum his seniores per civitatem et civitatem et iudices
eius
donec avertatur ira Dei nostri a nobis super peccato hoc
15 igitur Ionathan filius Asahel et Iaazia filius Thecuae steterunt super
hoc
et Mesollam et Sebethai Levites adiuverunt eos
16 feceruntque sic filii transmigrationis
et abierunt Ezras sacerdos et viri principes familiarum
in domum patrum suorum
et omnes per nomina sua
et sederunt in die primo mensis decimi ut quaererent rem
17 et consummati sunt omnes viri
qui duxerant uxores alienigenas
usque ad diem primam mensis primi
18 et inventi sunt de filiis sacerdotum qui duxerant uxores alienigenas
de filiis Iosue filii Iosedech
et fratres eius Maasia et Eliezer et Iarib et Godolia
19 et dederunt manus suas ut eicerent uxores suas
et pro delicto suo arietem de ovibus offerrent
20 et de filiis Emmer Anani et Zebedia
21 et de filiis Erim Masia et Helia et Semeia et Hiehihel et Ozias
22 et de filiis Phessur Helioenai Maasia Ismahel
Nathanahel Iozabeth et Elasa
23 et de filiis Levitarum Iozabeth et Semei et Celaia ipse est Calita
Phataia Iuda et Eliezer
24 et de cantoribus Eliasub
et de ianitoribus Sellum et Telem et Uri
25 et ex Israhel de filiis Pharos Remia et Ezia et Melchia
et Miamin et Eliezer et Melchia et Banea
26 et de filiis Helam Mathania Zaccharias et Hiehil
et Abdi et Irimoth et Helia
27 et de filiis Zethua Helioenai Eliasib Mathania
et Ierimuth et Zabeth et Aziza
28 et de filiis Bebai Iohanan Anania Zabbai Athalai
29 et de filiis Bani Mosollam et Melluch et Adaia
Iasub et Saal et Ramoth
30 et de filiis Phaethmoab Edna et Chalal Banaias Maasias
Mathanias Beselehel et Bennui et Manasse
31 et de filiis Erem Eliezer Iesue Melchias Semeias Symeon
32 Beniamin Maloch Samarias
33 de filiis Asom Matthanai Matthetha Zabed
Elipheleth Iermai Manasse Semei
34 de filiis Bani Maaddi Amram et Huhel
35 Baneas et Badaias Cheiliau
36 Vannia Marimuth et Eliasib
37 Matthanias Mathanai et Iasi
38 et Bani
et Bennui Semei
39 et Salmias et Nathan
et Adaias
40 Mechnedabai Sisai Sarai
41 Ezrel et Selemau Semeria
42 Sellum Amaria Ioseph
43 de filiis Nebu Iaihel Matthathias Zabed Zabina
Ieddu et Iohel Banaia
44 omnes hii acceperunt uxores alienigenas
et fuerunt ex eis mulieres quae pepererant filios