Pashka në Sinai
1 Në muajin e parë të vitit të dytë të daljes nga toka e Egjiptit, Zoti foli me Moisiun në shkretëtirën e Sinait e i tha: 2 «Izraelitët ta kremtojnë Pashkën në kohën e caktuar. 3 Ta kremtojnë sipas tërë rregullave e dokeve në mbrëmjen e ditës së katërmbëdhjetë të këtij muaji, se ajo është koha e caktuar». 4 Atëherë Moisiu foli me izraelitët që të kremtojnë Pashkën. 5 Kështu ata e kremtuan Pashkën në mbrëmjen e ditës së katërmbëdhjetë të muajit të parë, ndërkohë që ishin në shkretëtirën e Sinait. Ata e kremtuan ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
6 Disa njerëz ishin të papastër, sepse kishin prekur kufomë. Prandaj nuk e kremtuan dot Pashkën në ditën e caktuar. Po atë ditë erdhën para Moisiut e Aronit 7 e u thanë: «Edhe pse jemi të papastër se kemi prekur kufomë, përse nuk na lejohet t'i kushtojmë fli Zotit në kohën e caktuar bashkë me izraelitët e tjerë?». 8 Moisiu iu përgjigj: «Prisni sa të shoh se çfarë urdhëron Zoti për ju».
9 Atëherë Zoti foli me Moisiun e i tha: 10 «Kushdo nga izraelitët, si ju edhe breznitë e ardhshme, që është i papastër apo në udhëtim të largët, lejohet ta kremtojë Pashkën e Zotit. 11 Do ta kremtojnë në mbrëmjen e ditës së katërmbëdhjetë të muajit të dytë. Të hanë bukë të ndorme e barishte të hidhura. 12 Të mos lënë asgjë për të nesërmen e të mos ia thyejnë eshtrat qengjit. Ta kremtojnë Pashkën sipas tërë rregullave. 13 Por, nëse dikush që është i pastër dhe nuk po udhëton, nuk e kremton Pashkën, të zhbihet prej popullit, sepse nuk i ka kushtuar fli Zotit në kohën e caktuar. Ai do të jetë fajtor për mëkatin e kryer. 14 Nëse një i ardhur që banon me ju do të kremtojë Pashkën e Zotit, ta kremtojë sipas rregullave e riteve në fjalë. Do të keni një rregull, si për të ardhurin, edhe për vendasin».
Reja mbi tendën e dëshmisë
15 Ditën kur u ngrit tenda e dëshmisë, e mbuloi reja. Gjatë natës reja mbi tendë dukej si zjarr. 16 Kështu ishte përherë. Reja e mbulonte dhe gjatë natës dukej si zjarr. 17 Sa herë që reja ngrihej nga tenda, izraelitët niseshin për udhë dhe aty ku prehej reja, aty edhe fushonin. 18 Ata niseshin për udhë ose fushonin sipas urdhrit të Zotit. Për sa kohë që reja prehej mbi tendë, ata fushonin. 19 Edhe kur reja qëndronte mbi tendë për një kohë të gjatë, izraelitët e mbanin urdhrin e Zotit dhe nuk niseshin. 20 E njëjta gjë ndodhte edhe kur reja qëndronte mbi tendë për pak ditë. Ata fushonin ose niseshin për udhë sipas urdhrit të Zotit. 21 Ndodhte që reja qëndronte gjatë natës, por ngrihej në të gdhirë dhe izraelitët niseshin për udhë. Ditë ose natë, ata niseshin sa herë që reja ngrihej. 22 E nëse reja prehej për dy ditë, një muaj ose një vit ata fushonin e nuk niseshin. Vetëm kur ngrihej reja niseshin. 23 Izraelitët niseshin ose fushonin sipas urdhrit të Zotit. Ata e mbanin urdhrin e Zotit që jepej përmes Moisiut.
1 locutus est Dominus ad Mosen in deserto Sinai anno secundo
postquam egressi sunt de terra Aegypti mense primo dicens
2 faciant filii Israhel phase in tempore suo
3 quartadecima die mensis huius ad vesperam
iuxta omnes caerimonias et iustificationes eius
4 praecepitque Moses filiis Israhel ut facerent phase
5 qui fecerunt tempore suo
quartadecima die mensis ad vesperam in monte Sinai
iuxta omnia quae mandaverat Dominus Mosi fecerunt filii Israhel
6 ecce autem quidam inmundi super animam hominis
qui non poterant facere pascha in die illo
accedentes ad Mosen et Aaron
7 dixerunt eis
inmundi sumus super animam hominis
quare fraudamur ut non valeamus offerre oblationem
Domino
in tempore suo inter filios Israhel
8 quibus respondit Moses
state ut consulam quid praecipiat Dominus de vobis
9 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
10 loquere filiis Israhel
homo qui fuerit inmundus super anima
sive in via procul in gente vestra
faciat phase Domino
11 mense secundo
quartadecima die mensis ad vesperam
cum azymis et lactucis agrestibus comedent illud
12 non relinquent ex eo quippiam usque mane
et os eius non confringent
omnem ritum phase observabunt
13 si quis autem et mundus est et in itinere non fuit
et tamen non fecit phase
exterminabitur anima illa de populis suis
quia sacrificium Domino non obtulit tempore suo
peccatum suum ipse portabit
14 peregrinus quoque et advena si fuerit apud vos
faciet phase Domini iuxta caerimonias et
iustificationes eius
praeceptum idem erit apud vos tam advenae quam indigenae
15 igitur die qua erectum est tabernaculum operuit illud nubes
a vespere autem super tentorium erat quasi species ignis usque mane
16 sic fiebat iugiter
per diem operiebat illud nubes et per noctem quasi species ignis
17 cumque ablata fuisset nubes quae tabernaculum protegebat
tunc proficiscebantur filii Israhel
et in loco ubi stetisset nubes ibi castrametabantur
18 ad imperium Domini proficiscebantur
et ad imperium illius figebant tabernaculum
cunctis diebus quibus stabat nubes super tabernaculum
manebant in eodem loco
19 et si evenisset ut multo tempore maneret super illud
erant filii Israhel in excubiis Domini et non proficiscebantur
20 quotquot diebus fuisset nubes super tabernaculum
ad imperium Domini erigebant tentoria
et ad imperium illius deponebant
21 si fuisset nubes a vespere usque mane
et statim diluculo tabernaculum reliquisset
proficiscebantur
et si post diem et noctem recessisset dissipabant tentoria
22 si biduo aut uno mense
vel longiori tempore fuisset super tabernaculum
manebant filii Israhel in eodem loco et non proficiscebantur
statim autem ut recessisset movebant castra
23 per verbum Domini figebant tentoria et per verbum illius proficiscebantur
erantque in excubiis Domini iuxta imperium eius per manum Mosi