Isaia i jep zemër Ezekisë
1 Mbreti Ezeki, kur dëgjoi këto fjalë, shqeu rrobat, u vesh me grathore dhe shkoi në tempullin e Zotit. 2 Mandej dërgoi te profeti Isai Eliakimin, kujdestarin e pallatit mbretëror, Shebnaun, shkruesin dhe pleqtë e priftërinjve të veshur me grathore. 3 Ata i thanë Isaisë: «Kështu thotë Ezekia: “Kjo ditë është ditë hidhërimi, ndëshkimi e turpi, sepse jemi bërë si foshnjat që janë gati për të dalë nga barku i një nëne, e cila nuk ka fuqi t'i lindë. 4 Ndoshta Zoti, Perëndia yt, i dëgjoi fjalët e kreut të zyrtarëve që dërgoi zotëria e tij, mbreti i Asirisë, për të fyer Perëndinë e gjallë, dhe e ndëshkon për fjalët, që vetë Zoti, Perëndia yt, i dëgjoi. Thuaj një lutje për pjesën e mbetur të popullit”». 5 Kur shërbëtorët e mbretit Ezeki mbërritën tek Isaia, 6 ai u tha: «Thuajini zotërisë suaj se kështu thotë Zoti: “Mos ki frikë nga fjalët që dëgjove, me të cilat më fyen shërbëtorët e mbretit të Asirisë. 7 Ja, unë do t'i dërgoj një shpirt e ai do të kthehet në vendin e tij sapo të marrë vesh një lajm. Atje do ta bëj të vdesë nga shpata”».
Tjetër kërcënim i Sankeribit
8 Kreu i zyrtarëve të Asirisë u kthye ngaqë e kishte marrë vesh se mbreti i Asirisë kishte ikur nga Lakishi për të sulmuar Libnahun. 9 Mbreti i Asirisë mori vesh se Tirhakahu, mbreti i Kushit, ishte nisur për ta sulmuar. Atëherë Sankeribi dërgoi sërish lajmëtarët e vet tek Ezekia e u tha: 10 «Kështu do t'i thoni Ezekisë, mbretit të Judës: mos e lër Perëndinë tënd, tek i cili shpreson, të të mashtrojë duke të thënë se Jerusalemi nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë. 11 Ti e ke dëgjuar se çfarë u kanë bërë mbretërit e Asirisë të gjitha vendeve dhe sesi i kanë shkatërruar. Vetëm ti do të shpëtosh? 12 A i shpëtuan perënditë kombet e veta? Etërit e mi shkatërruan Gozanin, Haranin, Recefin dhe edenasit që jetonin në Telasar. 13 Ku janë mbreti i Hamatit, mbreti i Arpadit, mbreti i Lairit, Sefarvaimit, Henës dhe Avahut?».
Lutja e Ezekisë
14 Ezekia mori letrën nga dora e lajmëtarëve dhe pasi e lexoi, shkoi në tempullin e Zotit dhe e hapi rrotullën para Zotit. 15 Mandej iu lut Zotit e tha: «O Zot, Perëndi i Izraelit, ti që ulesh mbi kerubë, ti je i vetmi Perëndi i të gjitha mbretërive të dheut, ti e krijove qiellin dhe tokën. 16 Ule veshin, o Zot, e dëgjo! Hapi sytë, o Zot, e shiko! Dëgjoji fjalët që ka thënë Sankeribi për të fyer Perëndinë e gjallë. 17 Është e vërtetë, o Zot, se mbretërit e Asirisë i kanë shkretuar kombet dhe vendet e tyre. 18 Perënditë e tyre i kanë djegur në zjarr, sepse nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njerëzve, idhuj druri e guri, që ata i shkatërruan. 19 E tani, o Zot, Perëndia ynë, shpëtona nga duart e mbretit të Asirisë, që ta marrin vesh të gjitha mbretëritë e dheut, se ti, o Zot, je i vetmi Perëndi».
Përgjigja e Zotit përmes Isaisë
20 Atëherë Isaia, biri i Amosit, i dërgoi lajm Ezekisë e i tha: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: e dëgjova lutjen që më bëre për Sankeribin, mbretin e Asirisë. 21 Ja fjalët që unë, Zoti, shqiptova kundër tij:

Të përbuz, të përqesh
virgjëresha, bija e Sionit!
Prapa teje kokën tund
bija e Jerusalemit.
22 Me kë je tallur, kë ke fyer?
Kundër kujt zërin e ke ngritur
dhe e ke parë tërë mburrje?
Kundër të shenjtit të Izraelit!
23 Përmes lajmëtarëve të tu
ti ke fyer Zotin
e me vete ke thënë:
“Me karrocat e mia të shumta
majë maleve u ngjita,
lartësive më të thella të Libanit.
Më të lartët cedra ia preva
dhe pyjet më të bukur.
Mbërrita në skutat e tij më të larta,
në pyjet e tij më të dendura.
24 Gërmova puse e ujë të huaj piva,
me shputat e këmbëve të mia
mbarë lumenjtë e Egjiptit thava”.
25 Por, a nuk ke dëgjuar vallë?
Prej kohësh të lashta këtë e caktova,
nga ditët e hershme e përftova,
e tash po e zbatoj.
Ty të caktova të sjellësh rrënim
e qytetet e fortifikuara
në pirgje gërmadhash t'i kthesh.
26 Banorët e tyre u tmerruan,
duart iu mpinë e u drodhën.
U bënë si bari i fushës
e si bari i lëndinave,
si bari i pullazeve
që thahet pa mbirë mirë.
27 Unë e di mirë kur rri,
kur hyn e kur del.
Di edhe tërbimin
që kundër meje ke.
28 Je ndezur kundër meje
e krenaria jote në vesh më erdhi,
prandaj në hundë unazën do të ta vë
e në gojë frerin e hekurt,
që pas të të kthej
udhës nga ke ardhur.

29 Ndërsa për ty, Ezeki, kjo do të jetë shenja: këtë vit do të hani çka është rritur vetë, vitin tjetër çka do të ketë mbirë vetë, ndërsa vitin e tretë do të mbillni e do të korrni, do të mbillni vreshta e do të hani frutat e tyre. 30 Ata që do të mbesin nga shtëpia e Judës, do t'i lëshojnë rrënjët thellë në tokë dhe degët do t'u mbushen plot fryte. 31 Prej Jerusalemit do të dalë populli i mbetur, prej malit të Sionit do të ngrihen ata që kanë shpëtuar. Këtë do ta bëjë zelli i Zotit.
32 Prandaj kështu thotë Zoti për mbretin e Asirisë: ai nuk do të hyjë në këtë qytet e nuk do ta sulmojë me shigjeta. Nuk do t'i mësyjë nën mbrojtjen e shqyteve e as ledh nuk do të gërmojë rreth tij. 33 Do të kthehet rrugës nga erdhi e në këtë qytet nuk do të hyjë, kumton Zoti! 34 Këtë qytet do ta mbroj vetë, për vete dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim».
Humbja dhe vdekja e Sankeribit
35 Atë natë engjëlli i Zotit sulmoi fushimin e asirianëve dhe vrau njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë luftëtarë. Kur u ngritën herët në mëngjes, panë gjithë ato kufoma të vdekurish. 36 Atëherë Sankeribi, mbreti i Asirisë, ngriti fushimin, u kthye pas e u vendos në Ninivë. 37 E teksa po adhuronte në tempullin e Nisrokut, perëndisë së tij, Adrameleku dhe Sareceri, bijtë e tij, e vranë Sankeribin me shpatë dhe ia mbathën për në Ararat. Në vend të tij mbretëroi Esarhadoni, i biri.
1 quae cum audisset rex Ezechias
scidit vestimenta sua et opertus est sacco
ingressusque est domum Domini
2 et misit Eliachim praepositum domus et Sobnam scribam
et senes de sacerdotibus
opertos saccis ad Esaiam prophetam filium Amos
3 qui dixerunt haec dicit Ezechias
dies tribulationis et increpationis et blasphemiae dies iste
venerunt filii usque ad partum et vires non habet parturiens
4 si forte audiat Dominus Deus tuus universa verba Rabsacis
quem misit rex Assyriorum dominus suus
ut exprobraret Deum viventem
et argueret verbis quae audivit Dominus Deus tuus
et fac orationem pro reliquiis quae reppertae sunt
5 venerunt ergo servi regis Ezechiae ad Esaiam
6 dixitque eis Esaias haec dicetis domino vestro
haec dicit Dominus noli timere a facie sermonum quos audisti
quibus blasphemaverunt pueri regis Assyriorum me
7 ecce ego inmittam ei spiritum et audiet nuntium
et revertetur in terram suam
et deiciam eum gladio in terra sua
8 reversus est igitur Rabsaces
et invenit regem Assyriorum expugnantem Lobnam
audierat enim quod recessisset de Lachis
9 cumque audisset de Tharaca rege Aethiopiae dicentes
ecce egressus est ut pugnet adversum te
et iret contra eum
misit nuntios ad Ezechiam dicens
10 haec dicite Ezechiae regi Iudae
non te seducat Deus tuus in quo habes fiduciam neque dicas
non tradetur Hierusalem in manu regis Assyriorum
11 tu enim ipse audisti
quae fecerint reges Assyriorum universis terris
quomodo vastaverint eas
num ergo solus poteris liberari
12 numquid liberaverunt dii gentium singulos
quos vastaverunt patres mei
Gozan videlicet et Aran et Reseph
et filios Eden qui erant in Thelassar
13 ubi est rex Emath
et rex Arfad et rex civitatis Sepharvaim Ana et Ava
14 itaque cum accepisset Ezechias litteras de manu nuntiorum
et legisset eas
ascendit in domum Domini et expandit eas coram Domino
15 et oravit in conspectu eius dicens
Domine Deus Israhel qui sedes super cherubin
tu es Deus solus regum omnium terrae
tu fecisti caelum et terram
16 inclina aurem tuam et audi
aperi Domine oculos tuos et vide
et audi omnia verba Sennacherib
qui misit ut exprobraret nobis Deum viventem
17 vere Domine dissipaverunt reges Assyriorum gentes et terras omnium
18 et miserunt deos eorum in ignem
non enim erant dii
sed opera manuum hominum e ligno et lapide
et perdiderunt eos
19 nunc igitur Domine Deus noster
salvos nos fac de manu eius
ut sciant omnia regna terrae quia tu es Dominus Deus solus
20 misit autem Esaias filius Amos ad Ezechiam dicens
haec dicit Dominus Deus Israhel
quae deprecatus es me super Sennacherib rege Assyriorum audivi
21 iste est sermo quem locutus est Dominus de eo
sprevit te et subsannavit virgo filia Sion
post tergum tuum caput movit filia Hierusalem
22 cui exprobrasti et quem blasphemasti
contra quem exaltasti vocem
et elevasti in excelsum oculos tuos
contra Sanctum Israhel
23 per manum servorum tuorum exprobrasti Domino et dixisti
in multitudine curruum meorum ascendi excelsa montium
in summitate Libani
et succidi sublimes cedros eius electas abietes eius
et ingressus sum usque ad terminos eius
saltum Carmeli eius
24 ego succidi
et bibi aquas alienas
et siccavi vestigiis pedum meorum omnes aquas clausas
25 numquid non audisti quid ab initio fecerim
ex diebus antiquis plasmavi illud et nunc adduxi
eruntque in ruinam collium pugnantium civitates munitae
26 et qui sedent in eis humiles manu contremuerunt et confusi sunt
facti sunt quasi faenum agri et virens herba tectorum
quae arefacta est antequam veniret ad maturitatem
27 habitaculum tuum et egressum tuum et viam tuam ego praescivi
et furorem tuum contra me
28 insanisti in me et superbia tua ascendit in aures meas
ponam itaque circulum in naribus tuis
et camum in labris tuis
et reducam te in viam per quam venisti
29 tibi autem Ezechia hoc erit signum
comede hoc anno quod reppereris
in secundo autem anno quae sponte nascuntur
porro in anno tertio seminate et metite
plantate vineas et comedite fructum earum
30 et quodcumque reliquum fuerit de domo Iuda
mittet radicem deorsum et faciet fructum sursum
31 de Hierusalem quippe egredientur
reliquiae
et quod salvetur de monte Sion
zelus Domini exercituum faciet hoc
32 quam ob rem haec dicit Dominus de rege Assyriorum
non ingredietur urbem hanc nec mittet in eam sagittam
nec occupabit eam clypeus nec circumdabit eam munitio
33 per viam qua venit revertetur
et civitatem hanc non ingredietur dicit Dominus
34 protegamque urbem hanc et salvabo eam
propter me et propter David servum meum
35 factum est igitur in nocte illa venit angelus Domini
et percussit castra Assyriorum centum octoginta quinque
milia
cumque diluculo surrexisset vidit omnia corpora mortuorum
et recedens abiit
36 et reversus est Sennacherib rex Assyriorum
et mansit in Nineve
37 cumque adoraret in templo Neserach deum suum
Adramelech et Sarasar filii eius percusserunt eum gladio
fugeruntque in terram Armeniorum
et regnavit Eseraddon filius eius pro eo