Sulmi i Sankeribit
1 Pas këtyre ngjarjeve plot besnikëri, erdhi Sankeribi, mbreti i Asirisë, për të sulmuar Judën dhe rrethoi qytetet e fortifikuara për t'i pushtuar. 2 Kur Ezekia pa se Sankeribi kishte ardhur me qëllim që të sulmonte Jerusalemin, 3 vendosi me prijësit dhe me luftëtarët e tij të mbyllte grykat e burimeve të ujit që ishin jashtë qytetit dhe ata e përkrahën. 4 U mblodhën shumë njerëz e shkuan për të mbyllur burimet dhe përroin, që rridhte mes përmes vendit, sepse menduan: «Pse të vijnë mbretërit e Asirisë e të gjejnë ujë me shumicë?». 5 Atëherë mbreti mori zemër dhe rindërtoi të gjitha pjesët e rrënuara të murit të qytetit. Ngriti kulla mbi të dhe ndërtoi një mur tjetër jashtë tij. Ai fortifikoi edhe Milonë në qytetin e Davidit dhe prodhoi shumë armë e shqyte. 6 Caktoi edhe disa prijës ushtarakë për të udhëhequr popullin. Pastaj i mblodhi pranë vetes në sheshin e portave të qytetit për t'u dhënë zemër e u tha: 7 «Bëhuni trima e kini guxim! Mos kini frikë e mos u tmerroni nga mbreti i Asirisë dhe nga ushtria e tij e madhe, sepse ne kemi një fuqi më të madhe se ai. 8 Ai ka një ushtri njerëzish prej mishi, ndërsa ne kemi Zotin, Perëndinë tonë, që na ndihmon e lufton për ne. Fjalët e Ezekisë, mbretit të Judës, i dhanë forcë popullit».
9 Pas këtyre ndodhive, Sankeribi, mbreti i Asirisë, ndërsa mbante të rrethuar Lakishin me gjithë forcat e tij luftarake, dërgoi shërbëtorët e tij në Jerusalem për t'i thënë Ezekisë, mbretit të Judës, e mbarë populli të Jerusalemit, këto fjalë: 10 «Kështu thotë Sankeribi, mbreti i Asirisë: “Ku e keni varur shpresën, që qëndroni të rrethuar në Jerusalem? 11 Ezekia po ju mashtron duke ju thënë se Zoti, Perëndia juaj, do t'ju çlirojë nga duart e mbretit të Asirisë dhe po ju çon drejt vdekjes nga uria dhe etja. 12 A nuk ishte Ezekia ai që shkatërroi faltoret në vende të larta dhe altarët e tyre? A nuk ishte ai që e urdhëroi Judën dhe Jerusalemin të adhurojnë e të kushtojnë fli vetëm para një altari? 13 Pse, a nuk e dini çfarë u kemi bërë unë dhe etërit e mi mbarë popujve të tokës? A ia dolën perënditë e kombeve të tokës t'i shpëtonin vendet e tyre nga zgjedha ime? 14 Kush nga perënditë e këtyre kombeve të shfarosur nga etërit e mi ia doli ta çlironte popullin e vet nga zgjedha ime, që Perëndia juaj të mund t'ju shpëtojë ju nga unë? 15 Prandaj, të mos tallet me ju Ezekia e të mos ju mashtrojë më këtë gjë. Mos i besoni, sepse asnjë nga perënditë e ndonjë populli apo mbretërie nuk ia doli ta shpëtojë popullin e vet nga zgjedha ime dhe nga zgjedha e etërve të mi. Aq më pak Perëndia juaj do të mund t'ju çlirojë prej meje”».
16 Shërbëtorët e Sankeribit thanë edhe fjalë të tjera kundër Zotit Perëndi dhe kundër Ezekisë, shërbëtorit të tij. 17 Sankeribi shkroi edhe letra fyese kundër Zotit, Perëndisë së Izraelit, ku thoshte: «Ashtu si perënditë e kombeve të tokës nuk i shpëtuan popujt e tyre nga zgjedha ime, edhe Perëndia i Ezekisë nuk do ta shpëtojë dot popullin e tij». 18 Të dërguarit e Sankeribit bërtitën me zë të lartë në judaisht, kur u folën banorëve të Jerusalemit të mbledhur nëpër muret e qytetit, që t'u fusnin frikën dhe tmerrin e kështu të merrnin qytetin. 19 Ata folën për Perëndinë e Jerusalemit siç kishin folur për perënditë e popujve të tokës që janë sajesa njerëzore.
Lutja e Ezekisë
20 Mbreti Ezeki dhe profeti Isai, biri i Amosit, u lutën për këtë gjë dhe klithën drejt qiellit. 21 Atëherë Zoti dërgoi një engjëll, i cili i shfarosi të gjithë luftëtarët trima dhe krerët ushtarakë në fushimin e mbretit të Asirisë. Sankeribi u kthye në vendin e tij i turpëruar dhe, kur shkoi në tempullin e perëndisë së tij, disa nga bijtë e tij e vranë me shpatë. 22 Kështu, Zoti e shpëtoi Ezekinë dhe banorët e Jerusalemit prej Sankeribit, mbretit të Asirisë, dhe prej të gjithë armiqve. Ai i dha paqe nga të gjitha anët. 23 Të shumtë qenë ata që i kushtuan dhurata Zotit në Jerusalem e i dhuruan sende të çmuara Ezekisë, mbretit të Judës, i cili që atëherë u madhërua në sytë e tërë kombeve.
Fundi i mbretërimit të Ezekisë
24 Në atë kohë Ezekia u sëmur për vdekje. Ai iu lut Zotit dhe Zoti e dëgjoi e i bëri një mrekulli. 25 Por Ezekia nuk iu përgjigj bamirësisë që iu bë, sepse iu rrit mendja. Prandaj, mbi të, mbi Judën dhe mbi Jerusalemin ra zemërimi i Zotit. 26 Atëherë Ezekia dhe banorët e Jerusalemit u penduan për krenarinë e zemrës së tyre dhe kështu zemërimi i Zotit nuk ra mbi ta gjatë sundimit të Ezekisë.
27 Ezekia fitoi shumë pasuri e lavdi. Ai ndërtoi dhoma thesari për argjendin, arin, gurët e çmuar, për erërat e mira, për shqytet dhe për sendet e çmuara. 28 Ndërtoi edhe drithnikë për drithërat, për verën e vajin, stalla për çdo lloj gjedhi dhe vathë për delet. 29 Ezekia ndërtoi qytete dhe kishte tufa të panumërta bagëtish të imëta e të trasha, sepse Perëndia i kishte dhënë shumë pasuri. 30 Ky është Ezekia që e mbylli burimin e sipërm të ujërave të Gihonit dhe e kaloi rrjedhën e tyre poshtë në perëndim të qytetit të Davidit. Ezekisë i shkuan të gjitha punët mbarë. 31 Por, kur prijësit e Babilonisë dërguan disa njerëz për të parë mrekullinë që kishte ndodhur në vend, Perëndia e braktisi Ezekinë për ta vënë në provë e për të parë ç'kishte në zemër.
32 Bëmat e tjera të Ezekisë dhe besnikëria e tij janë të shkruara në librin e Vegimeve të profetit Isai, birit të Amosit, dhe në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës e të Izraelit. 33 Ezekia u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në pjesën e sipërme të varreve të pasardhësve të Davidit. Mbarë populli i Judës dhe banorët e Jerusalemit e varrosën Ezekinë me nderime. Në vend të tij mbretëroi i biri, Manaseu.
1 post quae et huiuscemodi veritatem
venit Sennacherib rex Assyriorum
et ingressus Iudam obsedit civitates munitas volens eas capere
2 quod cum vidisset Ezechias venisse scilicet Sennacherib
et totum belli impetum verti contra Hierusalem
3 inito cum principibus consilio virisque fortissimis
ut obturarent capita fontium quae erant extra urbem
et hoc omnium decernente sententia
4 congregavit plurimam multitudinem
et obturaverunt cunctos fontes
et rivum qui fluebat in medio terrae
dicentes ne veniant reges Assyriorum
et inveniant aquarum abundantiam
5 aedificavit quoque agens industrie omnem murum
qui fuerat dissipatus
et extruxit turres desuper et forinsecus alterum murum
instauravitque Mello in civitate David
et fecit universi generis armaturam et clypeos
6 constituitque principes bellatorum in exercitu
et convocavit universos in platea portae civitatis
ac locutus est ad cor eorum dicens
7 viriliter agite et confortamini nolite timere
nec paveatis regem Assyriorum
et universam multitudinem quae est cum eo
multo enim plures nobiscum sunt quam cum illo
8 cum illo est brachium carneum nobiscum Dominus Deus noster
qui auxiliator est noster pugnatque pro nobis
confortatusque est populus huiuscemodi verbis Ezechiae regis Iuda
9 quae postquam gesta sunt
misit Sennacherib rex Assyriorum servos suos
Hierusalem
ipse enim cum universo exercitu obsidebat Lachis
ad Ezechiam regem Iuda
et ad omnem populum qui erat in urbe dicens
10 haec dicit Sennacherib rex Assyriorum
in quo habentes fiduciam sedetis obsessi in Hierusalem
11 num Ezechias decipit vos ut tradat morti in fame et siti
adfirmans quod Dominus Deus vester liberet vos
de manu regis Assyriorum
12 numquid non iste est Ezechias qui destruxit excelsa illius et altaria
et praecepit Iudae et Hierusalem dicens
coram altari uno adorabitis et in ipso conburetis incensum
13 an ignoratis quae ego fecerim et patres mei cunctis terrarum populis
numquid praevaluerunt dii gentium omniumque terrarum
liberare regionem suam de manu mea
14 quis est de universis diis gentium quas vastaverunt patres mei
qui potuerit eruere populum suum de manu mea
ut possit etiam Deus vester eruere vos de hac manu
15 non vos ergo decipiat Ezechias
nec vana persuasione deludat neque credatis ei
si enim nullus potuit deus cunctarum gentium atque regnorum
liberare populum suum de manu mea
et de manu patrum meorum
consequenter nec Deus vester poterit eruere vos de hac manu
16 sed et alia multa locuti sunt servi eius
contra Dominum Deum et contra Ezechiam servum eius
17 epistulas quoque scripsit plenas blasphemiae in Dominum
Deum Israhel
et locutus est adversus eum
sicut dii gentium ceterarum non potuerunt liberare populos suos de manu mea
sic et Deus Ezechiae eruere non poterit populum suum de manu ista
18 insuper et clamore magno lingua iudaica
contra populum qui sedebat in muris Hierusalem personabat
ut terreret eos et caperet civitatem
19 locutusque est contra Deum Hierusalem
sicut adversum deos populorum terrae opera manuum hominum
20 oraverunt igitur Ezechias rex
et Esaias filius Amos prophetes adversum hanc blasphemiam
ac vociferati sunt usque in caelum
21 et misit Dominus angelum
qui percussit omnem virum robustum et bellatorem
et principem exercitus regis Assyriorum
reversusque est cum ignominia in terram suam
cumque ingressus esset domum dei sui
filii qui egressi fuerant de utero eius interfecerunt eum gladio
22 salvavitque Dominus Ezechiam et habitatores Hierusalem
de manu Sennacherib regis Assyriorum et de manu omnium
et praestitit ei quietem per circuitum
23 multi etiam deferebant hostias et sacrificia Domino
Hierusalem
et munera Ezechiae regi Iuda
qui exaltatus est post haec coram cunctis gentibus
24 in diebus illis aegrotavit Ezechias usque ad mortem
et oravit Dominum exaudivitque eum et dedit ei signum
25 sed non iuxta beneficia quae acceperat retribuit
quia elevatum est cor eius
et facta est contra eum ira et contra Iudam ac Hierusalem
26 humiliatusque est postea eo quod exaltatum fuisset cor eius
tam ipse quam habitatores Hierusalem
et idcirco non venit super eos ira Domini in diebus Ezechiae
27 fuit autem Ezechias dives et inclitus valde
et thesauros sibi plurimos congregavit
argenti auri et lapidis pretiosi
aromatum et armorum universi generis et vasorum magni pretii
28 apothecas quoque frumenti vini et olei
et praesepia omnium iumentorum caulasque pecoribus
29 et urbes exaedificavit
habebat quippe greges ovium et armentorum innumerabiles
eo quod dedisset ei Dominus substantiam multam nimis
30 ipse est Ezechias qui obturavit superiorem fontem aquarum Gion
et avertit eas subter ad occidentem urbis David
in omnibus operibus suis fecit prospere quae voluit
31 attamen in legatione principum Babylonis qui missi fuerant ad eum
ut interrogarent de portento quod acciderat super terram
dereliquit eum Deus ut temptaretur
et nota fierent omnia quae erant in corde eius
32 reliqua autem sermonum Ezechiae et misericordiarum eius
scripta sunt in visione Esaiae filii Amos prophetae
et in libro regum Iuda et Israhel
33 dormivitque Ezechias cum patribus suis
et sepelierunt eum supra sepulchra
filiorum David
et celebravit eius exequias universus Iuda
et omnes habitatores Hierusalem
regnavitque Manasses filius eius pro eo