Isaia i jep zemër Ezekisë
1 Mbreti Ezeki, kur dëgjoi këto fjalë, shqeu rrobat, u vesh me grathore e shkoi në tempullin e Zotit. 2 Mandej dërgoi te profeti Isai Eliakimin, kujdestarin e pallatit mbretëror, Shebnaun, shkruesin, dhe pleqtë e priftërinjve të veshur me grathore. 3 Ata i thanë: «Kështu thotë Ezekia: “Kjo ditë është ditë hidhërimi, ndëshkimi e turpi, se fëmijët janë gati për të dalë nga barku i nënës, por ajo nuk ka fuqi t'i lindë. 4 Ndoshta Zoti, Perëndia yt, i dëgjoi fjalët e kreut të zyrtarëve, që dërgoi zotëria e tij, mbreti i Asirisë, për të fyer Perëndinë e gjallë dhe e ndëshkon për fjalët, që vetë Zoti, Perëndia yt, i dëgjoi. Thuaj një lutje për tepricën që ka mbetur!”». 5 Kur shërbëtorët e mbretit Ezeki mbërritën tek Isaia, 6 ai u tha: «Thuajini zotërisë suaj se kështu thotë Zoti: “Mos ki frikë nga fjalët që dëgjove, me të cilat më fyen shërbëtorët e mbretit të Asirisë. 7 Ja, unë do t'i dërgoj një shpirt e, sapo të marrë vesh një lajm, ai do të kthehet në vendin e tij. Atje do të bjerë prej shpatës”».
Tjetër kërcënim i Sankeribit
8 Kreu i zyrtarëve të Asirisë u kthye ngaqë e kishte marrë vesh se mbreti i Asirisë kishte ikur nga Lakishi për të sulmuar Libnahun. 9 Mbreti i Asirisë mori vesh se Tirhakahu, mbreti i Kushit, ishte nisur për ta sulmuar. Atëherë Sankeribi dërgoi sërish lajmëtarët e vet tek Ezekia e u tha: 10 «Kështu do t'i thoni Ezekisë, mbretit të Judës: mos e lër Perëndinë tënd, tek i cili shpreson, të të mashtrojë duke të të thënë se Jerusalemi nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë. 11 Ti e ke dëgjuar se çfarë u kanë bërë mbretërit e Asirisë të gjitha vendeve e sesi i kanë shkatërruar. Vetëm ti do të shpëtosh? 12 A i shpëtuan perënditë kombet e veta? Etërit e mi shkatërruan Gozanin, Haranin, Recefin dhe edenasit që jetonin në Telasar. 13 Ku janë mbreti i Hamatit, mbreti i Arpadit, mbreti i Lairit, Sefarvaimit, Henës e Avahut?».
Lutja e Ezekisë
14 Ezekia mori letrën nga dora e lajmëtarëve dhe, pasi e lexoi, shkoi në tempullin e Zotit dhe e hapi rrotullën para Zotit. 15 Mandej iu lut Zotit e tha: 16 «O Zot i ushtrive, Perëndi i Izraelit, ti që ulesh mbi kerubë, ti je i vetmi Perëndi i të gjitha mbretërive të dheut, ti e krijove qiellin e tokën. 17 Ule veshin, o Zot, e dëgjo! Hapi sytë, o Zot, e shiko! Dëgjoji fjalët që ka thënë Sankeribi për të fyer Perëndinë e gjallë. 18 Është e vërtetë, o Zot, se mbretërit e Asirisë i kanë shkretuar të gjitha vendet e tokat e tyre. 19 Perënditë e tyre i kanë djegur në zjarr, sepse nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njerëzve, idhuj druri e guri, që ata i shkatërruan. 20 E tani, o Zot, Perëndia ynë, shpëtona nga duart e mbretit të Asirisë, që ta marrin vesh të gjitha mbretëritë e dheut se vetëm ti je Zoti».
Përgjigja e Zotit përmes Isaisë
21 Atëherë Isaia, biri i Amosit, i dërgoi lajm Ezekisë e i tha: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: më je lutur për Sankeribin, mbretin e Asirisë. 22 Ja fjalët që unë, Zoti, shqiptova kundër tij:
të përbuz, të përqesh
virgjëresha, bija e Sionit!
Prapa teje kokën tund
bija e Jerusalemit.
23 Me kë je tallur, kë ke fyer?
Kundër kujt zërin ke ngritur
e tërë mburrje e ke parë?
Kundër të shenjtit të Izraelit!
24 Përmes shërbëtorëve të tu
ti ke fyer Zotin
e me vete ke thënë:
“Me karrocat e mia të shumta
majë maleve u ngjita,
lartësive më të thella të Libanit.
Më të lartat cedra ia preva
dhe pyjet më të bukura.
Mbërrita në skutat e tij më të larta,
në pyjet e tij më të dendura.
25 Hapa puse e piva ujë,
me shputat e këmbëve të mia
mbarë lumenjtë e Egjiptit thava”.
26 Por, a nuk ke dëgjuar vallë?
Prej kohësh të lashta këtë e caktova,
që nga ditët e hershme e përftova,
e tash po e zbatoj.
Ty të caktova të sjellësh rrënim
e qytetet e fortifikuara
në pirgje gërmadhash t'i kthesh.
27 Banorët e tyre u tmerruan,
duart iu mpinë e u drodhën.
U bënë si bari i fushës
e si bari i lëndinave,
si bari i pullazeve,
që thahet pa mbirë mirë.
28 Unë e di mirë kur rri,
kur hyn e kur del.
Di edhe tërbimin
që kundër meje ke.
29 Je ndezur kundër meje
e krenaria jote në vesh më erdhi,
prandaj në hundë unazën do të ta vë
e në gojë frerin e hekurt,
që pas të të kthej
udhës nga ke ardhur.

30 E për ty, Ezeki, kjo do të jetë shenja: këtë vit do të hani çka është rritur vetë, vitin tjetër çka do të ketë mbirë vetë, ndërsa vitin e tretë do të mbillni e do të korrni, do të mbillni vreshta e do të hani frutat e tyre. 31 Ata që do të mbesin nga shtëpia e Judës, do t'i lëshojnë rrënjët thellë në tokë e degët do t'u mbushen plot fryte. 32 Prej Jerusalemit do të dalë populli i mbetur, prej malit të Sionit do të ngrihen ata që kanë shpëtuar. Këtë do ta bëjë zelli i Zotit.
33 Prandaj kështu thotë Zoti për mbretin e Asirisë: ai nuk do të hyjë në këtë qytet e nuk do ta sulmojë me shigjeta. Nuk do t'i mësyjë nën mbrojtjen e shqyteve e as ledh nuk do të gërmojë rreth tij. 34 Do të kthehet rrugës nga erdhi e në këtë qytet nuk do të hyjë, kumton Zoti. 35 Këtë qytet do ta mbroj vetë, për vete e për hir të Davidit, shërbëtorit tim».
Humbja dhe vdekja e Sankeribit
36 Atëherë engjëlli i Zotit sulmoi fushimin e asirianëve dhe vrau njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë luftëtarë. Kur u ngritën herët në mëngjes, panë gjithë ato kufoma të vdekurish. 37 Atëherë Sankeribi, mbreti i Asirisë, ngriti fushimin, u kthye pas e u vendos në Ninivë. 38 E teksa po adhuronte në tempullin e Nisrokut, perëndisë së tij, Adrameleku e Sarecerin, bijtë e tij, e vranë Sankeribin me shpatë dhe ia mbathën për në Ararat. Në vend të tij mbretëroi Esarhadoni, i biri.
1 et factum est cum audisset rex Ezechias scidit vestimenta sua
et obvolutus est sacco et intravit in domum Domini
2 et misit Eliachim qui erat super domum
et Sobnam scribam et seniores de sacerdotibus opertos saccis
ad Isaiam filium Amos prophetam
3 et dixerunt ad eum haec dicit Ezechias
dies tribulationis et correptionis et blasphemiae dies haec
quia venerunt filii usque ad partum
et virtus non est parienti
4 si quo modo audiat Dominus Deus tuus verba Rabsaces
quem misit rex Assyriorum dominus suus
ad blasphemandum Deum viventem
et obprobrandum sermonibus
quos audivit Dominus Deus tuus
leva ergo orationem pro reliquiis quae reppertae sunt
5 et venerunt servi regis Ezechiae ad Isaiam
6 et dixit ad eos Isaias
haec dicetis domino vestro haec dicit Dominus
ne timeas a facie verborum quae audisti
quibus blasphemaverunt pueri regis Assyriorum me
7 ecce ego dabo ei spiritum et audiet nuntium
et revertetur ad terram suam
et corruere eum faciam gladio in terra sua
8 reversus est autem Rabsaces
et invenit regem Assyriorum proeliantem adversus Lobna
audierat enim quia profectus esset de Lachis
9 et audivit de Tharaca rege Aethiopiae dicentes
egressus est ut pugnet contra te
quod cum audisset misit nuntios ad Ezechiam dicens
10 haec dicetis Ezechiae regi Iudae loquentes
non te decipiat Deus tuus in quo tu confidis dicens
non dabitur Hierusalem in manu regis Assyriorum
11 ecce tu audisti omnia quae fecerunt reges Assyriorum
omnibus terris quas subverterunt
et tu poteris liberari
12 numquid eruerunt eos dii gentium quos subverterunt patres mei
Gozan et Aran et Reseph et filios Eden qui erant in Thalassar
13 ubi est rex Emath et rex Arfad
et rex urbis Seffarvaim Anahe et Ava
14 et tulit Ezechias libros de manu nuntiorum et legit eos
et ascendit in domum Domini
et expandit eos Ezechias coram Domino
15 et oravit Ezechias ad Dominum dicens
16 Domine exercituum Deus Israhel qui sedes super cherubin
tu es Deus solus omnium regnorum terrae
tu fecisti caelum et terram
17 inclina Domine aurem tuam et audi
aperi Domine oculos tuos et vide
et audi omnia verba Sennacherib
quae misit ad blasphemandum Deum viventem
18 vere enim Domine desertas fecerunt reges Assyriorum terras
et regiones earum
19 et dederunt deos earum igni
non enim erant dii
sed opera manuum hominum lignum et lapis
et comminuerunt eos
20 et nunc Domine Deus noster salva nos de manu eius
et cognoscant omnia regna terrae
quia tu es Dominus solus
21 et misit Isaias filius Amos ad Ezechiam dicens
haec dicit Dominus Deus Israhel
pro quibus rogasti me de Sennacherib rege Assyriorum
22 hoc est verbum quod locutus est Dominus super eum
despexit te subsannavit te virgo filia Sion
post te caput movit filia Hierusalem
23 cui exprobrasti et quem blasphemasti
et super quem exaltasti vocem
et levasti altitudinem oculorum tuorum
ad Sanctum Israhel
24 in manu servorum tuorum exprobrasti Domino et dixisti
in multitudine quadrigarum mearum
ego ascendi altitudinem montium iuga Libani
et succidam excelsa cedrorum eius electas abietes
illius
et introibo altitudinem summitatis eius saltum Carmeli eius
25 ego fodi et bibi aquam
et exsiccavi vestigio pedis mei omnes rivos aggerum
26 numquid non audisti quae olim fecerim ei
ex diebus antiquis ego plasmavi illud et nunc adduxi
et factum est in eradicationem collium conpugnantium et civitatum
munitarum
27 habitatores earum breviata manu contremuerunt et confusi sunt
facti sunt sicut faenum agri et gramen pascuae
et herba tectorum quae exaruit antequam maturesceret
28 habitationem tuam et egressum tuum et introitum tuum cognovi
et insaniam tuam contra me
29 cum fureres adversum me superbia tua ascendit in aures meas
ponam ergo circulum in naribus tuis et frenum in labiis tuis
et reducam te in via per quam venisti
30 tibi autem hoc erit signum
comede hoc anno quae sponte nascuntur
et in anno secundo pomis vescere
in anno autem tertio seminate et metite
et plantate vineas et comedite fructum earum
31 et mittet id quod salvatum fuerit de domo Iuda et quod reliquum est radicem deorsum
et faciet fructum sursum
32 quia de Hierusalem exibunt reliquiae et salvatio de monte Sion
zelus Domini exercituum faciet istud
33 propterea haec dicit Dominus de rege Assyriorum
non introibit civitatem hanc
et non iaciet ibi sagittam et non occupabit eam clypeus
et non mittet in circuitu eius aggerem
34 in via qua venit per eam revertetur
et civitatem hanc non ingredietur dicit Dominus
35 et protegam civitatem istam ut salvem eam
propter me et propter David servum meum
36 egressus est autem angelus Domini
et percussit in castris Assyriorum centum octoginta quinque
milia
et surrexerunt mane et ecce omnes cadavera mortuorum
37 et egressus est et abiit et reversus est Sennacherib rex Assyriorum
et habitavit in Nineve
38 et factum est cum adoraret in templo Nesrach deum suum
Adramelech et Sarasar filii eius percusserunt eum gladio
fugeruntque in terram Ararat
et regnavit Asoraddon filius eius pro eo