Vijimi i fjalimit të Jobit
1 Jobi mori sërish fjalën e tha:
2 «Pasha Perëndinë që ma hoqi të drejtën,
pasha të gjithëpushtetshmin që ma helmoi shpirtin,
3 sa të kem frymë në mua
e shpirt Perëndie në flegrat e mia,
4 buzët e mia ligësira nuk do të thonë
e prej gjuhës sime nuk do të dalë mashtrim.
5 Larg qoftë t'ju jap të drejtë,
e pa dhënë shpirt unë, vetes nuk ia mohoj drejtësinë.
6 Fort e mbaj drejtësinë time e nuk e lëshoj,
s'më qorton zemra për asnjë nga ditët e mia.
7 I rëntë armikut tim fati i të paudhit,
fati i keqbërësit kundërshtarit tim.
8 Çfarë shprese ka i pafeu kur këputet,
kur Perëndia jetën ia merr?
9 A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij,
kur ai të ketë rënë ngushtë?
10 A do të kënaqet me të gjithëpushtetshmin?
Do ta thërrasë Perëndinë kurdoherë?
11 Unë do t'ju mësoj si sillet Perëndia,
nuk do t'jua fsheh ç'mendon i gjithëpushtetshmi.
12 Ja, të gjithë ju vetë e shihni
e pse me kotësira kot po merreni?
13 Këtë fat merr njeriu i mbrapshtë nga Perëndia,
këtë trashëgim mujshari nga i gjithëpushtetshmi:
14 në pastë shumë bij, mbi ta rëndon shpata
e pinjojtë e tij me bukë nuk do të ngopen.
15 Të mbijetuarit do t'ia groposë murtaja,
e të vejat nuk do t'i vajtojnë.
16 Nëse si dheun do ta mbledhë argjendin
e si baltën petkat t'i gatitë,
17 t'i gatitë, por do t'i veshë i drejti
e argjendin i pafajshmi do ta ndajë.
18 Të brishtë si merimanga e ndërtoi shtëpinë,
si streha që ndërton rojtari.
19 Shtrihet i kamur, por më kot,
hap sytë e s'gjen asgjë.
20 E zë tmerri, porsi uji vërshues,
natën vorbulla e përpin.
21 E merr era e lindjes dhe merr fund,
e shkul nga vendi i vet.
22 E vërvit pa mëshirë
e ai nga dora përpiqet t'i ikë.
23 Duartrokasin kundër tij
e nga vendi i tyre kundër tij fërshëllejnë».
1 addidit quoque Iob adsumens parabolam suam et dixit
2 vivit Deus qui abstulit iudicium meum
et Omnipotens qui ad amaritudinem adduxit animam meam
3 quia donec superest halitus in me et spiritus Dei in naribus meis
4 non loquentur labia mea iniquitatem
nec lingua mea meditabitur mendacium
5 absit a me ut iustos vos esse iudicem
donec deficiam non recedam ab innocentia mea
6 iustificationem meam quam coepi tenere non deseram
nec enim reprehendit me cor meum
in omni vita mea
7 sit ut impius inimicus meus
et adversarius meus quasi iniquus
8 quae enim spes est hypocritae
si avare rapiat et non liberet Deus animam eius
9 numquid clamorem eius Deus audiet
cum venerit super illum angustia
10 aut poterit in Omnipotente delectari
et invocare Deum in omni tempore
11 docebo vos per manum Dei quae Omnipotens habeat nec abscondam
12 ecce vos omnes nostis et quid sine causa vana loquimini
13 haec est pars hominis impii apud Deum
et hereditas violentorum quam ab Omnipotente suscipient
14 si multiplicati fuerint filii eius in gladio erunt
et nepotes eius non saturabuntur pane
15 qui reliqui fuerint ex eo sepelientur in interitu
et viduae illius non plorabunt
16 si conportaverit quasi terram argentum
et sicut lutum praeparaverit vestimenta
17 praeparabit quidem sed iustus vestietur illis
et argentum innocens dividet
18 aedificavit sicut tinea domum suam et sicut custos fecit umbraculum
19 dives cum dormierit nihil secum auferet
aperit oculos suos et nihil inveniet
20 adprehendit eum quasi aqua inopia
nocte opprimet eum tempestas
21 tollet eum ventus urens et auferet
et velut turbo rapiet eum de loco suo
22 et mittet super eum et non parcet
de manu eius fugiens fugiet
23 stringet super eum manus suas
et sibilabit super illum intuens locum eius