Shërimi i të paralizuarit
(Mt 9.1-8Lk 5.17-26)
1 Pas disa ditësh, kur Jezui u kthye në Kafarnaum, u hap fjala se ai ishte në një shtëpi. 2 Atje u mblodhën aq shumë njerëz, saqë nuk kishte më ku të rrinin, as edhe te dera. Ai u predikonte fjalën.
3 Atëherë erdhën e i sollën një të paralizuar, të cilin e mbartnin katër burra. 4 Meqë nuk mund t'i afroheshin për shkak të turmës, hapën çatinë sipër tij dhe ulën poshtë vigun ku gjendej i paralizuari. 5 Kur pa besimin e tyre, Jezui i tha të paralizuarit: «Biri im, të janë falur mëkatet». 6 Disa shkrues që rrinin aty filluan të mendonin në zemrat e tyre: 7 «Përse flet kështu ky njeri? Ai po fyen Perëndinë. E kush tjetër, përveç Perëndisë, mund t'i falë mëkatet?». 8 Jezui e kuptoi menjëherë në shpirtin e tij se ata po mendonin kështu, prandaj u tha: «Përse mendoni kështu në zemrat tuaja? 9 Çfarë është më e lehtë, t'i thuhet të paralizuarit “të janë falur mëkatet” apo t'i thuhet “ngrihu, merre vigun tënd dhe ec”? 10 Mirëpo, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtetin të falë mëkatet mbi tokë, “i tha të paralizuarit”, 11 po të them: ngrihu, merre vigun e shko në shtëpi». 12 Ai u ngrit, mori menjëherë vigun e doli para të gjithëve. Të gjithë u mahnitën dhe përlëvduan Perëndinë e thanë: «Nuk kemi parë asnjëherë diçka të tillë».
Thirrja e Levit
(Mt 9.9-13Lk 5.27-32)
13 Jezui doli përsëri në breg të liqenit. Gjithë turma u mblodh rreth tij e ai i mësonte. 14 Teksa po ecte më tej, pa Levin e Alfeut, që rrinte ulur në bankën e tagrave e i tha: «Më ndiq!». Ai u ngrit e i shkoi pas.
15 Ndërsa ishte ulur për të ngrënë, në shtëpinë e Levit, shumë tagrambledhës e mëkatarë u ulën me Jezuin e me dishepujt e tij. Ata që e ndiqnin ishin shumë. 16 Kur panë se po hante me mëkatarët dhe tagrambledhësit, shkruesit e farisenjve u thanë dishepujve: «Përse ha ai me tagrambledhësit e mëkatarët?». 17 Jezui e dëgjoi këtë e tha: «Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët. Unë nuk kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët ».
Çështja e agjërimit
(Mt 9.14-17Lk 5.33-39)
18 Dishepujt e Gjonit dhe farisenjtë po agjëronin. Disa prej tyre shkuan e i thanë Jezuit: «Përse dishepujt e Gjonit dhe të farisenjve agjërojnë, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?». 19 Jezui u tha: «A mund të agjërojnë dasmorët kur dhëndri është me ta? Jo, nuk mund të agjërojnë për sa kohë kanë dhëndrin. 20 Por do të vijë dita kur do t'ua rrëmbejnë dhëndrin dhe atëherë, në atë ditë, do të agjërojnë.
21 Askush nuk qep një arnë prej një cope të re në një rrobë të vjetër, se arna prej copës së re e gris rrobën e vjetër dhe grisja bëhet më e madhe.
22 Askush nuk hedh verë të re në kacekë të vjetër, se vera i çan kacekët e kështu humbasin edhe vera, edhe kacekët. Prandaj vera e re hidhet në kacekë të rinj».
Jezui dhe e shtuna
(Mt 12.1-8Lk 6.1-5)
23 Një të shtunë po ecnin përmes një fushe me grurë. Tek po kalonin andej, dishepujt e tij filluan të këpusnin kallinj gruri 24 dhe farisenjtë i thanë: «Ja, përse po bëjnë atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën?». 25 Por Jezui u tha: «A e keni lexuar ndonjëherë çfarë bëri Davidi kur u gjet ngushtë dhe e kishte marrë uria, atë dhe ata që ishin me të? 26 Sesi hyri në shtëpinë e Perëndisë, kur ishte kryeprift Abiatari dhe hëngri bukët e kushtimit që nuk lejohet t'i hajë askush, përveç priftërinjve dhe sesi ua dha edhe atyre që ishin me të?». 27 Pastaj u tha: «E shtuna është bërë për njeriun e jo njeriu për të shtunën. 28 Kështu Biri i njeriut është Zot edhe i të shtunës».
1 Et iterum intravit Capharnaum post dies
2 et auditum est quod in domo esset
et convenerunt multi ita ut non caperet neque ad ianuam
et loquebatur eis verbum
3 et venerunt ferentes ad eum paralyticum
qui a quattuor portabatur
4 et cum non possent offerre eum illi prae turba
nudaverunt tectum ubi erat
et patefacientes submiserunt grabattum in quo paralyticus iacebat
5 cum vidisset autem Iesus fidem illorum ait paralytico
fili dimittuntur tibi peccata
6 erant autem illic quidam de scribis sedentes
et cogitantes in cordibus suis
7 quid hic sic loquitur blasphemat
quis potest dimittere peccata nisi solus Deus
8 quo statim cognito Iesus spiritu suo
quia sic cogitarent intra se
dicit illis quid ista cogitatis in cordibus vestris
9 quid est facilius dicere paralytico dimittuntur tibi peccata
an dicere surge et tolle grabattum tuum et ambula
10 ut autem sciatis
quia potestatem habet Filius hominis in terra
dimittendi peccata
ait paralytico
11 tibi dico surge tolle grabattum tuum et vade in domum tuam
12 et statim ille surrexit
et sublato grabatto abiit coram omnibus
ita ut admirarentur omnes
et honorificarent Deum dicentes quia numquam sic vidimus
13 Et egressus est rursus ad mare
omnisque turba veniebat ad eum et docebat eos
14 et cum praeteriret vidit Levin Alphei sedentem ad teloneum
et ait illi sequere me et surgens secutus est eum
15 Et factum est cum accumberet in domo illius
multi publicani et peccatores simul discumbebant cum Iesu et discipulis
eius
erant enim multi qui et sequebantur eum
16 et scribae et Pharisaei videntes
quia manducaret cum peccatoribus et publicanis
dicebant discipulis eius
quare cum publicanis et peccatoribus manducat et bibit magister vester
17 Hoc audito Iesus ait illis
non necesse habent sani medicum sed qui male habent
non enim veni vocare iustos sed peccatores
18 et erant discipuli Iohannis et Pharisaei ieiunantes
et veniunt et dicunt illi
cur discipuli Iohannis et Pharisaeorum ieiunant
tui autem discipuli non ieiunant
19 et ait illis Iesus
numquid possunt filii nuptiarum quamdiu sponsus cum illis est ieiunare
quanto tempore habent secum sponsum non possunt ieiunare
20 venient autem dies cum auferetur ab eis sponsus
et tunc ieiunabunt in illa die
21 nemo adsumentum panni rudis adsuit vestimento veteri
alioquin aufert supplementum novum a veteri
et maior scissura fit
22 et nemo mittit vinum novellum in utres veteres
alioquin disrumpet vinum utres
et vinum effunditur et utres peribunt
sed vinum novum in utres novos mitti debet
23 Et factum est iterum
cum sabbatis ambularet per sata
et discipuli eius coeperunt praegredi et
vellere spicas
24 Pharisaei autem dicebant ei
ecce quid faciunt sabbatis quod non licet
25 et ait illis
numquam legistis quid fecerit David quando necessitatem habuit
et esuriit ipse et qui cum eo erant
26 quomodo introiit in domum Dei
sub Abiathar principe sacerdotum
et panes propositionis manducavit
quos non licet manducare nisi sacerdotibus
et dedit eis qui cum eo erant
27 Et dicebat eis sabbatum propter hominem factum est
et non homo propter sabbatum
28 itaque dominus est Filius hominis etiam sabbati