Vegimi i rrotullës
1 Atëherë ngrita sytë sërish e, ja, pashë një rrotull që po fluturonte. 2 Ai më pyeti: «Çfarë sheh?». Unë i thashë: «Shoh një rrotull që po fluturon. Është njëzet kute e gjatë e dhjetë kute e gjerë». 3 Ai më tha: «Ky është mallkimi që do të përhapet mbi tërë faqen e dheut, sepse sipas njërës anë të rrotullës, kushdo që vjedh do të spastrohet dhe sipas anës tjetër të rrotullës, kushdo që bën be do të spastrohet. 4 E dërgova, kumton Zoti i ushtrive, që të shkojë në shtëpinë e atij që vjedh dhe të atij që betohet rrejshëm në emrin tim. Do të zërë vend në shtëpinë e tyre e do të shkatërrojë çdo gurë e tra».
Vegimi i kanistrës
5 Engjëlli që po fliste me mua doli e më tha: «Ngriji sytë e shiko! Çfarë sheh?». 6 Unë thashë: «Çfarë është?». Ai më tha: «Kjo që po del është një kanistër . Ajo Shëmbëllen fajet e tyre në mbarë tokën». 7 E, ja, kur u ngrit kapaku, u duk një grua që po rrinte brenda kanistrës. 8 Pastaj tha: «Kjo është ligësia. E hodhi brenda në kanistër dhe i vuri sipër kapakun e rëndë».
9 Pastaj i ngrita sytë e, ja, pashë dy gra me krahë si të skifterit që vërshuan fluturimthi. Ato e ngritën kanistrën lart mes qiellit e tokës. 10 Unë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Ku po e çojnë kanistrën?». 11 Ai më tha: «Te toka e Shinarit, që të ndërtojnë një shtëpi për të. Atje do t'ia ngrenë vendbanimin kur të ndërtohet».
1 et conversus sum et levavi oculos meos et vidi
et ecce volumen volans
2 et dixit ad me quid tu vides
et dixi ego video volumen volans
longitudo eius viginti cubitorum
et latitudo eius decem cubitorum
3 et dixit ad me haec est maledictio
quae egreditur super faciem omnis terrae
quia omnis fur sicut ibi scriptum est iudicabitur
et omnis iurans ex hoc similiter iudicabitur
4 educam illud dicit Dominus exercituum
et veniet ad domum furis
et ad domum iurantis in nomine meo mendaciter
et commorabitur in medio domus eius
et consumet eam et ligna eius et lapides eius
5 et egressus est angelus qui loquebatur in me et dixit ad me
leva oculos tuos et vide quid est hoc quod egreditur
6 et dixi quidnam est
et ait haec est amphora egrediens
et dixit haec est oculus eorum in universa terra
7 et ecce talentum plumbi portabatur
et ecce mulier una sedens in medio amphorae
8 et dixit haec est impietas
et proiecit eam in medio amphorae
et misit massam plumbeam in os eius
9 et levavi oculos meos et vidi et ecce duae mulieres egredientes
et spiritus in alis earum et habebant alas quasi alas milvi
et levaverunt amphoram inter terram et caelum
10 et dixi ad angelum qui loquebatur in me
quo istae deferunt amphoram
11 et dixit ad me ut aedificetur ei domus in terra Sennaar
et stabiliatur et ponatur ibi super basem suam