Vegimi për kryepriftin
1 Atëherë më dëftoi kryepriftin Jozueh. Ai po qëndronte para engjëllit të Zotit e në të djathtë kishte Satanin që po e padiste. 2 Engjëlli i tha Satanit: «Zoti të qortoftë, o Satan! Të qortoftë Zoti, ai që ka zgjedhur Jerusalemin! A nuk është ky si kërcuri që i shpëtoi zjarrit?». 3 Ndërkohë Jozuehu po qëndronte para engjëllit, i veshur me rroba të fëlliqura. 4 Engjëlli u tha atyre që po qëndronin para tij: «Hiqjani rrobat e fëlliqura!». Pastaj i tha Jozuehut: «Ja, ta hoqa fajin e po të vesh me rroba të denja». 5 Ai tha: «Vërini mbi krye një fes të pastër». Ata i vunë mbi krye një fes të pastër dhe e veshën, ndërkohë që engjëlli i Zotit po qëndronte më këmbë.
6 Atëherë engjëlli i Zotit e porositi Jozuehun: 7 «Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Nëse ecën udhës sime e i mban urdhërimet e mia, do të gjykosh shtëpinë time e do të kujdesesh për oborrin tim. Do të të lejoj të shkosh e të vish mes këtyre që po qëndrojnë këtu. 8 Dëgjo, o kryeprifti Jozueh, ti dhe bashkëpunëtorët e tu që qëndrojnë para teje, se ju jeni oguri që unë po sjell shërbëtorin tim, pinjollin. 9 Ja, guri që vendosa para Jozuehut, një gur i vetëm me shtatë faqe . Ja, mbi të do ta skalit mbishkrimin, kumton Zoti i ushtrive, e do ta heq brenda ditës fajin e kësaj toke. 10 Atë ditë, kumton Zoti i ushtrive, do ta ftoni njëri-tjetrin nën hijen e hardhisë e të fikut”».
1 et ostendit mihi Iesum sacerdotem magnum
stantem coram angelo Domini
et Satan stabat a dextris eius ut adversaretur ei
2 et dixit Dominus ad Satan increpet Dominus in te Satan
et increpet Dominus in te qui elegit Hierusalem
numquid non iste torris est erutus de igne
3 et Iesus erat indutus vestibus sordidis et stabat ante faciem angeli
4 qui respondit et ait ad eos qui stabant coram se dicens
auferte vestimenta sordida ab eo
et dixit ad eum
ecce abstuli a te iniquitatem tuam et indui te mutatoriis
5 et dixit ponite cidarim mundam super caput eius
et posuerunt cidarim mundam super caput eius
et induerunt eum vestibus et angelus Domini stabat
6 et contestabatur angelus Domini Iesum dicens
7 haec dicit Dominus exercituum
si in viis meis ambulaveris et custodiam meam custodieris
tu quoque iudicabis domum meam et custodies atria mea
et dabo tibi ambulantes de his qui nunc hic adsistunt
8 audi Iesu sacerdos magne
tu et amici tui qui habitant coram te quia viri portendentes sunt
ecce enim ego adducam servum meum orientem
9 quia ecce lapis quem dedi coram Iesu
super lapidem unum septem oculi sunt
ecce ego celabo sculpturam eius ait Dominus exercituum
et auferam iniquitatem terrae illius in die una
10 in die illa dicit Dominus exercituum
vocabit vir amicum suum subter vineam et subter ficum