Fushimi i izraelitëve
1 Zoti i tha Moisiut e Aronit: 2 «Izraelitët të fushojnë sipas njësive, secili nën emblemën e familjes së etërve. Të fushojnë me kah nga tenda e takimit dhe përreth saj. 3 Në krahun lindor, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Judës. Prijësi i pasardhësve të Judës është Nahshoni, biri i Aminadabit. 4 Ushtria e tij numëron shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind veta. 5-7 Përkrah tij të jetë fisi i Isaharit e i Zabulonit. Prijësi i pasardhësve të Isaharit është Netaneli, biri i Cuarit. Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e katër mijë e katërqind veta. Prijësi i pasardhësve të Zabulonit është Eliabi, biri i Helonit. 8 Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind veta. 9 Kështu, tërë fushimi i Judës, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind veta. Ata të nisen të parët.
10 Në krahun jugor, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Rubenit. Prijësi i pasardhësve të Rubenit është Elicuri, biri i Shedeurit. 11 Ushtria e tij numëron dyzet e gjashtë mijë e pesëqind veta. 12-14 Përkrah tij të jetë fisi i Simeonit e i Gadit. Prijësi i pasardhësve të Simeonit është Shelumieli, biri i Curishadait. Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind veta. Prijësi i pasardhësve të Gadit është Eliasafi, biri i Reuelit. 15 Ushtria e tij numëron dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë veta. 16 Kështu, tërë fushimi i Rubenit, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë veta. Ata të nisen të dytët.
17 Pastaj të niset, në mes të fushimeve, tenda e takimit dhe fushimi i levitëve. Secili të jetë në vendin e tij, në njësinë përkatëse, si në udhëtim ashtu, edhe në fushim.
18 Në krahun perëndimor, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Efraimit. Prijësi i pasardhësve të Efraimit është Elishamai, biri i Amihudit. 19 Ushtria e tij numëron dyzet mijë e pesëqind veta. 20-22 Përkrah tij të jetë fisi i Manaseut e i Benjaminit. Prijësi i pasardhësve të Manaseut është Gamalieli, biri i Pedahcurit. Ushtria e tij numëron tridhjetë e dy mijë e dyqind veta. Prijësi i pasardhësve të Benjaminit është Abidani, biri i Gideonit. 23 Ushtria e tij numëron tridhjetë e pesë mijë e katërqind veta. 24 Kështu, tërë fushimi i Efraimit, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e tetë mijë e njëqind veta. Ata të nisen të tretët.
25 Në krahun verior, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Danit. Prijësi i pasardhësve të Danit është Ahiezeri, biri i Amishadait. 26 Ushtria e tij numëron gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind veta. 27-29 Përkrah tij, të jetë fisi i Asherit e i Neftaliut. Prijësi i pasardhësve të Asherit është Pagieli, biri i Okranit. Ushtria e tij numëron dyzet e një mijë e pesëqind veta. Prijësi i pasardhësve të Neftaliut është Ahirai, biri i Enanit. 30 Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e tre mijë e katërqind veta. 31 Kështu, tërë fushimi i Danit, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind veta. Ata të nisen të fundit».
32 Ky është regjistri i izraelitëve sipas familjeve të etërve. Tërë fushimi i izraelitëve, sipas njësive ushtarake numëroi gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta. 33 Levitët nuk u përfshinë në numërimin e izraelitëve ashtu siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun.
34 Kështu, izraelitët bënë gjithçka që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut. Secili fushoi e udhëtoi sipas njësive përkatëse e sipas klaneve të familjeve të etërve.
1 locutusque est Dominus ad Mosen et Aaron dicens
2 singuli per turmas signa atque vexilla et domos cognationum suarum
castrametabuntur filiorum Israhel
per gyrum tabernaculi foederis
3 ad orientem Iudas figet tentoria per turmas exercitus sui
eritque princeps filiorum eius Naasson filius Aminadab
4 et omnis de stirpe eius summa pugnantium
septuaginta quattuor milia sescentorum
5 iuxta eum castrametati sunt de tribu Isachar
quorum princeps fuit Nathanahel filius Suar
6 et omnis numerus pugnatorum eius
quinquaginta quattuor milia quadringenti
7 in tribu Zabulon princeps fuit Heliab filius Helon
8 omnis de stirpe eius exercitus pugnatorum
quinquaginta septem milia quadringenti
9 universi qui in castris Iudae adnumerati sunt
fuerunt centum octoginta sex milia quadringenti
et per turmas suas primi egredientur
10 in castris filiorum Ruben ad meridianam plagam
erit princeps Elisur filius Sedeur
11 et cunctus exercitus pugnatorum eius qui numerati sunt
quadraginta sex milia quingenti
12 iuxta eum castrametati sunt de tribu Symeon
quorum princeps fuit Salamihel filius Surisaddai
13 et cunctus exercitus pugnatorum eius qui numerati sunt
quinquaginta novem milia trecenti
14 in tribu Gad princeps fuit Heliasaph filius Duhel
15 et cunctus exercitus pugnatorum eius qui numerati sunt
quadraginta quinque milia sescenti quinquaginta
16 omnes qui recensiti sunt in castris Ruben
centum quinquaginta milia et mille quadringenti quinquaginta
per turmas suas in secundo loco proficiscentur
17 levabitur autem tabernaculum testimonii
per officia Levitarum et turmas eorum
quomodo erigetur ita et deponetur
singuli per loca et ordines suos proficiscentur
18 ad occidentalem plagam erunt castra filiorum Ephraim
quorum princeps fuit Helisama filius Ammiud
19 cunctus exercitus pugnatorum eius qui numerati sunt
quadraginta milia quingenti
20 et cum eis tribus filiorum Manasse
quorum princeps fuit Gamalihel filius Phadassur
21 cunctus exercitus pugnatorum eius qui numerati sunt
triginta duo milia ducenti
22 in tribu filiorum Beniamin princeps fuit Abidan filius Gedeonis
23 et cunctus exercitus pugnatorum eius qui recensiti sunt
triginta quinque milia quadringenti
24 omnes qui numerati sunt in castris Ephraim
centum octo milia centum
per turmas suas tertii proficiscentur
25 ad aquilonis partem castrametati sunt filii Dan
quorum princeps fuit Ahiezer filius Amisaddai
26 cunctus exercitus pugnatorum eius qui numerati sunt
sexaginta duo milia septingenti
27 iuxta eum fixere tentoria de tribu Aser
quorum princeps fuit Phegihel filius Ochran
28 cunctus exercitus pugnatorum eius qui numerati sunt
quadraginta milia et mille quingenti
29 de tribu filiorum Nepthalim princeps fuit Ahira filius Henan
30 cunctus exercitus pugnatorum eius
quinquaginta tria milia quadringenti
31 omnes qui numerati sunt in castris Dan
fuerunt centum quinquaginta septem milia sescenti
et novissimi proficiscentur
32 hic numerus filiorum Israhel
per domos cognationum suarum et turmas divisi exercitus
sescenta tria milia quingenti quinquaginta
33 Levitae autem non sunt numerati inter filios Israhel
sic enim praecepit Dominus Mosi
34 feceruntque filii Israhel iuxta omnia quae mandaverat Dominus
castrametati sunt per turmas suas
et profecti per familias ac domos patrum suorum