Përgjegjësitë e priftërinjve
1 Zoti i tha Aronit: «Ti, bijtë e tu dhe familja e atit tënd do të përgjigjeni për çdo faj të kryer kundër shenjtërores dhe gjatë shërbesës suaj si priftërinj. 2 Bashkë me veten paraqit edhe vëllezërit prej fisit të Levit, fisit të etërve të tu, që të të shoqërojnë e të të shërbejnë kur ti bashkë me bijtë e tu të jeni para tendës së dëshmisë. 3 Ata të kujdesen për shërbesën tënde dhe për atë të tendës, por të mos i afrohen enëve të shenjtërores dhe altarit, që të mos vdesin, as ata e as ju. 4 Do të të shoqërojnë e do të kujdesen për çdo shërbesë të tendës së takimit. Askush tjetër nuk do t'ju afrohet. 5 Do të kujdeseni për shërbesën e shenjtërores e të altarit, që zemërimi i Zotit të mos ndizet më kundër izraelitëve. 6 Ja, unë i kam marrë levitët, vëllezërit tuaj, nga mesi i izraelitëve si dhuratë kushtuar Zotit e jua kam dhuruar që të shërbejnë në tendën e takimit. 7 Ndërsa ti bashkë me bijtë e tu do të kujdeseni si priftërinj për çdo gjë në altar dhe për çdo gjë brenda velit. Kjo është shërbesa juaj. Si dhuratë për këtë shërbesë ju jap priftërinë. Kushdo tjetër që afrohet, do të vdesë».
Pjesa e priftërinjve
8 Zoti i tha Moisiut e Aronit: «Ja, unë të kam besuar dhuratat që më kushtohen. Të gjitha gjërat e shenjta të kushtuara nga izraelitët t'i kam dhënë për pjesë ty e bijve të tu. Ky është rregull i përhershëm. 9 Nga flitë më të shenjta, ty do të të përkasin të gjitha flitë që nuk digjen, ato të drithit, të mëkatit dhe të fajit. Ato të jenë tejet të shenjta për ty e bijtë e tu. 10 Haji në vendin më të shenjtë. Mund t'i hajë çdo mashkull. Ato të jenë të shenjta për ty. 11 Ty do të të përkasin edhe dhuratat e izraelitëve të kushtuara si fli lartësimi. Ato ua kam dhënë bijve e bijave të tua. Ky është rregull i përhershëm. Ato mund t'i hajë çdo pjesëtar i pastër i shtëpisë tënde. 12 Ty t'i kam dhënë të gjitha frytet e para që i kushtohen Zotit, më të mirën e vajit, e verës e të drithit. 13 Ty do të të përkasin frytet e para të tokës që i sillen Zotit. Ato mund t'i hajë çdo pjesëtar i shtëpisë tënde. 14 Ty do të të përkasë çdo gjë që ndahet veç për Zotin në Izrael. 15 Çdo fryt i parë i barkut, si i njerëzve, edhe i kafshëve, që i paraqitet Zotit do të të përkasë ty. Por të parëlindurit e njerëzve e të kafshëve të papastra do t'i shpaguash. 16 Pas një muaji, caktoje çmimin e shpagimit pesë sikla, e barabartë me gjashtëdhjetë gramë sipas peshës së shenjtërores. 17 Të parëlindurit e qeve, të dhenve e të dhive mos i shpago. Ata janë të shenjtë. Derdhe gjakun e tyre në altar e digje dhjamin e tyre si fli erëkëndshme zjarri për Zotin. 18 Mishi i tyre do të të përkasë ty ashtu siç të përket gjoksi i flisë së lartësimit dhe kofsha e djathtë. 19 Ty t'i kam dhënë të gjitha dhuratat e shenjta që izraelitët i kushtojnë Zotit. T'i kam dhënë ty, bijve të tu e bijave të tua që janë me ty. Ky është rregull i përhershëm. Kjo është një besëlidhje e përhershme para Zotit, e pathyeshme si kripa, për ty e për pasardhësit e tu».
Prona e levitëve
20 Zoti i tha Aronit: «Nuk do të kesh trashëgimi në tokën e tyre e as pjesë mes tyre. Unë jam pjesa dhe trashëgimia jote mes izraelitëve. 21 Levitëve u kam dhënë për trashëgimi të gjitha të dhjetat që jep Izraeli në këmbim të shërbesës që kryejnë në tendën e takimit. 22 Kështu, izraelitët nuk do t'i afrohen më tendës së takimit, që të mos mëkatojnë e të vdesin. 23 Vetëm levitët do të shërbejnë në tendën e takimit dhe ata do të përgjigjen për fajet e tyre. Ky është rregull i përhershëm brez pas brezi. Ata nuk do të kenë trashëgimi mes izraelitëve, 24 sepse u kam dhënë për trashëgimi të dhjetat që izraelitët i kushtojnë si dhuratë Zotit, prandaj dhe u thashë se nuk do të kenë trashëgimi mes izraelitëve».
25 Zoti i tha Moisiut: 26 «Fol me levitët e thuaju që kur ta marrin të dhjetën e izraelitëve, që ua kam dhënë si trashëgimi, t'i kushtojnë si dhuratë Zotit një të dhjetën e saj, pra të dhjetën e të dhjetave. 27 Kjo do t'ju njihet si dhuratë, e njëjtë me atë të drithit të lëmit e të lëngut të torkut. 28 Kështu, edhe ju do t'i kushtoni dhuratë Zotit nga të gjitha të dhjetat që do të merrni nga izraelitët. Këtë dhuratë kushtuar Zotit do t'ia jepni priftit Aron. 29 Kushtoni si dhuratë pjesën që i takon Zotit nga të gjitha dhuratat që merrni. Pjesa që do të shenjtëroni të jetë ndër më të mirat. 30 Pasi ta kushtojnë pjesën më të mirë, levitët ta shohin pjesën që mbetet njësoj si prodhimi i lëmit e i torkut. 31 Ti dhe familja jote mund t'i hani në çdo vend, sepse është paga juaj për shërbimin që kryeni në tendën e takimit. 32 Nëse i kushtoni më të mirat nuk do të bini në mëkat për shkak të tyre e nuk do t'i përdhosni kushtimet e shenjta të izraelitëve. E kështu nuk do të vdisni».
1 dixitque Dominus ad Aaron
tu et filii tui et domus patris tui tecum
portabitis iniquitatem sanctuarii
et tu et filii tui simul sustinebitis peccata sacerdotii vestri
2 sed et fratres tuos de tribu Levi et sceptro patris tui
sume tecum
praestoque sint et ministrent tibi
tu autem et filii tui ministrabitis in tabernaculo testimonii
3 excubabuntque Levitae ad praecepta tua et ad cuncta opera tabernaculi
ita dumtaxat ut ad vasa sanctuarii et altare non accedant
ne et illi moriantur et vos pereatis simul
4 sint autem tecum et excubent in custodiis tabernaculi
et in omnibus caerimoniis eius
alienigena non miscebitur vobis
5 excubate in custodia sanctuarii et in ministerio altaris
ne oriatur indignatio super filios Israhel
6 ego dedi vobis fratres vestros Levitas de medio filiorum Israhel
et tradidi donum Domino ut serviant in ministeriis tabernaculi eius
7 tu autem et filii tui custodite sacerdotium vestrum
et omnia quae ad cultum altaris pertinent et intra velum sunt
per sacerdotes administrabuntur
si quis externus accesserit occidetur
8 locutus est Dominus ad Aaron
ecce dedi tibi custodiam primitiarum mearum
omnia quae sanctificantur a filiis Israhel tibi tradidi
et filiis tuis
pro officio sacerdotali legitima sempiterna
9 haec ergo accipies de his quae sanctificantur et oblata sunt Domino
omnis oblatio et sacrificium
et quicquid pro peccato atque delicto redditur mihi
et cedet in sancta sanctorum
tuum erit et filiorum tuorum
10 in sanctuario comedes illud
mares tantum edent ex eo quia consecratum est tibi
11 primitias autem quas voverint et obtulerint filii Israhel
tibi dedi et filiis ac filiabus tuis iure perpetuo
qui mundus est in domo tua vescetur eis
12 omnem medullam olei et vini ac frumenti
quicquid offerunt primitiarum Domino tibi dedi
13 universa frugum initia quas gignit humus
et Domino deportantur
cedent in usus tuos
qui mundus est in domo tua vescetur eis
14 omne quod ex voto reddiderint filii Israhel tuum erit
15 quicquid primum erumpet e vulva cunctae carnis quam
offerunt Domino
sive ex hominibus sive de pecoribus fuerit tui iuris erit
ita dumtaxat ut pro hominis primogenito pretium accipias
et omne animal quod inmundum est redimi facias
16 cuius redemptio erit post unum mensem
siclis argenti quinque pondere sanctuarii
siclus viginti obolos habet
17 primogenitum autem bovis et ovis et caprae non facies redimi
quia sanctificata sunt Domino
sanguinem tantum eorum fundes super altare
et adipes adolebis in suavissimum odorem Domino
18 carnes vero in usum tuum cedent
sicut pectusculum consecratum et armus dexter tua erunt
19 omnes primitias sanctuarii quas offerunt filii Israhel Domino
tibi dedi et filiis ac filiabus tuis iure perpetuo
pactum salis est sempiternum coram Domino tibi
ac filiis tuis
20 dixitque Dominus ad Aaron
in terra eorum nihil possidebitis
nec habebitis partem inter eos
ego pars et hereditas tua in medio filiorum Israhel
21 filiis autem Levi dedi omnes decimas Israhelis in possessionem
pro ministerio quo serviunt mihi in tabernaculo foederis
22 ut non accedant ultra filii Israhel ad tabernaculum
nec committant peccatum mortiferum
23 solis filiis Levi mihi in tabernaculo servientibus
et portantibus peccata populi
legitimum sempiternum erit in generationibus vestris
nihil aliud possidebunt
24 decimarum oblatione contenti
quas in usus eorum et necessaria separavi
25 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
26 praecipe Levitis atque denuntia
cum acceperitis a filiis Israhel decimas quas dedi vobis
primitias earum offerte Domino
id est decimam partem decimae
27 ut reputetur vobis in oblationem primitivorum
tam de areis quam de torcularibus
28 et universis quorum accipitis primitias
offerte Domino et date Aaron sacerdoti
29 omnia quae offertis ex decimis
et in donaria Domini separatis
optima et electa erunt
30 dicesque ad eos
si praeclara et meliora quaeque obtuleritis ex decimis
reputabitur vobis quasi de area et torculari dederitis
primitias
31 et comedetis eas in omnibus locis vestris
tam vos quam familiae vestrae
quia pretium est pro ministerio quo servitis in tabernaculo testimonii
32 et non peccabitis super hoc egregia vobis et pinguia reservantes
ne polluatis oblationes filiorum Israhel et moriamini