Regjistrimi i popullsisë
1 Në ditën e parë të muajit të dytë, në vitin e dytë të daljes nga toka e Egjiptit, Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në tendën e takimit e i tha: 2 «Numërojeni tërë bashkësinë e Izraelit sipas klaneve e familjeve të etërve, duke shënuar një për një emrat e çdo mashkulli 3 që është njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë. Ti dhe Aroni shënojini sipas njësive ushtarake. 4 Me ju të jetë edhe prijësi i çdo fisi. 5 Këta janë emrat e tyre: nga fisi i Rubenit, Elicuri, biri i Shedeurit; 6 nga fisi i Simeonit, Shelumieli, biri i Curishadait; 7 nga fisi i Judës, Nahshoni, biri i Aminadabit; 8 nga fisi Isaharit, Netaneli, biri i Cuarit; 9 nga fisi i Zabulonit, Eliabi, biri i Helonit; 10 për bijtë e Jozefit: nga fisi i Efraimit, Elishamai, biri i Amihudit; nga fisi i Manaseut, Gamalieli, biri i Pedahcurit; 11 nga fisi i Benjaminit, Abidani, biri i Gideonit; 12 nga fisi i Danit, Ahiezeri, biri i Amishadait; 13 nga fisi i Asherit, Pagieli, biri i Okranit; 14 nga fisi i Gadit, Eliasafi, biri i Deuelit; 15 dhe nga fisi i Neftaliut, Ahirai, biri i Enanit».
16 Këta u përzgjodhën nga bashkësia e ishin prijës të fiseve përkatëse e kryetarë të shtëpive të Izraelit.
17 Moisiu e Aroni i morën me vete këta burra që ishin caktuar me emër. 18 Në ditën e parë të muajit të dytë, ata mblodhën tërë bashkësinë dhe shënuan, sipas klaneve e familjeve të etërve, emrat e kujtdo që ishte njëzet vjeç e sipër. 19 Atëherë Moisiu i shënoi në shkretëtirën e Sinait ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
20 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 21 dolën dyzet e gjashtë mijë e pesëqind. 22 Bijtë e Simeonit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 23 dolën pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind. 24 Bijtë e Gadit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 25 dolën dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë. 26 Bijtë e Judës, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 27 dolën shtatëdhjetë e katër mijë. 28 Bijtë e Isaharit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 29 dolën pesëdhjetë e katër mijë e katërqind. 30 Bijtë e Zabulonit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 31 dolën pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind. 32 Bijtë e Jozefit, nga bijtë e Efraimit sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 33 dolën dyzet mijë e pesëqind. 34 Nga bijtë e Manaseut, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 35 dolën tridhjetë e dy mijë e dyqind. 36 Bijtë e Benjaminit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 37 dolën tridhjetë e pesë mijë e katërqind. 38 Bijtë e Danit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 39 dolën gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind. 40 Bijtë e Asherit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 41 dolën dyzet e një mijë e pesëqind. 42 Bijtë e Neftaliut, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 43 dolën pesëdhjetë e tre mijë e katërqind. 44 Ky është regjistri që u përpilua nga Moisiu, Aroni dhe prijësit e Izraelit. Ata ishin dymbëdhjetë, një përfaqësues për çdo fis. 45 Numri i tërë izraelitëve, sipas familjeve të etërve, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 46 doli gjashtëqind e tri mijë e pesëqind e pesëdhjetë.
47 Fisi i levitëve nuk u regjistrua bashkë me ta, 48 sepse Zoti i kishte thënë Moisiut: 49 «Mos e numëro fisin e Levit e mos e përfshi në numërimin e izraelitëve. 50 Ata caktoji përgjegjës për tendën e dëshmisë dhe për gjithçka që është në të. Ata do të mbartin tendën dhe tërë enët përkatëse. Do të shërbejnë në tendë e do të banojnë përreth saj. 51 Kur tenda të ngrihet për udhë apo të ngulet në fushim, do të jenë levitët ata që do ta bëjnë gati. Kushdo tjetër që i afrohet do të vdesë.
52 Izraelitët të fushojnë sipas fushimeve dhe njësive të veta. 53 Ndërsa levitët të fushojnë përreth tendës së dëshmisë, që ta ruajnë atë e që zemërimi i Zotit të mos ndizet kundër bashkësisë së izraelitëve». 54 Izraelitët bënë gjithçka ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
1 Locutusque est Dominus ad Mosen in deserto Sinai
in tabernaculo foederis
prima die mensis secundi
anno altero egressionis eorum ex Aegypto dicens
2 tollite summam universae congregationis filiorum Israhel
per cognationes et domos suas et nomina singulorum
quicquid sexus est masculini
3 a vicesimo anno et supra omnium virorum fortium ex Israhel
et numerabitis eos per turmas suas tu et Aaron
4 eruntque vobiscum principes tribuum ac domorum in cognationibus suis
5 quorum ista sunt nomina
de Ruben Elisur filius Sedeur
6 de Symeon Salamihel filius Surisaddai
7 de Iuda Naasson filius Aminadab
8 de Isachar Nathanahel filius Suar
9 de Zabulon Heliab filius Helon
10 filiorum autem Ioseph
de Ephraim Helisama filius Ammiud
de Manasse Gamalihel filius Phadassur
11 de Beniamin Abidan filius Gedeonis
12 de Dan Ahiezer filius Amisaddai
13 de Aser Phegihel filius Ochran
14 de Gad Heliasaph filius Duhel
15 de Nepthali Ahira filius Henan
16 hii nobilissimi principes multitudinis
per tribus et cognationes suas et capita exercitus Israhel
17 quos tulerunt Moses et Aaron cum omni vulgi multitudine
18 et congregaverunt primo die mensis secundi
recensentes eos per cognationes et domos ac familias et capita et
nomina singulorum
a vicesimo anno et supra
19 sicut praeceperat Dominus Mosi
numeratique sunt in deserto Sinai
20 de Ruben primogenito Israhelis
per generationes et familias ac domos suas et nomina capitum singulorum
omne quod sexus est masculini a vicesimo anno et supra
procedentium ad bellum
21 quadraginta sex milia quingenti
22 de filiis Symeon per generationes et familias ac domos cognationum
suarum
recensiti sunt per nomina et capita singulorum
omne quod sexus est masculini a vicesimo anno et supra
procedentium ad bellum
23 quinquaginta novem milia trecenti
24 de filiis Gad per generationes et familias ac domos cognationum suarum
recensiti sunt per nomina singulorum a viginti annis et supra
omnes qui ad bella procederent
25 quadraginta quinque milia sescenti quinquaginta
26 de filiis Iuda per generationes et familias ac domos cognationum suarum
per nomina singulorum a vicesimo anno et supra
omnes qui poterant ad bella procedere
27 recensiti sunt septuaginta quattuor milia sescenti
28 de filiis Isachar per generationes et familias ac domos cognationum
suarum
per nomina singulorum a vicesimo anno et supra
omnes qui ad bella procederent
29 recensiti sunt quinquaginta quattuor milia quadringenti
30 de filiis Zabulon per generationes et familias ac domos cognationum
suarum
recensiti sunt per nomina singulorum a vicesimo anno et supra
omnes qui poterant ad bella procedere
31 quinquaginta septem milia quadringenti
32 de filiis Ioseph filiorum Ephraim
per generationes et familias ac domos cognationum
suarum
recensiti sunt per nomina singulorum a vicesimo anno et supra
omnes qui poterant ad bella procedere
33 quadraginta milia quingenti
34 porro filiorum Manasse
per generationes et familias ac domos cognationum suarum
recensiti sunt per nomina singulorum
a viginti annis et supra
omnes qui poterant ad bella procedere
35 triginta duo milia ducenti
36 de filiis Beniamin per generationes et familias ac domos cognationum
suarum
recensiti sunt nominibus singulorum a vicesimo anno et supra
omnes qui poterant ad bella procedere
37 triginta quinque milia quadringenti
38 de filiis Dan per generationes et familias ac domos cognationum suarum
recensiti sunt nominibus singulorum a vicesimo anno et supra
omnes qui poterant ad bella procedere
39 sexaginta duo milia septingenti
40 de filiis Aser per generationes et familias ac domos cognationum suarum
recensiti sunt per nomina singulorum a vicesimo anno et supra
omnes qui poterant ad bella procedere
41 quadraginta milia et mille quingenti
42 de filiis Nepthali per generationes et familias ac domos cognationum
suarum
recensiti sunt nominibus singulorum a vicesimo anno et supra
omnes qui poterant ad bella procedere
43 quinquaginta tria milia quadringenti
44 hii sunt quos numeraverunt Moses et Aaron et duodecim
principes Israhel
singulos per domos cognationum suarum
45 fueruntque omnes filiorum Israhel
per domos et familias suas a vicesimo anno et supra
qui poterant ad bella procedere
46 sescenta tria milia virorum quingenti quinquaginta
47 Levitae autem in tribu familiarum suarum non sunt numerati
cum eis
48 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
49 tribum Levi noli numerare
neque ponas summam eorum cum filiis Israhel
50 sed constitue eos super tabernaculum testimonii
cuncta vasa eius et quicquid ad caerimonias pertinet
ipsi portabunt tabernaculum et omnia utensilia eius
et erunt in ministerio
ac per gyrum tabernaculi metabuntur
51 cum proficiscendum fuerit deponent Levitae tabernaculum
cum castra metanda erigent
quisquis externorum accesserit occidetur
52 metabuntur autem castra filii Israhel
unusquisque per turmas et cuneos atque exercitum suum
53 porro Levitae per gyrum tabernaculi figent tentoria
ne fiat indignatio super multitudinem filiorum Israhel
et excubabunt in custodiis tabernaculi testimonii
54 fecerunt ergo filii Israhel iuxta omnia quae praeceperat Dominus Mosi