Ushqimi i katër mijë vetave
(Mt 15.32-39)
1 Ato ditë u mblodh përsëri një turmë e madhe e meqë nuk kishin ç'të hanin, Jezui i thirri pranë vetes dishepujt e u tha: 2 «Më dhimbset turma, se kanë tri ditë që rrinë me mua e nuk kanë asgjë për të ngrënë. 3 Nëse i nis në shtëpi të uritur, do të mbeten rrugës dhe disa prej tyre kanë ardhur nga larg». 4 Por dishepujt iu përgjigjën: «E si mund t'i ngopim me bukë këta njerëz këtu në shkretëtirë?». 5 Jezui i pyeti: «Sa bukë keni?». Ata iu përgjigjën: «Shtatë».
6 Ai e urdhëroi turmën të ulej përdhe, mori shtatë bukët, tha lutjen e falënderimit, i theu, ua dha dishepujve t'i shtronin dhe ata ia shtruan turmës. 7 Kishin edhe ca peshq të vegjël dhe, pasi i bekoi, u tha dishepujve t'i shtronin edhe këto. 8 Ata hëngrën e u ngopën dhe mblodhën copat e mbetura. U mbushën shtatë shporta. 9 Aty ishin gjithsej rreth katër mijë veta. Pastaj Jezui i shpërndau.
10 Ai hipi menjëherë në varkë bashkë me dishepujt e shkoi në krahinën e Dalmanutës.
Një shenjë
(Mt 16.1-4)
11 Atëherë erdhën farisenjtë e filluan të diskutonin me të. Ata i kërkonin një shenjë nga qielli për ta vënë në provë. 12 Jezui psherëtiu thellë e tha: «Përse kjo brezni kërkon një shenjë? Me të vërtetë po ju them se kësaj breznie nuk do t'i jepet asnjë shenjë». 13 Pastaj u largua prej tyre, hipi në varkë dhe kaloi në bregun tjetër.
Tharmi i farisenjve dhe i Herodit
(Mt 16.5-12)
14 Dishepujt kishin harruar të merrnin bukë. Në varkë kishin vetëm një bukë. 15 Jezui i porositi: «Kini kujdes e ruhuni nga tharmi i farisenjve e nga tharmi i Herodit». 16 Por ata i thanë njëri-tjetrit: «Flet kështu, se nuk kemi bukë me vete». 17 Jezui e dinte këtë gjë e u tha: «Çfarë po thoni? Se nuk keni bukë? Nuk kuptoni e nuk merrni vesh? A ju është ngurtësuar zemra? 18 Keni sy e nuk shikoni? Keni veshë e nuk dëgjoni? Nuk ju kujtohet vallë 19 kur theva pesë bukët për pesë mijë veta? Sa shporta plot me copa mblodhët?». Ata i thanë: «Dymbëdhjetë». 20 «Po kur theva shtatë bukët për katër mijë veta? Sa shporta plot me copa mblodhët?». Ata i thanë: «Shtatë». 21 Ai u tha: «Ende nuk kuptoni?».
I verbri nga Betsaida
22 Pastaj arritën në Betsaidë, ku i sollën një të verbër e iu lutën ta prekte. 23 Ai e mori të verbrin për dore, e nxori jashtë fshatit, pështyu në sytë e tij, i vuri duart dhe e pyeti: «A sheh gjë?». 24 Ai ngriti sytë e tha: «Shoh njerëzit që duken si pemë që ecin». 25 Jezui ia vuri përsëri duart mbi sy. I verbri filloi të shihte, u shërua e shikonte gjithçka qartë. 26 Jezui e dërgoi në shtëpi e i tha: «Mos hyr fare në fshat ».
Pohimi i Pjetrit
(Mt 16.13-20Lk 9.18-21)
27 Pastaj Jezui shkoi bashkë me dishepujt e tij në fshatin e Cezaresë së Filipisë dhe, gjatë rrugës, i pyeti dishepujt: «Kush thonë njerëzit se jam unë?». 28 Ata iu përgjigjën: «Disa thonë se je Gjon Pagëzori, të tjerë se je Elia e të tjerë se je njëri nga profetët». 29 Dhe ai i pyeti: «Po ju, kush thoni se jam unë?».
Pjetri iu përgjigj: «Ti je Krishti». 30 Jezui i urdhëroi rreptësisht të mos i tregonin askujt për të.
Paralajmërimi i parë i Pashkës
(Mt 16.21-28Lk 9.22-27)
31 Ai filloi t'i mësonte se Biri i njeriut duhej të vuante shumë dhe se nuk do të pranohej nga pleqtë, kryepriftërinjtë e shkruesit. Pastaj do ta vrisnin, por pas tri ditësh do të ngjallej. 32 Ai ua tha haptas këto fjalë. Atëherë Pjetri e mori mënjanë e filloi ta qortojë. 33 Por Jezui u kthye, pa nga dishepujt dhe e qortoi Pjetrin e i tha: «Largohu prej meje, Satan, se nuk mendon sipas Perëndisë, por sipas njerëzve».
34 Dhe thirri pranë vetes turmën bashkë me dishepujt e u tha: «Kush dëshiron të vijë pas meje, le të mohojë veten, të marrë kryqin e vet e të më ndjekë. 35 Sepse kushdo që dëshiron ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë atë dhe kushdo që e humbet jetën e vet për shkakun tim e të ungjillit, do ta shpëtojë atë. 36 Ç'dobi do të kishte njeriu po të fitonte mbarë botën, por të humbte jetën e vet? 37 Çfarë do të jepte njeriu në këmbim të jetës së vet? 38 Nëse dikush ka turp për mua e për fjalët e mia para kësaj breznie të pafe e mëkatare, po ashtu do të ketë turp për ta edhe Biri i njeriut kur të vijë me engjëjt e shenjtë në lavdinë e Atit të tij».
1 in illis diebus iterum cum turba multa esset
nec haberent quod manducarent
convocatis discipulis ait illis
2 misereor super turba quia ecce iam triduo sustinent me
nec habent quod manducent
3 et si dimisero eos ieiunos in domum suam deficient in via
quidam enim ex eis de longe venerunt
4 et responderunt ei discipuli sui
unde istos poterit quis hic
saturare panibus in solitudine
5 et interrogavit eos quot panes habetis
qui dixerunt septem
6 et praecepit turbae discumbere supra terram
et accipiens septem panes gratias agens fregit
et dabat discipulis suis ut adponerent
et adposuerunt turbae
7 et habebant pisciculos paucos
et ipsos benedixit et iussit adponi
8 et manducaverunt et saturati sunt
et sustulerunt quod superaverat de fragmentis septem sportas
9 erant autem qui manducaverunt quasi quattuor milia
et dimisit eos
10 et statim ascendens navem
cum discipulis suis venit in partes Dalmanutha
11 Et exierunt Pharisaei et coeperunt conquirere cum eo
quaerentes ab illo signum de caelo temptantes eum
12 et ingemescens spiritu ait
Quid generatio ista quaerit signum
amen dico vobis si dabitur generationi isti signum
13 et dimittens eos ascendens iterum abiit trans fretum
14 et obliti sunt sumere panes
et nisi unum panem non habebant secum in navi
15 Et praecipiebat eis dicens
videte cavete a fermento Pharisaeorum et fermento Herodis
16 Et cogitabant ad alterutrum dicentes quia panes non habemus
17 quo cognito Iesus ait illis
quid cogitatis quia panes non habetis
nondum cognoscitis nec intellegitis
adhuc caecatum habetis cor vestrum
18 oculos habentes non videtis et aures habentes non auditis
nec recordamini
19 quando quinque panes fregi in quinque milia
et quot cofinos fragmentorum plenos sustulistis
dicunt ei duodecim
20 quando et septem panes in quattuor milia
quot sportas fragmentorum tulistis
et dicunt ei septem
21 et dicebat eis quomodo nondum intellegitis
22 Et veniunt Bethsaida
et adducunt ei caecum et rogabant eum ut illum tangeret
23 et adprehendens manum caeci eduxit eum extra vicum
et expuens in oculos eius inpositis manibus suis
interrogavit eum si aliquid videret
24 et aspiciens ait video homines velut arbores ambulantes
25 deinde iterum inposuit manus super oculos eius et coepit videre
et restitutus est ita ut videret clare omnia
26 et misit illum in domum suam dicens vade in domum tuam
et si in vicum introieris nemini dixeris
27 Et egressus est Iesus et discipuli eius in castella Caesareae
Philippi
et in via interrogabat discipulos suos dicens eis
quem me dicunt esse homines
28 qui responderunt illi dicentes Iohannem Baptistam
alii Heliam alii vero quasi unum de prophetis
29 tunc dicit illis vos vero quem me dicitis esse
respondens Petrus ait ei tu es Christus
30 Et comminatus est eis ne cui dicerent de illo
31 et coepit docere illos
quoniam oportet Filium hominis multa pati
et reprobari a senioribus et a summis sacerdotibus et scribis
et occidi et post tres dies resurgere
32 et palam verbum loquebatur
Et adprehendens eum Petrus coepit increpare eum
33 qui conversus et videns discipulos suos comminatus est Petro dicens
vade retro me Satana
quoniam non sapis quae Dei sunt sed quae sunt hominum
34 Et convocata turba cum discipulis suis dixit eis
si quis vult post me sequi deneget se ipsum
et tollat crucem suam et sequatur me
35 qui enim voluerit animam suam salvam facere perdet eam
qui autem perdiderit animam suam propter me et evangelium
salvam eam faciet
36 quid enim proderit homini si lucretur mundum totum
et detrimentum faciat animae suae
37 aut quid dabit homo commutationem pro anima sua
38 Qui enim me confusus fuerit et mea verba
in generatione ista adultera et peccatrice
et Filius hominis confundetur eum
cum venerit in gloria Patris sui cum angelis sanctis
39 Et dicebat illis amen dico vobis
quia sunt quidam de hic stantibus qui non gustabunt mortem
donec videant regnum Dei veniens in virtute