Tradita e të parëve
(Mt 15.1-20)
1 Farisenjtë e shkruesit që kishin ardhur nga Jerusalemi u mblodhën pranë tij. 2 Ata panë disa prej dishepujve të tij që po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara . 3 Farisenjtë dhe të gjithë judenjtë nuk hanë pa i larë duart me kujdes deri në bërryl, sipas traditës së të parëve 4 dhe, pasi kthehen nga tregu , nuk hanë pa u larë. Janë edhe shumë gjëra të tjera, që sipas traditës duhet t'i ruajnë, si larje gotash, brokash, enësh bakri e shtretërish.
5 Prandaj farisenjtë e shkruesit e pyetën: «Pse dishepujt e tu nuk ndjekin traditën e të parëve, por hanë bukë me duar të palara?». 6 Por ai u tha: «Hipokritë! Mirë profetizoi Isaia për ju kur shkroi:
ky popull më nderon me buzë,
por zemrat e tyre janë larg meje.
7 Më kot më nderojnë,
përderisa japin si mësim të Zotit
urdhrat e njerëzve.
8 Ju lini pas dore urdhërimin e Perëndisë për t'iu përmbajtur traditës së njerëzve ». 9 Dhe u tha: «Ju shpërfillni pa të keq urdhërimin e Perëndisë, për të mbajtur traditën tuaj. 10 Në të vërtetë Moisiu ka thënë: ndero atin tënd e nënën tënde dhe kush flet keq për të atin e të ëmën, të dënohet me vdekje. 11 Por ju thoni: “Nëse dikush i thotë të atit apo të ëmës se ndihmën që do t'ju jepja po e bëj korban, ‘që do të thotë dhuratë për Perëndinë’, 12 atëherë ai është i çliruar nga detyrimi për të ndihmuar të atin apo të ëmën”. 13 Kështu, ju shfuqizoni fjalën e Perëndisë me anë të traditës që keni trashëguar. Ju bëni edhe shumë gjëra të ngjashme me këto».
14 Jezui e thirri sërish turmën pranë vetes e tha: «Dëgjomëni të gjithë e merrni vesh! 15-16 Njeriun nuk mund ta ndotë asgjë që hyn tek ai nga jashtë, por e ndotin ato që dalin prej tij ».
17 Kur u nda nga turma e hyri në shtëpinë ku po rrinin, dishepujt e pyetën për shëmbëlltyrën. 18 Ai u tha: «As ju nuk e keni kuptuar? A nuk e kuptoni se njeriun nuk mund ta ndotë çfarë hyn tek ai nga jashtë, 19 se nuk hyn në zemër, por në bark e pastaj jashtëqitet?». Kështu Jezui i shpalli të pastra të gjitha ushqimet. 20 Dhe vazhdoi: «Çfarë del prej njeriut është ajo që e ndot njeriun, 21 se prej zemrës së njeriut dalin mendimet e liga, kurvëritë, vjedhjet, vrasjet, 22 tradhtitë bashkëshortore, grykësitë, ligësitë, dinakëria, fëlligështia, smira, fyerjet, mburrja e marrëzia. 23 Të gjitha këto gjëra dalin nga brenda dhe e ndotin njeriun».
Besimi i gruas sirofenikase
(Mt 15.21-28)
24 Jezui u nis prej aty e shkoi në krahinën e Tirit . Ai hyri në një shtëpi dhe kjo nuk mundi të mbetej e fshehtë, megjithëse Jezui nuk donte që të merrej vesh. 25 Menjëherë një grua, bija e së cilës ishte e pushtuar nga një shpirt i ndyrë, dëgjoi të flitej për të dhe erdhi e i ra ndër këmbë. 26 Kjo grua ishte helene, me prejardhje sirofenikase, dhe i lutej të dëbonte djallin prej së bijës. 27 Dhe ai i tha: «Le të ngopen fëmijët më parë, se nuk është mirë të marrësh bukën e fëmijëve e t'ua hedhësh qenve». 28 Ajo u përgjigj: «Zot, edhe qentë nën tryezë hanë thërrimet e fëmijëve!». 29 Atëherë ai i tha: «Për hir të fjalëve që the, shko! Djalli ka dalë prej bijës sate». 30 Ajo u kthye në shtëpi dhe e gjeti fëmijën të shtrirë në shtrat. Djalli kishte dalë.
Shërimi i shurdhmemecit
31 Pastaj, ndërsa po kthehej nga krahina e Tirit, shkoi nëpër Sidon drejt liqenit të Galilesë, përmes krahinës së Dekapojës. 32 Aty i sollën një të shurdhët që fliste me vështirësi e iu lutën të vinte duart mbi të. 33 Si e ndau veç nga turma, ia vuri gishtat në veshë. Pastaj ia preku gjuhën me pështymë, 34 ngriti sytë drejt qiellit, psherëtiu e i tha: «Effatha!», që do të thotë «Hapu!». 35 Menjëherë atij iu hapën veshët, iu zgjidh gjuha e filloi të fliste rrjedhshëm.
36 Jezui i porositi që të mos i tregonin askujt, por sa më shumë i porosiste, aq më shumë e shpallnin 37 dhe, të mrekulluar tej mase, thoshin: «Të gjitha gjërat i ka bërë mirë. Ai i bën të shurdhët të dëgjojnë e memecët të flasin».
1 Et conveniunt ad eum Pharisaei et quidam de scribis
venientes ab Hierosolymis
2 et cum vidissent quosdam ex discipulis eius
communibus manibus id est non lotis manducare panes vituperaverunt
3 Pharisaei enim et omnes Iudaei
nisi crebro lavent manus non manducant
tenentes traditionem seniorum
4 et a foro nisi baptizentur non comedunt
et alia multa sunt quae tradita sunt illis servare
baptismata calicum et urceorum et aeramentorum et lectorum
5 Et interrogant eum Pharisaei et scribae
quare discipuli tui non ambulant iuxta traditionem seniorum
sed communibus manibus manducant panem
6 at ille respondens dixit eis
bene prophetavit Esaias de vobis hypocritis sicut scriptum est
populus hic labiis me honorat cor autem eorum longe est a me
7 in vanum autem me colunt
docentes doctrinas praecepta hominum
8 relinquentes enim mandatum Dei
tenetis traditionem hominum
baptismata urceorum et calicum et alia similia his facitis multa
9 et dicebat illis bene irritum facitis praeceptum Dei
ut traditionem vestram servetis
10 Moses enim dixit honora patrem tuum et matrem tuam
et qui maledixerit patri aut matri morte moriatur
11 vos autem dicitis
si dixerit homo patri aut matri
corban quod est donum quodcumque ex me tibi profuerit
12 et ultra non dimittitis eum quicquam facere patri suo aut matri
13 rescindentes verbum Dei per traditionem vestram quam
tradidistis
et similia huiusmodi multa facitis
14 et advocans iterum turbam dicebat illis
audite me omnes et intellegite
15 nihil est extra hominem introiens in eum
quod possit eum coinquinare
sed quae de homine procedunt
illa sunt quae communicant hominem
16 si quis habet aures audiendi audiat
17 Et cum introisset in domum a turba
interrogabant eum discipuli eius parabolam
18 et ait illis sic et vos inprudentes estis
non intellegitis quia omne extrinsecus introiens in hominem non potest
eum communicare
19 quia non introit in cor eius
sed in ventrem
et in secessum exit purgans omnes escas
20 dicebat autem
quoniam quae de homine exeunt illa communicant hominem
21 ab intus enim de corde hominum cogitationes malae
procedunt
adulteria fornicationes homicidia
22 furta avaritiae nequitiae
dolus inpudicitia oculus malus
blasphemia superbia stultitia
23 omnia haec mala ab intus procedunt et communicant hominem
24 et inde surgens abiit in fines Tyri et Sidonis
et ingressus domum neminem voluit scire et non potuit latere
25 mulier enim statim ut audivit de eo
cuius habebat filia spiritum inmundum
intravit et procidit ad pedes eius
26 erat autem mulier gentilis Syrophoenissa genere
Et rogabat eum ut daemonium eiceret de filia eius
27 qui dixit illi sine prius saturari filios
non est enim bonum sumere panem filiorum et mittere canibus
28 at illa respondit et dicit ei utique Domine
nam et catelli sub mensa comedunt de micis puerorum
29 et ait illi
propter hunc sermonem vade exiit daemonium de filia tua
30 et cum abisset domum suam
invenit puellam iacentem supra lectum et daemonium exisse
31 Et iterum exiens de finibus Tyri
venit per Sidonem ad mare Galilaeae inter medios fines Decapoleos
32 et adducunt ei surdum et mutum
et deprecantur eum ut inponat illi manum
33 et adprehendens eum de turba seorsum
misit digitos suos in auriculas
et expuens tetigit linguam eius
34 et suspiciens in caelum ingemuit et ait illi
eppheta quod est adaperire
35 et statim apertae sunt aures eius
et solutum est vinculum linguae eius et loquebatur recte
36 et praecepit illis ne cui dicerent
Quanto autem eis praecipiebat tanto magis plus praedicabant
37 et eo amplius admirabantur dicentes
Bene omnia fecit et surdos facit audire et mutos loqui