Hyrja ngadhënjimtare në Jerusalem
(Mt 21.1-11Lk 19.28-40Gjn 12.12-19)1 Kur iu afruan Jerusalemit, pranë Betfagës e Betanisë, afër malit të Ullinjve, Jezui dërgoi dy prej dishepujve 2 e u tha: «Shkoni në fshatin përballë e sapo të hyni, do të gjeni të lidhur një kërriç mbi të cilin nuk ka hipur ende askush. Zgjidheni e silleni! 3 Nëse dikush ju thotë: “Ç'po bëni?”, i thoni: “Zoti ka nevojë për të e do t'jua kthejë përsëri”». 4 Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere, përjashta në rrugë, dhe e zgjidhën. 5 Disa njerëz që po rrinin aty u thanë: «Përse po e zgjidhni kërriçin?». 6 Dy dishepujt u përgjigjën siç u kishte thënë Jezui dhe ata i lejuan. 7 Pastaj e sollën kërriçin te Jezui, i hodhën përsipër rrobat e tyre dhe Jezui u ul mbi të. 8 Shumë veta shtruan në rrugë rrobat e tyre, ndërsa të tjerë shtruan degë të këputura nëpër fusha. 9 Ata që ecnin përpara tij dhe ata pas tij, thërrisnin:
«Hosana! Bekuar qoftë ai,
që vjen në emër të Zotit!
10 Bekuar qoftë mbretëria që vjen,
mbretëria e Davidit, atit tonë!
Hosana në lartësitë e qiejve!».
11 Jezui hyri në Jerusalem e shkoi në tempull. Ai vështroi gjithçka rreth e rrotull dhe meqenëse tashmë ishte vonë, doli për të shkuar në Betani bashkë me të dymbëdhjetët.
Mallkimi i fikut
(Mt 21.18-19)12 Të nesërmen, pasi u kthyen nga Betania, Jezuin e mori uria. 13 Nga larg pa një fik që kishte gjethe e shkoi të shihte nëse do të gjente ndonjë fryt. Kur iu afrua, nuk gjeti asgjë përveç gjetheve, se nuk ishte koha e fiqve. 14 Atëherë i tha fikut: «Mos ngrëntë njeri kurrë fryt prej teje!». Dhe dishepujt e dëgjuan.
Pastrimi i tempullit
(Mt 21.12-17Lk 19.45-48Gjn 2.13-22)15 Kur arritën në Jerusalem, Jezui hyri në tempull e nisi të dëbonte ata që shisnin e blinin aty. Pastaj përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe tryezat e tregtarëve të pëllumbave 16 e s'lejonte njeri të mbartte sende nëpër tempull. 17 Jezui i mësonte e u thoshte: «A nuk është shkruar:
shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje
për të gjitha kombet.
Por ju e keni bërë shpellë kusarësh».
18 Kryepriftërinjtë e shkruesit dëgjuan për këtë dhe kërkonin sesi ta vrisnin. Në të vërtetë e kishin frikë, sepse tërë turma mahnitej me mësimin e tij.
19 Kur ra muzgu, ata dolën nga qyteti.
Fiku i tharë
(Mt 21.20-22)20 Në mëngjes, ndërsa po kalonin andej, panë fikun të tharë që në rrënjë. 21 Pjetri u kujtua e i tha Jezuit: «Mësues, shiko! Fiku që mallkove është tharë». 22 Jezui u tha: «Kini besim në Perëndinë! 23 Me të vërtetë po ju them se nëse dikush i thotë këtij mali “ngrihu e hidhu në det” dhe nuk ka dyshime në zemër, por beson se ajo që thotë do të ndodhë, kështu do të bëhet. 24 Prandaj po ju them se çfarëdo që të kërkoni në lutje, besoni se do ta merrni e kështu do të bëhet. 25-26 Dhe kur ngriheni për t'u lutur, nëse keni diçka kundër dikujt, faleni atë, që edhe Ati juaj që është në qiell t'jua falë paudhësitë tuaja ».
Pushteti i Jezuit
(Mt 21.23-27Lk 20.1-8)27 Kur erdhën përsëri në Jerusalem, Jezui po ecte në tempull dhe kryepriftërinjtë, shkruesit e pleqtë iu afruan 28 e i thanë: «Me ç'pushtet i bën këto gjëra? Kush ta ka dhënë këtë pushtet që t'i bësh këto gjëra?». 29 Jezui u tha: «Unë do t'ju bëj vetëm një pyetje. Përgjigjmuni e do t'ju tregoj me ç'pushtet i bëj këto gjëra. 30 Pagëzimi i Gjonit, vinte prej qiellit apo prej njerëzve? Përgjigjmuni!». 31 Atëherë ata i thanë njëri-tjetrit: «Po të themi “prej qiellit”, do të na thotë: “Pse nuk i besuat atij?”. 32 Po sikur të themi “prej njerëzve”». Por kishin frikë nga turma, se të gjithë e mbanin Gjonin për profet të vërtetë. 33 Prandaj i thanë Jezuit: «Nuk e dimë». Dhe Jezui u tha: «As unë nuk ju them se me ç'pushtet i bëj këto gjëra».
1 Et cum adpropinquarent Hierosolymae et Bethaniae ad montem Olivarum
mittit duos ex discipulis suis
2 et ait illis
ite in castellum quod est contra vos
et statim introeuntes illuc invenietis pullum ligatum
super quem nemo adhuc hominum sedit
solvite illum et adducite
3 et si quis vobis dixerit quid facitis
dicite quia Domino necessarius est
et continuo illum dimittet huc
4 Et abeuntes invenerunt pullum ligatum ante ianuam foris in bivio
et solvunt eum
5 et quidam de illic stantibus dicebant illis
quid facitis solventes pullum
6 qui dixerunt eis sicut praeceperat illis Iesus
et dimiserunt eis
7 et duxerunt pullum ad Iesum
et inponunt illi vestimenta sua
et sedit super eo
8 multi autem vestimenta sua straverunt in via
alii autem frondes caedebant de arboribus et sternebant in via
9 Et qui praeibant et qui sequebantur clamabant dicentes
osanna benedictus qui venit in nomine Domini
10 benedictum quod venit regnum patris nostri David
osanna in excelsis
11 Et introivit Hierosolyma in templum
et circumspectis omnibus
cum iam vespera esset hora
exivit in Bethania cum duodecim
12 et alia die cum exirent a Bethania esuriit
13 cumque vidisset a longe ficum habentem folia
venit si quid forte inveniret in ea
et cum venisset ad eam nihil invenit praeter folia
non enim erat tempus ficorum
14 et respondens dixit ei
iam non amplius in aeternum quisquam fructum ex te
manducet
et audiebant discipuli eius
15 Et veniunt Hierosolymam
et cum introisset templum
coepit eicere vendentes et ementes in templo
et mensas nummulariorum et cathedras vendentium columbas evertit
16 et non sinebat ut quisquam vas transferret per
templum
17 et docebat dicens eis non scriptum est
quia domus mea domus orationis vocabitur omnibus gentibus
vos autem fecistis eam speluncam latronum
18 Quo audito principes sacerdotum et scribae quaerebant
quomodo eum perderent
timebant enim eum
quoniam universa turba admirabatur super doctrina eius
19 Et cum vespera facta esset egrediebatur de civitate
20 et cum mane transirent viderunt ficum aridam factam a radicibus
21 et recordatus Petrus dicit ei
rabbi ecce ficus cui maledixisti aruit
22 Et respondens Iesus ait illis habete fidem Dei
23 amen dico vobis
quicumque dixerit huic monti tollere et
mittere in mare
et non haesitaverit in corde suo
sed crediderit quia quodcumque dixerit fiat fiet ei
24 Propterea dico vobis
omnia quaecumque orantes petitis
credite quia accipietis et veniet vobis
25 Et cum stabitis ad orandum
dimittite si quid habetis adversus aliquem
ut et Pater vester qui in caelis est dimittat vobis peccata vestra
26 quod si vos non dimiseritis
nec Pater vester qui in caelis est dimittet vobis peccata vestra
27 Et veniunt rursus Hierosolymam
et cum ambularet in templo
accedunt ad eum summi sacerdotes et scribae et seniores
28 et dicunt illi in qua potestate haec facis
et quis tibi dedit hanc potestatem ut ista facias
29 Iesus autem respondens ait illis
interrogabo vos et ego unum verbum
et respondete mihi et dicam vobis in qua potestate haec faciam
30 baptismum Iohannis de caelo erat an ex hominibus
respondete mihi
31 at illi cogitabant secum dicentes
si dixerimus de caelo
dicet quare ergo non credidistis ei
32 sed dicemus ex hominibus
timebant populum
omnes enim habebant Iohannem quia vere propheta esset
33 et respondentes dicunt Iesu nescimus
respondens Iesus ait illis
neque ego dico vobis in qua potestate haec faciam