Vaji dhe buka e paraqitjes
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Urdhëroji izraelitët të të sjellin vaj të pastër ulliri të shtrydhur, që llamba e shandanit të jetë e ndezur përherë. 3 Aroni ta ndezë para Zotit nga mbrëmja deri në mëngjes në tendën e takimit, para velit që ndan dëshminë. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë. 4 Aroni të kujdeset për llambat mbi shandanin e artë, që të ndriçojnë përherë para Zotit.
5 Merr mandej majë mielli e piq dymbëdhjetë kuleç. Çdo kulaç të jetë gjashtë kilogramë. 6 Vendosi në dy radhë me nga gjashtë mbi tryezën e pastër para Zotit. 7 Mbi çdo radhë vendos temjan të pastër, i cili do të jetë përkujtim për bukën e do të kushtohet si fli zjarri para Zotit. 8 Këto bukë të vendosen përherë para Zotit, çdo të shtunë. Izraelitët t'i sjellin si besëlidhje të amshuar. 9 Ato i përkasin Aronit e bijve të tij. T'i hanë në vendin e shenjtë, sepse për ta ato janë shumë të shenjta dhe pjesë e flive të zjarrit për Zotin. Ky është rregull i përhershëm».
Fyerja ndaj Zotit
10 Një herë, biri i një gruaje izraelite dhe i një burri egjiptian doli mes izraelitëve e u grind me të birin e një gruaje izraelite dhe të një burri izraelit. 11 I biri i izraelites fyeu e mallkoi emrin e Zotit. Atëherë e çuan te Moisiu. E ëma e tij quhej Shelomita dhe ajo ishte bija e Dibriut, prej fisit të Danit. 12 Të birin ia vunë nën rojë, derisa t'u dëftehej vullneti i Zotit.
13 Atëherë Zoti i tha Moisiut: 14 «Nxirreni jashtë fushimit atë që më fyeu. Të gjithë ata që e dëgjuan t'i vënë duart mbi kokën e tij dhe tërë bashkësia ta vrasë me gurë. 15 Ndërsa izraelitëve thuaju: kush fyen Perëndinë e vet, të mbajë peshën e mëkatit të vet. 16 Kush shan emrin e Zotit, të dënohet me vdekje. Bashkësia të vrasë me gurë të huajin, edhe vendasin. Kush shan emrin e Zotit, të vritet. 17 Kush merr jetë njeriu, të vritet. 18 Kush vret një kafshë, ta shpaguajë; jetë për jetë. 19 Atij që i shkakton plagë të afërtit, siç bëri t'i bëhet; 20 thyerje për thyerje, sy për sy, dhëmb për dhëmb. Çfarë plage i shkaktoi tjetrit, t'i bëhet edhe atij. 21 Kush vret një kafshë, ta shpaguajë, por kush vret një njeri, të vritet. 22 Mbani të njëjtin rregull për të huajin dhe për vendasin, sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj».
23 Moisiu foli me izraelitët dhe ata e nxorën jashtë fushimit atë që kishte fyer Zotin dhe e vranë me gurë. Izraelitët bënë siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
1 et locutus est Dominus ad Mosen dicens
2 praecipe filiis Israhel
ut adferant tibi oleum de olivis purissimum ac lucidum
ad concinnandas lucernas iugiter
3 extra velum testimonii in tabernaculo foederis
ponetque eas Aaron a vespere usque in mane coram Domino
cultu rituque perpetuo in generationibus vestris
4 super candelabro mundissimo ponentur semper in
conspectu Domini
5 accipies quoque similam et coques ex ea duodecim panes
qui singuli habebunt duas decimas
6 quorum senos altrinsecus super mensam purissimam coram Domino statues
7 et pones super eos tus lucidissimum
ut sit panis in monumentum oblationis Domini
8 per singula sabbata mutabuntur coram Domino
suscepti a filiis Israhel foedere sempiterno
9 eruntque Aaron et filiorum eius ut comedant eos in loco sancto
quia sanctum sanctorum est de sacrificiis Domini iure perpetuo
10 ecce autem egressus filius mulieris israhelitis
quem pepererat de viro aegyptio inter filios Israhel
iurgatus est in castris cum viro israhelite
11 cumque blasphemasset nomen et
maledixisset ei
adductus est ad Mosen
vocabatur autem mater eius Salumith filia Dabri de tribu Dan
12 miseruntque eum in carcerem donec nossent quid iuberet Dominus
13 qui locutus est ad Mosen
14 dicens
educ blasphemum extra castra
et ponant omnes qui audierunt manus suas super caput eius
et lapidet eum populus universus
15 et ad filios Israhel loqueris
homo qui maledixerit Deo suo portabit peccatum suum
16 et qui blasphemaverit nomen Domini morte moriatur
lapidibus opprimet eum omnis multitudo
sive ille civis seu peregrinus fuerit
qui blasphemaverit nomen Domini morte moriatur
17 qui percusserit et occiderit hominem morte moriatur
18 qui percusserit animal reddat vicarium
id est animam pro anima
19 qui inrogaverit maculam cuilibet civium suorum
sicut fecit fiet ei
20 fracturam pro fractura oculum pro oculo dentem pro dente restituet
qualem inflixerit maculam talem sustinere
cogetur
21 qui percusserit iumentum reddet aliud
qui percusserit hominem punietur
22 aequum iudicium sit inter vos
sive peregrinus sive civis peccaverit
quia ego sum Dominus Deus vester
23 locutusque est Moses ad filios Israhel
et eduxerunt eum qui blasphemaverat extra castra
ac lapidibus oppresserunt
feceruntque filii Israhel sicut praeceperat Dominus Mosi