Udhëzime për lebrën
1 Zoti i tha Moisiut e Aronit: 2 «Nëse ndokujt i del në lëkurë një ënjtje, kore apo njollë e shndritshme, që duket si plagë lebre, ai të çohet te prifti Aron apo te cilido prift prej bijve të tij. 3 Prifti ta shqyrtojë plagën e lëkurës dhe, nëse qimja në vendin e plagës është zbardhur e plaga duket më e thellë se lëkura, plaga është lebër. Pasi ta ketë shqyrtuar, prifti ta shpallë të papastër. 4 Nëse njolla e shndritshme në lëkurë nuk duket të jetë futur thellë në mish dhe nëse qimja nuk është zbardhur, prifti ta veçojë për shtatë ditë atë që ka plagën. 5 Ditën e shtatë prifti ta shqyrtojë sërish dhe, nëse shikon se plaga nuk ka ndryshuar e nuk është përhapur në lëkurë, ta veçojë edhe për shtatë ditë të tjera. 6 Pas shtatë ditësh ta shqyrtojë sërish dhe, nëse shikon se plaga është zbehur e nuk është përhapur në lëkurë, ta shpallë të pastër, sepse është vetëm puçërr. Ai njeri të lajë rrobat dhe do të jetë i pastër. 7 Nëse e ka parë prifti dhe e ka shpallur të pastër, por njolla përhapet në lëkurë, ai duhet të paraqitet sërish te prifti. 8 Prifti ta shqyrtojë sërish dhe, nëse njolla është përhapur në lëkurë, prifti ta shpallë të papastër, sepse është lebër.
9 Nëse ndokujt i shfaqet plaga e lebrës, të çohet te prifti. 10 Prifti ta shqyrtojë dhe, nëse ka ndonjë të ënjtur të bardhë mbi lëkurë, nëse qimja i është zbardhur dhe në ënjtje ka mish të gjallë, 11 atëherë ai ka lebër të përhershme mbi lëkurë. Prifti ta shpallë të papastër, por mos ta veçojë si të papastër. 12 Nëse lebra i përhapet mbi lëkurë dhe ia mbulon tërë lëkurën e trupit nga koka te këmbët, aq sa mund t'ia kapë syri priftit, 13 prifti ta shqyrtojë dhe, nëse lebra i ka mbuluar tërë trupin, ta shpallë të pastër. Ai njeri është i pastër, sepse është zbardhur i tëri. 14 Kur të shfaqet mbi të mish i gjallë, atëherë të shpallet i papastër. 15 Prifti, pasi ta ketë parë mishin e gjallë, ta shpallë të papastër, sepse mishi i gjallë është i papastër, është lebër. 16 Nëse mishi i gjallë i zbardhet sërish, le të paraqitet te prifti, 17 i cili, pasi të ketë shqyrtuar se plaga i është zbardhur, ta shpallë të pastër atë që ka plagën, sepse është i pastër.
18 Nëse ndokush ka pasur mbi lëkurë ndonjë çiban, që i është shëruar, 19 dhe në vendin e çibanit i del ndonjë ënjtje e bardhë apo ndonjë njollë e bardhë, le të paraqitet te prifti. 20 Prifti ta shqyrtojë dhe, nëse njolla duket më e thellë së lëkura dhe qimja i është zbardhur, ta shpallë të papastër, sepse është plagë lebre, që ka shpërthyer në çiban. 21 Nëse prifti shikon se qimja nuk është zbardhur dhe se çibani nuk është më thellë se lëkura dhe është zbehur, ta veçojë për shtatë ditë. 22 Nëse përhapet, le ta shpallë të papastër, sepse është lebër. 23 Nëse njolla e shndritshme rri në vend e nuk përhapet, është vurratë çibani. Atëherë prifti ta shpallë të pastër.
24 Nëse dikush pëson një djegie të lëkurës nga zjarri dhe vendi i djegies bëhet njollë e shndritshme, e murrme ose e bardhë, 25 prifti ta shqyrtojë dhe, nëse qimja te njolla është zbardhur e njolla duket më e thellë së lëkura, është lebër që ka shpërthyer te vendi i djegies. Prifti ta shpallë të papastër, sepse është plagë lebre. 26 Nëse prifti shikon se qimja në njollë nuk është zbardhur dhe se njolla nuk është më e thellë se lëkura dhe është zbehur, ta veçojë për shtatë ditë. 27 Pas shtatë ditësh, prifti ta shqyrtojë sërish dhe, nëse njolla është përhapur në lëkurë, ta shpallë të papastër, sepse është plagë lebre. 28 Nëse njolla ka mbetur në vend dhe nuk është përhapur në lëkurë, por është e zbehtë, atëherë është fryrje nga djegia. Prifti ta shpallë të pastër, sepse është vurratë prej djegies.
29 Nëse një burrë ose një grua ka një plagë në kokë ose në mjekër, 30 prifti ta shqyrtojë plagën dhe, nëse plaga është më e thellë së lëkura dhe qimja është zverdhur e holluar, ta shpallë të papastër, sepse është qere, lebër e kokës ose e mjekrës. 31 Nëse prifti e shqyrton plagën e qeres dhe nuk duket më e thellë se lëkura e nuk ka qime të zeza, ta veçojë për shtatë ditë atë që ka plagën. 32 Pas shtatë ditësh, prifti ta shqyrtojë sërish plagën dhe nëse qerja nuk është përhapur, nëse në të nuk ka qime të verdha dhe nëse nuk duket më e thellë se lëkura, 33 ai që ka plagën të rruhet, përveçse në vendin e qeres. Mandej, prifti ta veçojë edhe shtatë ditë. 34 Pas shtatë ditësh, prifti ta shqyrtojë sërish qeren dhe nëse qerja nuk është përhapur në lëkurë e nuk duket më e thellë se lëkura, ta shpallë të pastër. Ai njeri të lajë rrobat dhe do të jetë i pastër. 35 Nëse është shpallur i pastër, por i përhapet qerja, 36 prifti ta shqyrtojë sërish. Nëse qerja është përhapur në lëkurë, prifti të mos shqyrtojë a ka qime të verdha, sepse ai njeri është i papastër. 37 Nëse sheh se qerja është ndalur dhe se në të kanë dalë qime të zeza, qerja është shëruar dhe ai njeri është i pastër. Prifti ta shpallë të pastër.
38 Nëse një burri ose një gruaje u shfaqen njolla të shndritshme mbi lëkurë, njolla të bardha, 39 le t'i shqyrtojë prifti. Nëse njolla e shndritshme mbi lëkurë është në të bardhë të zbehtë, është kurtesh i lëkurës. Ai njeri është i pastër.
40 Nëse dikujt i bien flokët e kokës, ai njeri është i shogët dhe është i pastër. 41 Nëse flokët i kanë rënë në pjesën e përparme, është i shogët mbi ballë dhe është i pastër. 42 Por, nëse në pjesën qerose apo mbi ballin qeros del një plagë e bardhë në të kuqërreme, është lebër që ka shpërthyer mbi kokë ose mbi ballë. 43 Prifti ta shqyrtojë dhe, nëse ënjtja e plagës është e bardhë në të kuqërreme mbi pjesën qerose ose mbi ballin qeros dhe ngjan me lebrën e lëkurës, 44 ai njeri ka lebër dhe është i papastër. Prifti ta shpallë të papastër, sepse ka lebër në kokë.
45 I lebrosuri, që e ka kapur kjo sëmundje, t'i mbajë rrobat të shqyera, flokët të shprishur, mjekrën të mbuluar e të thërrasë: “I papastër! I papastër!”. 46 Për sa kohë të ketë plagën është i papastër. Ai është i papastër dhe duhet të jetojë vetëm, jashtë fushimit.
47 Nëse lebra shfaqet në veshje të leshta apo të linjta, 48 mbi stof leshi apo liri, të endur ose të thurur, mbi lëkurë apo mbi rroba lëkure, 49 dhe nëse njolla mbi rrobë apo mbi lëkurë, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi rrobën e lëkurës është në të gjelbër apo në të kuqërreme, është plagë lebre dhe duhet t'i tregohet priftit. 50 Prifti ta shqyrtojë njollën e plagës e ta veçojë për shtatë ditë. 51 Ditën e shtatë ta shqyrtojë sërish njollën dhe, nëse sheh se është përhapur mbi rrobën, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi lëkurën e rrobave të lëkurës, është plagë e keqe dhe rroba është e papastër. 52 Prifti ta djegë rrobën, stofin e endur apo të thurur dhe rrobat prej lëkure mbi të cilat gjendet njolla, sepse është plagë e keqe dhe duhet djegur në zjarr. 53 Nëse prifti sheh se njolla nuk është përhapur mbi rrobë, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi rrobën e lëkurës, 54 të urdhërojë që rroba me plagën e lebrës të lahet e ta veçojë edhe për shtatë ditë. 55 Nëse prifti sheh se pas larjes njolla nuk ka ndryshuar, edhe pse nuk është përhapur, ajo është e papastër dhe duhet të digjet në zjarr. Të digjet në zjarr, sepse njolla po e ha nga brenda e nga jashtë. 56 Nëse prifti sheh se pas larjes njolla është zvogëluar, ta presë prej rrobës, prej lëkurës ose prej stofit të endur apo të thurur. 57 Por, nëse njolla shfaqet sërish mbi rrobën, mbi stofin e endur apo të thurur ose mbi rrobën e lëkurës, e ka kapur plaga, prandaj duhet ta djegësh në zjarr. 58 Ndërsa rrobat, stofet e endura apo të thurura dhe rrobat prej lëkure që, pasi të jenë larë, nuk kanë më njollë plage, të lahen sërish dhe mandej do të jenë të pastra. 59 Ky është udhëzimi për rrobat, për stofet e endura apo të thurura e për çdo rrobë lëkure, kur i zë sëmundja e lebrës dhe sesi shpallen të pastra».
1 locutus est Dominus ad Mosen et Aaron dicens
2 homo in cuius carne et cute ortus fuerit diversus
color
sive pustula aut quasi lucens quippiam id est plaga leprae
adducetur ad Aaron sacerdotem vel ad unum quemlibet filiorum eius
3 qui cum viderit lepram in cute et pilos in album mutatos colorem
ipsamque speciem leprae humiliorem cute et carne reliqua
plaga leprae est et ad arbitrium eius separabitur
4 sin autem lucens candor fuerit in cute nec humilior carne reliqua
et pili coloris pristini
recludet eum sacerdos septem diebus
5 et considerabit die septimo
et siquidem lepra ultra non creverit
nec transierit in cute priores terminos
rursum includet eum septem diebus aliis
6 et die septimo contemplabitur
si obscurior fuerit lepra et non creverit in cute
mundabit eum quia scabies est
lavabitque homo vestimenta sua et mundus erit
7 quod si postquam a sacerdote visus est et redditus munditiae
iterum lepra creverit
adducetur ad eum
8 et inmunditiae condemnabitur
9 plaga leprae si fuerit in homine
adducetur ad sacerdotem
10 et videbit eum
cumque color albus in cute fuerit
et capillorum mutarit aspectum
ipsa quoque caro viva apparuerit
11 lepra vetustissima iudicabitur atque inolita cuti
contaminabit itaque eum sacerdos et non recludet
quia perspicue inmunditia est
12 sin autem effloruerit discurrens lepra
in cute
et operuerit omnem carnem a capite usque ad pedes
quicquid sub aspectu oculorum cadit
13 considerabit eum sacerdos et teneri lepra mundissima iudicabit
eo quod omnis in candorem versa sit
et idcirco homo mundus erit
14 quando vero caro vivens in eo apparuerit
15 tunc sacerdotis iudicio polluetur et inter inmundos reputabitur
caro enim viva si lepra aspergatur inmunda est
16 quod si rursum versa fuerit in alborem
et totum hominem operuerit
17 considerabit eum sacerdos et mundum esse decernet
18 caro et cutis in qua ulcus natum est et sanatum
19 et in loco ulceris cicatrix apparuerit alba sive
subrufa
adducetur homo ad sacerdotem
20 qui cum viderit locum leprae humiliorem carne reliqua
et pilos versos in candorem contaminabit eum
plaga enim leprae orta est in ulcere
21 quod si pilus coloris est pristini
et cicatrix subobscura et vicina carne non est humilior
recludet eum septem diebus
22 et siquidem creverit adiudicabit eum leprae
23 sin autem steterit in loco suo ulceris est cicatrix et homo mundus erit
24 caro et cutis quam ignis exuserit
et sanata albam sive rufam habuerit cicatricem
25 considerabit eam sacerdos
et ecce versa est in alborem et locus eius reliqua cute
humilior
contaminabit eum quia plaga leprae in cicatrice orta est
26 quod si pilorum color non fuerit inmutatus
nec humilior plaga carne reliqua
et ipsa leprae species fuerit subobscura
recludet eum septem diebus
27 et die septimo contemplabitur
si creverit in cute lepra contaminabit eum
28 sin autem in loco suo candor steterit non satis clarus
plaga conbustionis est
et idcirco mundabitur quia cicatrix est conbusturae
29 vir sive mulier in cuius capite vel barba germinarit lepra
videbit eos sacerdos
30 et siquidem humilior fuerit locus carne reliqua
et capillus flavus solitoque subtilior
contaminabit eos quia lepra capitis ac barbae est
31 sin autem viderit et locum maculae aequalem vicinae carni
et capillum nigrum
recludet eos septem diebus
32 et die septimo intuebitur
si non creverit macula et capillus sui coloris est
et locus plagae carni reliquae aequalis
33 radetur homo absque loco maculae et includetur septem diebus aliis
34 si die septimo visa fuerit stetisse plaga in loco suo
nec humilior carne reliqua mundabit eum
lotisque vestibus mundus erit
35 sin autem post emundationem rursus creverit macula in cute
36 non quaeret amplius utrum capillus in flavum colorem sit commutatus
quia aperte inmundus est
37 porro si steterit macula et capilli nigri fuerint
noverit hominem esse sanatum
et confidenter eum pronuntiet mundum
38 vir et mulier in cuius cute candor apparuerit
39 intuebitur eos sacerdos
si deprehenderit subobscurum alborem lucere in cute
sciat non esse lepram sed maculam coloris candidi et hominem mundum
40 vir de cuius capite capilli fluunt calvus ac
mundus est
41 et si a fronte ceciderint pili recalvaster et mundus est
42 sin autem in calvitio sive in recalvatione
albus vel rufus color fuerit exortus
43 et hoc sacerdos viderit condemnabit eum
haut dubiae leprae quae orta est in calvitio
44 quicumque ergo maculatus fuerit lepra
et separatus ad arbitrium sacerdotis
45 habebit vestimenta dissuta caput nudum os veste contectum
contaminatum ac sordidum se clamabit
46 omni tempore quo leprosus est et inmundus
solus habitabit extra castra
47 vestis lanea sive linea
quae lepram habuerit
48 in stamine atque subtemine
aut certe pellis vel quicquid ex pelle confectum est
49 si alba aut rufa macula fuerit infecta
lepra reputabitur ostendeturque sacerdoti
50 qui consideratam recludet septem diebus
51 et die septimo rursus aspiciens
si crevisse deprehenderit lepra perseverans est
pollutum iudicabit vestimentum et omne in quo fuerit inventa
52 et idcirco conburetur flammis
53 quod si eam viderit non crevisse
54 praecipiet et lavabunt id in quo lepra est
recludetque illud septem diebus aliis
55 et cum viderit faciem quidem pristinam non reversam
nec tamen crevisse lepram
inmundum iudicabit et igne conburet
eo quod infusa sit in superficie vestimenti vel per totum lepra
56 sin autem obscurior fuerit locus leprae postquam vestis est lota
abrumpet eum et a solido dividet
57 quod si ultra apparuerit in his locis quae prius inmaculata erant
lepra volatilis et vaga debet igne conburi
58 si cessaverit lavabit ea quae pura sunt secundo et munda
erunt
59 ista est lex leprae
vestimenti lanei et linei staminis atque subteminis omnisque
supellectilis pelliciae
quomodo mundari debeat vel contaminari